• Shkelja e të drejtave të njeriut në perëndim nga iluzioni deri në realitet

Në këtë emision do të flasim mbi diskriminimin e grave në Amerikë dhe Kanada.

Të nderuar dëgjues, në emisionin e kaluar folëm në lidhje me diskriminimin gjinor dhe në punë të grave në Britani dhe Francë. Në këtë emision do të shqyrtojmë diskriminimin e grave në Kanada dhe Amerikë. Siç e kemi thënë edhe gjatë emisionit të kaluar, diskriminimi gjinor i referohet një situate në të cilën një person apo një grup për shkak të gjinisë së tyre abuzohet apo mund të jetë i neglizhuar. Diskriminimi gjinor zakonisht bëhet në formën e ngacmimit seksual, diskriminimit në punë dhe diskriminimi ndaj shtatzënave në punë, ku gruas shtatzënë nuk i njihen të drejtat e saj të parapara nga mjekësia. Me këtë rast, gratë në shumë vende të botës vuajnë nga diskriminimi. Këtë lloj diskriminimi e vërejmë edhe tek vendet e zhvilluara, ku në këtë mes nuk bën përjashtim as Kanadaja. Pavarësisht pretendimeve të qeverisë, gratë kanadeze ende përballen me diskriminimin në punësim dhe paga dhe në 100 vitet e fundit ato kanë luftuar për barazi. Sipas Institutit të Politikave Alternative të Kanadasë (SSPI) në 29 tetor 2014, gratë kanadeze të arsimuara në sektorin privat marrin paga 27 % më pak në krahasim me meshkujt, kurse në sektorin publik ky dallim është 18 %. Për shkak të diferencës ndërmjet sektorit publik dhe atij privat sa i përket diskriminimit në pagë, zbatohen politika reformuese për reduktimin e diskriminimit në sektorin publik. Tani gratë kanadeze bëjnë përpjekje që të paguhen njëjtë sikur meshkujt për punën që bëjnë, por ende ekziston diskriminimi në pagë.

Gjendja e punësimit dhe e të ardhurave të grave në Kanada nga dita në ditë shkon duke u përkeqësuar, rrjeti informativ Huff Post më 14 dhjetor 2013 ka publikuar nj raport të Forumit Ekonomik botëror, ku Kanadaja renditet e 20-ta në mesin e 133 vendeve për gjendjen ekonomike dhe sociale të grave. Përderisa autoritetet kanadeze pretendojnë se veprimet për barazi të kërkuara nga gratë dhe vajzat kanadeze janë para vendeve tjera, mirëpo ky vend tejkalon vendet e tjera si Nikaragua që radhitet i 10-ti, Letonia e 12-ta dhe Kuba e 15-ta dhe këto pretendime të Kanadasë shihet se janë thjeshtë një teatër politik dhe mediatik. Nëse krahasohet raporti i Forumit Ekonomik Botëror i vitit 2006 ku Kanadaja ishte në vendin e 14-të, në vitin 2007 në vendin  18 dhe në vitin 2013 siç e cekëm në vendin e 20-të, shihet se gjendja e punësimit dhe e të ardhurave të grave çdo ditë është duke shënuar rënie.

Çdo ditë gratë kanadeze përballen me diskriminimin në punë për shkak të shtatzënisë. Sipas një raporti të rrjetit informativ canada.com, më 7 mars 2012, në provincën British Columbia përqindja e diskriminimit të grave shtatzëna në përudhën 2010-2011, është vlerësuar të jetë 50 %. Në Alberta, në 197 raste, 25 % e ankesave kanë qenë për shkak të diskriminimit. Në Saskatchevan, 10 % e padive janë ngritur për shkak të diskriminimit të grave shtatzëna në punë. Në bazë të lajmeve dhe statistikave, drejtori ekzekutiv i Komisionit kanadez për të Drejtat e Njeriut beson se statistikat që lidhen me pretendimet e diskriminimit të shtatzënisë në këtë vend janë rritur dhe kanë arritur në një fazë kritike. Përkundër faktit se ligji kanadez ndalon diskriminimin në punë, bizneset e vogla dhe të mesme duke pasur parasysh rritjen e paqëndrueshme ekonomike, vazhdojnë të praktikojnë diskriminimin.

Studimet e fundit tregojnë se gratë të paktën 5 % janë të kyçura më pak se burrat në profesione të tilla si profesorë universiteti, pavarësisht përvojës dhe aftësive që kanë si dhe nevojave për punë. Gazeta lokale The Globe and Mail, më 6 shtator 2012, ka thënë se gratë në Kanada ballafaqohen me diskriminim në punësim. Raporti i titulluar "Më fal, profesor, por gratë ende ballafaqohen me diskriminim në punësim", kanë vë në dukje se çdo vit pozita e profesorit në të gjitha universitetet është e rezervuar për burrat dhe shumë pak gra promovohen në këtë profesion. Sipas statistikave të paraqitura në vitin 2007, përkundër faktit se numri i studentëve femra në studimet e doktoratës ka qenë rreth 47 %, më vonë ky numër ka rënë në 41 dhe diskriminimi në punësim ndaj tyre është rritur. Përveç kësaj, në statistikat e këtij viti është bërë e ditur se vetëm 20 % e grave kanë zënë vende nëpër universitete të Kanadasë.

