Arabia Saudite më 26 mars të vitit 2015, filloi luftën kundër Jemenit, luftë kjo e cila ishte paraparë të përfundojë brenda një kohë të shkurtë, mirëpo tani ka hyr në vitin e katërt të saj. Në këtë edicion do të shqyrtojmë pasojat e kësaj lufte.

Pasojat e luftës

Agresioni ushtarak i Arabisë Saudite kundër Jemenit deri më tani ka shkaktuar vrasjen dhe plagosjen e mbi 50 mijë njerëzve në Jemen, mirëpo të gjitha dëmet dhe pasojat e kësaj lufte nuk kufizohen vetëm me të vrarit dhe të plagosurit, sepse dëmet dhe pasojat në fusha të tjera janë shumë të rënda. Për të kuptuar më mirë pasojat e luftës së Arabisë Saudite dhe aleatëve të saj kundër Jemenit, mjafton vetëm t’i hedhim një vështrim statistikave më të fundit të publikuara nga organizatat ndërkombëtare.

Sipas statistikave të Zyrës për Koordinim të Çështjeve Humanitare të OKB që janë publikuar në janar të vitit 2018, mbi 22.2 milionë njerëz që përbëjnë 75% të popullsisë së këtij vendi deri në janar të vitit 2018 kishin nevojë për ndihma humanitare që në këtë mes 11.3 milionë njerëz kanë nevojë urgjente për ndihma humanitare që në krahasim me qershorin e vitit 2017, kjo shifër është rritur me mbi një milion njerëz. Nevojë urgjente për ndihma humanitare më shumë kanë banorët e zonave në të cilat po zhvillohet lufta ose njerëzit të cilët ndodhen të shpërngulur brenda Jemenit. Mbi 17 milionë jemenas, do të thotë dy persona nga çdo tre banorë të Jemenit, nuk e dinë se si do ta sigurojnë ushqimin për racionin tjetër. 8.4 milionë jemenas po përballen me pasiguri të madhe ushqimore me rrezikun e thatësisë dhe krizës së madhe që në krahasim me qershorin e vitit 2017, kjo shifër është shtuar me 24%. Si pasojë e kësaj lufte, gjithashtu 10 % e banorëve të Jemenit kanë mbetur pastrehë. Pikërisht për këtë arsye, kriza e Jemeni është kriza më e madhe njerëzore dhe humanitare në botë.

Faktori kryesor për krijimin e kësaj situate, është vetëm dhe vetëm agresioni ushtarak i Arabisë Saudite kundër Jemenit. Si pasojë e kësaj lufte, përgjegjësit e familjeve kanë humbur punën e tyre ose vazhdojnë të kenë punë, por nuk marrin rroga dhe të ardhura. Si pasojë e kësaj lufte, janë shkatërruar shtëpitë banuese dhe një numër i madh i banorëve është detyruar të shpërngulët nga shtëpitë e tyre. Sektori bujqësor është shkatërruar, importi i lëndëve ushqimore është i pamundur për shkak të bllokadës, prandaj plotësimi i nevojave për artikuj ushqimorë është bërë shumë i vështirë dhe në shumë raste edhe i pamundur.

Në sektorin shëndetësor, sipas statistikave që ka publikuar Zyra për Koordinimin e Çështjeve Humanitare të OKB: “Vetëm 50% objekteve shëndetësore në 16 provinca janë funksionale, mirëpo edhe këto objekte nuk kanë pajisje mjekësore ose edhe personeli i këtyre qendrave shëndetësore ka shumë muaj që nuk ka marrë rroga. 16.4 milionë jemenas kanë nevojë për përkujdesje mjekësore që nga kjo shifër 9.3 milionë persona kanë nevojë urgjente dhe të madhe për përkujdesjes mjekësore. Gjatë dy muajve të fundit të vitit 2017, sëmundja Diphtheria në 19 provinca të Jemenit ka shkaktuar vdekjen e 48 personave ndërsa 610 persona të tjerë dyshohen se janë infektuar me këtë sëmundje. Gjithashtu që nga prilli i vitit 2017, si pasojë e epidemisë Kolera kanë vdekur 2200 persona ndërsa mbi një milion persona të tjerë dyshohen se janë infektuar me këtë sëmundje. Sipas raportit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, gati një e treta e statistikave të viktimave të shkaktuara nga sëmundja e Kolerës janë fëmijë të moshës nën 5 vjeçare ndërsa shumica e viktimave që kanë vdekur nga kjo sëmundje janë të moshës mbi 60 vjeçare”.

