• Feminizmi
    Feminizmi

Në këtë edicion do të flasim rreth një pasoje tjetër të pikëpamjeve feministe, do të thotë shtimin e abortimit.

Përshëndetje për ju dëgjues të nderuar! Jemi pranë jush me edicionin e radhës së programit " Feminizmi dhe kritika e bazave, mësimeve dhe pasojave të tij". Në edicionin e kaluar kemi folur rreth një prej bindjeve feministe, do të thotë bindja në liritë e shfrenuara dhe të pakufizuara seksuale. Thamë se përhapja e qasjes feministe është bërë shkak që bota perëndimore në fushën e moralit seksual në krahasim me të kaluarën, të bëjë një kthim 180 shkallë. Realiteti qëndron këtu se rezultati i pikëpamjeve feministe në tryezën e perëndimorëve në mënyrë sipërfaqësore rezulton me zgjerimin e marrëdhënieve të paligjshme, mirëpo realiteti i fshehur i këtyre pikëpamjeve është abortimi, lindjet e paligjshme, dhuna dhe përdhunimi ndaj femrave, familjet me një prindër (nëna dhe fëmija), sëmundjet infektuese, problemet seksuale dhe prirjet drejt homoseksualizmit, prostitucioni, shkatërrimi i institucionit të familjes dhe degjenerimi moral që quhen elementë të krizës morale dhe të familjes në perëndim. Në këtë edicion do ta shqyrtojmë një tjetër rezultat të përhapjes së mendimeve feministe që është shtimi i abortit në shoqëritë perëndimor. Në epokën bashkëkohore zgjerimi i ideve feministe në vendet perëndimore është bërë shkak që shoqëritë e këtyre vendeve të përballen devijime të ndryshme si abortimi i foshnjave i cili ka shkaktuar shumë probleme në këto shoqëri. Feministet ekstremiste për ta liruar femrën nga përgjegjësia e përkujdesjes dhe rritjes së fëmijëve dhe për të arritur në pavarësinë individuale, propozojnë abortimin e foshnjave. Kjo do të thotë që çdo femër kurdo që të dëshirojë, mund ta abortojë foshnjën e saj dhe ta lirojë veten nga përgjegjësia ndaj foshnjës. Një prej shkaqeve të përhapjes së abortimit të foshnjave në shoqëritë perëndimore është arsyetimi i feministeve për ta përputhur abortimin e foshnjës me moralin e përkujdesjes, prandaj feministët për këtë arsye abortimin e foshnjës e propozojnë si modelin më të mirë të sjelljes morale. Abortimi i foshnjës do të thotë "t'i jepet fund shtatzënisë duke hequr embrionin nga mitra e femrës" dhe ky veprim bëhet në dy mënyra, ose me anë të operacionit ose duke përdorur medikamente të caktuara. Pyetja qëndron këtu se në sistemin e moralit të përkujdesjes, në çfarë pozite qëndron abortimi i foshnjës? Nga pikëpamja e feministeve, për çfarë arsye embrioni i foshnjës si lloji më i vogël dhe më i dobët njerëzor, nuk e meriton dashurinë dhe përkujdesjen? Në abortimin e foshnjës nuk bëhet fjalë për foshnjat të cilat duhet abortuar për shkaqe mjekësore, si për shkak të rrezikimit të jetës së nënës ose për shkak të sëmundjes së embrionit, por bëhet fjalë për foshnjat të cilave në këtë mënyrë u mohohet e drejta e jetës pavarësisht shëndetit të tyre dhe të nënës. Vrasja e këtyre fëmijëve padyshim se lëndon zemrën e çdo njeriu me mendim të lirë dhe me pavetëdije i kujton njeriut periudhën e errët të injorancës kur arabët varrosnin për së gjalli foshnjat e tyre.

