Më 23 tetor 1995, Kongresi i SHBA miratoi një plan për të transferuar ambasadën amerikane nga Tel Avivi në Kuds (Jeruzalem).

Që atëherë, qeveritë e ndryshme të SHBA-së janë përmbajtur nga zbatimi i kësaj rezolute të Kongresit. Presidenti Trump premtoi ta zbatojë projektligjin në fushatën zgjedhore presidenciale. Presidenti i Shteteve të Bashkuara, pavarësisht kundërshtimeve të gjera rajonale dhe globale, e ka cilësuar Jeruzalemin si kryeqytetin e regjimit të paligjshëm të Izraelit. Shtëpia e Bardhë e ka vonuar zbatimin e këtij projektligji çdo gjashtë muaj, dhe Trump e kishte shtyrë zbatimin e tij në 6 muaj e parë të mandatit presidencial. Megjithatë, veprimi i SHBA-së për të njohur Jeruzalemin si kryeqytetin e regjimit okupator sionist ka shkelur qartazi rezolutat ndërkombëtare. Jeruzalemi konsiderohet si një qytet i pushtuar nga rezolutat e OKB-së. Këshilli i Sigurimit i OKB-së miratoi një rezolutë në dhjetor 2016 dhe pohoi se "asnjë ndryshim i kufijve të para 4 qershorit 1967 nuk do të njihet, duke përfshirë edhe Jeruzalemin, nëse nuk është rënë dakord nga palët në negociata ". Një vëzhgim i sjelljes së SHBA shpjegon faktin se Shtetet e Bashkuara, si avokati më i madh i regjimit sionist, gjithmonë kanë kërkuar të forcojnë dhe sigurojnë Izraelin dhe për të arritur këtë qëllim kanë përdorur ndikimin e tyre në strukturën politike, ekonomike dhe kulturore të vendeve. Lideri Suprem i Revolucionit Islamik, në një takim me anëtarët e Asamblesë Ndërkombëtare të Ehlibejtit dhe të Unionit të Radio-Televizioneve Islamike e përshkroi rolin e amerikanëve në tre rrjedha kryesore: "Politika e krijimit të mosmarrëveshjeve midis vendeve të rajonit", "Ndikimi politik, ekonomik dhe kulturor në vendet islamike" dhe "Politika e përçarjes së muslimanëve". Tani, duke ndjekur këto rrjedha, qeveria e Shteteve të Bashkuara po ndjek aventura të reja në rajon duke zbatuar skenarin e shpalljes së Jeruzalemit të pushtuar si kryeqytetin e regjimit sionist.

Sigurisht , ekzistojnë shumë faktorë që kontribuojnë në këtë proces. Në këtë drejtim, pajtimi me okupatorin sionist dhe qëndrimi i butë ndaj Izraelit sa u përket çështjeve rajonale, si dhe besimi në premtimet e gënjeshtërta janë bërë shkak që zyrtarët amerikanë, izraelitë dhe sauditë të bëhen më arrogantë në lidhje me çështjen palestineze. Nuk ka dyshim se një nga krizat më të rëndësishme dhe më të spikatura të Lindjes së Mesme që nga gjysma e shekullit të kaluar ka qenë çështja e Palestinës dhe qëllimet e regjimit sionist për pushtimin  Kudsit të shenjtë. Imam Khomeini (ra), themeluesi i Revolucionit Islamik, duke njohur natyrën e regjimit të Izraelit dhe qëllimet e Shteteve të Bashkuara në rajon, e emëroi të premten e fundit të Ramazanit si ditën ndërkombëtare të Kudsit, kështu që muslimanët në botë kanë më shumë gjasa të deklarojnë solidaritetin e tyre me palestinezët. Emërimi i Ditës Ndërkombëtare të Kudsit shënoi renditjen e çështjes së okupimit të Palestinës në krye të prioriteteve të botës myslimane. Imam Khomeini (ra) në lidhje me këtë vendim të tij, bëri një deklaratë ku tha: “"Dita Ndërkombëtare e Kudsit nuk është vetëm dita e Palestinës, por është një ditë kur superfuqitë duhet të kuptojnë se nuk mund të avancojnë më në vendet islamike. Dita e Kudsit është dita kur duhet t'i paralajmërojmë të gjitha superfuqitë se Islami, për shkak të veprimeve tuaja të poshtra nuk do të jetë nën kontrollin tuaj, dita e Kudsit është dita e jetës së Islamit ".

