Ceremonia e sesionit të dytë të ndarjes së çmimit të lartë shkencës dhe teknologjisë "Mustafa s.a.v.s." u zhvillua në Teheran më 3 dhjetor 2017.

Hazreti Muhamed s.a.v.s., profeti i nderuar i Islamit, në kuadër të misionit të profetëve hyjnor, ka bërë përpjekje të mëdha për zhvillimin dhe përkryerjen e Umetit Islam dhe nën dritën e mirësisë hyjnore dhe rezistencës së pashembullt të tij, arriti t'i jap një jetë të re dhe të freskët shoqërisë së periudhës së injorancës dhe të edukojë njerëz të cilët janë stolisur me virtyte të larta morale dhe do të arrijnë në një zhvillim deri në atë nivel saqë të bëhen shëmbëlltyrë dhe model për të gjithë njerëzit e tjerë. Një prej hapave themelor të Hazretit Muhamed s.a.v.s. në këtë ringjallje të shoqërisë, ishte çlirimi dhe shpëtimi i njerëzve nga injoranca dhe padituria. Profeti s.a.v.s. në bazë të misionit hyjnor të tij, kishte marrë detyrë që t'u mësojë njerëzve shkrim-leximin dhe diturinë. Në këtë mënyrë, shkenca dhe shkencëtarët fituan një pozitë jashtëzakonisht të lartë në Islam.

Me hyrjen e shoqërisë njerëzore në epokën e teknologjisë, u arrit një zhvillim i shpejtë në shkencë dhe teknologji. Shoqëritë në vendet e ndryshme në kuadër të zhvillimit dhe progresit dhe për inkurajimin e njerëzve drejt diturisë dhe shkencës, kanë caktuar dhe paraparë çmime të veçanta për t'i ndarë ato për shkencëtarët e tyre. Në bazë të kësaj, kultura e vlerësimit dhe mirënjohjes së shkencëtarëve dhe dijetarëve të botës, mund të vlerësohet nëpërmjet ndarjes së çmimeve të ndryshme dhe sot ekzistojnë rreth 390 çmime shkencore me kredibilitet të lartë në të gjithë botën të cilat i përkasin atyre që kanë kryer veprimtari novatore dhe të dobishme për përmirësimin e cilësisë së jetës së njeriut dhe ngritjen e nivelit të shkencës. Çmimi "Mustafa s.a.v.s." gjithashtu është një prej çmimeve të tilla. Ky çmim ka për qëllim vlerësimin e zhvillimit të marrëdhënieve rajonale të institucioneve shkencore dhe teknologjike në vendet islame dhe të ndihmojë në këtë rrugë. Ky çmim u miratua në vitin 2012 në Këshillin e Lartë të Revolucionit Kulturor si simbol i meritave dhe superioritetit shkencor në nivel botëror, në kuadër të vlerësimit të shkencëtarëve të dalluar si dhe për të krijuara kushtet e bashkëpunimit dhe të zhvillimit shkencor në botë. Çmimi "Al-Mustafa s.a.v.s." i cili ndahet një herë në dy vite për shkencëtarët dhe hulumtuesit më të mirë të botës islame, i ndahet veprave novatore brenda limiteve të shkencës të cilat kryhen nga personalitete të dalluara në fushën e shkencës dhe të teknologjisë dhe krijojnë kushte për përmirësimin e jetës së njeriut.

Ceremonia e sesionit të dytë të ndarjes së çmimit të lartë të shkencës dhe teknologjisë "Mustafa s.a.v.s." u zhvillua në Teheran më 3 dhjetor 2017. Kjo ceremoni u zhvillua në prani të Sorna Satari, sekretari për çështje shkencore dhe teknologjike në presidencën e Republikës Islamike të Iranit, Ali Salehi, shefi Agjencisë për Energji Atomike të Iranit, Prof. Sami'i dhe Sejed Alireza Marandi, kryetari i Akademisë së Shkencave Mjekësore. Në këtë ceremoni në të cilën morën pjesë mbi 90 shkencëtarë dhe personalitete të shquara shkencore dhe administrative nga 25 vende të botës, janë ndarë mirënjohje për ty kandidatë të nominuar për sesionin e dytë të çmimit "Mustafa s.a.v.s.".

سورنا ستاری و علی اکبر صالحی در دومین دوره جایزه مصطفی(ص)

Sorna Satari dhe Ali Akbar Salehi në sesionin e dytë të ndarjes së çmimit "Mustafa s.a.v.s."

