Në këtë emision do të njihemi me pikëpamjet e liderit suprem në ceremoninë e 16-të të përbashkët dhe të diplomimit të studentëve të akademisë ushtarake të ushtrisë së Republikës Islamike të Iranit në qytetin Nushahr të Iranit.

Ajetollah Khamenei, lideri suprem  njëkohësisht komandanti i përgjithshëm i forcave të armatosura të Republikës Islamike të Iranit, më 9 shtator mori pjesë në ceremoninë e diplomimit të studentëve të akademisë ushtarake të universitetit imam Khomeini (ra) në qytetin Nushahr.

 

Në fjalimin e tij, lideri suprem përmendi politikat vandal të arrogancës për destabilizimin dhe pasigurinë e rajonit dhe tha: Republika Islamike e Iranit dhe populli iranian me qëndresën përballë Amerikës kanë treguar se nuk gjunjëzohen përballë imponuesve dhe duke u mbështetur në potencialet vendase i kanë detyruar superfuqitë të dështojnë dhe të tërhiqen.

 

Ajetollah Khamenei, kombin iranian e ka cilësuar flamurtar të liridashësve dhe drejtësisë në botë dhe tha: forcat e armatosura mbrojnë këtë komb dhe këtë vend dhe ky sukses i madh duhet ruajtur me të gjitha fuqitë dhe parimet e thella fetare dhe kombëtare. Një prej sukseseve të Republikës Islamike të Iranit është qëndresa dhe rezistenca e popullit iranian përballë të gjitha veprimeve, sanksioneve dhe kërcënimeve që i bëhen vendit dhe kombit. Të gjithë ato veprime dhe sanksione që i janë vendosur Republikës Islamike të Iranit, do të mjaftonin për të rrëzuar çdo lloj shteti kudo në botë. Në botë mund të vihen re shumë raste ku Amerika ka thurur komplote kundër qeverive dhe popujve dhe ka arritur të rrëzojë shtetet e ndryshme. Sa i përket kombit iranian, një gjë e tillë ka ndodhur përpara revolucionit islamik. 25 vjet përpara fitores së revolucionit islamik, kombi iranian me një lëvizje të tij arriti të kombëtarizojë industrinë e naftës dhe t’i japë fund grabitjes së saj nga anglezët. Në atë kohë për shumë njerëz në botë nuk ishte bërë e qartë karakteri sundimtar dhe arrogant i qeverisë amerikane. Qeveria e dr. Musadek, ish kryeministër i Iranit, u besoi amerikanëve dhe përfundimi i këtij besimi ishte komploti i thurur nga qeveria amerikane dhe ajo angleze në vitin 1953 që përfundoi me rrëzimin e qeverisë së dr. Musadek dhe kthimin e mbretit në Iran. Ky i fundit për 25 vjet u kthye në aleatin më të rëndësishëm të Amerikës në rajonin e lindjes së Mesme. Në atë kohë më shumë se 40 mijë konsulentë amerikanë kontrollonin dhe monitoronin të gjithë sektorët politikë, ushtarakë dhe ekonomikë të Iranit. Me mbështetjen e Amerikës, mbreti Muhamed Reza krijoi një shtet diktatorial dhe despotik që shtypte dhe eliminonte çdo zë kundërshtar.

Pjesëmarrja e Ajetollah Khamenei në ceremoninë e 16-të të diplomimit të studentëve të akademisë ushtarake në qytetin Nushahr

