Katastrofa më e madhe në ceremoninë e Haxhit ka ndodhur në Mina, që është 5 km larg në lindje të Mekës. Ngjarjet e ndodhura në Mina, në disa raste kanë qenë për shkak të zjarrit, në disa raste të tjera për shkak të dendësisë së njerëzve dhe gjatë këtyre ngjarjeve me mijëra haxhinj me shpresën se do të kryenin të qetë ceremoninë e tyre të Haxhit në Arabinë Saudite, kurrë nuk janë kthyer në vendin e tyre.

Ashtu siç thamë edhe në pjesë e parë, haxhi është ceremonia e një ibadeti të madh me pjesëmarrjen e qindra mijëra besimtarëve. Si rezultat për organizimin e kësaj ceremonie, është e nevojshme të programohet siguria për të gjithë. Mirëpo qeveria e Arabisë Saudite deri më sot është treguar e pafuqishme në garantimin e sigurisë për vizitorët e Shtëpisë së Zotit. Përgjatë viteve të kaluara, vizitorët e Shtëpisë së Zotit janë përballur me ngjarje të ndryshme përmendja e të cilave kërkon shumë kohë dhe ne do të përmendim vetëm disa prej tyre që janë edhe më të rëndësishmet.

Ngjarja më katastrofike në ceremoninë e Haxhit ka ndodhur në Mina, zonë që ndodhet 5 km larg në lindje të Mekës. Të gjithë haxhinjtë që prej mëngjesit të datës 10 të muajit Dhihaxhe që është festa e Kurban Bajramit, shkojnë në këtë zonë të shenjtë me qëllim që deri më datë 12 të qëllojnë me gurë shejtanin dhe më pas të kthehen në Mekë. Ngjarjet e ndodhura në Mina, në disa raste kanë qenë për shkak të zjarrit, në disa raste të tjera për shkak të dendësisë së njerëzve dhe gjatë këtyre ngjarjeve me mijëra haxhinj me shpresën se do të kryenin të qetë ceremoninë e tyre të Haxhit në Arabinë Saudite, kurrë nuk janë kthyer në vendin e tyre.

Zona e Minasë

Më 10 dhjetor të vitit 1975, për shkak të një zjarri të madh që lindi si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi në Mina, 200 haxhinj humbën jetën dhe me qindra të tjerë u lënduan. Të mbijetuarit e këtij zjarri të madh kanë përshkruar skenën e djegies së haxhinjve dhe vdekjes së tyre për shkak të dendësisë së madhe të njerëzve. Mirëpo në këtë tragjedi të madhe, forcat e ndihmës së shpejtë të Arabisë Saudite nuk ishin të pranishëm dhe njerëzit vetë kanë ndihmuar njëri-tjetrin.

Zjarri në Mina

Kjo ngjarje e hidhur nuk i detyroi autoritetet e qeverisë së Arabisë Saudite që të marrin masat për të parandaluar të tilla ngjarje. Nga zjarri që ra në një prej tendave të pelegrinëve në vitin 1995, 100 persona humbën jetën dhe shumë të tjerë gjithashtu u lënduan. Mirëpo vetëm 2 vite më vonë një tjetër zjarr i madh shkaktoi vdekjen e 343 haxhinjve dhe lëndimin e mbi 1500 të tjerëve. Kjo tragjedi e dhimbshme ndodhi në kohën kur Al Saud në vitin 1975, d.m.th. 22 vite më parë mund të kishte marrë masat e nevojshme për të parandaluar të tilla ngjarje dhe tragjedi të dhimbshme. Por mesa duke për regjimin Al Saud jeta e haxhinjve nuk është rëndësishme. Ata paratë e tyre më shumë i shpenzojnë në aparencën e jashtme për të përfituar sa më shumë nga aspekti propagandistik.

Ashtu siç thamë edhe më sipër, dendësia e madhe e njerëzve është një prej arsyeve që ka shkaktuar tragjedi gjatë ceremonisë së Haxhit në Mina. Të tilla tragjedi kanë ndodhur për shkak të numrit të madh të haxhinjve dhe mungesës së programeve të caktuara nga forcat e rendit të Arabisë Saudite. Nga ana tjetër me kalimin e viteve, numri i të tilla tragjedive është shtuar gjithmonë e më shumë. Gjatë ceremonisë së Haxhit në vitin 1990, tuneli që të çon në Mina papritur u mbyll dhe sistemi i qarkullimit të ajrit doli jashtë funksionit. Nga vapa, mungesa e ajrit dhe numri i madh i njerëzve, 1426 haxhinj humbën jetën dhe shumë të tjerë u lënduan. Në vitin 1998 gjithashtu për shkak të dendësisë së njerëzve në Mina, 118 haxhinj humbën jetën dhe 180 të tjerë u lënduan. Shumica e tragjedive në Mina ka ndodhur në kohën kur haxhinjtë qëllojnë shejtanin me gurë. Si rezultat për arsye të ndryshme dhe për shkak të mungesës së një programi të caktuar nga qeveria Saudite, në vitin 1994 gjatë kryerjes së ritit në Mina në vitin 1994 humbën jetë 270 vizitorë, në vitin 2001 35, në vitin 2004 251 dhe në vitin 2006 360 vizitorë. Sigurisht me dhjetëra mijëra të tjerë mbetën të lënduar. Po në vitin 2006 për shkak të rrëzimit të një hoteli në Mekë, 76 vizitorë humbën jetën.

Rami Xhamerat

Shuma nga ngjarjet e rëndësishme që kanë ndodhur në Mekë, përveç disa prej tyre, në shumicën e rasteve kanë ndodhur për shkak të forcave të rendit. Në vitin 1979 pas ceremonisë së Haxhit, disa kundërshtarë të pushtetit Al Saud morën nën kontroll Shtëpinë e Zotit. Gjatë kësaj ngjarjeje dhe përleshjeve të zhvilluara humbën jetën 153 haxhinj. Në vitin 1987 në mekë u krye një krim i madh dhe i pashoq. Forcat saudite të rendit sulmuan me armë zjarri haxhinjtë që u ngritën në protesta kundër Amerikës dhe regjimit sionist. Në këtë mënyrë këto forca vranë egërsisht 402 haxhinj apo vizitorë të Shtëpisë së Zotit dhe plagosën 650 të tjerë. Kjo ngjarje ishte një njollë e zezë në dosjen e pamundësisë së regjimit Al Saud në garantimin e sigurisë së haxhinjve.

Vrasja e haxhinjve në vitin 1987
 

Neglizhenca dhe pamundësia e Al Saud në administrimin e Haxhit dhe krijimin e qetësisë dhe rendit për vizitorët e shtëpisë së Zotit, u bë akoma më shumë e qartë gjatë ceremonisë së vitit të kaluar. Në këtë ceremoni u bë e qartë se regjimi Al Saud nuk ka fuqinë e duhur për të garantuar jetën dhe sigurinë e haxhinjve. Në emisionin e ardhshëm do të flasim më shumë për këtë ngjarje.

 

Tags

Sep 07, 2016 20:03 Europe/Tirane
Komente