Profesor Muhamed Amin Shukrullahi dhe Profesor Sami Orol Golonbe janë fitues të çmimit "Muhamed s.a.v.s." në sesionin e dytë të ndarjes së këtij çmimi në vlerë 500 mijë dollarë. Muhamed Amin Shukrullahi, studimet e tij në shkallën e doktoratës i ka kryer në universitetin e Bonit të Gjermanisë dhe temën e doktoratës e ka mbrojtur me titull "Ndihma në teorinë e kodimit dhe ndërlikimit nëpërmjet fushave ndjekëse determinuese". Z. Shokrullahi për shkak të shpikjes së kodeve më të sofistikuara profesionale në linjat e telekomunikacionit, ka fituar çmimin "Muhamed s.a.v.s.".

پروفسور محمد امین شکرالهی

Profesor Muhamed Amin Shukrullahi

Profesor Sami Orol Golonbe është inxhinier i elektronikës dhe ekspert i matematikës aplikative nga Turqia. Ai është anëtar i shoqatës shkencore të Turqisë "Bilim" dhe mban titullin "Profesor Gabur Denis" në degën inxhinierisë elektrike dhe elektronike në universitetin mbretëror të Londrës. Ai për shkak të paraqitjes së modelit dhe metodave për vlerësimin dhe përmirësimin e funksionimit të rrjeteve kompjuterike me emrin "Rrjeti Golonbe", ka fituar çmimin "Muhamed s.a.v.s.".

Profesor Sami Orol Golonbe

Kandidatët që fituan çmimin "Muhamed s.a.v.s." në këtë ceremoni mbajtjen edhe nga një fjalim të shkurtë. Profesor Sami Orol Golonbe në këtë ceremoni deklaroi: "Falënderoi përzemërsisht organizatorët dhe përgjegjësit e këtij çmimi, për arsye se këtë çmim e kanë ndarë edhe për fushën e shkencës dhe teknologjisë. Çmimi "Mustafa s.a.v.s." është prej institucioneve të rralla që ndajnë çmime të tilla me cilësi shkencore për shkencëtarët". Profesor Muhamed Amin Shukrullahi në ceremoninë e ndarjes së këtij çmimi deklaroi: "Pavarësisht përpjekjeve dhe punëve të mëdha, akoma e konsideroj vetën në rrugën e nxënies së shkencës dhe marrja e këtij çmimi, edhe njëherë më kujtoj mua këtë çështje".

Vlen të theksohet se çmimi "Mustafa s.a.v.s." ndahet për projektet shkencore të cilat krijojnë kushtet për përmirësimin e jetës së njeriut dhe në të cilat studiuesit kanë shpikur novacione konkrete brenda limiteve shkencore dhe teknologjike ose kanë paraqitur metoda të reja shkencore. Qëllimi i ndarjes së çmimit "Mustafa s.a.v.s." është inkurajimi dhe përhapja e mësimit të diturisë dhe shkencës dhe kryerja e hulumtimeve shkencore në shoqëritë islame.

Vendosja e lidhjeve mes qendrave shkencore dhe hulumtuesve dhe forcimi i lidhjeve rajonale mes vendeve islame, është një tjetër alternativë e cila mund të rezultojë me përhapjen dhe inkurajimin e mësimit të shkencës dhe kryerjen e hulumtimeve shkencore në shoqëritë islame. Ndarja e çmimeve shkencore, është një prej metodave më të mira për krijimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimeve shkencore në nivel rajonal dhe në mes të qendrave shkencore. Në bazë të kësaj, çmimi  "Mustafa s.a.v.s." ndahet në katër fusha. Njëra prej këtyre fushave është fusha e shkencës dhe teknologjisë biologjike dhe mjekësore. Shkenca dhe të kuptuarit e njeriut rreth strukturave fondamentale që formojnë jetën mbi rruzullin tokësor, gjatë gjysmëshekullit të kaluar ka pësuar ndryshime të mëdha. Degë të ndryshme të shkencave biologjike si gjenetika, biologjia molekulare, neurologjia dhe të ngjashme me këto, gjatë viteve të fundit kanë arritur zhvillim të rëndësishëm. Ky zhvillim nuk ka mbetur në nivel vetëm të njohurive teorike ose kufizimit me botën e shkencës, por ka ushtruar ndikim të madh mbi shëndetin dhe qetësinë e njeriut. Në bazë të kësaj, çmimi "Mustafa s.a.v.s." ndahet për një vepër më të mirë shkencore në degët dhe fushat përkatëse me shkencën dhe teknologjinë biologjike e cila të ketë ushtruar ndikim të qëndrueshëm mbi të perceptuarin e jetës ose në përmirësimin e cilësisë së jetës së njeriut.

