Industria e tapetit në Iran është një komponim i artit, kreativitetit, punës kolektive dhe manifestimit të kulturës kombëtare të iranianëve dhe kjo industri përgjatë gjithë historisë ka shkëlqyer në ballë të kulturës dhe artit të këtij vendi. Në këtë edicion do të njihemi me tapetin iranian.

Dr. Husejn Texhadud, studiues dhe autor i veprës së çmuar “Enciklopedia e tapetit punëdore të Iranit”, në parathënien e librit të tij, shkruan: “Që nga kohërat e lashta, bota e njeh Iranin me dy gjëra të çmuara: poezinë dhe tapetin. Me fjalë të tjera, shija iraniane dhe shija e estetikës së iranianëve, nga aspekti i konceptit dhe domethënies është manifestuar në poezi dhe ndërsa aspekti i materializmit dhe formës, është manifestuar në tapet. Megjithëkëtë, privilegji që e dallon artin e tapetit nga arti i poezisë dhe e bënë atë më superior, qëndron në këtë se poezia është një art individual, ndërsa tapeti i punuar me dorë është një art kolektiv”.

Tapeti iranian

Me fjalën “Farsh” (tapet) në gjuhën persiane quhet çdo gjë e shtrirë si shajaku, mati ose qilimi. Mirëpo në përgjithësi kur flitet për tapetin, qëllimi është qilimi i cili qepët ose thuret me lëndët e para si peri i pambukut, peri i leshit ose i mëndafshit me ngjyra dhe figura të ndryshme. Industria e punimit të tapetit është një prej industrive shumë të vjetra dhe të lashta në mesin e iranianëve e cila përgjatë historisë nga aspekti i estetikës, bukurisë dhe teknikave të cilat janë përdorur në punimin e tapetit, ka kaluar një proces gjithmonë drejt zhvillimit dhe përkryerjes. Udhëprëshkruesit e vjetër dhe historianët në veprat e tyre kanë shkruar për ekzistencën e punishteve të tapetit në rajone të ndryshme të Iranit si në Azerbajxhan, Fars, Khuzestan, Esfahan etj., në të cilat artistët dhe mjeshtrit e thurjes së tapetit me shije dhe dashuri të veçantë punonin në thurjen e tapetit. Gazanfon, historiani grek, në veprën e tij me titull “Historia e Kirit të Madh”, vë në dukje këtë çështje se iranianët për pasur një shtrat më të butë, nën shtrat shtronin tapet dhe qilim. Shkrime të tilla tregojnë përhapjen dhe zhvillimin e madh të industrisë së punimit të tapetit në Iran si dhe përdorimin e madh të tapetit në jetën e përditshme të njerëzve në Iran. Kjo është deri në atë masë sa që mund të thuhet se tapeti ishte një prej elementëve të nevojshme dhe të domosdoshme në jetën e njerëzve. Shtëpia e një iraniani pa tapet të punuar me dorë, konsiderohet shtëpi e pashpirt dhe e padashuri dhe e pajetë, prandaj kjo tregon lidhjen e një populli me kulturën dhe artin e vendit të tij.

Industria e tapetit në Iran është një komponim i artit, kreativitetit, punës kolektive dhe manifestimit të kulturës kombëtare të iranianëve. Individë të ndryshëm luajnë rol të drejtpërdrejtë ose jo të drejtpërdrejtë në thurjen dhe vazhdimin e jetës së një tapeti si për shembull: ai që ngjyros perin, projektuesi i planit, lexuesi i planit, punuesi i tapetit dhe ai që e meremeton tapetin.

Thurja e tapetit iranian, një punë kolektive

Për nga aspekti historik, kohës dhe vendit, nuk dihet se kur ka filluar industria e thurjes së tapetit dhe as nuk dihet në mënyrë të sigurt se cili popull ose fis ishte i pari në këtë industri. Kjo çështje mund të jetë për shkak të strukturës natyrore të tapeteve të punuara me dorë. Thuhet se tapeti ishte rezultat i përkryerjes së qepjes dhe thurjes së fijeve të bimëve të lëvores së pemëve për të thurur shporta. Më pas janë thurur shajak ose mate për t’u shtruar në dysheme që në fillim nuk ishin të buta dhe thureshin duke përdorur lëkurë dhe leshin e kafshëve. Me zbutjen dhe bërjen shtëpiake të kafshëve si delja, punuesit e tapetit nga leshi i deleve thuren tapeta prej leshi.

Sipas dëshmive të historisë arti i thurjes së tapetit së pari është shfaqur nga grat dhe përgjatë historisë grat përbënin shumicën e punuesve të tapetit. Ato duke thurur qilima për dysheme dhe tapete, filluan të thurin edhe qilima për t’i vendosur mbi kafshët shtëpiake pas edukimit të tyre si dhe lloje të ndryshme të qeseve për bartjen e lëndëve dhe artikujve të nevojshëm.