Nëse organizatat ndërkombëtare nuk do të mund ta vendosin nën kontroll këtë sëmundje dhe nuk do të mund të kurojnë personat e infektuar, atëherë numri i të vdekurve në Jemen për shkak të luftës që ka imponuar Arabia Saudite mbi këtë vend, do të rritet në masë të madhe.

Sipas statistikave që ka publikuar Zyra për Koordinimin e Çështjeve Humanitare të OKB në janar të vitit 2018, si pasojë e luftës së Arabisë Saudite kundër Jemenit, sektori i arsimit është gjithashtu një prej sektorëve që ka pësuar dëme të mëdha dhe këto dëme kanë ndikim afatgjatë për Jemenin. Në raportin e Zyrës për Koordinimin e Çështjeve Humanitare të OKB thuhet: “Si pasojë e luftës së Arabisë Saudite kundër Jemenit janë krijuar probleme të mëdha në sektorin e arsimit dhe mbi 2 milionë fëmijë jemenas janë privuar nga mësimi. Që nga marsi i vitit 2015 deri në nëntor të vitit 2017, janë mbyllur 16  mijë shkolla dhe 256 shkolla janë shkatërruar tërësisht dhe 1413 shkolla janë dëmtuar pjesërisht, 150 shkolla janë mbushur me persona të pastrehë dhe 23 shkolla janë pushtuar nga grupet e armatosura. Këto rrethana së bashku me probleme dhe vështirësitë në pagesën e rrogave për arsimtarët, janë bërë shkak për krijimin e krizës arsimore dhe kjo ka shtuar rrezikun për mbetjen e një gjenerate të fëmijëve të paarsimuar në Jemen”.

Shtimi i keqtrajtimit dhe abuzimit seksual ndaj femrave, është një tjetër pasojë e rëndë e luftës së Arabisë Saudite kundër Jemenit. Organizata Amnisty International në raportin e saj 409 faqesh të cilin e ka publikuar në shkurt të vitit 2018, ka zbuluar dimensione të tjera të pasojave të luftës së Arabisë Saudite kundër Jemenit. Në këtë raport, Amnisty International ka paralajmëruar në lidhje me shtimin e pabarazisë mes grave dhe burrave si dhe për shtimin e martesave të fëmijëve si pasojë të luftës së Arabisë Saudite kundër Jemenit. Sipas këtij raporti, kushtet e krijuara pas fillimit të luftës në Jemen janë bërë shkak për shtimin në mënyrë të konsiderueshme të pasigurisë së femrave shtimin e dhunës dhe krimeve seksuale kundër femrave, shtimin e martesave të detyrueshme dhe abuzimin e seksual të femrave”.

Lufta e Arabisë Saudite kundër Jemenit përveç pasojave humanitare dhe njerëzore, ka edhe pasoja të tjera si në sferën politike dhe gjeografike. Nga aspekti politik dhe gjeografik, Jemeni si pasojë e kësaj lufte është shndërruar në një vend të ndarë në shumë pjesë që një pjesë e tij është nën kontrollin e lëvizjes Ansarullah dhe partisë “Kongresi Popullor” një pjesë është nën kontrollin e qeverisë së dorëhequr të kryesuar nga Mansur Hadi, një pjesë nën kontrollin e disa fiseve jemenase dhe një pjesë e këtij vendi gjithashtu është nën kontrollin e grupit terrorist Al Kaida. Edhe pse Al Kaida gjatë viteve të fundit ka qenë e pranishme në disa rajone të Jemenit si në provincat Ebin dhe Hadrameot, mirëpo pas fillimit të agresionit ushtarak të Arabisë Saudite, ky grup terrorist ka shfrytëzuar situatën e krijuar si një rast për shtimin e pjesëtarëve dhe për forcimin e pozitës së saj. Patrik Kakbern, shkrimtar dhe ekspert i njohur i çështjeve të Lindjes së Mesme, në një artikull të tij të publikuar në gazetën angleze “Indipendent” në lidhje me këtë çështje ka shkruar: “Lufta kundër Jemenit e drejtuar nga Arabia Saudite i ka dhënë avancim më të madh organizatës Al Kaida. Nëse Osama bin Laden do të ishte gjallë, do të krenohej me faktin se organizata Al Kaida aktualisht ka kontrollin mbi provincën Hadrameot, një prej provincave më të mëdha të Jemenit”.

