Një vështrim mbi ndërhyrjet e Amerikës në Iran që nga grusht shteti i gushtit të vitit 1952 e deri më tani. Pas fitores së  Revolucionit Islamik të Iranit, filloi një kapitull i ri i ndërhyrjeve të Amerikës në Iran.

Këto ndërhyrje dhe kjo politikë armiqësore janë ndjekur me veprime si ndërhyrja ushtarake në Tabas me projektimin e grusht shtetit Neghab, pjesëmarrja në luftën imponuese të ish-regjimit të Sadamit kundër Iranit, mbështetja ndaj grupeve terroriste dhe destruktive për kryerjen e sulmeve të armatosura dhe atentateve terroriste kundër funksionarëve shtetërorë dhe vendosja e llojeve të ndryshme të sanksioneve politike dhe ekonomike, si dhe bllokimi i pasurive të Iranit nëpër banka ndërkombëtare.

Në listën e këtyre veprimeve armiqësore, me të vërtet sulmi ushtarak në Tabas konsiderohej një agresion ushtarak i kryer nga Amerika kundër Iranit i cili ishte projektuar në vitet e para pas fitores së Revolucionit Islamik të Iranit, por dështoi qysh në atë fillim.

Ngjarja e Tabasit në realitet ishte pjesë planit ushtarak të Amerikës për të liruar agjentet e spiunazhit amerikan në Teheran të cilët nën petkun e diplomatëve dhe punonjësve të ambasadës së Amerikës, bënin spiunazh dhe planifikonin projektin për rrëzimin e sistemit të ri të Republikës Islamike në Iran. Natyra e aktiviteteve spiunazhe të ambasadës së Amerikës në Teheran u zbulua me veprimin revolucionar të studentëve ndjekës së linjës së Imam Khomejnit (ra) më 4 nëntor të vitit 1979 dhe me zbulimin e qindra dokumente të rëndësishme.

Amerika për të mbuluar këtë skandal të madh duke akuzuar Iranin për pengmarrje në ambasadën e Amerikës, projektoi planin për kryerjen e operacioneve ushtarake në Iran në mënyrë që ndoshta do të mund ta përfundonte ngjarjen e spiunazhit dhe pushtimit të ambasadës së saj në Teheran. Për zbatimin e këtij plani më 25 prill të vitit 1980, disa avionë ushtarak të Amerikës gjatë natës kaluan kufijtë ajror të Iranit në rajon të largët dhe u ulën në tokë në një aeroport jofunksional në zemër të shkretëtirës Tabas në lindje të Iranit. Mirëpo krijimi i një stuhie të rërës shkretinore dhe ndeshja e helikopterëve me njëri tjetrin dhe shkatërrimi i disa helikopterëve, u bë pengesë për vazhdimin e këtyre operacioneve. Pas zbulimit të këtij agresioni dhe arratisjes së pjesës tjetër të mbetur të avionëve dhe helikopterëve amerikanë nga shkretëtira e Tabasit; Xhimi Karter, ish-presidenti i Amerikës në atë kohë deklaroi dështimin e këtij operacioni.

Pas dështimit të Amerikës në planin e agresionit ushtarak në Tabas, funksionarët e Shtëpisë së Bardhë projektuan edhe dy plane të tjera komplotiste. Plani i parë ishte organizimi i një grusht shteti ushtarak në bazën ushtarake ajrore Nozhe. Grush shteti "Neghab" ishte një prej përpjekjeve të projektuara në mënyrë të përbashkët nga organizata e CIA-së, ish-regjimit Ba'th të Irakut, disa shteteve arabe rreth Gjirit Persik dhe në bashkëpunim me disa ushtarakë kundërshtarë të Revolucionit Islamik të Iranit. Ky plan para zbatimit, u zbulua dhe u arrestuan organizatorët e tij brenda Iranit dhe në këtë mënyrë edhe njëherë u zbulua natyra komplotiste e Amerikës. Mirëpo plani i dytë i Amerikës ishte projektimi i një agresioni ushtarak të gjerë kundër Iranit i cili më vonë pas dështimit të planit për grusht shtet, filloi të zbatohet nëpërmjet regjimit Ba'th të Irakut. Amerika gjatë luftës imponuese, me të gjithë kapacitetin e vet ka mbështetur Irakut nga aspekti politik dhe nga aspekti i armatimeve.

Republika Islamike e Iranit në këtë mënyrë, që nga fillimi i fitores së Revolucionit Islamik ka kaluar këto komplote dhe këto armiqësi një pas tjetrës. Populli i Iranit kurrë nuk ka lejuar që Amerika nëpërmjet këtyre komploteve, t'i realizojë qëllimet e saj hegjemoniste. Nga pikëpamja e Iranit, zinxhiri i veprimeve armiqësore dhe të paligjshme të Amerikës kundër Iranit tregojnë pikërisht atë realitet të cilin lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit ka vërë në dukje gjatë fjalimeve të tij me raste të ndryshme dhe ka thënë se Amerika vazhdimisht synon të gjejë rastin për të imponuar dëshirat e saj mbi popullin e Iranit. Lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit duke shpjeguar këtë çështje, ka thënë se natyra qenësore e Amerikës aktuale është po ajo natyrë qenësore e Amerikës së kohës së Reganit dhe nuk ka kurrfarë dallimi mes demokratëve dhe republikanëve.  