Grat dhe thurja e tapetit

Tapeti më i vjetër iranian i punuar me dorë njihet me emrin “Tapeti Pazirik” i cili është gjetur gjatë gërmimeve të arkeologut rus S. A. Rudenkov në vitin 1949, në luginën Pazirik e cila ndodhet në rajonin e Siberisë dhe në varrin e njërit prej mbretërve të dinastisë Saka. Tapeti Pazirik është një tapet prej leshi me ngjyra të ndryshme. Figurat që vërehen në këtë tapet përbëjnë pamje të kalorësve, kaprollet duke kullotur, kafshët legjendare me kokë të shqiponjës dhe trup të luanit si dhe pjesët e skajshme me lule. Sipas mendimit të ekspertëve në fushën e artit, arti i përdorur në Tapetin Pzirik ka nevojë për një mbështetje kulturore dhe artistike të pasur në lidhje me thurjen e tapetit të paktën për disa shekuj dhe tregon këtë fakt se përgjatë shekujve me radhë para thurjes së tapetit të njohur Pazirik, kjo profesion ishte i përhapur në rrafshnaltat e Iranit dhe iranianët ishin të njohur me teknikat e këtij profesioni. Tapeti Pazirik për shkak se për më shumë se 2400 vite ndodhej në akullin e Siberisë, ka qëndruar e sigurt nga rreziku i shkatërrimit. Revista informative e Londrës më 11 qershor të vitit 1953, në lidhje me këtë tapet, ka shkruar: “Objekti historik më i rëndësishëm që u zbulua në Pazirik, është një pjesë tapeti me figura të ndryshme ku peri i tij është lidhur nyje nga mbrapa dhe është këputur nga ana e përparme dhe është nivelizuar... Ky tapet është zbuluar së bashku me mbetjet e trupave të kuajve pranë varrit që është përdorur për ta vendosur atë mbi kalë në formë shale. Punimi i këtij tapeti është shumë i bukur she estetik ndërsa figurat që ndodhen në tapet përbëhen nga figura të kafshëve mitologjike dhe me krahë. Më pas, vërehet një radhë e kalorësve iranianë ku si pas radhës një person është i hipur mbi kalë dhe mbrapa tij ndodhet një person tjetër që mban frerin e kalit dhe e tërheq atë. Kalorësit në tapet mbajnë kapelë të veçantë të iranianëve (të periudhës Akamenide(...”.

Pamje nga Tapeti Pazirik

Rudenkov në një libër të publikuar në lidhje me zbulimet e tij në vitin 1953, duke përshkruar karakteristikat e këtij tapeti si figurat dhe ngjyrat e ndryshme të kuqe, të kaltër, të gjelbër, të verdhë dhe të portokalltë që janë përdorur në këtë tapet, në mënyrë të qartë pohon se thurja e këtij tapeti i përket iranianëve. Ai duke marrë parasysh ngjashmërinë e figurave të përdorura në thurjen e tapetit dhe figurat origjinale të Akamenidëve në kompleksin "Perspolis", në mënyrë të qartë deklaroi se ky tapet është thurur në një prej tre pjesëve të Persisë së lashtë të periudhës së dinastisë Akamenide, do të thotë të Madëve, Parthëve ose në Khorasanin e vjetër dhe Fars. Disa ekspertë duke shfrytëzuar figurat e përdorura në tapetin Pazirik, këtë tapet e konsiderojnë vepër të artistëve Parth. Ata besojnë se duke marrë parasysh faktin se Parthët përbënin pjesën më të afërt të Persisë së periudhës Akamenide nga lugina Pazirik dhe gjithashtu pasi që Parthët njiheshin për kalorësi, si dhe duke marrë parasysh llojin e kapelave mbi kokën e kalorësve dhe prania e kaprolleve në luginat veriore të territorit të Parthëve që vërehen në figurat e tapetit Pazirik, janë elementë që forcojnë edhe më tepër këtë mendim. Aktualisht tapeti Pazirik ruhet në muzeun Armitazh në qytetin Shën Petersburg të Rusisë.

Tapeti Pazirik në muzeun Armitazh në Shën Petersburg të Rusisë

Sot muze Armitazh nuk është i vetmi muze në botë që ruan tapete të çmuara dhe artistike iraniane.  

"Ghali Ardebil" është një tjetër tapet i rrallë, artistik dhe i vjetër iranian i cili aktualisht ruhet në muzeun "Viktoria dhe Albert" në Londër. Disa vite më parë nga ana e gazetës angleze "Sundy Times" ky tapet është prezantuar si një prej 50 kryeveprave artistike të botës. Tapeti "Ghali Ardebil" i cili nga aspekti i planin dhe thurjes, konsiderohet një prej tapeteve më të çmuara dhe më të njohura të Iranit dhe botës, është thurur në vitin 1539 të erës së re. Ky tapet nga aspekti i figurave dhe përshkrimeve të bukura që ndodhen në atë, konsiderohet një vepër artistike abstrakte e pashoq dhe është simbol i të menduarit dhe artit gnostik të periudhës së dinastisë Safavite (1501-1722).