Në epokën bashkëkohore shoqëria perëndimore në disa fusha ka arritur zhvillime të caktuara, mirëpo për shkak të depërtimit të ideve të ndryshme në këtë shoqëri, siç janë idetë feministe, ka lënë në harresë moralin dhe spiritualitetin. George Grant, shkrimtar amerikan, shkruan: "Mediat tona kanë përfunduar në një dështim moral shumë të madh dhe nuk mundohen që ta informojnë publikun se ato krime çnjerëzore për të cilat ne akuzojmë mjekët e Hitlerit, aktualisht në mënyrë normale dhe të përditshme kryhen nga mjekët dhe hulumtuesit më të njohur në spitalet dhe universitetet e Amerikës kundër foshnjave". Abortimi i foshnjës dhe përpjekja e disa shoqërive perëndimore në përkrahjen e këtij veprimi, bëhet me moton mashtruese feministe "e drejta e pronësisë së femrës mbi trupin e saj". Abortimi i foshnjave ka rrënjë në degjenerimin moral të shoqërisë së civilizuar dhe në marrëdhëniet e shfrenuara seksuale në shoqëritë perëndimore. Abortimi i foshnjës është një fenomen jo njerëzor dhe në kundërshtim me natyrën qenësore të njeriut, prandaj format dhe mënyrat në të cilat bëhet ai, tregojnë shkeljen e parimeve morale. Ky veprim jo moral në disa vende si në Amerikë, Angli dhe Kanada është duke u shtuar në masë të madhe. Në bazë të hulumtimeve të dy hulumtuesve anglezë Michael Litchfield dhe Susan Kentish, mësohet së për çdo vit mijëra foshnje abortohen në Angli dhe digjen në furra. Këta dy hulumtues e kanë prezantuar vetën si një çift i shqetësuar nga shtatzënia, por që nuk dëshiron të bëjë abortimin e foshnjës dhe kanë shkuar në disa klinika spitale që bëjnë abortimin e foshnjave në Angli. Pastaj ata hulumtimet e tyre si dëshmitarë okularë i kanë publikuar në librin me titull "Fëmijët për tu djegur". Ky libër i cili ka zbuluar një skandal të madh të Anglisë, shumë shpejtë ka ngjallur zemërimin e mediave në këtë vend të cilat kanë bërë të gjitha përpjekjet e tyre për ta lënë në harresë sa më shpejtë këtë libër. Metodat e ndryshme të abortimit në shoqëritë e ndryshme janë të lidhura edhe me tregtinë e kapitalistëve të epokës bashkëkohore. Aktualisht disa individë në shoqërinë perëndimore me qëllim të fitimeve më të mëdha, i vrasin foshnjat në embrion për të bërë hulumtime mjekësore. Wiliam Gardmer, shkrimtar kanadezë, në lidhje me këtë shkruan: "Qelizat e foshnjës së mbytur të cilat janë ende të shëndosha edhe shumë të freska, shfrytëzohen për hulumtime shkencore. Nëse embrioni i foshnjës deri në çastet e fundit të jetë i gjallë, shfrytëzimi i qelizave dhe i lëkurës së tij derisa ai ende është i gjallë, është shumë më i vlefshëm se sa qelizat e tjera". Më keqardhës është fakti se sot mjekët evropianë për përfitime tregtare, embrionin e foshnjës e shfrytëzojnë edhe për prodhimin e lëndëve zbukuruese. Në një prej sondazheve më të tmerrshëm rreth mënyrës se si bëhen këto vrasje me qëllime tregtare, Profesoresha Chris Bagley, profesore universiteti dhe mbrojtëse e abortimit të foshnjave, thotë: "Yndyra e embrionit të foshnjës është një lëndë shumë e vlefshme për prodhimin e artikujve për zbukurim. Unë bëjë abortimin e foshnjave dhe kur ekziston mundësia që ato të shfrytëzohen për gjëra më të dobishme, është turp që ato të hidhen në furrë për tu djegur. Unë kamë bërë abortimin edhe të foshnjave shtatë mujore. Këto foshnja kishin marrë formë dhe për një kohë të gjatë ishin të gjalla". Kjo mjeke e pamëshirshme, në mënyrë të qartë pohon se ka vrarë njerëz të pafajshëm që krimi i vetëm i tyre ishte se ata ishin të vegjël, ndërsa nuk ka kurrfarë frike nga ndonjë lloj dënimi. Mënyra ngrirjes së shpejtë të foshnjave, gjithashtu është një tjetër metodë çnjerëzore dhe e pamoralshme e cila përdoret për të shfrytëzuar strukturën më të shëndoshë të embrionit të foshnjës.

