Në emisionin e mëparshëm folëm mbi influencën e ISIS në Afganistan dhe mënyrën e përballjes me këtë grup. Në këtë emision do të flasim mbi mosmarrëveshjet e grupit terrorist ISIS me grupin Taleban.

Në përgjithësi në Afganistan janë aktive tre grupe paramilitare, d.m.th. Taleban, grupi Hakani dhe partia Islamike Hekmatjar. Mirëpo prej vitit 2014 në këtë vend është futur edhe grupi terrorit ISIS i cili përpiqet ta paraqesë veten si një grup të rëndësishëm dhe me ndikim. Grupi Hakani, konsiderohet grup terrorist në Afganistan. Ky grup kryesisht merret e vrasjen e civilëve, personaliteteve afgane dhe aktivistëve të huaj në këtë vend. Përveç kësaj kryen edhe shpërthime terroriste. Qeveria e Afganistanit, grupin Hakani e cilëson grup të varur nga shërbim agjenturor i ushtrisë pakistaneze. Këtë e ka konfirmuar edhe Amerika, mirëpo qeveria e Islamabadit i hedh poshtë këto pretendime. Edhe pse grupi Hakani konsiderohet nëndegë e grupit Taleban dhe kreu i tij konsiderohet ndër zëvendësit e Mulla Habitullah kreu i grupit Taleban, mirëpo grupi terrorist Hakani mundohet ta paraqesë  veten e tij si një grup të pavarur.

Grupi i dytë është Partia Islamike e kryesuar nga Golbedin Hekmatjar me bazë në Pakistan. Kjo parti kohët e fundit ka nënshkruar një marrëveshje paqeje me qeverinë e Afganistanit dhe është grupi i parë paramilitar afgan i cili nënshkruan një marrëveshje të tillë me qeverinë afgane. Në bazë të kësaj marrëveshjeje, grupi në fjalë pritet të transferohet në Afganistan. Grupi i tretë që është edhe grupi më i fuqishëm që lufton kundër qeverisë së Afganistanit, është grupi Taleban. Ky grup  u formua në vitet 90 me mbështetjen e Arabisë Saudite, Pakistanit, EBA dhe të Amerikës. Në vitin 2001 regjimi i grupit Taleban u zhduk me futjen e muxhahedinëve në Kabul kryeqytetin e Afganistanit. Mirëpo grupi Taleban me riorganizimin e tij vazhdon të jetë një prej grupeve më aktive kundër qeverisë aktuale të Afganistanit dhe një prej objektivave të tij është përballja me pushtimin e Afganistanit. Qendra drejtuese e grupit Taleban, e njohur me emrin Këshilli Kuita, ndodhet në Pakistan.

Aktualisht grupi terrorist ISIS, si rival i grupit Taleban, mundohet të dobësojë pozitën e Taleban në Afganistan duke pushtuar sa më shumë territore të këtij vendi. Mirëpo që në fillim Taleban ka hedhur refuzuar kërkesën e ISIS për tu bashkuar me këtë grup terrorist. Abu Bekr Bagdadi, kreu i ISIS, Mulla Muhamed Omar ish kreun e grupit Taleban në Afganistan e ka quajtur një njeri luftënxitës, injorant, pas asnjë vlerë dhe kredibilitet fetar dhe politik. Kjo deklaratë e Bagdadit tregon se ISIS dhe Taleban kanë mosmarrëveshje të thella të cilat janë bërë shkak që këto dy grupe të futen në luftë. Edhe pse qarqet analitike në Afganistan thonë se Taleban dhe ISIS janë grupe të njëjta, mirëpo mosmarrëveshjet mes tyre kanë bërë që ata të kryejnë aktivitete në formë të ndarë nga njëri tjetri.