Një tjetër sektor i këtij çmimi, është shkenca dhe teknologjia e informacionit dhe komunikimit. Të arriturat e shkencës së komunikimit dhe informacionit gjatë dekadave të fundit kanë ushtruar aq shumë ndikim mbi jetën tonë saqë më nuk është e lehtë të mendohet jeta pa këto të arritura shkencore. Sot, ne kudo që të ndodhemi, jemi në kontakt me të gjithë botën në mënyrë që të informohemi rreth çështjeve për të cilat kemi nevojë dhe të ofrojmë atë çfarë kemi arritur. Nën dritën e këtyre shkencave, tani po jetojmë në një ambient të ndjeshëm dhe më inteligjent se sa çdo herë tjetër dhe mund të bashkëpunojmë me mjetet dhe gjërat që na rrethojnë. Ky perceptim më i ndryshëm nga një botë pa kufi dhe me plotë mundësi është rezultati i përpjekjeve dhe novacioneve të hulumtuesve të cilët brenda kufijve të shkencës, kanë dhënë kontributin e tyre për zhvillim dhe progres. Çmimi "Mustafa s.a.v.s." me qëllim inkurajimin dhe zhvillimin e veprimtarive shkencore në fushën e shkencës dhe teknologjisë së informacionit dhe komunikimit, ndahet për veprat të cilat kanë luajtur rol të rëndësishëm në çuarjen përpara të kësaj shkence në botë ose që rezultatet e tyre kanë krijuar kushtet për lidhje efikase globale ose kanë shkaktuar zhvillim pozitiv në stilin e jetës së njerëzve.

Gjithashtu në disa dekada të fundit me kontributin e shkencës së re të nano, është tejkaluar pengesa e karakteristikave të zakonshme të lëndëve dhe u janë dhënë atyre cilësi dhe specifika të reja. Këto aftësi janë rezultat i ndryshmeve të bëra në karakteristikat e lëndëve në dimensione shumë të imëta deri në nivel të molekulave dhe atomeve të lëndëve dhe qelizave të gjalla. Ky zhvillim i rëndësishëm ka krijuara rrethana të reja për hulumtime teorike dhe pragmatike mes degëve shkencore dhe zhvillimi i kësaj fushe mund të rezultojë me avancimin e degëve të ndryshme të shkencave në rajone të ndryshme të botës. Çmimi "Mustafa s.a.v.s." me qëllim të zhvillimit të shkencës dhe teknologjisë nano dhe për të zbuluar aftësitë dhe mundësitë e kësaj shkence të re, ndahet për veprimtarit novatore shkencore të cilat shtojnë diturinë tonë në lidhje me mikrobotën dhe që janë në dobi të shoqërisë njerëzore. Si rezultat, një prej sektorëve të këtij çmimi është edhe fusha e shkencës dhe teknologjisë nano. 

Realiteti është ky që pavarësisht të gjitha ngjarjeve jo shumë të mira të fundit në botën islame, gjatë dekadave të kaluara në shoqëritë islame ndodhi një lloj lëvizje intelektuale, shkencore dhe kulturore. Kjo lëvizje u bë shkak për zhvillimin e prodhimeve shkencore dhe teknologjike në vendet islame. Aktualisht shumë shkencëtarë myslimanë po luajnë rol me ndikim të madh në zhvillimin e shkencës dhe teknologjisë në të gjitha vendet e botës. Këto hulumtues myslimanë në rajone të ndryshme të botës me novacionet she shpikjet e tyre të reja, po ndihmojnë në masë të madhe zhvillimin e shkencës dhe teknologjisë si dhe po ushtrojnë ndikim pozitiv në përmirësimin e jetës së njeriut. Identifikimi i këtyre hulumtuesve dhe vendosje e lidhjeve efikase me ata, do të bëhet shkak për zgjerimin e marrëdhënieve shkencore të hulumtuesve myslimanë me njëri-tjetrin dhe me qendrat shkencore me kredibilitet në botë duke rezultuar kështu me një zhvillim më të madh të shkencës. Gjithashtu prezantimi i këtyre shkencëtarëve dhe vlerësimi i rolit të tyre në avancimin e teknologjisë, do të jetë një shembull i mirë për hulumtuesit e tjerë të botës. Në këtë mënyrë, nëse kjo lëvizje aktuale do të shoqërohet me strategji dhe programe të përshtatshme, mund të krijojë rrethanat për zhvillimin e vendeve islame në prodhimin e shkencës dhe teknologjisë dhe pozicionimin në një pozitë të përshtatshme në botë. Revista "Science" është një prej revistave me kredibilitet shkencor në botë e cila në numrin 351 të saj, duke paraqitur një raport në lidhje me organizimin e ceremonisë për ndarjen e çmimit "Mustafa s.a.v.s.", ka shpjeguar objektivat dhe politikat e këtij çmimi të lartë të shkencës dhe teknologjisë në botën islame. Kjo revistë amerikane në raportin e saj ka shkruar: "Irani po ndan një çmim të ri dhe të dobishëm shkencor që shpreson se do të ndihmojë në çuarjen përpara të qëllimeve të veta në njohjen si një prodhues hulumtues".

Dec 26, 2017 10:09 Europe/Tirane
Komente