Imam Khomeini(ra) themeluesi i Republikës Islamike të Iranit, që nga vigjilja e lëvizjes së tij e deri në fitoren e revolucionit islamik, gjithmonë e ka cilësuar Amerikën dhe regjimin sionist shkaktar të të gjitha vuajtjeve dhe problemeve të popullit iranian. Ai mbretin shah e ka quajtur vartës të Amerikës dhe Anglisë. Pasi iu dha fund pushtetit 2500 vjeçar të monarkëve në Iran, fitorja e revolucionit islamik i dha një goditje të rëndë politikave amerikane në rajonin e Lindjes së Mesme. Që në fillim të fitores së revolucionit islamik, Amerika nuk ka kursyer asnjë komplot të rrëzuar shtetin e sapoformuar të Republikës Islamike të Iranit. Mbështetja ndaj grupeve dhe rrjedhave anti-revolucionare dhe grupeve separatiste me qëllim nisjen e një lufte të brendshme, vendosja e sanksioneve ekonomike, përpjekjet për nxitjen e një grushti shtetit nëpërmjet rritjes së pakënaqësisë në sfera të ndryshme të politikës dhe ato ushtarake, nxitja dhe mbështetja e Sadamit për të nisur luftën e imponuar 8-vjecare kundër Iranit, janë vetëm disa nga planet dhe përpjekjet e Amerikës për të rrëzuar sistemin e Republikës Islamike të Iranit. Pikërisht për shkak të këtyre veprimeve dhe intrigave të Amerikës, imam Khomeini (ra), Amerikën e ka quajtur Shejtani i Madh. Kombi iranian ka rezistuar përballë të gjitha veprimeve të Amerikës dhe është kthyer në një shembull për popujt e rajonit dhe ato të botës. Ajetollah Khamenei lideri suprem i revolucionit islamik në fjalimin e tij të mbajtur në ceremoninë e diplomimit të studentëve të akademisë ushtarake në Nushahr, pasi vuri në dukje se shumë popuj në botë kërkojnë drejtësi, mirëpo nuk kanë rrugë për tu çliruar nga kthetrat e arrogancës, tha: Në një botë si kjo, Republika Islamike e Iranit dhe kombi iranian me një gjuhë të pastër dhe pa ndrojtur aspak, vazhdon qëndresën e tij përballë shtypjes dhe arrogancës dhe kjo është arsyeja e armiqësive të arrogancës botërore kundër popullit të madh iranian.

 

Kur kanë kaluar 40 vjet nga fitorja e revolucionit islamik, qeveria amerikane vazhdon të ndjekë politikat e saj armiqësore me vendosjen e sanksioneve dhe me kërcënime ushtarake, me qëllimin e vetëm atë të rrëzimit të sistemit të Republikës Islamike të Iranit. Është për tu habitur fakti se të tilla veprime Amerika i bën duke pretenduar se mbështet popullin iranian. Në këtë mes lind pyetja se në botë a ekziston ndonjë qeveri e cila pa pasur mbështetjen e popullit, të mund qëndrojë në këmbë me gjithë këto komplote dhe presione të Amerikës? Irani aktualisht është kthyer në një fuqi e madhe rajonale dhe vend që reziston përballë politikave imponuese dhe shtypëse të Amerikës. Irani është një vend që lufton kundër radikalizmit dhe terrorizmit në rajon dhe pikërisht kjo ka shqetësuar amerikanët dhe regjimin sionist, të cilët vazhdojnë të përpiqen për të rrëzuar shtetin e Republikës Islamike të Iranit. Ajetollah Khamenei lideri suprem i revolucionit islamik, duke folur mbi pasigurinë dhe destabilitetit në rajone të ndryshme të botës dhe sidomos në rajonin e Azisë perëndimore ka thënë: arroganca me në krye Amerikën, interesat e veta i sheh në krijimin e luftërave, shtimin dhe zgjerimin e katastrofës së aktiviteteve terroriste, si dhe futjen e rajonit në konflikt, kur për fat të keq disa  vende të rajonet e kanë ndihmuar atë. Lideri suprem i revolucionit islamik thotë se objektivi i Amerikës dhe i regjimit sionist në rajon është parandalimi i ngritjes së kokës së ndonjë fuqi islamike në rajon dhe shtoi: Ata e dinë shumë mirë se një prej mesazheve të islamit është mbrojtja e nevojtarëve dhe të përvuajturve. Për këtë ata kanë frikë nga formimi i një fuqie me baza islame. Populli iranian për 40 vjet me radhë u ka bërë qëndresë të gjitha komploteve të Amerikës dhe pikërisht kjo është kthyer në faktor shqetësues për autoritetet amerikane. Amerika për të ruajtur hegjemoninë e saj n botë dhe sidomos në rajonin e Lindjes së Mesme ka shpenzuar shuma të mëdha. Për këtë arsye ajo vazhdon të ndjekë politikat armiqësore dhe të urrejtjes së saj kundër Iranit.

