Më 19 Bahman të vitit 1357 (1979), vetëm tre ditë para fitores së Revolucionit Islamik të Iranit, në kohën kur regjimi mbretëror Pahlavi bënte përpjekjet e tij të fundit për të penguar fitoren e popullit, oficerët e forcave ajrore të ushtrisë së Iranit shkuan të takohen me Imam Khomejnin (ra) dhe bënë besëlidhje me atë.

Për çdo vit në përvjetorin e kësaj besëlidhje historike, forcat ajrore të ushtrisë së Iranit zhvillojnë takim me liderin suprem të Revolucionit Islamik të Iranit duke ripërtërirë kështu besëlidhjen e tyre me Revolucionin Islamik. Në këtë program do të hedhim një vështrim mbi çështjet më të rëndësishme të trajtuara nga Ajetullah Khamenei në këtë takim me oficerët e forcave ajrore të ushtrisë së Iranit.  

Më 19 Bahman të vitit 1357 (1979), vetëm tre ditë para fitores së Revolucionit Islamik të Iranit, në kohën kur regjimi mbretëror Pahlavi bënte përpjekjet e tij të fundit për të penguar fitoren e popullit, oficerët e forcave ajrore të ushtrisë së Iranit shkuan të takohen me Imam Khomejnin (ra) dhe bënë besëlidhje me atë. Kjo ngjarje bëri jehonë aq të madhe në vend sa që të nesërmen e asaj dite u bë titull kryesor i gazetave. Kjo besëlidhje historike e cila në atë kohë u përgënjeshtrua nga kryeministri i fundit i regjimit mbretëror, Bakhtjar dhe u konfirmua nga ana e Imam Khomejnit, ishte një prej lajmeve i cili e çoi Revolucionin Islamik të Iranit më afër fitores ndërsa zhgënjeu qeverinë e Bakhtjarit për të vazhduar aktivitetin e saj për ta mbajtur gjallë akoma regjimin monarkist. Imam Khomejni (ra) në prani të oficerëve të forcave ajrore të ushtrisë së Iranit deklaroi: "Përshëndetja qoftë mbi ju që vlerësuat mirësinë e Zotit dhe u bashkuat me rrugën e Kur'anit. Përshëndetja qoftë mbi ju që u larguat nga regjimi tiran dhe u bashkuat me shtetin fetar. Duhet ta ruani këtë lëvizje në mënyrë që derisa me ndihmën e Zotit, do t'i vije fundi regjimit tiran dhe do të themelohet një sistem shtetëror islamik në vend të tij". Për çdo vit në përvjetorin e kësaj besëlidhje historike forcat ajrore të ushtrisë së Iranit zhvillojnë takim me liderin suprem të Revolucionit Islamik të Iranit duke ripërtërirë besëlidhjen e tyre me Revolucionin Islamik. Në këtë program do të hedhim një vështrim mbi çështjet më të rëndësishme të trajtuara nga Ajetullah Khamenei në këtë takim me oficerët e forcave ajrore të ushtrisë së Iranit.  

"Besëlidhja Humafaran", është emri i një fotografie historike të Revolucionit Islamik që është bërë nga fotografisti Abdulhusejn Partovi në shkurt të vitit 1979 në shkollën Alavi. Në këtë fotografi vërehen disa prej "Humafaran" – oficerëve të forcave ajrore të ushtrisë mbretërore të Iranit nga mbrapa të cilët bëjnë respektin ushtarak pran Imam Khomejnit (ra).  

Lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit, Ajetullah Khamenei në takim me komandantët dhe oficerët e lartë të forcave ajrore të ushtrisë së Iranit, deklaroi se forcat ajrore kanë një prej pozitave më të ndjeshme dhe më të rëndësishme të fuqisë së vendit dhe sistemit të Republikës Islamike të Iranit dhe e luti Zotin e madhëruar për suksesin e të rinjve të cilët punojnë në këtë organ ushtarak. Ajetullah Khamenei datën 19 Bahman e quajti një krenari të rëndësishme për forcat ajrore të ushtrisë dhe një ditë të madhe për të gjithë Iranin, ndërsa theksoi: "Data 19 Bahmani nuk është vetëm një kujtim i bukur që ngjall krenari, por ajo është një prej ditëve në të cilën është manifestuar madhëria, karakteri njerëzor dhe sakrifica, prandaj kur kjo datë përsëritet për çdo vit dhe asaj i kushtohet vëmendje e madhe, ajo bëhet një rezervë e madhe për Revolucionin Islamik dhe i jep forcë më të madhe themeleve të Revolucionit.