Qeveritarët amerikan pavarësisht se ai i përkasin krahut demokrat apo atij republikan, që nga koha e fitores së Revolucionit Islamik të Iranit dhe themelimit të sistemit shtetëror të Republikës Islamike, vazhdimisht kanë përdorur një fjalor kërcënues ndaj Iranit.

Mosbesim i madh i popullit të Iranit ndaj Amerikës në realitet është rezultat i mbi gjysmë shekulli të politikës armiqësore të Amerikës kundër Iranit dhe i shkeljes së vazhdueshme të premtimeve dhe zotimeve ndërkombëtare nga ana e Uashingtonit.

Ndër rastet më të dalluara të shkeljes së zotimeve nga ana e Amerikës, është shkelja e paragrafit 4 të nenit 2 të Kartës së Kombeve të Bashkuara në bazë të të cilit të gjithë vendet anëtare të OKB janë të zotuara që t'i shmangen kërcënimit ose përdorimit të forcës kundër tërësisë territoriale dhe sovranitetit politik të secilit vend tjetër. Në paragrafin 7 të po atij neni është theksuar se asnjë prej rregullave të këtij dokumenti nuk i jep të drejt OKB që të ndërhyjë në lidhje çështjet të cilat qenësisht janë në kompetencë të brendshëm të çdo vendi dhe anëtarët gjithashtu janë të obliguar të respektojnë këtë paragraf.

Amerika në një veprim tjetër, në qershor të vitit 1988, ka goditur një avion të transportit civil të Republikës Islamike të Iranit me një raketë dirigjuese nga anija luftarake USS Winsens mbi qiellin e Gjirit Persik dhe në këtë veprim agresor çnjerëzor humbën jetën të gjithë pasagjerët e avionit. Në çështjen e sanksioneve gjithashtu nga pikëpamje e të drejtave ndërkombëtare dhe e të drejtave të njeriut, sanksionet e njëanshme të Amerikës konsiderohen shkelje e të drejtave të njeriut duke përfshirë edhe të drejtën për aktivitet ekonomik, të drejtën për progres, të drejtën për përcaktimin e fatit dhe parimin e përgjegjësisë individuale në ndëshkime.

Faqja internetive "Dovran" në një artikull të autorit Adam Garrie, shkrun: "Sanksionet e Amerikës janë shenjë e sjelljes së dhunshme gjeopolitike. Sanksionet janë një veprim kriminel të cilat duhet të ndalohen nga ana e Bashkësisë Ndërkombëtare".

Këto sjellje nga pikëpamja e Bashkësisë Ndërkombëtare janë të padurueshme dhe Amerika nuk mund të imponojë për të tjerë çdo gjë që dëshiron vet. Çështje e rëndësishme është kjo që lideri suprem i Revolucionit Islamik shumë herë në fjalimet e tij ka theksuar kjo çështje e domosdoshme se shkakut kryesor i armiqësisë së Amerikës ndaj Iranit është neutralizimi i planeve të Amerikës në rajonin e Lindjes së Mesme si në Siri, Liban dhe Irak që në realitet ka prishur skenarët e Amerikës dhe Izraelit për ndarjen territoriale dhe për krijimin e përçarjeve në rajon.  

Ajetullah Khamenei, lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit, në një takim me elitën e rinisë dhe me talentët më të mirë shkencorë, ka thënë: "Në atë ditë nuk ishte paraqitur as çështja bërthamore, as programi raketor dhe as ndërhyrja rajonale, mirëpo amerikanët e kuptuar se me fitoren e Revolucionit Islamik, ata kanë humbur Irani si një vend "nën dorën e tyre, të nënshtruar dhe me plotë përfitime"".

Lideri suprem i Revolucionit Islamik e quajti regjimi dashakeqës së Amerikës me shprehjen "Shejtani i Madh" ashtu siç e kishte përshkruar Imam Khomejni (ra) dhe tha: "Sistemi i Amerikës është në funksion të plotë të rrjetit të rrezikshëm dhe djallëzore të sionizmit ndërkombëtar, ai është armik i popujve të pavarur dhe shkaktar i shumicës së luftërave në rajon dhe në botë dhe si shushunja synon vetëm të thithë çdo burim dhe resurs të popujve të botës".

Ai duke vërë në dukje ndërprerjen e plotë të varësisë së Iranit për Amerikën, theksoi: "Armiku duke vëzhguar zhvillimet dhe aktivitetet e Republikës Islamike të Iranit dhe duke vërejtur se Irani po shndërrohet nga një vend i prapambetur dhe i varur në një vend me ndikim dhe në një vend të fuqishëm për çdo ditë e më tepër në sferën politike, mbrojtëse dhe shkencore, është plotësisht i irrituar dhe i shqetësuar.

Qeveritarët e Amerikës janë detyruar të pranojnë këtë realitet se edhe kësaj radhe përsëri kanë gabuar shumë në llogaritjet e tyre rreth Iranit. Ashtu siç ka thënë lideri i revolucionit Islamik të Iranit, llogaritje të tilla vetëm mund jenë një lloj "prapambetje mentale" që ata të mendojnë se Iranin përsëri mund të bëjnë pretekst për realizimin e qëllimeve të tyre.

Apr 28, 2018 10:35 Europe/Tirane
Komente