Jan 26, 2019 12:17 Europe/Tirane
  • Arrestimi i Marzie Hashemi, shkelje e rëndë e të drejtave të njeriut nga Shtetet e Bashkuara

Shtetet e Bashkuara kanë pretenduar vazhdimisht se mbështesin lirinë dhe të drejtat e njeriut dhe vazhdimisht kanë akuzuar të tjerët për shkeljet e të drejtave të njeriut.

Megjithatë, sipas organizatave të të drejtave të njeriut dhe Këshillit të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, Shtetet e Bashkuara janë një nga abuzuesit më të mëdhenj të të drejtave të njeriut në botë.

Shtetet e Bashkuara, me një rekord të errët mbi çështjet e të drejtave të njeriut, gjithnjë i vunë në pikëpyetje të drejtat e njeriut në vende të tjera për t'iu shmangur reagimit të popullit të vetë dhe opinionit botëror. Në raportin e tij vjetor, Departamenti i Shtetit është akuzuar për fajësimin e grave në situatën e të drejtave të njeriut në vendet që kanë interesa kontradiktore me Uashingtonin, në vend që t'i referohet shkeljeve të dukshme të të drejtave të njeriut të qytetarëve amerikanë, veçanërisht ndaj personave me ngjyrë. Uashingtoni, që e sheh veten si një polici globale, e konsideron të detyrueshme që të gjykojë situatën e të drejtave të njeriut në vende të tjera, duke mos iu referuar gjendjes së të drejtave të njeriut në Shtetet e Bashkuara. Pavarësisht sloganeve të paraqitura nga qeveria e Shteteve të Bashkuara për respektimin e të drejtave të njeriut dhe mbrojtjen e të drejtave dhe lirive individuale dhe sociale dhe të të drejtave të qytetarëve në këtë vend, veprimet e qeverisë amerikane për çështje të ndryshme, të tilla si trajtimi i popujve indigjenë, pakicat dhe zezakët, privatësia, dhe shumë të tjera, janë shenja të gënjeshtrave të Uashingtonit në mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

Abuzimi më i fundit me të drejtat e njeriut në Shtetet e Bashkuara është arrestimi dhe trajtimi çnjerëzor i gazetares së Press TV, Marzie Hashemi. Fillimisht emri i Hashemi ka qenë Melanie Franklin dhe ka lindur në Kolorado të SHBA dhe është arsimuar në fushën e medias. Ajo që në moshën e rinisë u ndikua nga karakteri i Imam Khomeinit (ra), udhëheqës i Revolucionit Islamik dhe e pranoi fenë islame dhe emigroi në Iran. Ajo shërbeu për disa vite në kanalin televiziv Press TV dhe ka luajtur një rol në kritikimin e politikave agresive dhe çnjerëzore të SHBA. Kjo gazetare amerikane shkoi nga Irani në SHBA për të vizituar familjes e saj dhe më 13 janar u ndalua në aeroportin St. Louis dhe u transferua në Uashington pa asnjë akuzë. Hashemi i ka thënë familjes së tij përmes telefonit se agjentët e qendrës së paraburgimit kanë pasur sjellje abuzive dhe të papërshtatshme ndaj saj dhe e kanë detyruar atë të heqtë shaminë dhe të fotografohej pa shami.  Drejtori i shërbimi të jashtëm të radiotelevizionit shtetëror të Iranit (IRIB), ka thënë se në bazë të deklaratës së nxjerrë nga Amerika deri tani ndaj gazetares Marzie Hashemi nuk është ngritur asnjë akuzë.

