Speciale me rastin e ditëlindjes së hazretit Ali Akbar (as) Sot është 11 shabani që është ditëlindja e hazretit Ali Akbar. Kjo ditë në kalendarin iranian është quajtur dita e rinisë. Rinia është e njëjtë si stina e pranverës, stina e jetës së njeriut. Ajo është një gurë i çmuar që nuk njeh vlerë.

Rinia: Pranvera e jetës


Sot është ditëlindja e hazretit Ali Akbar, që ishte një prej të rinjve më bamirës nga brezi i pastër i Profetit të nderuar të Islamit (s.a.v.s). Ai është një prej djemve të imam Huseinit (as) i cili ishte i njohur për bamirësitë e tij dhe virtytet e larta njerëzore dhe spiritualë. Ai kishte një edukatë të bukur dhe të ngrohtë, ishte shumë i sjellshëm dhe i pastër në besimin në zot. Imam Huseini(as) lidhur me këtë të ri të ndritur dhe nga martirët e Qerbelasë thotë: Ai është një i ri që nga aspekti i trupit, moralit dhe sjelljes më shumë se çdokush tjetër ngjason me Profetin e Zotit (s.a.v.s) dhe sa herë që ne na merrte malli për Profetin, shikonim atë. Me rastin e ditëlindjes së hazretit Ali Akbar, kjo ditë është emëruar dita e rinisë. Urime rinia për këtë ditë.

 

Hazreti Ali Akbar(as) sipas historisë ka lindur më 11 shaban të vitit 43 sipas kalendarit hënor, në qytetin e Medinës. Babai i tij është imam Huseini(as) ndërsa nëna Lejla ishte pjesëtare e një familjeje e pastër dhe e njohur. Ai mori mësime nga njerëzit më të mirë dhe u kthye në një të ri me vlera dhe virtyte të larta. Që në moshë të re, janë vënë re veprat e tij madhështore dhe të vlefshme. Ai ishte një i ri besimtar, i devotshëm, i dashur dhe shumë i respektueshëm. Imam Huseini(as) falënderonte gjithmonë Zotin që i kishte dhënë një të ri si Ali Akbari, i cili gjatë gjithkohë momenteve të krizës ka qëndruar pranë babait të vet dhe në zemrën e imam Huseinit(as).

Sheik Abas Kumi në librin e tij “ Fundi i Dëshirave”, lidhur me personalitetin e Ali Akbarit shkruan: Ai ishte një i ri me pamje të bukur, gjuhë të dashur dhe për nga edukata dhe sjellja ngjasonte shumë me Profetin (s.a.v.s), ndërkohë që trimërinë dhe guximin e kishte marrë nga gjyshi i tij Ali ibn Ebi Talebi (as).

Dita e rinisë

Në histori, lidhur me jetën e hazretit Ali Akbar (as) ka të dhëna të pakta. Për të nuk është shkruar se a është martuar, bashkëshortja e tij kush ishte, kishte apo nuk kishte fëmijë. Mirëpo sipas thënieve të imam Sadikut (as), arrihet të kuptohet se ai ishte martuar dhe kishte edhe fëmijë. Në atë ku imam Sadiku thotë “Përshëndetje dhe selame të Zotit për ty, paraardhësit e tu, familjen tënde, babain tënd dhe fëmijët e tu”, mund të kuptohet se hazreti Ali Akbar(as) kishte familje dhe fëmijë.

Shpirti dhe fryma për drejtësi dhe kundër shtypjes ishte në nivelin më të lartë tek Ali Akbari. Në ditën e Qerbelasë dhe në atë luftë të padrejtë, hazreti Ali Akbar insistoi nëmbrojtjen e aspiratave dhe vlerave të larta njerëzore. Shokët e Abuabdullah nuk e pranonin këtë dhe thonin se ne jemi luftëtarë dhe askush prej pjesëtarëve të Bin Hasheim dhe të familjes së Profetit (s.a.v.s) nuk duhet të shkojë në luftë. Mirëpo pas martirizimi të shokëve besnikë të imam Huseinit në Qerbela, i pari nga familja e Profetit (savs) që shkoi në fushën e betejës ishte Ali Akbari. Ai pas një sakrifice dhe lufte shembullore, u martirizua. Varri i tij gjendet në Qerbela dhe pranë varrit të imam Huseinit (as).

Hazreti Ali Akbar

Ali Akbari ishte një ri që pastërtinë e kishte prioritet dhe ishte i privuar nga kënaqësitë haram. Dyert e dashurisë dhe mëshirës së Zotit për të ishin të hapura. Një i ri si ky me zemrën e pastër, zgjodhi rrugën e drejtë dhe përderisa ishte distancuar nga harami, Zoti atij i dha njohuri dhe vetëdije. Hazreti Ali Akbar(as), është shembull i një të riu të pastër dhe të kulluar i cili përfitoi mëshirën e Zotit dhe në mënyrë të drejtpërdrejtë deri në fund të jetës së tij eci në rrugën e aspiratave të larta njerëzore dhe spiritualë. A mund të jetojë i riu sot i pastër dhe i kulluar dhe marrjen e pëlqimit të Perëndisë ta vendosë në krye të programit të jetës së vet?

