• Kanali

Po kalojnë gati dy muaj prej kur çështja e vrasjes së Jamal Khashoggi, gazetarit kritik të regjimit Al Saud të Arabisë Saudite, u shndërrua në një prej temave të para të mediave ndërkombëtare. Konsullata e Arabisë Saudite në Stamboll ka pohuar vdekjen e këtij gazetari të Arabisë Saudite dhe ngjarjet para dhe pas vdekjes së tij, po zbulohen dhe dëgjohen njëra pas tjetrës.

Khashoggi  u prezantua si një kritikë i ashpër i politikave të regjimit Al Saud mirëpo deri para pak kohe ai ka shërbyer si këshilltar i po kësaj qeverie të regjimit Al Saud dhe ishte i informuar për shumë sekrete. Ai disa ditë para  vdekjes, pati zbuluar një prej komploteve të qeverisë së Arabisë Saudite kundër Republikës Islamike të Iranit.

Kanali televiziv "Iraninternational" është themeluar dhe ka filluar punën në muajin maj të vitit 2017, para zgjedhjeve presidenciale të Iranit dhe prirjet dhe animet e programeve të këtij kanali televiziv ishin të drejtuara të gjitha kundër popullit dhe shtetit të Iranit. Sa'id Kamal Dehkan, gazetari i gazetës angleze "Guardian" kohë më parë në një raport të tij, ka zbuluar rolin e një prej autorëve të vrasjes së Jamal Khashoggi në themelimin e kanalit televiziv dhe sigurimin e burimeve financiare të televizionit  anti-iranian "Iraninternational". Ai në lidhje me këtë ka shkruar: "Një burim i informuar i cili në të kaluarën ka bashkëpunuar me Muhamed bin Selman, princin e kurorës së Arabisë Saudite, ka thënë se buxheti i kanalit televiziv "Iraninternational" sigurohet nga Oborri Mbretëror i Arabisë Saudite dhe arrin deri në 250 milionë dollarë". Në raportin e kësaj reviste angleze thuhet: "Buxheti i kanalit televiziv "Iraninternational" me seli në Londër, sigurohet nëpërmjet një kompanie president i të cilës është një tregtar i Arabisë Saudite. Ky tregtar ka marrëdhënie shumë të afërta me Muhamed bin Selman për të cilin shumë njerëz besojnë se kishte dorë në vrasjen e Jamal Khashoggi.   Mirëpo Sa'id Kamali Dehkan, gazetari i "The Guardian" më tetë nëntor ka zbuluar edhe një çështje tjetër e cila i ka dhënë dimensione të reja veprimeve të qeverisë së Arabisë Saudite në eliminimin e opozitarëve të saj. Ai në një mesazh të publikuar në Twitter ka shkruar: "Mund të theksoj se Jamal Khashoggi është vrarë për këtë arsye se në mëngjesin e 26 shtatorit, më ka kontaktuar mu me telefon dhe gjatë bisedës ka zbuluar se Muhamed bin Selman dhe Sa'ud Al-Kahtani po financojnë kanalin televiziv "Iraninternational" me seli në Londër".

Ky gazetar pasi ka shkruar raportet që zbuluan këto skandale në gazetën "The Guardian", në një mesazh të publikuar në Twvitter, ka shkruar se për arsye të pranisë së tij në një program televiziv të kanalit "Iraninternational", paratë që ka marrë si pagesë për pjesëmarrje në këtë program televiziv i ka futur në një llogari të Fondit të UNICEF. Natyrisht se Kamali Dehkan pas publikimit të mesazhit të tij në Twiter, ka marrë disa kërcënime dhe tani është i shqetësuar për jetën e vet se edhe ai mund të pësojë fatin e Jamal Khashoggi.

Në prezantimin e kanalit televiziv "Iraninternational" duhet të themi se nëse do t'i referohemi faqes së opinioneve duke kërkuar fjalën "Iran International", do të përballemi me një faqe e cila tregon se leje e punës së kanalit televiziv "Iran International" i përket një kompanie që vepron me emrin "Global Media Circulating Limited" zyra e së cilës është në Londër. Tani duke kërkuar emrin e kësaj kompanie në sistemin e internetit për regjistrimin e kompanive në Angli, bëhet e qartë se një prej drejtuesve kryesor të kësaj kompanie është një shtetas i Arabisë Saudite me emrin "Adel Al-Abdulkarim". Duke kërkuar emrin e tij gjithashtu bëhet e qartë se ai përveç kompanisë së lartpërmendur, është pronar edhe i një kompani tjetër "Holding" që ish-drejtor i saj ka qenë Abdurrahman Rashid, gazetar saudit dhe ish-drejtor i kanalit televiziv Al-Arabija që njihet për qëndrimet e tij kundër Iranit.   