Pika e përbashkët e këtyre grupeve është se që të dy janë të dhunshëm dhe radikalë. Taleban thekson krijimin e emiratit islamik ndërsa ISIS thekson krijimin e kalifatit islamik, pra që të dy pretendojnë për krijimin e një shteti me baza islamike. Gazi Abdulrahim, deputet i rajonin Badgis në parlamentin e Afganistanit, thotë se Taleban dhe ISIS kanë mendime të ndryshme sa i përket formimit të shtetit. Grupi terrorist ISIS përkundër Taleban ka pikësynime më të gjëra ndërkohë që Taleban është i kufizuar vetëm në kufijtë e Afganistanit. Sa i përket bindjeve islame, grupi terrorist ISIS është më afër vahabizmit ndërsa Taleban e refuzon vahabizmin.

Mulla Muhamed Hasan Akhund, një prej anëtarëve të këshillit drejtues dhe kryetar i komisionit për thithjen e anëtarëve të Taleban, ka kritikuar pikëpamjet dhe bindjet selefiste dhe takfiriste të disa anëtarëve të këtij grupi dhe ka thënë se bindjet zyrtare të Taleban janë ato suni hanafi. Ai e ka shpallur të ndaluar çdo lloj propagande të bindjeve dhe mendimeve vahabiste, selefiste dhe takfiriste. Ndaj atyre personave që nuk respektojnë këtë urdhër, merren masa të ashpra ndëshkuese. Pas shpalljes së ekzistencës së ISIS në Afganistan, grupi Taleban nxori një deklarate për të informuar popullin afgan dhe ka thënë se nëse vërejnë ndonjë libër me bindje vahabiste, atë libër ta djegin ose nxjerrin jashtë qytetit. Në këtë mënyrë edhe pse Taleban dhe ISIS, që të dy kanë pikëpamje radikale dhe ekstremiste islame, ata janë në kundërshtim të njëri-tjetrit. Taleban veten e konsideron grup të pavarur me ideologjinë e tij ndërsa ISIS veten e konsideron ndjekës të vahabizmit. Me fjalë të tjera Taleban bazohet në shkollat fetare të Pakistanit ndërsa ISIS bazohet në doktrinën dhe shkollat selefiste dhe vahabiste të Lindjes së Mesme.

Një pikë për të cilën këto grupe kanë mendime të përbashkëta dhe të ndryshme është çështja e xhihadit. Që të dy këto grupe theksojnë për xhihadin mirëpo kanë mosmarrëveshje se xhihadi mund të bëhet kundër myslimanëve apo jo. Disa grupe janë të mendimit se shpallja e xhihadit duhet të jepet nga një këshill klerikësh fetarë dhe kundër të pafeve dhe jo kundër myslimanëve, ndërsa selefistët e rajonit të Lindjes së Mesme këtë kuptim e kanë zgjeruar dhe çdo komandant ushtarak edhe pa pasur njohuri fetare mund të nxjerrë dekret fetar për xhihadin, pikërisht ashtu siç ka lëshuar Iment Dhuaheri kreu i grupit terrorist Al Kaida, i cili është një mjek. Ai është i mendimi se dekreti për xhihad mund të lëshohet edhe pa pasur nevojën e klerikëve fetarë. Taleban dhe ISIS kanë mosmarrëveshje edhe mbi territorin e formimit të emirateve apo kalifatit islamik. Taleban kërkon krijimin e emiratit islamik brenda kufijve të Afganistanit dhe asnjëherë nuk ka pretenduar për kalifat islamik jashtë kufijve të këtij vendi. Ndërsa grupi terrorist ISIS shkon përtej kufijve të Afganistanit dhe është i mendimit se i gjithë rajoni duhet të kthehet në kalifat islamik. Për këtë arsye rajoni është më pak i ndjeshëm ndaj aktiviteteve të Taleban sesa aktiviteteve të ISIS. Për këtë arsye grupi Taleban jo vetëm që nuk ka lidhur besën me grupin terrorist ISIS mirëpo asnjë prej pjesëtarëve të Taleban në Siri dhe në Irak nuk është anëtarësuar në radhët e ISIS dhe shumë pak pjesëtarë të ISIS janë shtetas afgan.