 

Sot me zgjerimin e rrjeteve sociale, duket sikur të rinjtë dashur dhe padashur janë të rrethuar nga bota virtuale. Çdo i ri që futet në këtë botë nis diskutime të gjera dhe përballet me një valë të gjerë lajmesh dhe informacionesh të drejta apo të padrejta, të cilat nuk dihet se sa janë të dobishme për atë. Me padyshim ata të rinj që një pjesë të madhe të kohës së tyre e shpenzojnë në rrjetet sociale, janë të privuar nga shumë çështje të rëndësishme dhe jetike për ta. Këta të rinj që për nga numri nuk janë të paktë, angazhohen aq shumë në hapësirën virtuale saqë harrojnë të njohin vetveten, rrethin e tyre, harrojnë lidhjet e vazhdueshme dhe të shëndetshme me familjen, harrojnë talentet dhe informacionet e thella dhe të vlefshme. Duke qenë se rinia është periudha kur njeriut njihet me talentin dhe kapacitetin e tij, mungesa e një programi dhe humbja e kohës, e dëmton atë shumë. Pikërisht si një dëborë në mes të pranverës që dëmton lulet e çelura. Pra edhe i riu si një lule sapo e çelur dëmtohet dhe pengohet që të krijojë të ardhmen.

I riu ka karakteristika dhe vlera të veçanta që me rritjen e tij, ato zbehen gradualisht. Fryma për virtyte, kërkimi i së drejtës, fuqia e ndryshimit të vetvetes, dashuria për ibadet, bindja përballë së drejtës, fuqia për të falur të tjerët, distancimi nga veprimi i padrejtë, janë disa nga karakteristikat e të riut. Ata njerëz të mëdhenj që kanë arritur majat e suksesit dhe perfeksionimit, janë atë njerëz që hapat e mëdha të tyre i kanë hedhur në periudhën e rinisë. Ndër ata dijetarë që ishin legjenda të moralit dhe bindjes dhe ata dijetarë që janë të njohur për shpiket e tyre të mëdha, që të gjithë në moshën e rinisë dhe me programime të sakta arritën majat e progresit dhe suksesit.

Ndryshimi, pranimi i fjalës së vërtetë, reformimi i vetvetes, në periudhën e rinisë janë më të lehta sesa në periudhat e tjera. Profeti i Zotit (s.a.v.s) thotë: Juve iu këshilloj të jeni sa më të mirë me të rinjtë. Sepse ata kanë zemrën më të butë dhe me të vërtetë Zoti mua më zgjedhur si paralajmërues dhe lajmëtar. Të rinjtë kanë lidhur besën me mua, ndërsa të moshuarit më kundërshtojnë. Më pas tha: Dhe jetën e tyre ua zgjati dhe zemrat ua bëri më të forta.

Duke qenë se morali në rini nuk është degjeneruar akoma dhe sjelljet e këqija të njeriut tek ai nuk kanë zënë rrënjë, me vullnetin e drejtë dhe të fortë, vetmja mund të ndryshohet. Mirëpo në periudhën e moshuar, rrënjët e moralit të keq dhe e sjelljeve të këqija tek njeriu janë të forta dhe ndryshimi i tyre është shumë i vështirë. Nga pikëpamja e hazretit Ali(as) një ri ndodhet në ishullin e quajtur “ mundësi” dhe kjo mundësi ndodhet mes dy oqeaneve të së kaluarës dhe së ardhmes. Kjo mundësi e rinisë duhet vlerësuar sepse sa më shumë jeta jonë kalon ajo nuk kthehet dhe e ardhmja nuk është në dorën tonë dhe nuk ka garanci që ne të arrijmë të ardhmen. Pra rinia është ai moment që duhet shfrytëzuar në mënyrën më të mirë dhe të përpiqemi të përmirësojmë sjelljen tonë. Nga pikëpamja e imam Aliut(as) rinia është një mirësie e madhe e cila kur largohet atëherë e kuptojmë vlerën e saj.

Rinia

Imam Khomeini (ra) në një përkufizim të tij të bukur thotë: Të rinjtë, deri në atë kohë kur janë të rinj me shpirt të pastër dhe të paprekur, të filtrojnë veten e tyre të heqin pikat e këqija dhe rrënjët e moralit të keq, pasi qoftë edhe një moral i keq dhe i padëshirueshëm, vë në rrezik perfeksionimin e njeriut. Duke iu uruar përsëri për ditën e rinisë, ftojmë të gjithë të rinjtë që të ecin në rrugën e përmirësimit, ngritjes dhe virtytit dhe veten e tyre ta ndërtojnë me moral dh aktivitete së më të mira shkencore.

 

 

Apr 28, 2018 10:34 Europe/Tirane
Komente