Një vështrim mbi ndërhyrjet e Amerikës në Iran që nga grusht shteti i gushtit të vitit 1952 e deri më tani.

Historia e marrëdhënieve të Iranit dhe Amerikës gjithnjë është shoqëruar me qasje ndërhyrëse të Amerikë dhe me armiqësi kundër Iranit. Vështrimi politik i Amerikës ndaj Iranit, si para fitores dhe si pas fitores së Revolucionit Islamik të Iranit, ka qenë nga një pozitë e hegjemonistit dhe kolonialistit. Në periudhën para Revolucionit Islamik dhe gjatë kohës së sundimit të regjimit Pahlavi, politika ndërhyrëse e Amerikë ndaj Iranit është ndjekur duke mbështetur sundimin despotik mbretëror dhe duke imponuar politikat arrogante dhe hegjemoniste mbi popullin e Iranit. Ky proces u bë shkak që regjimi despotik mbretëror të bëhet gjithnjë e më i varura nga Amerika dhe Izraeli dhe regjimi i mbretit në Iran u shndërrua në një prej shtyllave kryesore të ruajtjes së interesave hegjemoniste të Amerikës në rajonin e Lindjes së Mesme. Në një situatë të tillë, populli i Iranit shtypej gjithnjë e më shumë dhe pasuria kombëtare dhe pozita gjeografike e Iranit ishte gjithnjë e më tepër në shërbim të qëllimeve të Amerikës dhe rivalitetit mes Bllokut të Perëndimit dhe Lindjes. Kjo varësi shkoi deri në atë nivel sa që shtetet ndërhyrëse si Amerika dhe Britania e Madhe për shkak të interesave të tyre, rrëzuan edhe qeverinë legjitime të Iranit nëpërmjet organizimit të një grusht shtetit.

Grusht shteti i 28 mordad të vitit 1332 të kalendarit iranian (gusht të vitit 1953) i cili rezultoi me rrëzimin e qeverisë së Dr. Mosadegh, kryeministrit të qeverisë legjitime të Iranit, ishte një prej ngjarjeve të asaj politike ndërhyrëse. Veprimet e qeverisë së Dr. Mosedegh ishin përqendruar në një çështje të rëndësishme dhe të dalluar dhe ajo ishte kombëtarizimi i industrisë së naftës e cila u paraqit gjatë mandatit të qeverisë së tij dhe ky plan rrezikonte drejtpërdrejt interesat hegjemoniste të fuqive ndërhyrëse në Iran. Dokumentet që shumë vite më vonë u zbuluan nga CIA e Amerikës dhe organizata inteligjente e Anglisë në emër të dokumenteve të nxjerra jashtë klasifikimit, tregojnë në mënyrë të qartë se Amerika dhe Anglia me qëllime dhe një plan të hartuar për vendosjen e hegjemonisë së tyre në Iran, kanë luajtur rol të drejtpërdrejtë në këtë grusht shtet.

Në bazë të pohimeve të amerikanëve të cilat janë paraqitur në dokumentet e publikuara nga CIA dhe nga Departamenti Amerikan i Shtetit në qershor të vitit 2000, përfaqësuesit e aparatit të sigurisë së Anglisë u kanë propozuar përfaqësuesve të CIA-së çështjen e rrëzimit të qeverisë së Dr. Mosadegh dhe zëvendësimin e saj me një qeveri plotësisht të varur dhe ky propozim mori përgjigjen pozitive të amerikanëve në mars të vitit 1952.

Gazeta “The Christian Science Monitor” në lidhje me grusht shtetin e gushtit të vitit 1952 në Iran dhe rrëzimin e qeverisë së Dr. Mosadegh, ka shkruar:

“Me padyshim, nëse nuk do të rrëzohej qeveria e Dr. Mosadegh, gjatë një ose dy muajve do të rrëzohej qeveria e Anglisë dhe qeveria tjetër angleze do të detyrohej të ndiqte një politikë më të butë ndaj qeverisë së Dr. Mosadegh të Iranit në mënyrë që çështjen e naftës së Iranit ta zgjidhte në mënyrë më njerëzore dhe më të pëlqyeshme për botën dhe Anglinë ta nxjerrte nga bllokada që ishte krijuar për atë”.

David Peter, historiani i njohur amerikan, në lidhje me pasojat e ndërhyrjes së Amerikës në çështjet e brendshme të Iranit, sidomos në organizimin e grusht shtetit të gushtit të vitit 1952, shkruan: “Çmimi i ndërhyrjes në çështjet e Iranit, për ne ishte shumë i lartë. Nevoja për mbështetjen e kompanive amerikane të naftës i futi SHBA-të në rrugën e ndërhyrjes në çështjen e Iranit dhe pasoja e saj ishte shkelja e parimeve për mosndërhyrje në çështjet e të tjerëve”.

Kermit Roosevelt, në lidhje me këtë thotë:

“Grusht shteti në Iran ishte operacioni i parë sekret kundër një shteti të huaj i cili ishte projektuar nga CIA në muajt e fundit të mandatit presidencial të Harry S. Truman”.