Tapeti "Ghali Ardebili në muzeun "Viktoria dhe Albert" në Londër

Tapeti "Ghali Çelsi" gjithashtu është një tjetër tapet i njohur iranian që ruhet në këtë muze. Ky tapet iranian për shkak se është blerë nga një tregtar në rrugën "Kings" të Çelsit, u bë i njohur me këtë emër. Në figurat e punuara në këtë tapet mund të vërehen frytet, kafshët e gjuetisë si drenusha dhe kaprolli dhe kafshët e tjera të egra si luani, leopardi dhe kafshët mitologjike si dragoi në mesin e pemëve dhe degëve me plotë lule.

Ghali Çelsi

Muze i artit dhe i industrisë në Vjenë të Austrisë gjithashtu ruan një tjetër tapet të bukur, artistik dhe të veçantë të botës i cili i përket periudhës së sundimit të dinastisë Safavite në Iran. Emri i këtij tapeti është "Tapeti i Gjuetisë". Tapeti i Gjuetisë i tëri është i punuar me mëndafsh dhe stili i thurjes së tij i përket shekullit 16 të erës së re dhe në kohën e sundimit të mbretit Shah Abas të dinastisë Safavite (1571-1629), prandaj ky tapet pasqyron një skenë të gjuetisë së Shah Abasit.

Tapeti i Gjuetisë në muzeun e artit dhe industrisë në Vjenë të Austrisë

Muzeu Metropolitan i Nju Jorkut gjithashtu është një prej muzeve të njohur të botës i cili ruan katër modele të tapeteve të njohura iraniane me emrin "Polsansi". Tapetet Polansi janë produkt i një periudhe të historisë së industrisë së tapetit në Iran e cila njihet me emrin Renesanca e Tapetit të Iranit, do të thotë në periudhën e sundimit të dinastisë Safavite. Tapetet Polansi ose Polake përbëjnë një grup të madh të tapeteve me lule të dalluara në pjesë të gjera të sipërfaqes së tapetit që përmban qilim të punuar me fija ari ose argjendi. Këto tapete përmbajnë një komponim dhe larmi të veçantë të ngjyrave. Elementët e projektuar në shumicën e tapeteve Polansi janë vetëm lule, kaçuba lulesh dhe degë me gjethe. Në lidhje me shkakun e emërimit të këtij lloji tapeti iranian me emrin Polansi ose Polake, duhet thënë: "Për herë të parë në panairin ndërkombëtar të Parisit në vitin 1878, në mesin e pasurive të një princi polak me emrin Czartoryski, është ekspozuar një lloj tapeti me një emblemë të veçantë e cila mendohej se është simbol i familjes mbretërore të Polonisë. Për këtë arsye ky lloj i tapeteve u njoh me emrin "Tapete Polake-Polansi". Mirëpo më vonë në vitin 1930, një person me emrin Riegl e vendosi në pikëpyetje teorinë e të qenit polake të këtij lloji të tapetit. Ai në bazë të planit të tyre e kuptoi se ai tapet ishte prodhuar para shekullit 18. Prandaj, pas studimeve të Riegl dhe dy personave të tjerë me emrin Bode dhe Martin dhe pas gjetjes së dëshmive të mjaftueshme artistike dhe historike, në fund u vërtetua se ky lloj i tapeteve është iranian dhe i përket shekullit 17. Prandaj, aktualisht nuk ekziston ndonjë dyshim se ky lloj i tapeteve të pasura ka origjinë iraniane. Sidoqoftë përdorimi i termit Polansi ose Polake si një epitet për këtë lloj të tapeteve vazhdon akoma".

Pamje nga tapeti iranian i njohur me emrin "Polansi" në muzeun Metropolitan të Nju Jorkut

Tapeti i njohur me emrin "Polanzi" përveçse thurej për t'u shtruar në pallatet iraniane, ai dërgohej si dhuratë mbretërore edhe për funksionarët evropian. Kjo është një prej arsyeve që është bërë shkak në shumicën e muzeve të vendeve perëndimore si ai Metropolitan i Nju Jorkut, Cleveland Museum of Art në Amerikë, Kisha Basilica Cattedrale Patriarcala di San Marco, Muze Residence Palace në Munih, Muzeu Rosenborg Castle në Danimarkë, të vërehen modele të këtij lloji të tapetit iranian.

Aktualisht në shumë prej qyteteve të Iranit mund gjenden tapete të bukura, artistike dhe të çmuara ku planet dhe figurat përkrah ngjyrave të përdorura në ato, tërheqin dashamirësit dhe pasionuesit e artit origjinal iranian.

Pamje të disa tapeteve të tjera artistike iraniane

Tags

Jul 12, 2018 10:15 Europe/Tirane
Komente