Takimi i komandantëve dhe oficerëve të forcave ajrore të ushtrisë me Ajetullah Khamenei

 

Ajetullah Khamenei, Revolucionin Islamik të Iranit e cilësoi si një të vërtetë të gjallë që zhvillohet për çdo ditë e më shumë dhe ec drejt përkryerjes, prandaj kjo e vërtetë i befason edhe vet revolucionarët, por edhe i irriton armiqtë për çdo ditë e më shumë. Zoti i madhëruar në Kur'anin e shenjtë në përshkrimin e as'habëve të Profetit të nderuar të Islamit s.a.v.s., do të thotë pikërisht ata revolucionarë të dekadave të para të Islamit, thotë: "... Ata janë si një farë e mbjellë ku mbinë fidani i vet, e ai zhvillohet, përforcohet dhe qëndron në trungun e vet, ajo e mahnit mbjellësin. (All-llahu i shumoi ato) Për t’ua shtuar me ata mllefin jobesimtarëve". (Fet'h, 29). Lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit theksoi se ditët e para të Revolucionit ishin ditë me plotë entuziazëm dhe me plotë heroizëm, mirëpo aktualisht fuqia dhe qëndrueshmëria e Revolucionit është shumë më e madhe se sa që ka qenë në ditët e para dhe revolucionarët të cilët e kanë zemrën e mbushur me besim në Revolucion, sot janë më të fortë, më të qëndrueshëm, kanë rezistencë, vetëdijesim dhe vigjilencë më të madhe.  

Lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit në vazhdim tha se armiqësia e armiqve të Revolucionit është për shkak të stabilitetit të parimeve dhe bazave të Revolucionit në katër dekadat e kaluara dhe theksoi se regjimi mbretëror tiran i Iranit të para Revolucionit, ishte një shtet servil dhe i nënshtruar ndaj urdhrave të Amerikës dhe aleatëve të saj, sepse politika dhe ekonomia e tij ishte në duar të të huajve. Me fitoren e Revolucionit Islamik, Amerika humbi një bazë të tillë në rajonin e rëndësishëm të Lindjes së Mesme, prandaj për këtë arsye ata janë armiq me ne. Ajetullah Khamenei tha: "Qëllimi i armiqve është ky që të pengohet kjo vazhdimësi dhe kjo qëndrueshmëri, prandaj për realizimin e këtij qëllimi përdorin çdo lloj mjeti që kanë në dispozicion". Ai theksoi se pavarësisht se armiqtë po përdorin të gjitha mjetet e reja për të ndryshuar parimet e Revolucionit në opinionin publik të popullit iranian, mirëpo papritur populli iranian me praninë e madhe në marshin e 22 Bahmanit ose në përvjetorin e ngjarjeve të tjera të mëdha në historinë e Revolucionit Islamik të Iranit duke mbrojtur themelet e këtij Revolucioni, neutralizon të gjitha planet dhe komplotet e armikut. Lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit tha: "Edhe këtë vit me ndihmën e Zotit, marshi i 22 Bahmanit do të jetë, një prej atyre marsheve më të mëdha. Kjo është për arsye se populli me këto pretendime të kota që kanë bërë disa qeveritarë amerikanë dhe të tjerë, po ndjen se armiku është duke vendosur kurthe dhe prita të njëpasnjëshme që në kohën e duhur të hidhet në sulm. Ky sulm domosdo nuk është sulm ushtarak, por armiku vazhdon me politikën e tij armiqësore. Prandaj, kur populli ndjenë këtë gjë, atëherë populli menjëherë del në skenë dhe hynë në fushë të betejës. Shpresojmë që me ndihmën e Zotit, edhe këtë vit pjesëmarrja e qytetarëve iranianë në marshin e 22 Bahmanit do të jetë më e gjerë dhe më e madhe".

Lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit në vazhdim tha se pavarësia dhe liria janë parime themelore të sistemit të Republikës Islamike të cilat ka arritur t'i fitojë vet populli i Iranit dhe theksoi se megjithatë në disa sferave edhe pse është arritur progres i konsiderueshëm dhe i rëndësishëm, mirëpo akoma ekziston një rrugë e gjatë për realizimin e objektivave të caktuara. Një prej këtyre sferave është drejtësia sociale dhe progresi në shkencë dhe teknologji. Ai tha: "Në këto sfera është arritur një progres i mirë, mirëpo deri në objektivat dhe nivelin që dëshirojmë ta arrijmë, akoma ka një rrugë të gjatë e cila duhet të kalohet me hapa të sigurt". Ajetullah Khamenei shtoi se drejtësia është një "vlerë absolute" e cila ka kuptim të gjerë dhe mund të zbatohet në fusha të ndryshme si në politikë, ekonomi, në nivelin e brendshëm dhe në atë ndërkombëtar. Ai konsideroi se rruga e vendosjes së drejtësisë, është lufta kundër korrupsionit dhe tha: "Në të gjithë periudhën e qeverisjes së Imam Aliut (a.s.) i cili është prijësi ynë, përkushtimi kryesor i organeve shtetërore është përqendruar në këtë çështje dhe në këtë parim të rëndësishëm. Prandaj, edhe në vendin tonë të gjithë autoritetet dhe institucionet e ndryshme dhe të gjithë drejtuesit e sektorëve të ndryshme të vendit, duhet të përkushtohen në masën më të madhe të mundshme dhe të mos tolerojnë kurrfarë padrejtësie".

Takimi i komandantëve dhe oficerëve të forcave ajrore të ushtrisë me Ajetullah Khamenei

Ajetullah Khamenei luftën kundër korrupsionit dhe kundër padrejtësisë në nivel ndërkombëtar, gjithashtu e konsideroi shumë të rëndësishme dhe të domosdoshme për zbatimin e drejtësisë në botë dhe theksoi se sot shteti më i padrejtë dhe më i pamëshirshëm në botë është Amerika e cila është edhe më e egër dhe më barbare se sa grupi terrorist ISIS. Kjo është për arsye se sipas pohimit të presidentit amerikan, Amerika e krijoi grupin terrorist ISIS dhe e forcoi atë duke mbështetur financiarisht dhe me armatime. Lideri i Revolucionit Islamik në vazhdim vuri në dukje krimet çnjerëzore të terroristëve të ISIS, tha: "Disa organizata amerikane që janë të lidhura me qeverinë e Amerikës janë të specializuar për kryerjen e këtyre krimeve të egra ndaj njerëzve. Përveç kësaj, ato kanë trajnuar edhe terroristët e ISIS për kryerjen e krimeve të tilla".

Lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit gjithashtu vuri në dukje mbështetjen e Amerikës ndaj krimeve 70 vjeçare të sionistëve kundër popullit palestinez dhe gjithashtu ndaj krimeve të Arabisë Saudite kundër Jemenit dhe deklaroi: "Pavarësisht faktit se Amerika është shteti më i pamëshirshëm dhe më zemërguri në botë, në propagandën e saj, ajo paraqitet si përkrahëse e të drejtave të njeriut, si përkrahëse e të drejtave të popujve të shtypur, por edhe si përkrahëse e të drejtave të kafshëve! Prandaj këto skandale të politikës hipokrite të Uashingtonit duhet të zbulohen për të gjithë botën".  

