14 shkurti 2018 shënoi përvjetorin e shtatë të Revolucionitnë Bahrejn. Në këtë program, do të shqyrtojmë qëndrimin e organizatave dhe institucioneve arabe ndaj revolucionit të popullit të Bahrejnit.

 

Revolucioni i perlës siç njihet kryengritja e popullit të Bahrejnit kundër regjimit Al Khalifa filloi më 14 shkurt 2011. Kanë kaluar 7 vjet nga ky revolucion, por me kalimin e kohës, tiparet dalluese të revolucionit të popullit të Bahrejnit janë bërë më të spikatura nga revolucionet e tjera arabe. Një nga tiparet më të rëndësishme dalluese të këtij revolucioni nga revolucionet e tjera arabe, është mungesa e vëmendjes së aktorëve të huaj, si dhe fushata e qeverisë saudite për të shtypur protestat popullore në Bahrejn dhe për të shpëtuar regjimin e Al-Khalifa nga pësimi i fatit të sundimtarëve të Egjiptit, Tunizisë, Libisë dhe Jemenit. Ndër aktorët institucionalë, jo vetëm institucionet ndërkombëtare si Kombet e Bashkuara dhe organizmat e saj, por edhe institucionet rajonale, në vend që të mbështesin revolucionin e popullit të Bahrejnit, me mbështetjen e heshtur të regjimit Al Khalifa, u vendosën zyrtarisht kundër revolucionit të Bahrejnit. Ndërkohë, dy institucionet arabe, Këshilli i Bashkëpunimit të Gjirit Persik dhe Lidhja Arabe, secili prej tyre preferoi mbështetjen e regjimit Al Khalifa dhe jo mbështetjen për popullin e Bahrejnit.

Këshilli i Bashkëpunimit të Gjirit Persik është një nga institucionet arabe që mbledh vetëm vende të cila janë: Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahrejni, Kuvajti, Omani dhe Katari. Sidoqoftë, tipari më i rëndësishëm i Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit Persik është nënshtrimi i tij ndaj politikave të Arabisë Saudite. Ky tregues u aplikua zyrtarisht edhe në krizën e Bahrejnit. Me kërkesë të regjimit Al Khalifa, më 14 mars 2011, saktësisht një muaj pas fillimit të protestave, forcat e sigurimit të Arabisë Saudite dhe Emirateve u dërguan në Bahrejn në një plan të quajtur "Mburoja e ishullit" për të shtypur lëvizjen e protestës. 1200 forca saudite dhe 500 forca të Emirateve arritën në Bahrejn. Qeveria saudite, ndërkohë që po bënte fushatë për Bahrejnin, arsyetoi Planin e Mburojës së Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit Persik, sipas të cilit anëtarët e tjerë të Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit Persik duhet të ndërhyjnë për të ndalur pushtimin e jashtëm të një vendi anëtar. Kjo është ndërsa Bahrejni po ballafaqohet me një protestë popullore dhe jo me një pushtim të jashtëm. Në të vërtetë, Këshilli i Bashkëpunimit të Gjirit Persik ka qenë zyrtarisht në favor të regjimit Al Khalifa në prag të krizës së Bahrejnit.

 

Një pikë e rëndësishme, megjithatë, është se vetëm dy ditë pas pranisë së forcave saudite të sigurisë në Bahrejn, në 16 mars, filluan sulmet ndaj qendrave shëndetësore dhe sulmet masive ndaj demonstratave popullore. Në këtë ditë, forcat ushtarake dhe të sigurisë së regjimeve al-Khalifa dhe al-Saud shpërndanë protestuesit në fshatrat rreth kryeqytetit Manama dhe rrethuan kompleksin shëndetësor Salmanijeh, spitali më i madh shtetëror në Bahrejn, dhe bllokuan ardhjen e pacientëve dhe stafit në këtë qendër. Ndërsa 9 qytetarë të Bahrejnit u vranë në një muaj para ardhjes së forcave të Arabisë Saudite dhe të Emirateve në Bahrejn, pas ardhjes së këtyre forcave, gjashtë vetë u vranë vetëm në një ditë (16 mars). Në muajt dhe vitet që pasuan, prania e forcave të Arabisë Saudite dhe të Emirateve në Bahrejn ishte shkaku kryesor i rritjes së dhunës qeveritare kundër popullit bahrejnas dhe i rritjes së hendekut midis popullit dhe regjimit Al-Khalifa. Me fjalë të tjera, megjithëse prania e forcave  arabe në një afat të shkurtër e bëri regjimin Al-Khalifa superior ndaj protestuesve të Bahrejnit, në një afat të gjatë kjo prani ka patur pasoja negative për regjimin Al-Khalifa, duke përfshirë një rënie të madhe të legjitimitetit të regjimit Al -Khalifa në Bahrejn, sepse njerëzit në Bahrejn tashmë besojnë se regjimi al-Khalifa, me ndihmën që kërkoi prej homologëve të tij në Këshillin e Bashkëpunimit të Gjirit Persik për një fushatë në Bahrejn, tregoi se është një regjim i e varur nga fuqitë e jashtme, veçanërisht nga Arabia Saudite. Arabia Saudite, në kuadrin e Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit Persik, i ka ofruar 20 miliardë dollarë ndihmë Bahrejnit për të parandaluar përhapjen e protestave anti-qeveritare në vend duke shpërndarë para midis popullit dhe opozitës.

