Jan 26, 2019 12:21 Europe/Tirane
  • Kthimi i misioneve diplomatike, fitore politike e Sirisë

Damasku, kryeqytet i Sirisë, këtyre ditëve është mikpritës i grupeve të ndryshme politike dhe një gjë e tillë konsiderohet një fitore politike për presidentin sirian Bashar Asad pas 7 viteve të luftës kundër terrorizmit.

Në mars të vitit 2011 u lansua projekti i krizës në Siri dhe ishte qëllim i armiqve të qeverisë së Asadit dhe i terroristëve për të shkatërruar Sirinë. Në këtë rrugë, Amerika, disa vende evropiane dhe arabe e posaçërisht regjimi saudit, EBA dhe regjimi izraelit të gjitha kapacitetet që i posedonin ia ofruan me qira terroristëve, me qëllim përmbysjen e qeverisë siriane, por ata hasën në një rezistencë të fuqishme dhe nuk arritën qëllimet e tyre.

Dy gjëra të rëndësishme në Siri

Tani pas kalimit të 7 viteve të luftës në Siri, po zhvillohen dy ngjarje të mëdha. Së pari, vendet arabe po përpiqen të rihapin ambasadat e tyre në Damask dhe të takohen me Presidentin Bashar Asad. Ngjarja e dytë është shpallja e vendimit për tërheqjen e forcave amerikane nga Siria. Presidenti i SHBA Donald Trump njoftoi më 19 dhjetor 2018, se rreth 2,000 forca speciale amerikane do të largohen nga Siria. Natyrisht, largimi fillimisht u njoftua se do të bëhet në fazën 30-ditore, por pas kritikave ndaj Trump, ndryshoi afati kohor për tërheqjen e forcave amerikane nga Siria dhe u njoftua periudha 120-ditore. Analistët politikë  pas njoftimit të tërheqjes së forcave amerikane nga Siria, kanë thënë se ky veprim është një humbje strategjike e Shtëpisë së Bardhë dhe fitore për qeverinë siriane dhe aleatët e saj. Në këtë mënyrë, Ahmed Vahidi, rektor i Universitetit të mbrojtjes kombëtare të Iranit, ka thënë: Amerikanët si qëndruan si nuk qëndruan në Siri, ata janë të mposhtur. Prezenca e tyre në Siri nuk është e qartë dhe për këtë arsye ata duhet të shkojnë sa më shpejtë nga Siria. Rektori i Universitetit të mbrojtjes kombëtare të Iranit, në një intervistë me agjencinë e lajmeve IranPress, ka thënë: Dalja apo ikja e ushtarëve amerikanë nga Siria, dëshmon për një histori të suksesshme të rezistencës në rajonin e Azisë Perëndimore. Uebfaqja amerikane National Interset shkruan: Pavarësisht se sa kohë duhet që Shtetet e Bashkuara të largohen nga Siria, strategjia e Amerikës ka dështuar. Dështimi i politikës amerikane në Siri ka qenë i shpejtë dhe i habitshëm gjatë pesë viteve të fundit të pranisë së Uashingtonit në luftën siriane. Ky dështim ka ndodhur edhe përkundër deklaratave të Rex Tillerson, ish sekretar i shkarkuar i DASH në janar 2018, i cili kishte thënë se forcat amerikane në Siri nuk do të mbeten në këtë vend vetëm për t’i bërë presion Bashar Asadit, por edhe për të penguar forcimin e pozicionit të Iranit në Siri.  Këto fjalë sot nuk janë në përputhje me realitetin dhe Shtetet e Bashkuara do të largohen përfundimisht nga Siria me qëllim të reduktimit të kostos së saj ushtarake dhe kompensimin e tyre nga regjimet arabe, duke përfshirë regjimin saudit.

