Invalidi i mbrojtjes së lavdishme tetë vjeçare Ali Khoshlafz pasi vuajti dhimbjet e plagëve të luftës për shumë vite, ndërroi jetë. Si zakonisht ishte vetëm një lajm i shkurtë dhe i pikëlluar, ... por kishte një mesazh prekës që tregonte qëndrueshmërinë, besnikërinë dhe dashurinë.

"Invalidi i mbrojtjes së lavdishme tetë vjeçare Ali Khoshlafz pasi vuajti dhimbjet e plagëve të luftës për shumë vite, ndërroi jetë". Si zakonisht ishte vetëm një lajm i shkurtë dhe i pikëlluar, ... por kishte një mesazh prekës që tregonte qëndrueshmërinë, besnikërinë dhe dashurinë. Është fakt se martirizimi akoma sjell gjallëri dhe jetë në shoqëri dhe deri në kohën kur martirizimi akoma përshkon shtratin e shoqërisë, atëherë shoqëria është e gjallë dhe me dinamizëm vazhdon rrugën e vërtetë.

Invalidi i luftës Ali Khoshlafz arriti në mirësinë e martirizimit.

Martirizimi i këtij luftëtari invalid dhe me dhimbje, edhe njëherë na kujtoi në mendjet tona epopenë dhe heroizmin e luftëtarëve të Islamit dhe flijimin e tyre. Ai që nga mosha rinore hyri në betejën e frontit të së vërtetës kundër të pavërtetës dhe ka marrë pjesë në shumë operacione të ndryshme. Më në fund në operacionin "Qerbela 5", një plumb e goditi atë në boshtin kurrizor dhe ai mori plagë të rënda. Ai që sipas fjalëve të tij, kishte mbetur mbrapa nga karvani i martirizimit, pas kësaj ngjarje vazhdimisht ka qëndruar në spitale derisa më në fund u martirizua. Djali i tij Taher Khoshlafz në një shkrim të tij, përshëndetjen e fundit i jep babait të tij në këtë mënyrë:

"Përshëndetje babai i dhimbjeve të pambaruara. Përshëndetje babai i plagëve të panumërta. Përshëndetje oj hëna gjithmonë e dukshme, dje dhe sot dhe nesër. ..ka dy ditë që kapsula e oksigjenit ka mbetur e vetmuar pranë shtratit tënd dhe tani është liruar nga tij, mirëpo mua, nënës dhe motrës në mungesë tënde, na është vështirësuar frymëmarrja dhe ua kemi zili me qindra bashkëluftëtarëve tuaj të martirizuar të cilët të kanë pritur ty për shumë vite... Tani e kuptoj se çfarë domethënie ka durimi dhe djegia sepse ti për çdo natë dhe ditë je para syve tanë je djegur dhe tretur si qiriu dhe askush nuk ta dëgjonte zërin e ankesës. Ti përkrah heroizmit dhe luftës tënde tetëvjeçare, arrite në kulmin e durimit dhe shpërblimin e sinqeritetit tënd e more pas 30 viteve dhe u bëre prej atyre që "furnizohen pranë Zotit të tyre!". Prandaj lutemi që të prehesh pranë të dashurve të Zotit. Urime martirizimi yt..."

Martiri Ali Khoshlafz

Ali Khoshlafz në moshën 15 vjeçare në lulen e rinisë, me insistimin e tij të madh, shkoi në frontin e luftës. Me hyrjen në frontin e luftës, shumë shpejtë u njohë për zgjuarsinë dhe trimërinë e tij dhe në moshën 16 vjeçare ai bëhet pjesë forcave inteligjente për operacionet e Haxhi Ahmed Mutevasiljan. Ai atje e mësoi se mësimi i parë i forcave të inteligjencës së operacioneve është ky që vetëm ai që nuk është i lidhur me tela me gjemba të egos së tij, mund të kalojë nëpër tela me gjemba të armikut.

Martir Ali Khoshlafz në prezantimin e vetes, vë në dukje ndikimin e Revolucionit Islamik mbi zemrën e tij dhe thotë: "Unë jam Ali Khoshlafz, në të vërtetë kam dy emra: Xhamshid, ishte emri im para Revolucionit të cilin nuk e pëlqeja që nga fillimi dhe Ali është emri im pas Revolucionit. Kishin kaluar vetëm disa ditë nga fillimi i luftës kur pata fatin dhe nderin që në Kurdistan të bashkohem me forcat e Haxhi Ahmed Mutevasilian dhe ky nder më është gdhendur mbi ballin tim. Unë gjithnjë turpërohesha që të thosha se emrin e kam Xhamshid! Në ato ditët e fillimit të luftës imponuese njërit prej vëllezërve luftëtarë i cili quhej Ali, iu pre koka dhe u martirizua. Në atë kohë e shkrova një letër për familjen time në të cilën thash se nëse unë do të mbesë gjallë dhe nuk do të martirizohem, emri imë është Ali dhe më mos më quani mua Xhamshid. Unë isha vetëm 15 vjeç atëherë kur si shumë vëllezër të tjerë luftëtarë, shkova në front për të mbështetur autoritetin fetar të kohës".