Peiman Xhebeli, në një intervistë për kanalin 1 të RTV të Republikës Islamike të Iranit IRIB, lidhur me arrestimin e Marzie Hashemi, gazetare e kanalit televiziv Press TV, foli mbi këtë veprim të papërgjegjshëm të FBI-së amerikane dhe tha: Nëse znj. Hashemi duhet të paraqitej si dëshmitare në një gjykata ajo duhej ftuar dhe thirrur dhe jo të arrestohej dhe të lidhej me zinxhirë dhe të shkeleshin bindjet e saj fetare dhe të mos respektohej. Xhebeli tha se sjellja e amerikanëve me spikeren e Press Tv ishte një veprim politik dhe shtoi: Kjo tregon se i vetmi krim që ka bërë Marzie Hashemi është se ajo punon për kanalin Press TV, dhe se ky kanal shprehet kundër deklaratave të autoriteteve amerikane dhe është kundër dëshirës së qeverisë amerikane. Kanali televiziv Press Tv ka raportuar se znj. Marzie Hashemi e cila është me origjinë amerikane gjatë udhëtimeve të zakonshme të saj në Amerikës, gjithnjë është ankuar për keqtrajtimin e agjentëve të sigurisë amerikane sidomos në aeroportet e Amerikës, mirëpo deri më tani nuk është arrestuar asnjë herë në këtë formë. Autoritetet e policisë dhe autoritetet e gjykatës së Amerikës edhe pas tre dite të arrestimit të Marzie Hashemi, akoma nuk kanë paraqitur kurrfarë akuze kundër saj dhe gjithashtu nuk kanë dhënë kurrfarë shpjegimi në lidhje me atë. Shtetet e Bashkuara derisa arrestuan një prezantuese dhe gazetare në vendlindjen e saj, Departamenti i Shtetit tha në faqet e tij të rrjeteve sociale se liria e shprehjes është një nga liritë më të shenjta dhe më të rëndësishme të përcaktuara në Kushtetutën e SHBA dhe pohoi rëndësinë dhe vlerën e lirisë së shprehjes në Shtetet e Bashkuara. Ndërkohë, në dritën e presioneve mediatike dhe çështjeve publike, Shtetet e Bashkuara u detyruan të konfirmojnë arrestimin pa akuzë të znj. Hashemi. Gjykata në Uashington ka konfirmuar arrestimin pa asnjë akuzë të Marzie Hashemi gazetare e televizionit iranian Press Tv dhe ka pretenduar se është çelësi kyç i një dosje të panjohur. Sipas njoftimit të kësaj gjykate, që është lëshuar me urdhër të gjykatësit Beryl Howell, gazetarja Marzie Hashemi nuk ka kryer asnjë krim. Autoritetet amerikane kanë deklaruar se Marzie Hashemi deri tani është thirrur 2 herë për hetime në gjykatën rajonale të Uashingtonit dhe pas pohimeve të saj është liruar. Megjithatë deri tani nuk është dhënë asnjë afat për datën e lirimit të gazetares së Press Tv. Në bazë të një ligji në Amerikë, policia amerikane mund të arrestojë një person pa pasur asnjë akuzë kundër tij por vetëm duke u mbështetur në termin çelësi kyç për një dosje të caktuar.

Duket se qeveria amerikane ka burgosur Marzie Hashemin në një përpjekje për tu hakmarrë kundër Press TV si krahun mediatik në gjuhën angleze të Iranit, i cili vazhdimisht ka raportuar aktet çnjerëzore të SHBA. Asam Bekr, sekretari i përgjithshëm i grupeve kombëtare dhe islamike të Palestinës, duke dënuar arrestimin e gazetares së Press Tv, ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të saj. Ai ka thënë se arrestimi i Marzie Hashemi është bërë në kuadër të sjelljeve arrogante të Amerikës. Xherbes Azar, gazetari i kanalit televiziv Al-Akbarija të Sirisë, në lidhje me këtë deklaroi: "Arrestimi i Marzijeh Hashemi, është një arrestim politik dhe në kundërshtim me ligjet ndërkombëtare dhe vërteton se Amerika nuk është vend i demokracisë ashtu siç pretendon". Ndërkohë Ali Al-Xhurejri, intelektual palestinez, ka theksuar: "Ata të cilët e mbrojnë të vërtetën, arrestohen dhe vriten. Këto sjellje tregon se sistemi i Amerikës dhe sistemet që luftojnë kundër të vërtetës, nuk kanë norma morale dhe nuk respektojnë parimet morale". Edhe aktivistët dhe gazetarët e Tunizisë gjithashtu duke dënuar arrestimin e gazetares së kanalit iranian Press Tv, kanë kërkuar që kjo çështje të shndërrohet në një çështje ndërkombëtare për mbështetjen e gjerë ndaj Marzie Hashemi. Ata kanë theksuar se arrestimi i kësaj gazetare vërteton dyanshmërinë e Amerikës e cila pretendon mbrojtjen e demokracisë. Edhe aktivistët medial dhe intelektualët irakianë kanë dënuar arrestimin e Marzie Hashemi në Amerikë dhe kanë deklaruar solidaritetin e tyre më atë dhe familjen e saj. Ndërkohë aktivistët e mediave dhe personalitetet universitare në Algjeri kanë dënuar arrestimin e gazetares së Press Tv, Marzie Hashemi në Amerikës dhe kanë deklaruar: "Një veprim i tillë zbulon gënjeshtrat e të gjitha pretendimeve të Amerikës në lidhje me mbrojtjen e lirisë së shprehjes dhe lirisë së mediave.

Arrestimi dhe sjelljet jo-njerëzore ndaj Marzie Hashemi, në mënyrë të qartë zbulojnë natyrën e shkeljeve të të drejtave të njeriut nga ana e qeverisë amerikane, sidomos nga presidenti aktual i SHBA Donald Trump, i cili vazhdimisht ka thirrur slogane raciste dhe anti-islamike. Në të vërtetë sjelljet e qeverisë amerikane ndaj Marzie Hashemi kanë qenë edhe për shkak të ngjyrës  dhe fesë islame si dhe për kritikat e saj ndaj SHBA.

 

Tags

Komente