Përveç Kanadasë, gratë në Amerikë ende ballafaqohen me diskriminimin gjinor dhe në punësim. Pavarësisht lëvizjes për të drejtat e grave në këtë vend, gratë në Amerikë ende janë viktima të diskriminimit në punë. Në Amerikë, gratë dhe minoritetet në vendin e punës janë mbajtur në ato kushte që nuk do të mund të ecin përpara apo të avancohen. Të gjithë punëdhënësit i shohin gratë si një barrë, për shkak të çështjeve të tilla si shtatzënia, fëmijët, etj. Gratë nuk lejohet që të punojnë punë të cilat janë më të lehta dhe nuk lejohen të avancohen. Ky lloj i sjelljes dhe ideja se gratë nuk mund të përballojnë punën, ka krijuar një lloj diskriminimi gjinor në Amerikë. Diskriminimi është prezent në shumicën e shteteve federale, por në disa shtete ai është shumë më i theksuar. P.sh. në Nju Jork, nëse burrat paguhen një dollarë, gratë do të paguhen 86 cent. Dallimi në të ardhurat midis burrave dhe grave është vetëm një nga problemet me të cilat ballafaqohen femrat amerikane. Përveç kësaj, përcaktimi i përgjegjësive dhe roleve menxheriale për gratë si në sektorin publik si në atë privat nuk është në gjendje të mirë,  mirëpo në sektorin privat diskriminimi është shumë më i theksuar. Për shembull, në shtetet Dakota e Jugut dhe Utah, më pak se një e treta e grave mbajnë poste drejtuese. Statistikat tregojnë se diskriminimi kundër grave në këtë vend nuk është vetëm në lidhje me pagat, por mungesa e mundësive për punësim të femrave është një tjetër lloj i diskriminimit që është shumë i theksuar. Vetëm gjashtë shtete kanë përfaqësim të grave në Kongres.

Një raport i Human Rights Watch (HRW) i datës 15 maj 2015, vë në dukje se miliona gra amerikane të punësuara kanë ose një fëmijë ose për shkak të kushteve jo të favorshme financiare dhe mungesës adekuate në punë, ato nuk pranojnë të lindin fëmijë. Human Rights Watch raporton se në një intervistë me këto gra dhe familjet e tyre, duke përfshirë edhe shumë familje në Nju Jork, shihet se shumica e tyre janë shprehur të pakënaqura nga mungesat dhe kufizimet që ju bëhen në të drejtat e tyre në vendin ku punojnë dhe gratë të cilat kanë lindur ose që kanë nga një fëmijë janë ankuar nga kushtet joadekuate në punë. Shumë gra përjashtohen nga puna për shkak të depresionit dhe problemeve të tjera shëndetësore, ose për shkak të qumështit që duhet t’ua japin fëmijëve të tyre. Për më tepër, ato gjatë periudhës sa qëndrojnë në pushim të lindjes nuk paguhen dhe përjetojnë kushte të vështira ekonomike. Sipas raportit, edhe pse disa punëtorë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë mundësinë për të përfituar nga pushimi pa pagesë, por gjysma e popullsisë që janë punëtorë në Amerikë nuk përfitojnë nga pushimi pa pagesë. Gjendja e punëtorëve në sektorin privat është shumë më keq, vetëm 12 për qind e punëtorëve të sektorit privat kanë mundësi të përfitojnë nga paga e lehonisë. Sipas raportit të HRQ, në një sondazh të kryer në 185 vende të botës, vërtetohet se gjendja e pagesës së pushimit të lehonisë në SHBA është shumë e keqe. Sipas hulumtimit të kohëve të fundit, edhe pse Shtetet e Bashkuara janë në mesin e vendeve të zhvilluara të botës, vdekja e nënave në 10 vitet e fundit në këtë vend është rritur dukshëm.

Pavarësisht nga sloganet e lirisë dhe barazisë, realiteti i shoqërive perëndimore, karakterizohet me diskriminime të ndryshme ndaj grave. Gratë për shkak të natyrës së tyre janë shpesh viktima të dhunës. Ato paguhen më pak për punën që bëjnë dhe si pasojë e presioneve nga punëdhënësi të ato nuk shijojnë si duhet ndjenjën e një nëne që sapo ka lindur fëmijë dhe shpeshherë ato shkarkohen nga puna për shkak së dëshirojnë të bëhen nëna. Përveç kësaj, ato duhet të durojnë ngacmimet seksuale, poshtërimet dhe talljet.

Feb 03, 2016 11:11 CET
Komente