Edhe nëse nuk do të publikohet ky lajm për lidhjet e Arabisë Saudite me kanalin televiziv "Iraninternational", në një periudhë të shkurtë të jetës së punës së këtij kanali televiziv, drejtuesit e tij me kryerjen e aktiviteteve kundër Iranit dhe kundër tërësisë territoriale të tij, kanë treguar se ata marrin urdhra vetëm nga armiqtë e Iranit. Për shembull, mund të përmendim sulmin terrorist i cili u kryer rreth dy muaj më parë në Iran.

Disa persona të armatosur të grupit terrorist "Al-Ahvazija" gjatë procesit të paradës së forcave të armatosura me rastin e fillimit të javës së Mbrojtjes së Lavdishme që ishte duke u zhvilluar në Ahvaz, kryen sulm të armatosur kundër qytetarëve që ishin të pranishëm në vendin e publikut. Gjatë kësi sulmi terrorist u vrarë 25 qytetarë iranianë dhe u plagosën 60 të tjerë që në mesin e viktimave ishin edhe disa fëmijë, gra dhe shumë civilë.

Pas kësaj ngjarje, kanali televiziv "Iraninternational" me seli në perëndim të Londrës, ishte kanali i parë televiziv në gjuhën persiane që zhvilloi intervistë me Ja'kub Hurr Al-Tastari i cili u paraqit në rolin e zëdhënësit të këtij grupi separatist dhe terrorist. Al-Tastari në këtë intervistë deklaroi se ata kanë kryer këtë sulm të armatosur dhe ka lavdëruar vrasjen që është gjatë kësaj ngjarje.

Intervista e "Iraninternational" me Ja'kub Al-Tastari, zëdhënësi i grupit terrorist Al-Ahvazija

Pas kësaj ngjarje shumë iranianë intervistën e Iraninternational me zëdhënësin e grupit terrorist Al-Ahvazija e kanë krahasuar me intervistën me zëdhënësin e grupit terrorist ISIS pas sulmit terrorist në perëndim dhe e kanë qortuar ashpër atë. Disa orë pas transmetimit të kësaj interviste, Hamid Baidinezhad, ambasadori i Iranit në Londër, këtë veprim të kanalit televiziv Iraninternational e ka quajtur shkelje e hapur e ligjit dhe simbol i qartë i mbështetjes ndaj terrorizmit. Ai në një mesazh të publikuar në Twitter, ka shkruar se ky kanal televiziv në një veprim të paturpshëm ka zhvilluar intervistë me zëdhënësin e një grupi terrorist i cili ka vrarë dhe përgjakur një numër të madh të njerëzve të pafajshëm. Ambasadori i Iranit në Londër tha: "Ambasada e Iranit në Londër kërkon nga autoritet mbikëqyrëse të mediave në Angli që ta hetojë këtë veprim si përhapje të terrorizmit dhe dhunës".

Mirëpo veprimi i kanalit televiziv "Iraninternational" u bë polemik në kohën kur Abdulkhalik Abdullah", ish-këshilltar i Muhamed bin Zajed, princit të kurorës së Emirateve të Bashkuara Arabe, pas sulmit terrorist në Ahvaz në një mesazh të publikuar në Twitter ka shkruar: "Një sulm ushtarak kundër objektivit ushtarak, nuk konsiderohet sulm terrorist dhe transferimi i betejave të luftës brenda Iranit është një opsion i deklaruar më parë dhe do të shtohet edhe më shumë gjatë fazave të ardhshme".

Pavarësisht dënimit të sulmit terrorist në Ahvaz nga vendet e rajonit dhe qarqet ndërkombëtare, Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, nuk kanë dënuar këtë sulm terrorist.

Shqyrtimet e ngjarjeve dhe raporteve tregojnë se ky kanal televiziv ka vepruar përkundër statusit të tij publikuar në faqen e vet në internet ku obligohet të respektojë ligjet përkatëse dhe me mbështetje ndaj terroristëve, ka shkelur haptazi ligjet dhe rregullat e OFCOM (Organizatës për rregullimin e normave dhe rregullave mediale në Britaninë e Madhe). Në ligjet dhe rregullat e OFCOM thuhet se përmbajtja e cila në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe jo të drejtpërdrejtë rezulton me veprim kriminal ose me prishjen e rendit ose publikon informacione të cilat në një formë bëhen shkak për inkurajimin ose propagandën për pjesëmarrje në veprimtaritë terroriste dhe ose në forma të tjera të veprimeve kriminale dhe shkeljen e normave, është e ndaluar.  

Burimet informative gjithashtu kanë thënë se organizata OFCOM ka premtuar se do ta hetojë dhe shqyrtojë veprimin e kanalit televiziv "Inraninternational" për shkak të intervistës me një zëdhënës të një grupi ekstremist, separatist dhe terrorist.

Natyrisht se kjo nuk është hera e parë që kanali televiziv "Iraninternational" kritikohet nga opinioni publik dhe nga autoritetet zyrtare. Ky kanal televiziv në të kaluar ka mbuluar drejtpërdrejtë tubimin e plotë të organizatës terrorist MEK që është një grup tjetër terrorist i lidhur me Arabinë Saudite dhe Amerikën dhe më pas ka ndërprerë bashkëpunimin e vet me një gazetar profesional të këtij kanali televiziv i cili kishte protestuar ndaj këtij veprimi të këtij kanali televiziv.