Ali Khoshlafz pas përfundimit të luftës, ishte një prej forcave aktive kulturore. "Kur hëna humbi" është titulli i librit të kujtimeve të këtij martiri të cilat janë mbledhur dhe edituar nga Hamid Hesam. Ky libër mund të konsiderohet edhe si një shpjegim i një lëvizje gnostike dhe në të vërtetë ky libër më shumë se sa të trajtojë karakteristikat e luftës, trajton një rrugëtim gnostik të krijesës drejt Krijuesit.

Rrëfyesi është një pjesëtar i forcave të inteligjencës dhe operacioneve. Në këtë libër, rrëfyesi me sinqeritet fletë për jetën e tij, për veprimet fëmijërore të tij para Revolucionit, për krenarinë rinore dhe për ngjarjet me shumë vuajtje dhe vështirësi gjatë luftës së imponuar. Përshkrimi i netëve gjatë operacioneve vëzhguese për identifikimin e armikut, vështirësitë e kalimit nëpër fusha të minuara, kërkimet sekrete për të gjetur rrugët se si të dërgohen forcat prapa ushtrisë së armikut, rënia në kurthe dhe prita të armikut dhe martirizimi i shokëve para syve, konsiderohen pjesët më të dalluara të këtij libri.

"Kur hëna humbi" me rrëfimin e vet të sinqertë, ka tërhequr vëmendjen e shumë lexuesve. Hamid Hesam e ka vlerësuar lartë Khoshlafz duke thënë se përveç fjalëve të bukura, ai në kujtimet e tij sjell edhe kuptime të bukura. Bashkëluftëtari i tij shkruan: "Pak kush e dinte se hëna, je vet tij, shumë pak njerëz të njohin ty..."

Lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit në lidhje me librin "Kur hëna humbi", shkruan: "Djemtë e Hamedanit, janë djemtë e të mirës, dashurisë dhe sinqeritetit, ata janë burra të mëdhenj dhe pa pretendime, ata me të vërtetë janë ndihmësit e Husejnit (a.s.), ata janë ndihmësit e fesë, nënat e tyre që edukuan djem trima dhe me durim dhe pastaj atmosfera e mbushur me spiritualitet dhe njohje, pastaj zemrat e ndriçuara dhe shumë element të tjerë të së bukurës dhe të madhërishmes..., të gjitha këto burojnë nga ky rrëfim i sinqertë dhe nga ky shkrim i cili i zhyt zemrat e lexuesit në kënaqësi dhe ndez zjarrin e dashurisë dhe pasionit. Rrëfyesi vetë është një martir i gjallë. Trupi i tij i shumë përvuajtur nuk arriti të shuajë gjallërinë dhe zgjimin e zemrës së tij dhe për këtë duhet falënderuar Zoti i madhëruar. Edhe mbledhësi dhe edituesi i këtyre kujtimeve është një prej atyre që kanë përjetuar këto ngjarje. E lusim Zotin e madhëruar që të gjithë këta t'i fusë nën mëshirën hyjnore...!"

Sipas Ajetullah Khamenei, liderit suprem të Revolucionit Islamik të Iranit, mbrojtja e lavdishme është bërë mjet për shfaqjen mahnitëse të talentit dhe aftësive të vendosura në brendësinë e njerëzve... Ali Khoshlafz ishte një prej mijëra të rinjve të cilët kanë flijuar jetën e tyre në mbrojtje të Islamit. Lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit vitin e kaluar në takim me këtë luftëtar të madh ka thënë: "Ju keni kaluara çastet më të bukura të jetës tuaj, jo vetëm një herë, dy herë, por me dhjetëra dhe qindra herë! Edhe ne ëndërrojmë të kalojmë çastet tuaja. Dallimi mes juve dhe martirëve që kanë rënë pasi janë qëlluar me plumb, është ky që ju përveçse jeni qëlluar me plumb, me vite të tëra keni duruar vuajtjet e plagëve. Kjo është një vlerë shtesë nga martirizimi".

Martiri Ali Khoshlafz, çastet më të bukura të jetës së tij i konsideron ato që ka kaluar në takim me liderin suprem të Revolucionit Islamik.

