Strategjia e Arabisë Saudite në Irak synon forcimin e pozitës saudite në rajon, pasi sauditët po kërkojnë të krijojnë një hartë të re për Lindjen e Mesme pavarësisht nga ndërhyrjet ndërkombëtare.

Arabia Saudite duke u përpjekur për të zgjeruar ndikimin e saj në Irak ka për qëllim t’i dërgojë këtë mesazh Iranit se Arabia Saudite është e aftë të ndërhyjë edhe në Irak. Arabia Saudite, duke marrë në konsideratë komponentët e ndryshëm të pushtetit si madhësia , pozita gjeografike, burimet, të ardhurat e larta të naftës, si dhe ekzistenca e vendeve të shenjta në Mekë dhe Medina, që nga e kaluara ka kërkuar të marrë udhëheqjen e botës islame dhe gjithashtu për t'u bërë fuqi rajonale. Kjo është në një kohë kur regjimi saudit po bazohet në mendimin salafist-vehabist si ideologjinë e tyre të veçantë politike për të shtrirë ndikimin në rajon. Një qëndrim i tillë jo vetëm që e ekspozon Lindjen e Mesme dhe botën me rreziqet e terrorizmit takfirist, por në thelb, ky mendim, i cili është në kundërshtim me principet islame dhe ka shkaktuar shkatërrimin e gjerë të vendeve të tilla si Siria dhe Iraku, synon të ndjekë një politikë të shkatërrimit gradual të principeve islamike në Arabinë Saudite. Sauditët për t'u përballur me dilemat kryesore që kanë pllakosur përfshirë disfatën në Jemen, po përpiqen të afrohen më shumë me Irakun. Kjo disfatë dhe dështime të tjera kanë pasur pasoja për Arabinë Saudite në dimensionin rajonal dhe ndërkombëtar. Politikat luftënxitëse saudite, ndërhyrja dhe nxitja e trazirave në rajon përmes përkrahjes së terroristëve takfiristë, kanë bërë që Arabia Saudite të bëhet më e izoluar në arenën rajonale dhe ndërkombëtare. Kështu që Arabia Saudite nuk ka shumë ndikim as në fushën e saj të influencës, Këshillin e Bashkëpunimit të Gjirit Persik dhe madje as në Ligën Arabe. Kontradiktat aktuale midis vendeve anëtare në Këshillin e Bashkëpunimit të Gjirit Persik e  konfirmojnë këtë fakt.

Këto kushte kanë bërë që Arabia Saudite të detyrohet të përmirësojë marrëdhëniet e saj me disa vende arabe. Në këtë atmosferë të ftohtë, marrëdhëniet saudite-irakiane në muajt e fundit, veçanërisht pas vizitës së ministrit të jashtëm saudit Adel al-Xhubeir në Bagdad pas 27 viteve janë përmirësuar disi. Por dëshmitë sugjerojnë se Iraku vazhdon të rrezikohet nga  diplomacia mercenare e regjimit Al-Saud. Më parë, roli i ambasadës saudite në Irak nuk ishte brenda kuadrit të interesit kombëtar të Irakut dhe përfundimisht Samir al-Sobhan, ambasadori saudit në Bagdad, u dëbua nga Iraku për shkak të ndërhyrjeve në punët e brendshme të Irakut. Ish ambasadori i Arabisë Saudite në Bagdad ka akuzuar vazhdimisht forcat e Mobilizimin Popullor të Irakut për lëvizje të njëanshme. Ndërkohë disa burime irakiane zbuluan  shumë dëshmi të lidhjes mes Samir al-Sobhan dhe grupit terrorist  ISIS në Irak. Arabia Saudite, e cila pa dështimin e politikave të saj në rajon, veçanërisht në Irak, me taktika të ndryshme  u përpoq për kompensimin e disfatës në Irak dhe për të avancuar politikat e saj tendencioze dhe komplotiste në Irakun e pas ISIS-it. Në një situatë të tillë, Arabia Saudite po kërkon të depërtojë në pjesë të ndryshme të Irakut në mënyrë që të nxisë mosmarrëveshjet dhe ndarjet midis shtresave të ndryshme të popullit të këtij vendi. Ndërveprimet e dyshimta me autoritetet në rajonin e Kurdistanit të Irakut, si dhe masat për të hapur konsullata në qytete të ndryshme, përfshirë Naxhafin,  dhe konsultimet me autoritetet e disa organizatave irakiane, tregojnë për një projekt të gjerë të Arabisë Saudite për më shumë komplote dhe sulme në Irak. Nga ana tjetër, Arabia Saudite e ka të qartë se me ekzistencën e forcave popullore të Hashd al-Sha'bit, epoka e terroristëve takfiristë, përfshirë ISIS-in, që mbështeten nga regjimi Al Saud, ka përfunduar në Irak. Kështu, ndërhyrja e Arabisë Saudite në Irak është duke tentuar të sigurojë një nxitje për shpërbërjen e Hashd al-Sha'bit. Prandaj, qeveria saudite është kthyer në Irak për të dalë nga bllokada psikologjike. Por Arabia Saudite nuk kishte një pozicion neutral në lidhje me ndarjen e rajonit të Kurdistanit të Irakut. Një vështrim i shkurtër mbi këtë ngjarje dëshmon për hilenë e sauditëve.

