Në emisionin e kaluar folëm mbi depërtimin e ISIS në Afganistan dhe mosmarrëveshjet e tij me grupin Taleban. Në këtë pjesë do të njihemi me qëllimet e grupit terrorist ISIS në veri të Afganistanit dhe kërcënimi i sigurisë së këtij vendi të Azisë Qendrore.

Janë të shumtë ata që besojnë se Afganistani nuk është destinacioni i fundit i grupit terrorist ISIS, por ai është një vend ndërlidhës për të kaluar forcat e këtij grupi terrorist nga Azia Qendrore për në Kaukaz. Si rezultat anëtarët e ISIS mundohen të pushtojnë jo vetëm Nangarharin por edhe disa provinca të tjera në veri të Afganistanit, mes tyre provincën Kanduz. Kjo është bërë shkak që provincat veriore dhe verilindore të Afganistanit prej disa muajsh të përjetojnë trazira nga prania e terroristëve të ISIS dhe dhuna e talebanëve. Thuhet se shumë paramilitarë çeçen, uzbek dhe taxhik si anëtarë të ISIS mundohen të venë nën kontroll rajonet Fariab, Sarepol, Kanduz, Xhuzxhan, Semnagan dhe rajone të tjera të kufirit mes Azisë Qendrore dhe Afganistanit. Kjo zonë kryesisht përbëhet nga 6 provinca, d.m.th. Badekhshan, Takhar, Kanduz, Balkh, Xhuzxhan, Fariab dhe Bagdish. Në këto provinca kryejnë aktivitete edhe grupet Taleban, ushtria Tajebe dhe lëvizja islamike e Uzbekistanit.

Sa i përket gjendjes në Afganistan, Rusia është e mendimit se rreziku i ISIS dhe i grupeve të tjera terroriste është tepër i madh për vendet e Azisë Qendrore. Në zonat kufitare mes Turkmenistanit dhe Afganistanit, si dhe në zonat kufitare mes Afganistanit dhe Taxhikistanit, është vënë re rritje e aktiviteteve të paramilitarëve dhe ngritja e flamurit të zi të ISIS. Thuhet se shumë prej anëtarëve të ISIS në Irak dhe në Siri janë shtetas të vendeve të Azisë Qendrore dhe Kaukazit dhe për këtë mendohet se anëtarët e këtij grupi terrorit në Afganistan gjithashtu janë nga këto vende. Shumë analistë besojnë se anëtarësimi i shtetasve të vendeve të Azisë Qendrore si Taxhikistani në radhët e grupit terroristë ISIS nuk është bindja e tyre fetare por nevoja për para dhe duke qenë se ISIS jep shumë të mëdha parash për anëtarët e tij kjo ka inkurajuar shumë të rinj të vendeve në fjalë.

Megjithatë prania e ISIS në Azinë Qendrore dhe Kaukaz ka ngjallur shqetësime të shumta për Rusinë dhe Kinën. Duke qenë se ISIS po humbet gjithnjë e më shumë burimet e tij financiare nga shitja e naftës së Irakut dhe Sirisë, ky grup nuk mund të paguajë shuma të mëdha parash për anëtarët e tij dhe për këtë arsye këta anëtarë janë duke u kthyer në vendet e tyre në Azinë Qendrore dhe Kaukaz. Ata gjithashtu në kërkim të një vendi pune, mund të emigrojnë edhe në Rusi. Pra një prej shqetësimeve kryesore të Moskës është kthimi i terroristëve të ISIS në Siri dhe në Irak, në vendet e tyre. Nga ana tjetër Rusia është një prej vendeve që ka luajtur rol kyç në bombardimin e ISIS dhe dështimin e këtij grupi në Siri dhe në Irak. Duke pasur parasysh këtë fakt, ekziston mundësia që anëtarët e ISIS të hakmerren ndaj Moskës duke kryer akte terroriste në vendet e Azisë Qendrore dhe brenda në Rusi.

Autoritetet e ministrisë së mbrojtjes së Rusisë kanë deklaruar se rreth 4500 shtetas të vendeve të Azisë Qendrore gjenden në radhët e ISIS dhe të grupeve të tjera terroriste në Irak dhe në Siri dhe shumica e tyre janë duke u kthyer në vendet mëmë. Ndërsa qendra e hulumtuese amerikane me qendër në Nju Jork ka deklaruar se 2400 shtetas rus, 500 shtetas të Uzbekistanit, 386 nga Taxhikistani, 360 nga Turkmenistani dhe 300 nga Kazakistani janë anëtarë të ISIS dhe përbëjnë rrezik potencial për rajonin.

Abdul’ahad Eilbejk, zëvendës i këshillit provincial në provincën Fariab të Afganistanit ka deklaruar se 135 familje të terroristëve nga Uzbekistani, Çeçenia dhe Pakistani gjenden në provincat Kut, Geisar dhe Gurmaxh, ndërkohë që futja e familjeve të terroristëve në këto zona vazhdon akoma. Futja e këtyre familjeve bëhet me anë të një programi të caktuar dhe me strehimin e tyre në veri të Afganistanit, synohet qe qeveria e Kabulit të akuzojë Pakistanin për këtë gjendje.

