Kryengritja e Qerbelasë dhe epopeja e Imam Husejnit (a.s.), është një kryengritje e veçantë dhe e pashembullt, e cila më shpejt se çdo kryengritje tjetër ka zbuluar skandalet e pushtetit të dhunshëm duke zbuluar edhe të vërtetat e fshehura nën pluhurin e propagandës helmuese të dinastisë Emevite.

Në këtë program me edicione të shkurta të përqendrohemi në paraqitjen e një pjese të thënieve kur'anore të Imam Husejnit (a.s.) në takimin dhe përballjen me njerëz dhe ngjarje të ndryshme në rrugëtimin nga Meka deri në Qerbela. Imam Husejni (a.s.) në çdo rast që gjente, duke lexuar ajete kur'anore, mundohej të pastronte shpirtrat e njerëzve dhe t'i udhëzonte njerëzit e humbur dhe në këtë mënyrë ua tërhiqte vërejtjen atyre se ai e dinte dhe ishte plotësisht i vetëdijshëm se ku qëndronte dhe për çfarë arsye kishte bërë kryengritje dhe cilët njerëz ndodheshin në frontin e kundërshtarëve.

Kur'ani dhe Ehli Bejti i Profetit Muhamed s.a.v.s. janë dy pamje të një të vërtete që secila prej tyre janë pasqyrim dhe manifestim i mëshirës, dashurisë dhe udhëzimit hyjnor. Secilin prej këtyre dy faktorëve që ta zgjedhim, Kur'anin e shenjtë apo Ehli Bejtin (a.s.), do të arrijmë te faktori tjetër. Duke menduar dhe reflektuar në thellësitë e Kur'anit të shenjtë, arrijmë në praninë e Ehli Bejtit (a.s.) dhe duke vështruar me vëmendje në jetën teorike dhe praktike të Ehli Bejtit (a.s.), do të gjejmë përmbajtjen dhe konceptin e ajeteve të Kur'anit të shenjtë.

Në sistemin e krijimit, bota e ekzistencës nuk mund të vazhdojë ekzistencën e vet pa praninë e imamëve ma'sum (a.s.) dhe kjo është e pamundur pa kërkuar ndihmën e imamëve. Një hadith i shkallës mutevatir i njohur me emrin "Thekalejn" e bënë të qartë më së miri këtë të vërtetë kur Profeti Muhamed s.a.v.s. në çastet e fundit të jetës së tij ka thënë: "Unë po shkoi, por në mesin tuaj po ua lë dy gjëra të çmuara: njëri është Libri i Zotit Kur'ani i shenjtë dhe tjetri është Itreti, do të thotë Ehli Bejti im. Këto dy gjëra kurrë nuk ndahen nga njëra-tjetra derisa të vijnë te unë pranë burimit Keother".

Në mesin e imamëve dhe argumenteve hyjnorë, Husejn bin Ali (a.s.), prijësi i dinjitetit dhe lirisë dhe lideri i luftës dhe martirizimit në rrugën e Zotit, ka një privilegj të veçantë. Ai rreth gjashtë vite ka jetuar me Profetin Muhamed s.a.v.s. dhe ka qenë shoqëruesi i tij. Ai në qendrën e shpalljes ka dëgjuar tingujt e bukur të Kur'anit të shenjtë dhe është mishëruar me njohuritë e tij të thella. Ai ka qenë shumë i pasionuar ndaj koncepteve të bukura shpirtërore të Kur'anit dhe komentonte dhe interpretonte ajetet kur'anore.

Në pikëpamjen e Imam Husejnit (a.s.), Kur'ani i shenjtë ishte një oqean i madh i diturisë dhe njohjes. Ai ishte një program i jetës të cilin duhet lexuar me kujdes dhe perceptuar tërësisht. Libri i Zotit është bazuar në katër elemente: shprehjet, fjalët simbolike dhe aludimet, tregimet mësimdhënëse dhe të vërtetat. Shprehjet e tij janë për turmat e njerëzve në përgjithësi. Fjalët simbolike dhe aludimet janë për njerëzit e veçantë dhe robërit special. Tregimet mësimdhënëse janë për evlijat ose të dashurit e Zotit. Të vërtetat e tij janë për profetët dhe të dërguarit e Zotit. Prandaj, çdo njeri në bazë të fuqisë së perceptimit dhe të kuptuarit të vet, mund të përfitoi nga të gjitha këto.

