Azia Perëndimore (Lindja e Mesme) ka një gjeografi multientnike me identitete të llojllojshme etnike, fetare dhe racore ndërsa ky rajon është edhe djep i feve qiellore. Kjo karakteristikë përkrah rëndësisë gjeopolitike dhe rezervave të mëdha të naftës dhe gazit, i ka dhënë rëndësi të jashtëzakonshme këtij rajoni.

(11 shtatori dhe plani i Lindjes së Mesme të Madhe)

Që nga fillimi i shekullit 20 dhe sidomos pas luftërave botërore të parë dhe të dytë, gjeopolitika e Lindjes së Mesme gjithnjë ka patur rëndësi të jashtëzakonshme në politikën e jashtme të Britanisë së Madhe dhe më pas edhe në atë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ky rajon u bë i rëndësishëm deri në atë masë sa që edhe procesi i krijimit të shteteve-kombeve në rajon, skicimi i kufijve kombëtarë dhe garancitë e ruajtjes së sunduesve të rajonit, është bërë nga fuqitë perëndimore.

Padyshim se formimi i një rajoni me emrin Lindja e Mesme, ishte produkt i përpjekjeve kolonialiste të Britanisë së Madhe dhe të Francës. Në bazë të marrëveshjes Sykes-Picot të vitit 1914, u krijua një gjeografi e re në përputhje me planet e hartuara nga kolonializmi. Standardet për krijimin e shteteve të reja dhe kufijve të vizatuara të Lindjes së Mesme është bërë në kuadër të interesave kolonialiste. Me fjalë të tjera, ndarjet e imponuara ishin faktorë që krijuan krizat e shekullit 20 në Lindjen e Mesme.

Konflikti i arabëve dhe regjimit sionist, lufta mes Irakut dhe Kuvajtit, konflikti kufitar mes Arabisë Saudite, Katarit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, mosmarrëveshjet dhe konfliktet ndërfetare në Arabinë Saudite dhe në Bahrejn, si dhe krizat e tjera të këtij lloji, të gjitha janë rezultat dhe reflektim i gjeopolitikës kolonialiste ndaj Lindjes së Mesme. Ndarja e Palestinës dhe themelimi i regjimit fals të Izraelit në vitin 1948, natyrisht se ishte kulmi i ndërhyrjeve kolonialiste në Lindjen e Mesme që institucionalizuan përgjithmonë tensionet dhe krizat në Lindjen e Mesme. Në periudhën e luftës së ftohtë, kërkesa e sistemit dy polesh ishte ndërtuar mbi këtë bazë që një rajon gjysmëhëne i përbërë nga vendet islame të jetë në kufijtë jugorë të ish-Bashkimit Sovjetik. Prandaj në atë periudhë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës esencialisht kishin qëndrime konservatore dhe mbështetëse ndaj regjimeve dhe territoreve të ndara sipas marrëveshjes Sykes-Picot dhe ndiqte objektivat për ndarje territoriale ose separatiste në Lindjen e Mesme.

Amerika pasi që nëpërmjet pranisë ushtarake nuk arriti t’i realizojë qëllimet dhe interesat e saj, tani ajo e quan rajonin e Lindjes së Mesme “njeriu i sëmurë i shekullit 21” që në realitet është një përgatitje tjetër për ndarje të re territoriale.

Në bazë të kësaj strategjie, në periudhën e pas Luftës së Ftohtë dhe sidomos pas sulmeve të 11 shtatorit, ka pësuar ndryshim të madh politika territoriale e Perëndimit dhe e SHBA-ve ndaj vendeve të Lindjes së Mesme. Si rezultat i kësaj politike, filluan mosmarrëveshjet etnike, konfliktet e brendshme, proceset e ndarjes së kufijve të improvizuar të Lindjes së Mesme, dobësimi i sovranitetit të shteteve dhe ndryshimi i kufijve në rajon, por kësaj radhe në kuadër qëllimeve të politikës së jashtme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Strategjia e SHBA-ve për Lindjen e Mesme të Madhe u ndez me pretekste si lufta kundër terrorizmit dhe shkatërrimi i armëve të shkatërrimit në masë të Sadam Husejnit në agresionin ushtarak kundër Irakut. Në kuadër të kësaj strategjie u paraqiten edhe motot si demokracia, liria, progresi dhe zbatimi i reformave.