Zgjatja e luftës së Arabisë Saudite kundër Jemenit ka pasur pasoja edhe për Riadin dhe regjimin Al Saud që disa prej pasojave më të rëndësishme të kësaj lufte për Arabinë Saudite janë si në vijim:

  1. Shtimi i urrejtjes së opinionit publik të Jemenit dhe të vendeve të tjera të botës ndaj qeverisës ë Arabisë Saudite. Shtimi i protestave kundër vizitës së Muhamed bin Selman në Londër në mars të vitit 2018 dhe shtyrja disa herë e kësaj vizite për shkak të këtyre protestave, është një prej shenjave të qarta që tregon këtë urrejtje.
  2. Zgjatja e luftës, është disfata e regjimit Al Saud, sepse trashëgimtari i fronit mbretëror të Arabisë Saudite i cili në fillim të luftës ishte ministër i mbrojtjes së këtij vendi dhe projektuesi kryesor i kësaj lufte, para fillimit të sulmeve kishte deklaruar se vetëm brenda një muaji lufta do të përfundojë me fitore, mirëpo tani ka përfunduar edhe viti i tretë dhe kjo luftë akoma nuk ka përfunduar dhe nuk ka as edhe perspektivë për përfundimin e saj.
  3. Lufta për Arabinë Saudite kishte dhe ka shpenzime të mëdha ekonomike. Shpenzimet e mëdha ekonomike janë bërë shkak për shtimin e problemeve ekonomike të Arabisë Saudite dhe si rezultat u bë shkak për shtimin e taksave, reduktimin e subvencioneve, uljen e rrogave dhe reduktimin e rezervave valutore të qeverisë saudite. Disa analistë besojnë se arrestimi dhe burgosja e dhjetëra princave sauditë në nëntor të vitit 2017, para se të bëhej me qëllim të luftës kundër korrupsionit, më tepër është bërë në mënyrë të detyruar dhe për të ushtruar presion mbi ata me qëllim që të japin një pjesë të pasurisë dhe kapitalit të tyre për qeverinë saudite për të mbuluar problemet ekonomike të këtij vendi.  
  4. Një prej pasojave të luftës kundër Jemenit për Arabinë Saudite është kjo që janë shtuar mosmarrëveshjet brenda familjes mbretërore saudite, sepse disa prej princave sauditë që nga fillimi, ishin kundër agresionit ushtarak kundër një vendi arab, prandaj ndodhja e katastrofës njerëzore në Jemen dhe zgjatja e kësaj lufte është bërë shkak për shtimin e këtyre mosmarrëveshjeve dhe polemikave politike të pazëshme mes princave sauditë ndaj Muhamed bin Selman i cili aktualisht ka marrë nën kontroll të gjitha çështjet e këtij vendi dhe konsiderohet njeriu i parë për tu ulur në fronin mbretëror të regjimit Al Saud. Kritikët e konsiderojnë disfatën në luftën kundër Jemenit si dokument të qartë që tregon se Muhamed bin Sleman nuk ka merita jo vetëm që të ulët në fronin mbretëror, por as edhe për poste më të ulëta si ministër i mbrojtjes.
  5. Një prej pasojave më të rëndësishme të luftës së Arabisë Saudite kundër Jemenit është kjo që kritikat ndaj politikës së jashtme luftënxitëse të Riadit janë shtuar në masë të madhe dhe së bashku me problemet e tjera si tensionet me vendet e tjera arabe ose sjellja jodiplomatike me Sa’d Hariri, kryeministrin e Libanit, janë bërë shkak për ndarje dhe përçarje mes Arabisë Saudite dhe disa vendeve të tjera arabe.
  6. Shtimi i kapaciteteve raketore të ushtrisë dhe të forcave popullore të Jemenit që kanë goditur edhe pallatin “Jemamae” në Riad, është bërë shkak për shtimin e frikës dhe pasigurisë brenda në Arabinë Saudite duke përfshirë edhe familjen mbretërore të regjimit Al Saud.

Në fund duhet të thënë se sa më shumë që të vazhdojë lufta kundër Jemenit, do të shtohet më shumë katastrofa njerëzore dhe humanitare e këtij vendi dhe me shtimin e katastrofës njerëzore në Jemen, edhe disfata e regjimit Al Saud në këtë luftë do të bëhet edhe më e dukshme dhe më e madhe, sepse kjo shton mundësinë që Jemeni të shndërrohet në një “Vietnam” për Arabinë Saudite. Shtimi i humbjeve njerëzore në Jemen, do të rezultojë me prishjen më shumë të imazhit të regjimit Al Saud në nivel ndërkombëtar. Vazhdimi i kësaj lufte gjithashtu mund të bëhet shkak për shtimin e sulmeve raketore të ushtrisë dhe forcave popullore të Jemenit ndaj Arabisë Saudite. Duke marrë parasysh realitetin politik aktual të Jemenit si pozitën e lëvizjes Ansarullah në këtë vend, Arabia Saudite duhet të ecë drejt gjetjes së një rruge për t’i dhënë fund kësaj lufte.

Tags

Apr 09, 2018 10:49 Europe/Tirane
Komente