Në transmetime thuhet se Abdurrahman Selemi i mësoi suren Hamd djalit të Imam Husejnit (a.s.). Djali shkoi dhe këtë sure e lexoi pranë babait të tij Imam Husejnit (a.s.). Imam Husejni (a.s.) i dhuroi një sasi para dhe sheqer Abdurrahmanit. Disa i thanë Imam Husejnit (a.s.) që a është e drejtë t'i dhurosh të gjitha këto gjëra vetëm për mësimin e sures Hamd? Imam Husejni (a.s.) u përgjigj: "Ajo çfarë dhurova unë, si mund të jetë shpërblim i merituar për këtë punë kaq të madhe të tij?

Kryengritja e Imam Husejnit (a.s.) përbën një prej periudhave të rëndësishme të historisë së Islamit. Ajo ishte një lëvizje që rezultoi me ngjarjen e madhe dhe mësimdhënëse të Qerbelasë dhe në ditën e Ashuras të vitit 61 hixhri kameri, mori një pamje të madhërishme. Deri më tani hulumtuesit, shkrimtarët dhe artistët e ndryshëm kanë trajtuar këtë ngjarje nga aspekte dhe këndvështrime të ndryshme dhe kanë ofruar analiza dhe komentime të ndryshme rreth saj që një prej këtyre analizave është harmonizimi i plotë i Imam Husejnit (a.s.) me Kur'anin e shenjtë në këtë rrugëtim drejt Zotit.

Imam Husejni (a.s.) si në Medine dhe në rrugën nga Medina deri në Meke dhe gjithashtu në rrugën duke u nisur nga Meka deri në Qerbela, por edhe në Qerbela në periudha të ndryshme flet në lidhje me Kur'anin e shenjtë dhe duke shfaqur dashuri të veçantë ndaj tij, ua tërheq vërejtjen të pranishmëve dhe gjeneratave të ardhshme se njeriu duke përfituar nga udhëzimet e Kur'anit të shenjtë mund të luftojë kundër korrupsionit, degjenerimit, dhunës dhe padrejtësisë.

Pas vdekjes së Muavije, djali i tij Jezidi me pamerit dhe paaftësi të mjaftueshme, u vendos në krye të khalifatit islam. Ai ishte i njohur si njeri i degjeneruar dhe i pamerituar. Ai për të forcuar pozitën e pushtetit të tij, urdhëroi që të merret Bej'ati (besëlidhja) nga të gjithë. Kur Valid bin Ukbe nuk arriti që në mënyrë të natyrshme të marrë bej'atin e njerëzve në Medine për Jezidin, Mervan bin Hakem filloi të ndjekë rrugën e frikësimit dhe kërcënimit me qëllim që të mund të marrë bej'atin nga Husejnë bin Ali (a.s.) dhe në këtë mënyrë t'i japë legjitimitetin e duhur pushtetit të Jezidit. Kur Mervan bin Hakem shkoi pranë Imam Husejnit (a.s.), Imam Husejni (a.s.) duke lexuar disa ajete kur'anore, së pari qartësoi çështjet duke vetëdijesuar të pranishmit dhe duke treguar fytyrën e frikshme dhe kriminele të pushtetit Emevit, ndërsa prezantoi familjen e tij dhe meritat e Ehli Bejtit (a.s.) dhe të drejtën e tij. Ai i tha Marvanit: "Mjerë për ty! Ju jeni të ndotur me veprime të këqija dhe ne jemi familje për të cilën Zoti i madhëruar në Kur'anin e shenjtë ka thënë:

انّما یرید اللّه لیذهب عنکم الرّجس اهل ‏البیت و یطهّرکم تطهیرا»(احزاب/ 33)

"Me të vërtetë Zoti dëshiron që të pastrojë nga ju Ehli Bejt çdo lloj papastërtie (dyshimi e dileme) dhe t'u bëjë juve të pastër ashtu siç e meritoni!""

Në fjalorin e Kur'anit të shenjtë, ata të cilët arrin në përkryerje dhe besimi depërton në thellësinë e shpirtit të tyre, nuk kanë as frik dhe as pikëllim. "Ata as nuk frikësohen dhe as nuk pikëllohen".

Imam Husejni (a.s.) pikërisht me këtë qëndrim dhe pikëpamje të besimit në një Zot dhe me këtë të kuptuar vigjilent, u ngrit në kryengritje kundër Jezidit.

Tags

Sep 14, 2018 10:33 Europe/Tirane
Komente