Mosmarrëveshjet etnike dhe kufitare që ishin rezultat i marrëveshjes Sykes-Picot, gjithashtu shumë vite më parë kishin krijuar rrethana të përshtatshme për ndërhyrjet ndërkombëtare. Me pushtimin e Irakut në mars të vitit 2003, nga Amerika, në rajon u paraqiten shenja të reja për krijimin e një marrëveshje Sykes-Picot të re me qëllim të ndarjes së re të Lindjes së Mesme. Plani “Lindja e Mesme e Madhe” në realitet është simbol i ndarjes së re të Lindjes së Mesme, por kësaj radhe sipas stilit amerikan.

Në bazë të kësaj, politika e jashtme zyrtare dhe fuqia mediale e Perëndimit në nivel të lartë u aktivizua dhe u shfrytëzua në këtë drejtim dhe si rrënjë të pasigurisë dhe trazirave në rajonin e Lindjes së Mesme, i prezantuan mosmarrëveshjet mes myslimanëve shiitë dhe sunitë.

Mbështetja e Amerikës ndaj konflikteve të brendshme të vendeve, gjithashtu bëhej në mënyrë të seleksionuar. Për këtë arsye, Amerika për shembull për shkak të brishtësisë së brendshme të shtetit të Arabisë Saudite, kurrë nuk ushtron presion mbi këtë vend në fushën e demokratizimit, ndërkohë që ishte e qartë se fondamenti i kërcënimit terrorist në botë nuk kishte zanafillë tjetër, përveç Arabisë Saudite.

Richard Has, anëtar i Këshillit për Marrëdhënie të Jashtme të Amerikës, në lidhje me këtë, thotë: “Marrëveshja Sykes-Picot e re në rast se do të zbatohet, do ta shpëtojë Amerikën nga balta e Irakut në të cilën është zhytur dhe e cila është shtrirë tani deri në Siri. Në mënyrë të prerë mund të themi se Lindja e Mesme e vjetër shkon drejt shpërbërjes”.

Në këtë mënyrë Amerika ka shfrytëzuar çdo lloj tensionesh të brendshme të vendeve islame në kuadër të qëllimeve të saj afatshkurta dhe afatgjata. Shqyrtimi i zhvillimeve të vendeve islame tregon se shtetet perëndimore synojnë të zbatojnë planin për ndarje territoriale dhe për dobësim të përgjithshëm të shteteve në këtë rajon. Është interesant fakti se në kuadër të ballkanizimit të Lindjes së Mesme, Iraku nuk ishte objektivi i parë.

Në vitin 2011, me presionin disa vjeçar të Amerikës u realizuar procesi për ndarjen e Sudanit dhe hapi i parë i Sudanit Jugor ishte njohja zyrtarisht e shtetit fals të regjimit sionist. Libia, Jemeni ishin objektiva të radhës në listën e dominosë së Amerikës dhe Izraelit për ndarjen territoriale të rajonit.

Aparati propagandues dhe medial i Perëndimit në mënyrë intensive në të gjithë botën dërgon zërin e ndarjes territoriale dhe separatizmit nga Jemeni, Siria, Pakistani, Libia, Iraku, Turqia dhe nga vende tjera islame të Lindjes së Mesme dhe rreth saj dhe në këtë mënyrë ndiqte planet e një sionisti me emrin Bernard Luis.

Bernard Luis është një profesor i pensionuar i Universitetit Prinston i cili ka shkruar rreth 20 mijë tituj librash dhe artikujsh në lidhje me Lindjen e Mesme dhe rreth botës islame.

Bernadr Luis në fillim të hulumtimeve të tij, ishte përqendruar me historinë e rajonit të rëndësishëm Shamat. Pas krijimit të Izraelit, ai studimet e tij i ka përqendruar mbi historinë shoqërore, politike dhe ekonomike të territoreve arabe nën sundimin e Perandorisë Osmane.

