• Administrimi i ujit, domosdoshmëri e përbashkët mes Iranit dhe Afganistanit

Kushtet e veçanta klimatike, duke përfshirë shiun e reduktuar dhe rrjedhimisht burimet ujore, së bashku me ngrohjen, e kanë bërë më shumë se kurrë të domosdoshme administrimin e të gjitha vendeve me burime të përbashkëta ujore të Iranit dhe Afganistanit të cilët kanë nevojë për mirëkuptim reciprok në menaxhimin e burimeve të përbashkëta të ujit.

Me ndarjen e Afganistanit nga Irani në vitin 1857 sipas Traktatit të Parisit, çështja e lumit Harmand ishte një nga çështjet e rëndësishme politike, sociale dhe mjedisore të të dy vendeve. Pas dështimit të bisedimeve të shumta midis Iranit dhe Afganistanit në vitet 1930 dhe 1948, me ndërhyrjen e tre vendeve, Shteteve të Bashkuara, Kanadasë dhe Kili, në vitin 1975 u nënshkrua një marrëveshje nga dy liderët dy vendeve në Kabul, e cila siguroi 26 metra kub e ujit në sekondë (ekuivalent me 850 milion metra kub në vit) për provincën Sistan të Iranit dhe liqenin Hamoon. Eksperti politik gjeopolitik Pirouz Moxhtahed’zadeh beson se problemi kryesor i Iranit dhe Afganistanit filloi kur udhëheqësit politikë afganë, të mbështetur nga kolonializmi britanik në fillim të shekullit të 20-të, përvetësuan lumin Harmand si një lum të brendshëm dhe e konsideruan çdo përdorim të ujit si "të drejtë ekskluzive" . Por mungesa e një qeverie të fuqishme në Afganistan, ndërtimi i digës Kajaki mbi lumin Harmand, instalimi dhe përdorimi i llojeve të ndryshme të pompave përgjatë lumit për kultivimin e hashashit dhe çështjet atmosferike ka çuar në tharjen e liqenit Hamoon në Iran (liqeni i shtatë ndërkombëtar). Duhet të theksohet se përfitimet e furnizimit mjedisor të liqeni Hamoon nuk janë të përqendruara vetëm në Iran, pasi nga jetesa e këtij liqeni gjithashtu përfiton populli i Afganistanit.Gjithashtu, sipërfaqja e ujit të liqenit plotëson nevojat e ekosistemit të zonës, e cila është e rëndësishme për kafshët e egra dhe shpendët migrues.

Në këtë mënyrë, për të përmbushur nevojat mjedisore të liqenit Hamoon, vitet e fundit janë bërë studime trepalëshe  me Agjencinë e Mbrojtjes së Mjedisit të Iranit, Afganistanin dhe në Programin e Zhvillimit të Kombeve të Bashkuara (UNDP) në Teheran dhe Gjenevë për të identifikuar nevojat mjedisore të liqenie, por për fat të keq Afganistani pas takimit të tretë në këtë program të përbashkët ndërkombëtar ndërpreu bashkëpunimin e tij. Politika e ujit në Afganistan, gjatë dekadave të fundit, ka qenë një rezultat shumë shqetësues për rajonet lindore të Iranit. Në provincën veriore të Sistan dhe Baluchestanit në Iran, veçanërisht qytetet e Zabulit dhe rrethinat e tij, jeta varet nga ujërat e lumit Harmand dhe bujqësia rreth liqenit Hamoon, e cila vuan nga thatësira. Politikat e njëanshme të Afganistanit në lidhje me burimet e përbashkëta ujore me fqinjët e tij, veçanërisht Iranin, kanë çuar në ndërtimin e digave në zona të ndryshme të vendit gjatë viteve të fundit, një prej të cilave është ndërtimi i digës Salma në Herat. Natyrisht, uji i përbashkët i Afganistanit dhe Iranit nuk kufizohet vetëm në lumin Harmand, pasi edhe lumi Heirud është një burim tjetër i përbashkët i ujit për të dy vendet.