Një tjetër pikë mosmarrëveshjeje mes ISIS dhe Taleban është identiteti i tyre. Grupi Taleban është një grup krejtësisht lokal i cili i përket fisit pashtu në Afganistan. Pika e dobët e këtij grupi është vazhdimi i mbështetjes së Pakistanit, gjë e cila është konfirmuar edhe nga qeveria e Afganistanit. Për këtë arsye Tajeb Ega, ish përgjegjës i zyrës politike të Taleban në Katar, ka kërkuar nga Mulla Habitullah kreu i grupit Taleban që këshillin Kuita ta transferojë në Afganistan me qëllim që të mos ndikohet nga shërbimi agjenturor i Pakistanit. Nga ana tjetër grupi ISIS është krijuar me anëtarë nga vendet e Azisë Qendrore, Azisë lindore dhe ato evropiane të cilët duke marrë para, kryejnë krime nga më të ndryshmet. Për këtë arsye anëtarët e grupit terrorist ISIS në Afganistan janë ata persona të cilët kanë pësuar disfata në Siri dhe në Irak dhe janë transferuar në Afganistan. Numri i tyre në Afganistan thuhet se arrin deri në 7 mijë persona.

Aktet çnjerëzore, monstruoze dhe kriminale të grupit terrorist ISIS, e kanë kthyer atë në grupin më të urryer në botë. Nga ana tjetër Taleban nuk konsiderohet grup terrorist dhe shpeshherë qeveria e Afganistanit ka kërkuar futjen e këtij grupi në procesin e paqes. Erik Shultz, zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë kohët e fundit ka deklaruar se grupi Taleban në Afganistan ndryshon me grupin terrorist ISIS. Ai grupin Taleban e ka quajtur grup paramilitar ndërsa ISIS e ka quajtur grup terrorist. Për këtë arsye grupi Taleban gjithmonë mundohet ta ndajë veten nga grupet terroriste. Megjithatë, sulmet e Taleban kundër civilëve, gjithnjë ka ngjallur irritimin dhe protestën e popullit afgan. Kohët e fundit grupi Taleban duke ndryshuar taktikë, po mundohet të thithë pëlqimin e popullit afgan. Grupi terrorist ISIS ka burim arab, ndërsa grupi Taleban ka burim afgan.

Mulavi Shahedullah Shahed, deputet i rajonit Konar në parlamentin e Afganistanit ka deklaruar se Taleban ka themele afgane ndërsa ISIS buron nga shoqëria arabe. Duke qenë se populli afgan nuk i pranon të huajt, Taleban asnjëherë nuk ka pranuar sundimin e arabëve mbi këtë grup. Edhe pse në Afganistan ekziston grupi terrorist Al Kaida, gjë e cila u bë shkak për sulmin e Amerikës kundër Afganistanit në vitin 2001, mirëpo grupi Taleban asnjëherë nuk ka pranuar të drejtohet dhe komandohet nga Al Kaida. Mulavi Makhdum Abdul’selam një tjetër anëtar i komitetit për thithjen e anëtarëve të grupit Taleban, shfaqjen e ISIS në Afganistan e ka quajtur faktor të rrezikshëm dhe dëmtues për Afganistan dhe ka thënë se armiqtë e islamit, të pafetë dhe perëndimorët mundohen të krijojë luftë ndërsektare në vendet islamike mes tyre në Afganistan. Sipas tij këto vende e përdorin ISIS për realizimin e interesave të tyre.

Gazeta amerikane Nju Jork Times thotë se një prej ndryshimeve të ISIS me Taleban është përdorimi tejmase i dhunës dhe i akteve çnjerëzore prej ISIS dhe shkruan se aktet çnjerëzore të ISIS në qytezën Acin janë aq të tmerrshme saqë disa prej komandantëve të Taleban janë detyruar të dorëzohen tek qeveria afgane dhe familjet e tyre janë detyruar t’i transferojnë në zona që kontrollohen nga shteti afgan.

 

Jan 09, 2017 10:30 Europe/Tirane
Komente