 Gazeta Al-Akhbar Online në një raport të shkruar nga Ali Murad, thekson: “Shumë shtete deklaruan kundërshtimin e tyre ndaj ndarjes së rajonit të Kurdistanit të Irakut, por jo çdo kundërshtim ishte i sinqertë. Për shembull, Arabia Saudite, pak përpara referendumit, e shpalli veten kundër organizimit të referendumit, por shenjat e dakordimit të saj dhe mbështetjes për ndarjen e rajonit të Kurdistanit ishin të dukshme, sepse mediat saudite, me mënyrën e mbulimit të referendumit kurd, treguan se regjimi saudit është mbështetës i zjarrtë i formimit të "Kurdistanit të Madh". Riadi ka interes në ndarjen e rajonit të Kurdistanit të Irakut, dhe ky interes është përtej politikës së përgjithshme amerikane në rajon dhe përqendrohet kryesisht në tubacionin e naftës”.

Duket se Iraku i pasur me naftë është shndërruar në një armik të Arabisë Saudite, pasi konkurron me Arabinë Saudite, që është eksportuesi më i madh i naftës në vendet aziatike dhe evropiane. (Në prill të vitit 2017, Iraku zëvendësoi Arabinë Saudite si furnizuesi më i madh i naftës në Indi.) Eksportet e naftës së Irakut në vendet e BE janë rritur, por eksportet e naftës në Arabinë Saudite në këto vende kanë rënë ngadalë gjatë viteve të fundit. Nëse Bagdadi humbet një të katërtën e prodhimit të tij të naftës (rreth 900,000 fuçi në ditë, që nxirret nga fushat e veriut të Irakut dhe Bagdadi nuk merr pjesën e plotë të të ardhurave nga shitja e saj) për shkak të mosmarrëveshjeve me Barzanin, në rast të ndarjes së Kurdistanit nga Iraku, kjo  pjesë e eksporteve të naftës të Bagdadit do të reduktohet në favor të rivalëve të tij, e në veçanti, të Arabisë Saudite. Riadi sapo ka kthyer misionin diplomatik në Bagdad dhe po punon për t'i dhënë fund mjegullimit të marrëdhënieve me fqinjin e tij verior. Prandaj, faza e "luftës së ashpër" është kthyer tani në një fazë të "luftës së butë". Të gjitha indikacionet tregojnë se sundimtarët e Arabisë Saudite vazhdimisht flasin për domosdoshmërinë e kthimit të Irakut në gjirin e vendeve arave, dhe ata janë gjithnjë e më armiqësore ndaj Iranit. Gjenerali saudit në pension, Anuar Eshaghi, më 5 qershor 2015 u takua me Dore Gold drejtorin e Ministrisë së Jashtme të Izraelit në samitin e Këshillit për Marrëdhëniet e Jashtme të SHBA në Uashington DC, ku njoftoi mbi një plan të quajtur "Plani i Përbashkët i Veprimit Saudito-Izraelit". Plani i përbashkët i veprimit të Arabisë Saudite dhe Izraelit përfshin shtatë pika ku përkthimi i fjalisë së fundit të këtij plani është: Të bëhen përpjekje për të krijuar një Kurdistan të madh me mjete paqësore. Sepse kjo mund të zvogëlojë ekseset e Iranit, Turqisë dhe Irakut dhe të reduktojë një të tretën e territorit të këtyre shteteve për të formuar Kurdistanin e Madh. Pa dyshim, mbështetja e Riadit për ndarjen e rajonit të Kurdistanit nga Iraku nuk është vendimi i princit Muhamed bin Salman, Princi i Kurorës i Arabisë Saudite. Kjo për shkak se regjimi saudit ka deklaruar në mënyrë të përsëritur nëpërmjet ministrit të Jashtëm  Adel al-Xhubeir se në zonën e rajonit, e në veçanti, në problemet e Irakut dhe Sirisë, zyrtarët sauditë po ekzekutojnë urdhrat e Uashingtonit. Për më tepër, Arabia Saudite po përpiqet të afrohet me regjimin sionist dhe të koordinohet me regjimin sionist për çështje të ndryshme, veçanërisht mbi çështjen e ndarjes së rajonit të Kurdistanit të Irakut dhe Izraeli po e mbështet me forcë idenë e ndarjes së rajonit të Kurdistanit. Disa javë para referendumit në Rajonin e Kurdistanit irakian, sundimtarët sauditë i kushtuan vëmendje të veçantë referendumit kurd  dhe ky interesim u duk  qartë në mediat saudite. Kështu mediat saudite i kushtonin një pjesë të madhe të faqeve të tyre botimit të raporteve dhe artikujve rreth rajonit të Kurdistanit, qyteteve, historisë, xhamive dhe autoriteteve të këtij rajoni.

