Me zhvillimin e teknologjisë së luftës, është shtuar edhe numri i viktimave që kryesisht përbëhet nga civilët dhe më së shumti nga fëmijët. Si rezultat mbrojtja e fëmijëve në raste lufte, është kthyer në një nga hallkat kryesore të Bashkësisë Ndërkombëtare në raste lufte, trazirash dhe konfliktesh.

Mbështetja e fëmijëve sidomos nga aspekti social dhe shëndetësor është në krye të interesimit të shoqërisë civile. Që nga nisja e shekullit të 20-të janë bërë përpjekje të shumta për mbështetjen dhe mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve. Në këtë emision do të analizojmë masat e marra nga aspekti teorik dhe organizativ në mbështetje të të drejtave të fëmijëve dhe do të shqyrtojnë problemet ekzistuese në këtë fushë.

Përpjekja e parë për mbështetjen teorike dhe juridike të të drejtave të fëmijëve, u bë pas luftës së parë botërore. Në atë kohë Bashkësia e Kombeve krijoi një komitet të posaçëm për të drejtat e fëmijëve. Ky komitet përgatiti konventën e parë ndërkombëtare në fushën e të drejtave të fëmijëve, e cila u miratua dhe u pranua nga anëtarët e OKB në shtator të vitit 1924. Mirëpo me shpërbërjen e strukturës së Bashkësisë së Kombeve edhe konventa ndërkombëtare për të drejtat e fëmijëve u la në harresë. Mirëpo më 20 nëntorit 1959, Asambleja e Përgjithshme OKB bëri përpjekjen e dytë për hartimin e  konventës botërore të të drejtave të fëmijëve. Në parathënien e kësaj konvente thuhet: Kjo konventë përpilohet për të garantuar të drejtat e fëmijëve dhe lirinë e tyre dhe zyrtarisht deklaron se prej prindërve, femrave dhe burrave dhe prej shoqërisë, organizatave vullnetare dhe autoriteteve lokale së bashku me qeveritë kërkon që të njohin zyrtarisht të drejtat e fëmijëve dhe t’i respektojnë ato sipas normave dhe dispozitave përkatëse. Disa prej të drejtave të fëmijëve të përmendura në këtë konventë, janë e drejta e emrit, sigurisë sociale, strehimi, shëndetësisë, ushqimit, dëfrimit, arsimimit falas, etj. Konventa botërore e të drejtave të fëmijëve kritikohet për faktin se kjo konventë është e përbërë nga 10 pika dhe asnjë prej këtyre pikave nuk flet për të drejtat e fëmijëve në momente lufte. Të drejtat e përmendura në këtë konventë janë ato të drejta që lidhen me qeveritë e vendeve të ndryshme dhe nuk përcaktojnë të drejtat e fëmijëve në raste lufte, konflikti apo trazirash.