Thuhet se terroristët e huaj në Afganistan, përveçse trajnojnë talebanët ata i pajisin me armë të sofistikuara. Sic vë në dukje Abdul’kadir Kaderi, prefekti i zonës Pashtun Kut në Afganistan, terroristët e huaj janë duke mbledhur ushtarë vendas. Numri i terroristëve të ISIS në provincat veriore si Nangarhar, Logar dhe Zabol është duke u shtuar dhe këto provinca po kthehen në vendstrehime për terroristët e ISIS. Grupi terrorist ISIS në kuadër të planit për Kharasanin e madh, me program t caktuar po transferon forcat e tij në Azinë Qendrore për t’iu afruar kufijve të Kinës dhe për të shtrirë territorin deri në Sin Kiang.

Disfata e ISIS në Siri dhe në Irak dhe dështimi i projektit për krijimin e kalifatit në Lindjen e Mesme, e ka detyruar këtë grup terrorist që të mendojë për krijimin e Kharasanit të Madh në Azinë qendrore dhe Afganistan. Për këtë arsye ISIS po mundohet të fusë forcat e tij në Afganistan dhe pas organizmit të tyre ai do të mundohet të kalojë në Azinë Qendrore dhe Kaukaz. Një prej objektivave kryesore të ISIS është zotërimi i zonës Fergane ku për momentin janë aktiv shumë grupe radikale dhe ekstremiste.

Duke qenë se në zonën Fergane bashkohen dy lumenj Narin dhe Gera Daria, konsiderohet zona më pjellore në Azinë Qendrore dhe në të mbillen shumë produkte bujqësore si pambuku, gruri, fruta dhe perime të ndryshme. Prodhimi i produkteve bujqësore, këtë zonë e ka kthyer në zonën më të rëndësinë dhe më të populluara në Azinë Qendore, duke përfshirë një popullatë prej 15 milion njerëzish. Kjo zonë konsiderohet një prej zonave me më shumë gjallëri dhe rritja e popullsisë në 10 vitet e fundit është llogaritur 32%. Përbërja e popullatës së kësaj zone dominohet nga uzbekët e ndjekur më pas nga taxhikët dhe kirgizët. Zona Fergane përmbledh zonat veriore të Taxhikistanit, ato lindore të Uzbekistanit dhe jugun e Kirgizistanit. Andixhan dhe Nemangan janë dy bazat kryesore të lëvizjes islamike të Uzbekistanit dhe partisë Al-Tahrir të Uzbekistanit. Rajoni Fergane është ndarë mes taxhikëve, uzbekëve dhe kirgizëve. Si rezultat në rast se ISIS merr kontrollin e këtij rajoni, ai jo vetëm që kontrollon burimin kryesor të ushqimit mirëpo vë nën kontroll edhe vendet e tjera përreth. Rusia është e mendimit se futja e ISIS në Afganistan dhe përpjekjet e këtij grupi për të transferuar anëtarët e tij në vendet e Azisë Qendrore, është pjesë e qëllimeve gjeopolitike të Amerikës në Azinë Qendrore dhe në kufijtë jugorë të Rusisë në kufi me Afganistanin. Sigurisht që konfliktet dhe tensionet ndëretnike në zonën Fergane kanë histori të gjatë dhe grupet radikale dhe terroriste janë munduar të shfrytëzojnë mosmarrëveshjet ndëretnike për të depërtuar në këtë zonë. Nga ana tjetër bindjet radikale dhe fetare, kanë ndihmuar në realizimin e objektivave dhe qëllimeve të grupeve terroriste. Zona Fergane është epiqendra e grupeve islamike si lëvizja islamike e Uzbekistanit, partia Al-Tahrir dhe lëvizja Islamike të cilat ISIS i konsideron faktor favorizues. Për këtë ISIS mundohet ta shfrytëzojë Afganistanin për të arritur në këtë zonë. Në rast se grupi terrorist ISIS arrin të kontrollojë prodhimin e drogës dhe transitin e saj në Afganistan atëherë rreziku për vendet e rajonit mes tyre për Rusinë dhe Kinën shtohet gjithnjë e më shumë. Për këto vende, ISIS është ushtar i Amerikës për zbatimin e misionit të krijimit të krizave në Azinë Qendrore dhe rajonet kufitare të Kinës. Si rezultat Kina dhe Rusia e kanë zgjeruar përqendrimin e tyre tek Afganistani me qëllim që të bashkëpunojnë me Taleban dhe ta pajisin këtë grup në përballje me grupin terrorist ISIS brenda territorit të Afganistanit. Nga ana tjetër disa qarqe analitike theksojnë se Rusia duke e zmadhuar rrezikun e ISIS në Afganistan, mundohet të shtrijë dhe zgjerojë ndikimin e saj në këtë vend dhe të zgjerojë bashkëpunimet ushtarake dhe të sigurisë me vendet e Azisë Qendrore. Nga ana tjetër aktivizimi i Kinës në Afganistan, mund të jetë për shkak të shqetësimeve mbi sigurinë e ardhshme të këtij vendi, por këto zhvillime tregojnë se Afganistani edhe një herë po kthehet në qendrën e konflikteve të fuqive rajonale dhe ndërkombëtare. Azia Qendrore dhe Kaukazi prej kohesh konsiderohen oborri i qetë i Rusisë dhe garantimi i sigurisë për këto rajone ka rëndësi të madhe për Moskën. Si rezultat një destabilizim i mundshëm i Afganistanit, në asnjë mënyrë nuk mund të pranohet nga ana e autoriteteve të Kinës dhe Rusisë.

 

Jan 09, 2017 10:29 Europe/Tirane
Komente