Bernard Luis për herë të parë në takimin e vitit 1979 të anëtarëve të “Bilderberg” në Austri, ka folur në lidhje me planin e tij. Ai planin e tij i cili përfshinë ndarjen territoriale të vendeve të Lindjes së Mesme duke përfshirë edhe Iranin në shtete të vogla, e paraqiti për liderët ekonomikë dhe politikë pjesëmarrës në takimin e Biderbergut. Në këtë plan vendet e Lindjes së Mesme ndahen copë-copë në bazë të dallimeve gjuhësore, racore dhe rajonale. Në bazë të këtij plani, Anglia duhet të mbështesë kryengritjet etnike si të duruzëve në Liban, baluçëve, kurdëve dhe turqve në Iran, alevive në Siri, isujanëve në Etiopi, sekteve fetare në Sudan, fiseve arabe në vendet e ndryshme arabe, kurdëve në Turqi etj.. Qëllimi i këtij plani është copëtimi i Lindjes së Mesme dhe shndërrimi i saj në një mozaik të përbërë nga shtete të vogla dhe të dobëta të cilat vazhdimisht janë në rivalitet me njëri-tjetrin që në këtë mënyrë të dobësohet forca e republikanëve dhe monarkistëve aktualë. Irani në këtë plan ka rëndësi të jashtëzakonshme. Çfarëdo lloj ndryshimi në kufijtë gjeografikë të Iranit, shumë lehtë do të mund t’i destabilizojë vendet fqinjë të tij sidomos Irakun, Turqinë dhe Pakistanin dhe në këtë mënyrë do ta ndihmojë në masë të madhe progresin e planit të Bernard Luis për ballkanizimin e botës islame. Për këtë qëllim, shërbimet e inteligjencës së Amerikës dhe Izraelit po kryejnë operacione të rënda dhe me shpenzime të larta në Iran për të çuar përpara planin e Bernard Luis.

Prania ushtarake e Amerikës në Lindjen e Mesme, pushtimi i Afganistanit dhe Irakut, si dhe krijimi i bazave të ndryshme të saj në vendet islame të Lindjes së Mesme, mund të konsiderohen veprime në kuadër të zbatimit të këtij plani nga ana e Amerikës.

Që nga viti 2003 njëkohësisht me agresionin ushtarak të Amerikës dhe Anglisë kundër Irakut, shumë herë dhe shumë herë është folur për ndarjen territoriale të rajonit të Lindjes së Mesme. Çdo herë revistat dhe gazetat amerikane, angleze ose evropiane kanë publikuar dhe parashikuar harta dhe dokumente të reja të rajonit dhe kufijve të shteteve të reja të llojit të marrëveshjes së re Sykes-Picot.

Këto dokumente tregojnë se amerikanët janë faktorë kryesorë për krijimin e pasigurisë, luftës dhe zgjerimit të zonës së kaosit dhe luftërave me faktorë zëvendësues dhe konflikteve fisnore dhe me qasje fetare në rajon.

Jim W. Dean, kryeredaktor i gazetës Veterans Today dhe ekspert i politikës së jashtme të Amerikës, mendon se ekzistenca e grupeve terroriste në Lindjen e Mesme është mjet për ndryshimin e sistemeve shtetërore të vendeve të Lindjes së Mesme me qëllim parësor progresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Këto grupe përdoren për realizimin e interesave të Amerikës duke i vënë atyre në dispozicion hegjemoninë financiare dhe ushtarake me shpenzime të ulëta për SHBA-të.

Ndoshta përmendja e ngjarjes së agresionit ushtarak kundër Afganistanit i bërë me pretekst të reagimit ndaj sulmit kundër kullave binjake në Nju Jork dhe pastaj agresioni ushtarak kundër Irakut, ndoshta për shumë njerëz duket i përsëritshëm, mirëpo ai tregon shumë qartë këtë të vërtetë se Amerika në përputhje me avancimet e veta taktike, ndjek një strategji më të madhe me stabilitet më të madh me qëllim realizimin e objektivave finale të saj që rezultojnë me arritjen e një kulmi të stabilizuar në rajonin e Lindjes së Mesme. Tani duhet të shikojmë se çfarë është ky kulm stabil që dëshiron Amerika për Lindjen e Mesme i cili të gjitha vendet e rajonit i ka futur në luftë me njëri-tjetrin dhe vet Uashingtoni po zë peshk nga uji i turbullt.

Tags

Apr 28, 2018 10:37 Europe/Tirane
Komente