Martir Ali Khoshlafz dhe Ajetullah Khamenei

Ai në këtë takim duke shprehur dashurinë dhe respektin për liderin suprem të Revolucionit Islamik të Iranit, ka thënë se brenga më e madhe e tij është shqetësimi i liderit suprem për situatën ekzistuese dhe deklaroi: "Ju thoni diçka që ne të qetësohemi!". Ndërsa lideri suprem iu përgjigj atij: "Qetësohuni ju lutem, këto gjëra që po shikoni ju, këto janë ngjarje të zakonshme të një rruge të vështirë drejt majave më të larta. Nuk duhet të presim që ne nëse dëshirojmë të shkojmë në majën e bjeshkës, të mos përballemi me pengesa dhe vështirësi, por jemi duke vazhduar rrugën, çështja kryesore është kjo. Mos u shqetësohuni, ngjarje të tilla ekzistojnë dhe nëse nuk do të ekzistonin ngjarje të tilla, atëherë do të ishte për tu çuditur".

Lideri suprem gjithashtu ka thënë: "Një ushtri kulturore, një front kulturor kanë sulmuar Revolucionin dhe sistemin e Republikës Islamike, në anën e kundërt një palë tjetër është duke mbrojtur këtë revolucion me jetën e tyre; unë po shikoi se disa kanë qëndruar dhe po qëndrojnë të palëkundur... Ju dhe të tjerët sikur ju z. Khoshlafz! Do të thotë ju kur jeni duke ecur në rrugë, duke marrë frymë, duke folur, deklaroni ekzistencën tuaj, kjo në vete është luftë, kjo në vete është mbrojtje, një mbrojtje kulturore... Gati kanë kaluar dyzetë vite që nga fitorja e Revolucionit, mendohej se më të mos mbesin të tillë, por ju po shikoni se bimë pas bime po zhvillohet gjenerata e re. A mund të jetë e gjithë kjo vetëm një shaka?".

Lideri suprem i Revolucionit Islamik gjithashtu tha: "Kjo që ju po thoni "qetësi, qetësi", unë kam qetësi... unë jam duke ecur, unë po e shikoi lëvizjen para, për mua është e qartë se çfarë është duke ndodhur në vend. Natyrisht ekziston armiqësi, ekziston kundërshtimi, nëse nuk do të ekzistonte armiqësi e kundërshtim, atëherë duhej të habiteshim! Ekzistojnë grupe të cilat në mënyrë të organizuar bëjnë përpjekje për ta goditur sistemin e Republikës Islamike nëpërmjet rrugëve kulturore, nëpërmjet rrugës së artit. Këto grupe janë të lidhura mes vete, po shpenzojnë para të mëdha, po marrin para të mëdha, po bëjnë tradhti... që të bëjnë çdo gjë vetëm e vetëm të mos lejojnë vazhdimin e rrugës së këtij Revolucioni. Mirëpo edhe Revolucioni është duke ecur dhe po vazhdon qëndresën pa lëkundje".  

Padyshim se martirët si Ali Khoshlafz ishin njerëz të llojit tonë, por sipas liderit suprem të Revolucionit Islamik të Iranit: "Ata më mirë se ne kanë njohur rrugën, më mirë se kanë kuptuar jetën, kishin fat më të madh, kishin mbështetje më të madhe te Zoti, prandaj edhe Zoti u ka dhënë mëshirë më tepër atyre duke u shuar etjen me njohurit hyjnore. Martirët janë lajmëtarë. Martirët na thonë neve, ju të mos keni frikë dhe pikëllim. Të mos humbni shpresën. Begatinë hyjnore ata po e mbajnë para syve tanë dhe kjo është pikërisht ajo për të cilën kemi nevojë sot".

Ceremonia e përcjelljes së kufomës së martir Ali Khoshlafz

Me martirizimin e këtij martiri, lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit me anë të një mesazhi vlerësoi lartë heroizmin, qëndresën dhe flijimin e tij dhe tha: "Invalidi i dashur z. Ali Khoshlafz shkoi të takohet me Zotin dhe shpërblimin e vuajtjeve dhe dhimbjeve disa vjeçare e bashkoi me pozitën e lartë të martirizimit në rrugën e Zotit të madhëruar. Paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi këtë martir të dashur i cili edhe gjatë jetës u quajt martiri i gjallë dhe pas shumë vuajtjeve të gjata që nga mbrojtja e lavdishme, mori shpërblimin e madh të atyre që kanë durim. I dërgoi përshëndetje shpirtit të tij të pastër dhe i uroj familjarët e tij dhe njëkohësisht i shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta".

Jan 07, 2018 11:30 Europe/Tirane
Komente