Aktualisht përballemi më lajme dhe informacione të cilat tregojnë për rritjet e numrit të abortimeve në disa vende të botës. Në Amerikë vazhdimisht janë duke u rritur rastet e abortimit të foshnjave. Sipas statistikave vjetore, në Amerikë abortohen rreth 1.6 milion foshnje. Një hulumtues amerikan për ta vërtetuar konceptin e vrasjes së paarsyeshme të foshnjave, ka vendosur një aparat në trupin e një femre e cila ishte duke abortuar foshnjën e saj 12 javore dhe ka përgatitur një film të titulluar "Britma e heshtur". Ky film ka ushtruar ndikim të madh në publik dhe ka paraqitur foshnjën e cila përpiqej të ik nga aparati thithës i cili i copëton gjymtyrët e trupit të foshnjës njërën pas tjetrës dhe i nxjerr jashtë ato. Gjendja e vrasjes në Amerikë është në atë mënyrë që Georg Grant ka akuzuar mediat e këtij vendi për dështim të madh moral. Ai duke zbuluar një skandal tjetër thotë: "Foshnjat të cilat u shpëtojnë abortimit, në gjendje të gjallë bëhen objekt i eksperimenteve të egra dhe të çuditshme. Struktura njerëzore në tregun e lirë shkëmbehet për përdorime të ndryshme si në industrinë e prodhimit të artikujve për zbukurim dhe në prodhimin e medikamenteve, ndërsa mediat tona nuk mundohen që të paktën ta informojnë publikun në lidhje me këtë krim". Kanadaja, gjithashtu është një prej vendeve që ka miratuar abortimin e foshnjës në Parlament, pavarësisht se shumica e qytetarëve janë kundër këtij veprimi. Në këtë vend për çdo ditë shënohen mbi 270 raste të abortimit. Në këtë vend numri i rasteve të abortimit të foshnjave në spitale dhe klinika të ndryshme shkon mbi 95000 abortime në vit që 25% të këtyre rasteve i kryejnë adoleshentët. Profesor Ian Gentles, historian kanadezë, në lidhje me të drejtat e fëmijëve në Kanada shkruan: "Në Kanada edhe fëmijët e pa lindur kanë të drejtën e trashëgimisë, prandaj edhe në kohën kur janë në mitrën e nënës kanë të drejtë të ngrehin padi kundër personit të tretë. Mirëpo ata të vetmen të drejtë që nuk e kanë është e drejta për të mos u vrarë. Kjo është për arsye se nënës së tij i është dhënë kjo e drejtë që ta vrasë foshnjën e saj. Në spitalet e Kanadasë foshnjën e abortuar e dërgojnë në eksperimentin e patologjisë dhe pastaj e dërgojnë në furën ku digjen trupat e vdekur. Në shumë prej këtyre rasteve të abortimeve domosdo përdoren metoda që ta vrasin foshnjën në mënyrë shumë të dhimbshme dhe çnjerëzore". Gardner në lidhje me abortimin e foshnjave në Kanada shkruan: "Çështja e abortimit të foshnjës është një pamje e vogël nga një luftë e brendshme shumë më e madhe e cila ndizet në vendin tonë kundër vlerave njerëzore".

Jun 14, 2016 08:35 CET
Komente