Realiteti është ky që Amerika qysh nga shumë vite më parë, ndërhyrjen në çështjet e brendshme të Iranit e konsideronte të drejtë të vet dhe me këtë ide nuk mund ta duronte pavarësinë e vërtetë të Iranit dhe në kohën kur fitoi Revolucioni Islamik i Iranit dhe u hoq hegjemonia amerikane nga Irani, filloi një kapitull i ri komploteve të Amerikës kundër popullit të Iranit për ta sfiduar sistemin e Republikës Islamike të Iranit.

Ish-presidenti amerikan Barak Obama në vitin 2009 dhe gjatë fjalimit të tij në Universitetin e Kajros dhe gjithashtu gjatë fjalimit të tij në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në vitin 2013, ka pohuar në mënyrë të qartë këtë çështje.

Obama edhe në librin e tij me titull “Guximi i Shpresës” të cilin e ka shkruar në vitin 2006 dhe gjatë kohës kur ishte senator, ka vërë në dukje edhe grusht shtetin e vitit 1952 në Iran dhe këtë veprim e ka përshkruar si shembull konkret të ndërhyrjes pa masë së qeverisë së Amerikës në çështjet e brendshme të vendeve të tjera dhe krijimin e aleancës me vendet nëpërmjet mbështetjes ndaj një qeverie të fuqishme.

Realiteti është ky që Amerika që nga shumë vite më parë, ndërhyrjen në çështjet e brendshme të Iranit e konsideronte të drejtë të vet dhe me këtë ide nuk mund ta duronte pavarësinë e vërtetë të Iranit dhe në kohën kur fitoi Revolucioni Islamik i Iranit dhe u hoq hegjemonia amerikane nga Irani, filloi një kapitull i ri komploteve të Amerikës kundër popullit të Iranit për ta sfiduar sistemin e Republikës Islamike të Iranit. Politika anti-iraniane e Amerikës që nga periudha e grusht shtetit të vitit 1952 e deri më tani, mund të ndahet në tre kapituj historik:

Kapitulli i parë i kësaj ndërhyrje është bërë me qëllim të vendosjes në mënyrë të fuqishme një qeveri të preferuar nga Amerika në Iran. Grusht shteti i gushtit të vitit 1952, në realitet u organizua me qëllim të stabilizimit dhe forcimit të regjimit të mbretit në kuadër të programit afatgjatë të Amerikës dhe për ta shfrytëzuar Iranin për qëllime hegjemoniste dhe ky veprim e vendosi Iranin për shumë vite nën hegjemonin dhe ndikimin e drejtpërdrejtë të Amerikës.

Në vazhdim të këtyre politikave, kapitulli i dytë e politikës ndërhyrëse të Amerikës në Iran ishte përqendruar në qëllimet rajonale të Amerikës. Këto qëllime sidomos pas periudhës së luftës së ftohtë, gjetën rëndësi edhe më të madhe. Amerika në këtë periudhë hyri në fazën e ndërhyrjeve të drejtpërdrejtë në rajonin e Gjirit Persik dhe zbatoi politikën e krijimit të bazave ushtarake të Amerikës në rajon duke shfrytëzuar Iranin dhe disa vende të tjera të rajonit. Ky kapitull i ndërhyrjeve të Amerikës vazhdoi deri në fitoren e Revolucionit Islamik dhe rrëzimit të regjimit të mbretit dhe heqjes së hegjemonisë amerikane nga Irani.

Në këtë mënyrë pas fitores së Revolucionit Islamik të Iranit, filloi kapitulli i tretë e politikës ndërhyrëse dhe armiqësore të drejtpërdrejtë të Amerikës kundër Iranit në nivel rajonal dhe ndërkombëtar në kuadër të projektit të iranofobisë. Ky kapitull nëpërmjet opsioneve të ndryshme po vazhdon akoma.

Pas fitore së Revolucionit Islamik të Iranit, armiqtë e popullit iranian kanë bërë përpjekje të mëdha për ta paraqitur të rrezikshëm Revolucionin Islamik të Iranit. Qëllimi i këtij induktimi ishte paraqitja e një imazhi të prishtë dhe jo demokratik nga sistemi i Republikës Islamik. Ndërkohë që sistemi Republikës Islamike të Iranit në sferën e diplomacisë ka arritur që kërcënimet e armiqve t’i shndërrojë në raste dhe mundësi për progres dhe zhvillim dhe ky sukses i madh tregoi potencialet politike të Republikës Islamike të Iranit përball komploteve të ndërlikuara të armiqve.

Në një konkludim të përgjithshëm, mund të thuhet se doktrina e Amerikës pas fitores së Revolucionit Islamik të Iranit është hartuar me qëllim të rrëzimit të sistemit të Republikës Islamike të Iranit dhe Amerika për ta thyer Revolucionin Islamik ka zbatuar shumë plane komplotiste. Kjo politikë ndërhyrëse është shoqëruar me veprime si agresioni ushtarak në Tabas, projektimi i grusht shtetit dhe inkurajimi i Sadam Husejnit për të sulmuar ushtarakisht Iranin. Në edicionin e dytë të këtij programi do të shqyrtojmë këto tema.

Apr 28, 2018 10:33 Europe/Tirane
Komente