Nga aspekti teorik, dokumenti i tretë i rëndësishëm mbi të drejtat e fëmijëve është konventa e të drejtave të fëmijëve e miratuar në vitin 1989. Kjo është konventa më e përgjithshme dhe më e përdorur në aspektin e të drejtave të fëmijëve. Edhe në këtë konventë nuk flitet mbi të drejtat e fëmijëve në raste lufte. Kjo konventë parashtron disa parime dhe dispozita për të drejtat e njeriut të cilat kryesisht janë të drejta civile të fëmijëve dhe mund të zbatohen vetëm në vendet e zhvilluara. Konventa e lartpërmendur në vitin 1989 u miratua nga AP e OKB dhe në vitin 1990 mori fuqinë zbatuese. Konventa është e përbërë nga 54 pika dhe është miratuar nga 191 vende të botës. Në pikën e parë të kësaj konvente thuhet: Fëmijë konsiderohen ata njerëz që janë nën moshën 18 vjeç, me përjashtim të rasteve kur sipas ligjeve përkatëse mosha e pjekurisë së fëmijës është me e vogël. Edhe pse konventa e të drejtave të fëmijëve përcakton disa të drejta si ndalimi i rrëmbimit të fëmijëve, i trafikut të fëmijëve, garantimi i sigurisë sociale për fëmijët dhe disa të drejta civile, mirëpo vetëm në pikat 38 dhe 39 theksohet respektimi i të drejtave të fëmijëve në kohë lufte. Në nenin 1 të pikës 38 të konventës për drejtat e fëmijëve të vitit 1989 thuhet: Vendet nënshkruese të konventës janë të obliguar që të respektojnë normat dhe dispozitat ndërkombëtare për fëmijët në kohë lufte. Ndërsa në nenin dy të kësaj pike thuhet: Vendet nënshkruese duhet të garantojnë mos implikimin e njerëzve nën moshën 15 në konflikte. Këto vende sa i përket përdorimit të njerëzve mbi 15 vjeç dhe nën 18 vjeç në prioritet duhet të kenë ato që janë në moshë më të madhe. Ndërsa në nenin 4 të pikës 38 thuhet: vendet nënshkrues sipas zotimeve të tyre ndërkombëtare në rast lufte dhe konflikti janë të obliguar të mbrojnë jetën e civilëve dhe të marrin masa për përkujdesjen ndaj fëmijëve. Kjo pikë flet për mospërdorimin e fëmijëve në radhët e forcave të armatosura mirëpo ashtu si shumë konventa dhe dispozita të tjera ndërkombëtare ajo nuk jep garanci zbatuese. Me fjalë të tjerë vendet nënshkruese të kësaj konvente vetëm sa janë zotuar për mbështetjen dhe mbrojtjen e fëmijëve në raste lufte mirëpo ato nuk ka dhënë asnjë lloj garancie apo obligimi në këtë fushë. Pra në rast lufte në rast se këto vende nuk respektojnë të drejtat e fëmijëve apo nuk i mbrojnë ata, nga ana ligjore dhe juridike nuk mund të ndëshkohen.

Në pikën 39 të konventës për të drejtat e njeriut thuhet se të gjitha vendet nënshkruese duhet të marrin masat e duhura për të lehtësuar gjendjen fizike, shpirtërore dhe psikologjike të fëmijëve të cilët vuajnë pasojat e abuzimit, torturimit, shfrytëzimit dhe ushtrimit të dhunës apo veprimeve të tjera çnjerëzore në raste lufte. Në këto kushte vendet duhet të krijojnë kushtet e duhura për rikthimin e shëndetit dhe gjendjes së fëmijëve. Në këtë pikë si faktorë që dëmtojnë gjendjen e fëmijëve është përmendur edhe lufta. Sa i përket pasojave të luftës, veprimet e grupeve takfiriste në Siri dhe në Irak si dhe agresioni i Arabisë Saudite kundër Jemenit apo i regjimit sionist kundër palestinezëve, janë shkelje të të tre konventave ndërkombëtare për të drejtat e fëmijëve. Nga aspekti teorik, janë bërë progrese të shumta në mbrojtje të fëmijëve, mirëpo nga aspekti praktik sidomos në rast lufte nuk vihet re ndonjë ndryshim serioz. Përgjegjësitë që qeveritë kanë ndaj fëmijëve në rast lufte nuk janë të përcaktuara qartë. Konventat e lartpërmendura më shumë kanë karakter këshillues sesa obligues pasi për qeveritë e futura në konflikte lufte nuk janë përcaktuar qartazi detyrat, përgjegjësitë dhe obligimet në mbrojtje të të drejtave të fëmijëve dhe nuk ka garanci për zbatimin e  tyre. Ndoshta për arsyen se vendet e zhvilluara nuk futen në lufte dhe vetëm vendet në zhvillim përfshihen nga lufta. Fëmijët dhe çështjet që lidhen me ta, vuajnë nga mungesa e organeve përgjegjëse ndërkombëtare dhe një prej shkaqeve kryesore të shtimit të numrit të fëmijëve të evakuuar është dëmtimi i tyre nga aspekti fizik, psikologjik dhe shpirtëror. Organet ndërkombëtare si ato të përgjithshme dhe si ato specifike, janë të pakta në numër që angazhohen për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve në rast lufte dhe prej këtyre organizatave janë UNICEF-i, OBSH dhe UNRWA.

 

Jan 09, 2017 10:25 Europe/Tirane
Komente