Ajetollah Khamenei në ditën e parë të vitit, mbajti një fjalim të rëndësishëm me pelegrinët dhe vizitorët e mauzoleut Razavi. Në këtë fjalim ai shqyrtoi dhe analizoi zhvillimet në rajon, parametrat e fuqisë ekonomike dhe politike dhe fuqinë politike të kombit iranian në 40 vitet pas fitores së revolucionit islamik.

Lideri suprem i revolucionit islamik, vuri në dukje vullnetin dhe masat e revolucionit në 40 vitet e kaluara për të asgjësuar dhe neutralizuar komplotet dhe kurthet e Amerikës në rajon. Irani për nga forca universitare dhe burimet e shumta të naftës dhe energjisë dhe për nga novacioni në prodhimin e medikamenteve ka një pozitë tepër të lartë dhe ky vend duke u mbështetur në kapacitete e veta po ndjek me shpejtësi dhe sukses rrugën e progresit dhe të zhvillimit. Një prej karakteristikave të rëndësishme të cilën e ka përmendur edhe lideri suprem është mbështetja tek populli dhe pavarësia politik, faktor i rëndësishëm në zhvillim politike dhe forcimin e brendshëm të shtetit, për të cilin do të flasim më gjerësisht në vazhdim.

Republika Islamike e Iranit që në fillim duke u mbështetur në parametrat e një shteti demokratik, u formua me anë të një referendumi dhe gjatë 40 viteve të kaluara me organizimin e disa raunde zgjedhjesh të përgjithshme janë formuar shumë qeveri me preferenca të ndryshme. Në këtë mënyrë mund të thuhet se sunduesi i vërtetë i shtetit në Republikën Islamik të Iranit është vota e popullit. Zhvillimi dhe progresi poltiik është një prej atyre temave që është trajtuar dhe analizuar shumë nga mendimtarët dhe hulumtuesit dhe është kthyer në qendër të vëmendjes në shkencat humane dhe ato politike. Kjo cështje për mendimtarët dhe teoricienët e vendeve të botës së tretë ka rënësi tepër të madhe, për arsye se për këto vende mangësia në zhvillim dhe progres është kthyer në një prej hallkave të rëndësishme të shoqërisë dhe pothuajse të gjitha zhvillimet sociale, ekonomike dhe politike janë të ndikuara nga kjo çështje. Zhvillimi politik, është një proces i ndërlikuar kombëtar i cili përmblidhet në dy sektorë në integrimin politik dhe zhvillimin e konkurrencës politike. Vendet e zhvilluar anë 100 vitet e kaluara kanë kaluar faza të ndryshme të cilat në përgjithësi janë quajtur zhvillimi dhe progresi politike. Gjatë kësaj periudhe, zhvillimi politik ka hasur shumë ndryshime. P.sh.: Levisan Pai, përkufizimin e tij mbi zhvillimin ekonomik e përshkruan duke thënë se ky fenomen përbëhet nga tre faktorë që janë barazia dhe integrimi politike, kapaciteti i sistemit politik për të vendosur rend dhe qetësi në ekonomi dhe shoqëri, si dhe faktori i treti që është kapaciteti i shtetit për të ndarë dhe profilizuar strukturat administrative dhe të punës. Pothuajse në të gjitha përkufizimet, integrimi dhe bashkëpunimi është një element i rëndësishëm i zhvillimit politik. Në këtë aspekt zhvillimi politik, nënkupton zhvillimin e bashkëpunimit dhe konkurrencës politike. Duhet thënë se zhvillimi politik në praktikë nënkupton bashkëpunimin dhe konkurrencën politike të grupeve dhe organizmave të ndryshme për të marrë në dorë fuqinë e pushtetit politik dhe administrimin apo drejtimin e vendit. Në këto kushte, partitë, zgjedhjet dhe parlamenti përbejnë themelin apo bërthamën kryesore të demokracisë dhe konkurrenca politike bëhet përreth këtyre tre faktorëve. Një nga shembujt kryesorë të analizës sociologjike të marrëdhënieve ndërmjet forcave shoqërore (shoqërisë civile) dhe modernizimit politik është analiza e Brington Moore. Ai thekson faktorët e brendshëm të shoqërive në procesin e zhvillimit politik dhe modernizimit. Moore në studimet e tij thotë se zhvillimi nuk është një proces i qetë, por ai është plot kontradikta, sfida dhe revolucione. Disa mendimtarë dhe teoricienë në fushën e sociologjisë politike, demokracinë e konsiderojnë si bazë të mendimeve dhe praktikave të veprimit, që është në përputhje me të mirën e përgjithshme, siç interpretohet dhe drejtohet nga vullneti i publikut. Sipas këtij përkufizimi, themelet e një qeverie demokratike mund të karakterizohen nga ekzistenca e kushtetutës ose traditës, promovimi i sundimit të ligjit, mbrojtja e lirive individuale dhe së fundi, ekzistenca e një strukture demokratike, të tilla si e drejta për të votuar, sundimi i shumicës dhe qeveria që përfaqëson shumicën. Sipas rolit të sistemeve demokratike, njerëzit janë në gjendje të përcaktojnë mënyrën kolektive të jetës si dhe të arrijnë një konsensus intelektual dhe praktik në komunitet dhe në politikë, dhe nëse mjetet njohëse u janë dhënë atyre në mënyrë korrekte, ata zgjedhin praktikat më të mirën. Me themelimin e Republikës Islamike në Iran dhe përpjekjet e saj për të mbizotëruar mendimin islam në skenën shoqërore-politike, çështja e mendimit politik në Islam zuri një vend të veçantë. Legjitimiteti dhe autoriteti i sistemit në Republikën Islamike të Iranit  mbështet tek kombi. Ky proces manifestohet në Republikën e Maqedonisë nëpërmjet zgjedhjeve të lira të këshillave dhe pjesëmarrjes politike. Në Republikën Islamike, opinionet e popullit janë të një rëndësie të veçantë dhe sistemi politik lëviz drejt përmbushjes së dëshirave dhe kërkesave të popullit. Ajo që lidh republikën me islamizmin është zgjedhja e lirë e lidershipit, presidentit, parlamentarëve dhe udhëheqjes indirekte të drejtuesve të sistemit. Analisti Arab Nasser Qandil thotë:

"Në çdo zgjedhje, Irani dërgon një mesazh me qetësi dhe saktësi dhe rregullon gjithçka për të arritur këtë mesazh dhe për ta forcuar atë". Irani, pas  shpalljes së Republikës Islamike, u kthye në një shembull unik i një sistemi të aftë për të ruajtur stabilitetin dhe vlerat dhe burimet e pushtetit dhe në të njëjtën kohë u bë një shembull i një mënyre të butë për transferimin e pushtetit bazuar në rolin e opinionit publik dhe prioritetet e tij dhe shpërndarjen e pushtetit midis shtresave të ndryshme të shoqërisë. " Për shumë njerëz, Irani përfaqëson shpirtin civil në të cilin jetojnë etnitë dhe fetë e ndryshme dhe të drejtat e grave respektohen në aktivitetet e tyre të lira politike, përgjegjësitë për partitë dhe misionet e ndryshme, të cilat nuk janë të mundshme në shtete të tjera, si Arabia Saudite. Kjo tregon dallimin në indekset e demokracisë në Iran me disa vende të tjera të rajonit. Rozana Rahmal, një analiste e çështjeve ndërkombëtare për gazetën libaneze Al-Bana'a, thotë:  "Revolucioni islamik ishte një moment historik që solli Iranin në epokën e re. Disa prej të cilëve këtë e cilësojnë si fillimin e izolimit të Iranit dhe disa të tjerë si lindjen e Iranit dhe çlirimin e tij nga kufizimet e amerikanëve perëndimorë. Zbatimi i këtij sistemi është një nga themelet e drejtësisë, e cila nuk vendosi dallime midis etnive dhe feve në territorin e madh gjeografik të Iranit dhe të drejtat e njeriut në këtë sistem nuk treten por ruhen me ligj. Kjo është një çështje të cilën vendet arabe dhe islamike nuk mund të veprojnë si Irani në bazë të saj, sepse Irani- nëse e interpretoj në formë korrekte korrekte - është shembulli i vetëm islamik dhe i civilizuar në rajon dhe në botë.” Shteti i Republikës Islamike është i varur tek vullneti i popullit, i cili përcaktohet me votën për këshillat, funksionarët, përcaktimin e ligjit dhe politikën. Me fjalë të tjera në të gjitha fushat është e mbështetur tek demokracia e përbërë nga referendumi, partitë dhe zgjedhjet. Irani me zgjedhjet e tij është shembull real i demokracisë. Pikërisht për këtë arsye lideri suprem shumë herë ka thënë: Fituesi i zgjedhjeve është shteti dhe populli dhe jo ai që merr përsipër përgjegjësinë.

 

Tags

Jul 24, 2018 11:53 Europe/Tirane
Komente