Lideri suprem i Revolucionit Islamik vuri në dukje faktin se Amerika po mbron krimet e Arabisë Saudite kundër Jemenit dhe tha: "Përfaqësuesja e Amerikës me paturpësinë më të madhe tregon disa copa hekuri dhe thotë se këto i përkasin një rakete të cilën Irani e ka dërguar për luftëtarët jemenas! Ajo bënë një pretendim të pabazë. Luftëtarët jemenas janë tërësisht në rrethim. Nuk ekziston mundësia të dërgohet diçka për ata, nëse do të ekzistojë një mundësi e tillë, ne në vend të një rakete, do t'i jepnim atyre 100 raketa, mirëpo nuk ekziston një mundësi e tillë. Populli i Jemenit është nën një shtypje të madhe". Ai theksoi gjithashtu: "Ne, kemi rezistuar dhe po rezistojmë në mbrojtje të Boshtit të Rezistencës dhe nuk kemi lejuar që Amerika t'i afrohet realizimit të qëllimeve të saj për shkatërrimin e Rezistencës".

Ajetullah Khamenei në vazhdim tha se një prej karakteristikave të sistemit të Republikës Islamike është "të qenët popullor" i këtij sistemi dhe deklaroi: "Disa lëvizje intelektuale që nga shumë vite më parë, përdornin emrin e popullit, mirëpo nuk e njihnin popullin ndërsa edhe populli nuk kuptonte fjalët e tyre, mirëpo kur Imam Khomejni (ra) hyri në betejën e luftës, edhe ai e njihte popullin edhe populli e kupto dhe e njohu fjalën e Imam Khomejnit (ra) dhe e ndoqi rrugën e tij. Populli përbëhet nga ata të cilët për çdo vit krijojnë marshin heroik të Bahmanit dhe nga ata të cilët edhe kur kanë protestë, distancojnë radhët e tyre nga radhët e elementëve që krijojnë vetëm trazira, ndërsa pozicionohen me kohë kundër armikut". Ajetullah Khamenei në vazhdim vuri në dukje edhe ankesat e popullit rreth disa problemeve ekonomike dhe tha: "Duhet dëgjuar fjala e popullit. Fjala e popullit është ankesa kundër korrupsionit, ankesa kundër diskriminimit. Kjo është fjala e popullit. Populli po duron shumë probleme, mirëpo natyrisht se nuk e duron korrupsionin, nuk e duron diskriminimin, prandaj funksionarët shtetëror si ata të qeverisë, si ata të sistemit gjyqësor dhe ata të Parlamentit, duhet të marrin masa serioze për zgjidhjen e këtyre problemeve".  

Lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit në fund të fjalës së tij iu drejtua forcave të armatosura dhe theksoi: "Forcat e armatosura për çdo ditë duhet të shtojnë kapacitetin e tyre. Ato duhet të marrin masa për ndërtimin e strukturave të veta nga çdo aspekt, duke filluar nga ndërtimi i personalitetit njerëzor. Në këtë drejtim forcat e armatosura duhet të marrin shembull figurat e shquara ushtarake të historisë së Islamit si për shembull Malek Ashtar i cili ishte komandant i ushtrisë së Imam Aliut (a.s.). Malek Ashtar kishte karakteristika dhe virtyte të larta njerëzore. Ai ishte një besimtar i palëkundur, ishte trim, sakrifikues dhe kishte maturi të lartë i cili me të gjithë forcën qëndronte përball armikut, mirëpo përball mikut sillej me modestinë më të lartë". Ajetullah Khamenei në vazhdim vuri në dukje edhe nevojën për shtimin e kapaciteteve të pajisjeve dhe mjeteve ushtarak duke kujtuar se iniciativa për shtimin e prodhimit vendor në sferën ushtarake në fillim të Revolucionit Islamik ka filluar pikërisht nga forcat ajrore të ushtrisë dhe aktualisht këto forca gjithashtu posedojnë kapacitetin e duhur për ngritjen e nivelit të pajisjeve luftarake duke u mbështetur në prodhimin vendor. Ajetullah Khamenei në fund theksoi: "Me ndihmën e Zotit, fitorja do të jetë në anën e forcave revolucionare, ashtu siç ndodhi gjatë një viti të kaluar, pavarësisht të gjitha vështirësive, me ndihmën e Zotit, forcat revolucionare kanë shënuar fitore të rëndësishme. Fitorja u përket juve dhe forcave të rezistencës!"

Feb 23, 2018 11:25 Europe/Tirane
Komente