Lumi Heirud vjen nga malësitë Hindukush të Afganistanit dhe arrin kufijtë e Afganistanit dhe Iranit pasi kalon 650 kilometra rreth qytetit të Taibadit. Në Iran, pas bashkimit të disa lumenjve me lumin Heirud ai arrin në ngushticën Zulfiqar, ku krijon 107 kilometra vijë të gjatë kufitare me Iranit dhe Afganistanit dhe pastaj vazhdon me formimin e 117 kilometra vijë kufitare të përbashkët mes Iranit-Turkmenistanit dhe përfundon në qytetin Tajan të Turkmenistanit. Afganistani, vitet e fundit, me një qëndrim jo real dhe në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare, ka anashkaluar shfrytëzimin e përbashkët të lumenjve Hearmand dhe lumit Heirud. Vazhdimi i kësaj politike ka ngjallur sfida të gjera për jetën njerëzore dhe shtazore në pjesën lindore të Iranit dhe ka krijuar kriza të tilla si papunësia, emigrimi, përhapjen e pluhurit dhe zhdukjen e mikroorganizmave. Përveç digës Salma dhe Peschad, qeveria afgane gjithashtu u zotua të ndërtojë dy diga të tjera në lumin Heriud për të menaxhuar pjesët e tjera të ujit. Në këtë kontekst, në dy vitet e fundit nisja e  procesit të negociatave midis Afganistanit dhe Iranit për hartimin e një dokumenti gjithëpërfshirës të bashkëpunimit mes dy vendeve, ka luajtur një rol të rëndësishëm në reduktimin e mosmarrëveshjeve dypalëshe mbi përdorimin e burimeve të përbashkëta ujore, veçanërisht marrëveshja e Teheranit dhe Kabulit për të arritur një akord mbi regjimin hidroelektrik të lumit Heriudit. Kjo mund të ndihmojë procesin e arritjes së një dokumenti gjithëpërfshirës dhe strategjik për bashkëpunimin dypalësh.  

Të dy vendet me diplomacinë fituese të përbashkët, po punojnë për përcaktimin e regjimin ligjor të shfrytëzimit të përbashkët të lumit Heirud që do të zgjidhë një herë përgjithmonë këtë temë. Pozita gjeopolitike e Iranit dhe Afganistanit në të njëjtën kohë mund të ofrojnë mundësi dhe kontradikta për të dyja këto vende dhe kthimi i këtyre mundësive në bashkëpunim varet nga mirëkuptimi këtyre dy vendeve. Irani dhe Afganistani kanë kohë që janë përballur me çështje të tilla si përkatësia etnike, sfidat kufitare, emigracioni dhe kriza e ujit. Në shumë prej këtyre rasteve, kanë ndikuar disa faktorë të tillë si paqëndrueshmëria politike në Afganistan, mungesa e sigurisë, shfrytëzimi i njëanshme i burimeve të ujit, mos efektiviteti i kontratave të shkuara dhe shkeljet e përsëritura.  Natyrisht, integrimi ekonomik ndërmjet Iranit dhe Afganistanit, duke përfshirë angazhimin e dy vendeve në zhvillimin e portit Çabahar, është një lloj ndërvarësie ekonomike midis dy vendeve, e cila mund të ndihmojnë të dy vendet për të bashkëpunuar më tutje dhe për të zgjidhur problemet e tyre përmes dialogut.

Duke marrë parasysh lidhjet politike, të sigurisë dhe ekonomike midis Iranit dhe Afganistanit, si dhe disa kërcënimeve të përbashkëta midis dy vendeve, është bërë më e rëndësishme të arrihet një konsensus për të formuar një plan unik për bashkëpunimin dypalësh. Sipas ekspertëve kjo është arsyeja se pse çështja e administrimit të burimeve ujore konsiderohet si një domosdoshmëri për plotësimin e nevojave të përbashkëta në fusha të ndryshme të Iranit dhe Afganistanit si dy vende fqinje. Në një situatë ku gjatë dekadave të fundit, Irani ka theksuar ndihmesën për fqinjin e tij duke respektuar marrjen e qindra mijëra refugjatëve dhe azilkërkuesve afganë, si dhe duke kontribuar në luftën kundër terrorizmit dhe pjesëmarrjen në procesin e rindërtimit të Afganistanit duke respektuar parimet e fqinjësisë së mirë, Teherani pret që edhe Afganistani burimet e përbashkëta ujore që  ka me Iranin, dhe që ndodhen në periferi të vendit, të mos i shohë si një e drejtë ekskluzive të tij me qëllim që nëpërmjet dialogut dhe nëpërmjet diplomacisë së ujit  të arrihet një akord nga Teherani dhe Kabuli mbi shfrytëzimin e përbashkët të burimeve ujore.

Dec 02, 2018 17:55 Europe/Tirane
Komente