Pika kryesore është se Arabia Saudite e ka përdorur Këshillin e Bashkëpunimit të Gjirit Persik jo vetëm për të sulmuar Bahrejnin, por edhe për të arritur qëllime të tjera. Në këtë kuadër, Arabia Saudite, në një takim të Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit Persik, më 15 maj 2012, bëri thirrje për një rritje të nivelit të marrëdhënieve ndërmjet anëtarëve të Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit Persik nga "bashkëpunim" në "unitet", propozim i cili u mirëprit vetëm nga qeveria e Bahrejnit. Kuvajti dhe Katari e kundërshtuan planin, ndërsa Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Omani nuk morën pjesë në samit. Kjo dëshmoi se Këshilli i Bashkëpunimit të Gjirit Persik ka mosmarrëveshje të brendshme. Megjithatë, brenda Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit, ka pasur polemika të qarta gjatë shtatë viteve të fundit në lidhje me krizën e Bahrejnit. Ndërsa Arabia Saudite beson se zgjidhja e krizës arrihet me ndërhyrje ushtarake, Katari dhe Kuvajti theksojnë zgjidhjen politike të krizës në Bahrejn. Kuvajti u përpoq të ndërmjetësonte mes opozitës dhe regjimit al-Khalifa, por dështoi. Katari sugjeroi që një qeveri e re të formohej në Bahrejn brenda 60 ditësh dhe forcat e huaja të largoheshin nga ky vend, por ndërsa propozimi i Katarit u pranua nga opozita e Bahrejnit, qeveritë e Bahrejnit dhe Arabisë Saudite nuk e pranuan këtë propozim.

Një çështje tjetër është se Arabia Saudite dhe Bahrejni përdorën Këshillin e Bashkëpunimit të Gjirit Persik për të ndjekur synimet e tyre anti-iraniane. Arabia Saudite dhe Bahrejni kanë punuar shumë gjatë shtatë viteve të fundit për të akuzuar Iranin për krizën e Bahrejnit dhe e kanë akuzuar Republikën Islamike të Iranit se po përpiqet të ndërhyjë në punët e brendshme të Bahrejnit dhe të sundojë shi’itët e Bahrejnit. Nga ana e saj, Republika Islamike e Iranit ka theksuar vazhdimisht se kriza në Bahrejn, ashtu si krizat në të gjitha vendet arabe, është një protestë anti-qeveritare dhe nuk është një konflikt sektar dhe Irani nuk ka përfshirje në këtë krizë. Sharif Basiuni, kryetar i Komisionit Hetimor, i ngritur nga mbreti i Bahrejnit, gjithashtu në mënyrë eksplicite deklaroi në raportin e tij të nëntorit 2011 se "nuk ka asnjë marrëdhënie të qartë mes Iranit dhe opozitës në Bahrejn". Në përgjithësi, ajo që ka vërtetuar se Këshilli i Bashkëpunimit të Gjirit Persik, është një klub për të mbështetur mbretërit arabë, ishte funksioni i këtij këshilli në krizën e Bahrejnit. Prandaj, shumë analistë politikë, duke përfshirë Kristian Kwat Ulrichsson, besojnë se dobësimi i sotëm i Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit Persik ka filluar që në funksionimin e gabuar të këtij institucioni në krizën e Bahrejnit. Mosmarrëveshjet e vendeve arabe të Gjirit Persik  do të përkeqësojnë sakaq një situatë delikate të Lindjen e Mesme. Realitetet politike rajonale, bashkëpunimi transkombëtar dhe kërkimi i përbashkët për një të ardhme më të mirë, duhet, eventualisht, të triumfojë mbi politikat e prirura nga represioni, dhuna dhe totalitarizmi . Këshilli i Bashkëpunimit të Gjirit të Gjirit duhet të mësohet me perspektivat konfliktuale mbi përbërjen e rajonit dhe të shkallëve të ndryshme të bashkëpunimit mes aktorëve rajonalë dhe ai duhet t’i përdorë këto dallime si burim fuqie.

 

Feb 23, 2018 11:27 Europe/Tirane
Komente