 

Ajetollah Khamenei, ka thënë se mbrojtja dhe rezistenca e fuqishme e Republikës Islamike të Iranit përballë arrogancës është bërë shkak për dështimin e planeve të arrogancës botërore në rajon dhe shtoi: Shumë analistë dhe analistë janë habitur nga fakti se Irani duke u mbështetur tek Zoti dhe tek fuqia kombëtare ka arritur të bllokojë fuqitë botërore në rajon dhe kanë konfirmuar se Irani është bërë shkak për mosrealizimin e objektivave të fuqive arrogante në rajon. Fitorja e revolucionit islamik u arritur pa u mbështetur as tek blloku lindor dhe as tek ai perëndimor. Kjo është një prej karakteristikave të veçanta të revolucionit islamik në krahasim me revolucionet e tjera të shekullit të 20-të. Pas fitores së revolucionit islamik, Irani ruajti dhe mbrojti pavarësinë e tij dhe nuk lejon futjen dhe ndikimin e asnjërit prej superfuqive perëndimore dhe lindore. Në atë kohë revolucioni islamik nuk kërkoi mbështetjen e Bashkimit Sovjetik për tu përballur me kërcënimet dhe veprimet e Amerikës kundër Republikës Islamike të Iranit. Përkundrazi në fillim Irani u përball me armiqësitë e që të dy superfuqive të kohës. Regjimi i Sadamit ishte aleat i bllokut lindor mirëpo ai në agresionin dhe luftën e tij kundër Iranit, u mbështet në formë të gjithanshme nga Amerika dhe partnerët e saj. Në luftën e imponuar 8-vjecare të Irakut kundër Iranit, 58 vende të botës nga blloku lindor dhe ai perëndimor, u erdhën në ndihmë Sadam Huseinit duke i dërguar atij ndihma ekonomike, ushtarake, financiare dhe politike. Sot Irani është kthyer në një fenomen botëror i rezistencës dhe qëndresës përballë kërkesave lakmitare dhe armiqësore të Amerikës. Pikërisht kjo qëndresë është bërë shkak që edhe partnerët evropianë të Amerikës të arrijnë në përfundimin se Republika Islamike e Iranit është një realitet i pamohueshëm. Për këtë ata nuk janë treguar të gatshëm të pranojnë kërkesat e Amerikës kundrejt Iranit si kthimi i sanksioneve dhe kanë preferuar ruajtjen e marrëveshjes bërthamore me Iranin.

Fjalimi i liderit suprem në ceremoninë e diplomimit të studentëve të akademisë ushtarake


Lideri suprem i revolucionit islamik, thotë se kërcënimi, presioni dhe imponimi janë metoda që ndjek arroganca për të nënshtruar popujt dhe shton: Nëse një komb nuk frikësohet nga kjo sjelle dhe me trimëri dhe vetëbesim ndjek rrugën e drejtë, atëherë superfuqitë detyrohen të dështojnë dhe të tërhiqen. Irani është shembull i qartë i këtij realiteti dhe për këtë lideri suprem ka thënë: për 40 vjet Irani është përballur me intrigat dhe komplotet e Amerikës dhe aleatëve të saj. Mirëpo Irani nga një fidan i vogël është kthyer në një pemë të fuqishme dhe me shumë ndikim. Pikërisht kjo e ka detyruar armikun dhe arrogancën të dështojë ndërsa nga na tjetër ka ngjallur shpresa tek popujt e tjerë për tu përballur me komplotet amerikane. Ajetollah Khamenei, Sirinë, Irakun dhe Libanin i konsideroi shembuj të dështimeve të Amerikës në rajon dhe tha: Këto janë shenja të fuqisë së Zotit dhe premtimit hyjnor që thotë se nëse mbështesni Zotin, Zoti juve do t’ju ndihmojë në hedhjen e hapave të qëndrueshëm.

 

Tags

Sep 14, 2018 10:32 Europe/Tirane
Komente