Lideri Suprem i Revolucionit Islamik, Ajetollah Khamenei, thekson se mbrojtja e popullit të Palestinës është e njëjtë me mbrojtjen e së vërtetës dhe nuk është thjesht mbrojtje e një kombi të shtypur që është dëbuar nga toka e tij. Ai thekson: “Dita e Kudsit është shumë e rëndësishme. Nuk është vetëm se po mbrojmë një komb të shtypur që është dëbuar nga toka e tij. Ne jemi duke luftuar kundër një sistemi politik shtypës dhe arrogant. Sot, lufta kundër regjimit sionist është luftë kundër arrogancës globale dhe luftë kundër sistemit hegjemonist dhe arrogant". Ajetollah Khamenei në përvjetorin e lindjes së Profetit të nderuar të Islamit Hazretit Muhamed s.a.v.s. dhe në përvjetorin e lindjes së Imam Xhafer Sadik (a.s.) zhvilloi një takim krerët e institucioneve të larta shtetërore, ambasadorët e vendeve islame dhe të ftuarit e konferencës "Uniteti Islam", ku theksoi: “Amerika dhe regjimi sionist si dhe aleatët e tyre servilë në rajonin e Lindjes së Mesme janë faraonë të botës së sotme. Disa politikanë amerikanë kanë pohuar se në rajonin Azisë Perëndimore duhet të krijohet luftë dhe konflikt në mënyrë që regjimi sionist të qëndrojë në një atmosferë të sigurt dhe trupi i përgjakur i botës islame të mos mund të zhvillohet". Lideri Suprem i Revolucionit Islamik thekson: “Uniteti i Umetit Islamik dhe rezistenca përballë sionizmit dhe armiqve të tjerë të Islamit, është i vetmi medikament për kurimin e dhimbjeve të botës islame dhe e vetmja rrugë për zhvillimin dhe progresin e botës islame. Çështja e Palestinës ndodhet në krye të prioriteteve të çështjeve politike të Umetit Islam dhe të gjithë kanë për detyrë që të bëjnë përpjekje për çlirimin dhe shpëtimin e popullit të Palestinës. Bota islame me padyshim se do të rezistojë kundër këtij komploti dhe sionistët me këtë veprim do të pësojnë goditje edhe më të madhe dhe më në fund Palestina e dashur do të çlirohet".

Është e qartë se Kudsi është kibla e parë e myslimanëve dhe vend i shenjtë për të gjithë Umetin Islamik. Amerika dhe regjimi sionist duhet ta dinë se Umeti Islamik nuk hesht përball këtyre veprimeve kriminele dhe Amerika është përgjegjëse për pasojat e vendimit të saj për njohjen e Kudsit si kryeqytet të regjimit të Tel Avivit. Duhet theksuar se nëse myslimanët ruajnë unitetin dhe integritetin e tyre në kundërshtimin e vendimit arbitrar e të paligjshëm të SHBA, kjo do të jetë një fitore e madhe për myslimanët dhe rajonin. Kudsi u takon të gjithë myslimanëve dhe është kryeqyteti i shtetit palestinez. çështja palestineze është çështja më e rëndësishme për myslimanët dhe botën islame dhe myslimanët duhet ta dënojnë vendimin e Trump në të gjitha organet ndërkombëtare, veçanërisht në Kombet e Bashkuara. Padyshim, uniteti dhe rezistenca e popullit të shtypur palestinez dhe e kombeve të tjera myslimane do të çojë përfundimisht në dështimin e planit amerikano-sionist për të njohur Kudsin si "kryeqytet" i Izraelit. Sigurisht që popujt myslimanë dhe populli palestinez nuk do të lejojnë kurrë që Izraeli dhe SHBA të zbatojnë planin, sepse Kudsi i përket Palestinës dhe gjithë botës myslimane. John Merchimer, një profesor në Universitetin e Çikagos dhe themeluesi i teorisë së realizmit agresiv, të hënën më 11 dhjetor në fjalimin e tij në Universitetin e Teheranit duke folur për qeverinë aktuale të SHBA dhe veprimet e fundit të saj, theksoi: “Vendimi i presidentit amerikan Donald Trump për të njohur Jeruzalemin si kryeqytetin e Izraelit ishte nën ndikimin dhe presionin e ekstremistëve brenda Shteteve të Bashkuara dhe sigurisht ishte një gabim themelor... Vendimi i Trump-it për Jeruzalemin dhe njoftimi i lëvizjes së ambasadës amerikane nga Tel Avivi në Jeruzalem shënoi një gabim të madh në politikën e jashtme të SHBA-së, prandaj qeverisë amerikane nuk i besohet për asnjë bashkëpunim ". Tani nevojat e rajonit janë më shumë se dënimi verbal i vendimit të SHBA, dhe përmes shpjegimit të dimensioneve të këtij komploti në bashkësinë ndërkombëtare dhe takimeve të jashtëzakonshme të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik,  duhet të tregohet që vendimi amerikan për Kudsin i shkel të drejtat e të gjithë myslimanëve dhe të gjitha ligjet ndërkombëtare.

 

Dec 26, 2017 10:12 Europe/Tirane
Komente