Kapitulli i ri diplomatik në Damask

Së bashku me zhvillimet në fushën e betejës dhe ndryshimin e ekuacioneve në favor të vendit dhe boshtit të rezistencës, arena politike dhe diplomatike siriane po rritet vazhdimisht dhe Damasku është bërë vendi i konsultimeve politike në kontekstin e fitores së diskursit të rezistencës. Përpjekja për të përmirësuar marrëdhëniet me Sirinë është bërë publike qëkur ambasada e Emirateve u hap në Damask, ndërsa Bahrejni gjithashtu ka konfirmuar praninë e tij politike në Siri. Kuvajti gjithashtu ka njoftuar kthimin e ambasadës së tij në Siri. Deputetët jordanezë kanë kërkuar gjithashtu marrëdhënie diplomatike me Sirinë dhe kthimin e ambasadorit jordanez në Damask. Deputetët jordanezë kërkuan që marrëdhëniet e tyre me Sirinë të kthehen në situatën para krizës, si dhe kërkuan forcimin e marrëdhënieve midis Damaskut dhe Amanit në favor të të dy vendeve. Jordania ka ulur nivelin e marrëdhënieve me Damaskun që nga fillimi i krizës siriane nën presionin e Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Arabisë Saudite. Me fillimin e krizës siriane në mars të vitit 2011, vendet arabe ndërprenë lidhjet diplomatike me Damaskun dhe mbyllën ambasadat e tyre në Siri. Tani që dështimi i disa vendeve arabe dhe perëndimore është shfaqur në Siri, shumë vende të rajonit po përpiqen të rifillojnë lidhjet e tyre me Damaskun dhe të rindërtojnë ambasadat e tyre në këtë vend.

Më parë, më 16 dhjetor 2018, vizita e presidentit sudanez Omar al-Bashir në Siri dhe takimi i tij me presidentin sirian Bashar Asad ishin pika fillestare për përpjekje të tilla diplomatike. Po ashtu edhe presidenti i Mauritanisë Mohamed Ould Abdel Aziz është planifikuar të udhëtojë për në Siri. Këto vizita po bëhen me dritën e gjelbër të Ligës Arabe, duke treguar kthimin e Sirisë në ekuacionet politike arabe.

Nevoja e kthimit të Sirisë në LA

Një burim i informuar në presidencën tuniziane ka njoftuar kërkesën e udhëheqësve arabë që të kthejnë Sirinë në Ligën Arabe. Televizioni Al Mejadin i Libanit gjithashtu raporton: Duket se vendet arabe kanë qenë të paafta për të përfunduar boshllëkun e krijuar nga pezullimi i anëtarësisë siriane në Ligën Arabe dhe tani ata po punojnë për një pezullim të tërheqjes siriane për të mbushur këtë vakum. Burime mediatike i kanë thënë kanalit televiziv Al Mejadin se në nivel të përfaqësuesve të përhershëm, Asambleja e Përgjithshme e Ligës Arabe do të lejojë që marrëdhëniet politike të LA të rifillojnë përsëri me Sirinë, por ende nuk ka marrëveshje mbi mënyrën se si Siria do të kthehet në Ligën Arabe.

Kohët e fundit gazeta Al Shark ka shkruar: Marrëdhëniet e vendeve anëtare të Ligës Arabe, duke përfshirë Arabinë Saudite, me qeverinë e presidentit sirian Bashar Asad, do të rifillojnë. Kjo gazetë më tej shkruan: Takimi i Ligës Arabe, i organizuar nga Tunizia në mars 2019, do të jetë një takim i rëndësishëm dhe ka gjasa që vendimi të merret për të rikthyer Sirinë në Ligën Arabe.

Mohsen Marzuk,  sekretar i përgjithshëm i Lëvizjes Programi i Tunizisë, në një intervistë me kanalin televiziv Al Mejadin, duke thënë se Tunizia mirëpret praninë e presidentit sirian në këtë vend, ka thënë: Qeveria siriane në luftën kundër terroristëve, ka dalë fituese kundër 85 vendeve të botës. Ministria siriane e Punëve të Jashtme ka mirëpritur veprimet e ndërmarra në të njëjtën kohë kur vendet arabe po përpiqen të krijojnë marrëdhënie me Sirinë dhe të kthejnë vendin në LA. Zv/ministri i jashtëm sirian Feisal Mekdad përshëndeti përpjekjet e disa vendeve arabe për të sjellë Damaskun në Ligën Arabe dhe kërkoi nevojën për të reformuar procesin aktual. Zëvendësministri i jashtëm i Sirisë tha: Pa praninë e Sirisë në LA, asnjë veprim i përbashkët nga shtetet arabe nuk do të ketë sukses.

Vendet arabe që tani po përpiqen të rihapin qendrat e tyre diplomatike në Damask dhe Sirinë përsëri ta kthejnë në botën arabe, tregon se sistemi politik i vendit nuk do të ndryshojë me forcë dhe luftë. Shtatë vitet e luftës në Siri nuk kishin ndonjë arritje tjetër përveç shkatërrimit, vrasjeve dhe zhvendosjes së popullit të këtij vendi arab dhe në një situatë të tillë, vendet që mbështetën terroristët tani janë përgjegjësit direkt të kësaj situate.

Tags

Komente