 

Duke pasur parasysh se Iraku ka rëndësi të madhe për Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin, dhe nga ana tjetër, duke qenë se Iraku ka pasuri të mëdha dhe pozitë të jashtëzakonshme gjeostrategjike, Arabia Saudite nuk do të jetë e vetme në përpjekjet për zgjerimin e  ndikimit në Irak. Arabia Saudite po përpiqet të përçajë shiitët e Irakut. Prandaj, Riadi do të nxisë grupet dhe lëvizjet shiite për të kundërshtuar njëri-tjetrin dhe për të krijuar intolerancë të brendshme mes shiitëve. Është e qartë se  Arabia Saudite nuk e ndalon luftën në rajon, vetëm nëse është tepër e detyruar të mbyllë zjarrin e konflikteve të brendshme në rajonet lindore dhe jugore dhe madje edhe në veri të vendit. Arabia Saudite duke i hapur luftë Jemenit kaloi nga faza e luftës proksi në fazë e luftës në terren. Kështu, Jemeni ka qenë fushëbeteja e parë për Salman bin Abdul Azizin që kur ai erdhi në pushtet. Por Arabia Saudite dhe aleatët e saj nuk arritën qëllimet e tyre gjatë dy viteve të konfliktit dhe shkatërruan vetëm shtëpitë, shkollat e spitalet dhe masakruan njerëzit e pafajshëm , duke shkaktuar shpërthimin e kolerës dhe mungesën e shpresës së popullit jemenas në arritjen e një jete më të mirë. Shuplaka e fortë që mori Arabia Saudite në Jemen u bë shkak që sauditët t’i japin një përgjigje pozitive kërkesës së Shteteve të Bashkuara për krijimin e një tjetër zjarri kundër Katarit. Qeveria e Katarit ka qenë halë në sytë e Arabisë Saudite për dekada të tëra. Përpjekjet për të hapur një konflikt me Katarin janë ende në krye të rrugës, por nuk është e pamundur të rriten tensionet dhe konfliktet ndërmjet Katarit dhe Arabisë Saudite. Duket se pas luftës në Jemen dhe pas reprezaljeve të brendshme, Arabia Saudite ka plane për shtrirjen e ndikimit në Irak. Në thelb, sauditët kur nuk kanë shpëtuar ende nga një trazirë, po krijojnë një krizë të re. Prandaj, ashtu siç planifikonin Shtetet e Bashkuara, Arabia Saudite, në një aleancë me Izraelin, dëshiron të zhytet në luftëra të përgjakshme për të konfrontuar boshtin e rezistencës.

 

Dec 04, 2017 09:03 Europe/Tirane
Komente