Të gjitha këto ngjarje dhe veprime anti-iraniane në fushën e mediave bëhen në rrethanat kur Donald Trump, presidenti i Amerikës, mundohet të zhvillojë një luftë psikologjike dhe në mënyrë të vazhdueshme thekson se ka vendosur sanksione të reja dhe të ashpra kundër Iranit. Pikërisht për këtë arsye, mund të besohet më shumë se ky kanal televiziv është varur tërësisht nga aleatet e Amerikës dhe po transmeton programin e tyre për të prishur moralin e qytetarëve iranianë brenda në Iran. Në këtë drejtim Akbar Nasrullahi, profesor për administrimin e mediave dhe komunikimit, në lidhje me shtimin e veprimtarisë anti-iraniane të kanalit televiziv "Iraninternational" njëkohësisht me fillimin e raundit të ri të sanksioneve kundër Iranit, thotë: "Me padyshim se njëri prej qëllimeve të themelimit të kanaleve televizive satelitore në gjuhën persiane, është të ushtrohet ndikim mbi zhvillimet në Iran. Këto rrjete mediale konsiderohen pajisje të luftës mediale të perëndimit në fushën e publikut persishtfolës. Është e natyrshme që disa individë që janë në kanalet televizive satelitore në gjuhën persiane, në kohën e fillimit të raundit të ri të sanksioneve të Amerikës kundër Iranit, janë shndërruar në shtab të luftës mediale të perëndimit kundër Iranit në mënyrë që të mund të çojnë përpara operacionet e luftës psikologjike të Amerikës dhe Trump.

Mund të shtojmë edhe këtë se çështja e investimit të një investitorit të Arabisë Saudite në një televizion në gjuhën persiane, nuk është diçka për t'u çuditur. Për arsye se tani më ka disa vite që figurat dhe personaliteteve arabe përkrahëse të Arabisë Saudite po propozojnë që regjimi Al Saud që ta themelojë një kanal televiziv satelitor për Iranin. Për shembull, në dhjetor të vitit 2015, Muhamed Al-Salami, gazetar arab, në gazetën "Al-Vatan" të Arabisë Saudite, ka paraqitur të njëjtin propozim.

Para tij dhe në tetor të po atij viti, gazeta internetive arabe "Ilaf" e cila publikohet në Londër dhe i përket një pasaniku me ndikim të Arabisë Saudite, ka kërkuar nga vendet arabe të rajonit të Lindjes së Mesme që të sigurojnë fondet e duhura financiare për të themeluar një kanal televiziv satelitor në gjuhën persiane. Një analist nga Arabia Saudite me emrin "Mubarak Al-Dexhin" në gazetën "Al-Vatan" ka propozuar se vetëm kanal televiziv nuk mjafton, por duhet të fillohet edhe një fushat e fuqishme propaganduese në rrjetet sociale nga ana e Arabisë Saudite.

Është interesant të dini se faqja e internetit "Al-Arabija" që nga viti 2008 ka transmetim edhe në gjuhën persiane dhe gazeta "Al-Sharkul-Avsak" pesë vite më parë ka lansuar faqen e saj në gjuhën persiane.  

"Ju nuk mund ta përmirësoni një budalla. Kur aleati yt bënë një veprim kaq të çmendur dhe urryes siç është ngjarja që ndodhi në Stamboll, atëherë nuk mund të korrigjohet çështja shumë lehtë".

Kjo është një fjali e thënë nga Thomas Friedman, analisti i njohur i gazetës amerikane "New York Times" në lidhje me vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi. Friedman saktësisht një vit më parë në ditët e fundit të muajit nëntor, në një intervistë me Muhamed bin Selman, e ka quajtur atë si një "reformator" të Arabisë Saudite dhe "thirrës të pranverës arabe në këtë vend". Mirëpo këtyre ditëve kur u zbulua haptazi roli i Muhamed bin Selman në vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi që ishte kritik i politikave të regjimit Al Saud, po bënë shumë përpjekje që të distancohet nga ai. Mirëpo Friedman dhe të gjithë ata të cilët mendojnë si ai, po mbyllin sytë ndaj realiteteve të cilat janë shumë më urryese dhe rrëqethëse se sa vrasja e gazetarit Jamal Khashoggi në konsullatën e Arabisë Saudite në Stamboll. Mbështetja dhe mbrojtja e terroristëve duke shpenzuar me miliona dollarë dhe keqpërdorimi i mjeteve mediale për të arsyetuar vrasjen e civilëve dhe fëmijëve të pafajshëm, janë vetëm disa prej veprimeve të tilla. Vallë z. Friedman në intervistën e ardhshëm me Muhamed bin Selman a do të ketë guximin që ta pyes atë edhe në lidhje me këto veprime???

Dec 02, 2018 17:59 Europe/Tirane
Komente