Kur bota perëndimore u kaplua nga konfuzioni dhe filloi të studioj mbi shkaqet e shtimit të dhunës dhe akteve terroriste në shoqëritë perëndimore, letra e dytë e Ajetollah Khamenei, Liderit suprem të Revolucionit islamik drejtuar të rinjve perëndimorë, prezantoi me fakte të qarta e të pakontestueshme rrënjët e vërteta të zgjerimit të prirjeve terroriste në shoqëritë perëndimore.

Sulmet terroriste në Paris me 13 nëntor 2015 që shkaktuan mbi 130 të vdekur,  edhe njëherë vërtetoi se terrorizmi nuk kufizohet vetëm në rajonin e LM, apo në rajone të tjera të largëta. Kjo ngjarje tregoi se ashtu siç theksoi Lideri Suprem i revolucionit islamik, terrorizmi është një problem i përbashkët. Shoqëritë perëndimore nuk janë të imunizuara nga zgjerimi i ekstremizmit  dhe pa gjetur rrugët e zhdukjes së rrënjëve të ekstremizmit, popujt perëndimorë edhe në të ardhmen nuk do të jenë të siguruar nga ky rrezik dhe mund të pësojnë dëme të shumta nga aktet e dhunshme dhe ekstremiste. Arsyeja themelore e terrorizmit nga pikëpamja e Liderit Suprem është ekzistenca e ideve dhunë nxitëse në shoqëritë perëndimore. Në këto ide përfshihen “standardet  e dyfishta” në politikat e Perëndimit, ndarja e terrorizmit në të mirë e të keq dhe vënia e interesave të qeverive mbi vlerat humane dhe morale. Në letrën e tij Lideri Suprem i Revolucionit Islamik thekson: “Agresionet e viteve të fundit ndaj botës islame që shkaktuan viktima të panumërta, janë një tjetër shembull i logjikës kontradiktore të Perëndimit. Vendet që ishin viktima të agresionit, përveçse pësuan humbje të shumta njerëzore, humbën edhe infrastrukturat ekonomike dhe industriale të tyre. Lëvizja e tyre drejt zhvillimit dhe progresit u ndërpre apo u ngadalësua dhe në disa raste këto vende u kthyen dhjetëra vite më pas. Megjithatë, në mënyrë prepotente atyre u kërkohet të mos e konsiderojnë veten si viktima. Si është e mundur që të shkatërrosh një shtet, të rrafshosh qytetet dhe fshatrat e tij dhe më pas t’i thuash, të lutem, mos e konsidero veten viktimë? Në vend që të bëhen ftesa për të mos kuptuar apo për të harruar tragjeditë, a nuk është më mirë që në mënyrë të sinqertë të kërkohet falje? Vuajtjet që ka pësuar bota islame gjatë këtyre viteve nga dyfytyrësia dhe hipokrizia e agresorëve nuk janë më të pakta, sesa dëmet materiale”. Sipas tij, “Derisa në politikat e Perëndimit të sundojnë standarde të dyfishta dhe derisa terrorizmi në pikëpamjen e përkrahësve të fuqishëm të tij të ndahet në terrorizëm të mirë e të keq dhe derisa interesat e shteteve të jenë mbi vlerat humane dhe morale, rrënjët e dhunës nuk duhen kërkuar diku tjetër. Për fat të keq, këto rrënjë për shumë vite dhe gradualisht janë forcuar në thellësinë e politikave kulturore të Perëndimit, duke krijuar një agresion të butë dhe të fshehtë. Shumë vende të botës krenohen me kulturën e tyre kombëtare, kultura të cilat janë rritur dhe zhvilluar dhe për qindra vite kanë ushqyer bashkësinë njerëzore me vlera humane dhe morale”.

Duke analizuar më tej rrënjët e zgjerimit të ideve ekstremiste dhe terroriste në shoqëritë perëndimore, Ajetollah Khamenei në letrën e tij drejtuar të rinjve perëndimorë thekson: “Lidhjet e imponuara e të papërshtatshme janë të pasuksesshme dhe të dëmshme. Me shumë keqardhje duhet të them se grupe destruktive si ISIS janë pjellë e këtyre lidhjeve të pasuksesshme me kulturat e importuara. Nëse problemi do të ishte vërtetë në besim, të tilla fenomene do të duhej të vëreheshin në botën islame para periudhës së kolonializmit, por historia dëshmon të kundërtën. Dokumentet e qarta historike dëshmojnë qartë se si lidhja e kolonialistëve me një mendim ekstremist e të devijuar në zemër të një fisi beduin, mbolli farën e ekstremizmit në këtë rajon. Përndryshe, si është e mundur që nga njëra prej feve më të moralshme dhe më humane të botës, në bazën themelorë të së cilës vrasja e një njeriu konsiderohet si vrasje e gjithë njerëzimit, të dalin plehra si ISIS”?

Gjatë dy dekadave të fundit intelektualët dhe studiuesit perëndimorë kanë debatuar në lidhje me shkakun dhe rrënjët e terrorizmit në botë. Disa prej tyre terrorizmin e konsiderojnë si përgjigje ndaj varfërisë dhe pabarazisë në shpërndarjen e pasurive në vendet në zhvillim. Një pikëpamje tjetër, në mënyrë tendencioze përpiqet që rrënjët e terrorizmit ti prezantojë si pjesë përbërëse të fesë islame. Luiz Richardson, profesor irlandez në Universitetit Oxford, është i mendimit se dëshmitë në lidhje me raportet e ngushta mes terrorizmit, islamit, varfërisë dhe pabarazisë ekonomike, nuk janë shumë të qëndrueshme. Megjithëse varfëria apo idetë e devijuara të një pakice të vogël që pretendojnë se janë myslimanë, mund të vlerësohen si ndikuese në nxitjen e të rinjve për tu bashkuar me terrorizmin, kjo nuk mund të shpjegojë arsyen e vërtetë të zgjerimit të prirjes së të rinjve drejtë terrorizmit, sepse varfëria dhe idetë ekstreme ndaj Islamit politik kanë ekzistuar prej shekujsh. Robert Pip, profesor i shkencave politike në Chicago, ishte nismëtar i përpjekjeve që treguan se ekziston një lidhje direkte mes “ndërhyrjes së huaj dhe pushtimit” me rritjen e prirjes së të rinjve për t’ju bashkuar grupeve ekstremiste dhe terroriste”. Robert Pip duke studiuar 315 raste të sulmeve terroriste nga viti 1980 deri 2003, thekson se 95 % e këtyre sulmeve terroriste nuk janë kryer me motive fetare apo ideologjike, por me motive politike. Aktualisht në Amerikë ekziston gjerësisht bindja se ndjenjat antiperëndimore në përgjithësi dhe ndjenjat anti-amerikane në veçanti, janë rezultat i politikave ndërhyrëse të Amerikës dhe të aleatëve të saj evropianë dhe ndërhyrjet politike në shoqëritë myslimane.

Lideri suprem i Revolucionit Islamik kur thekson për “mbjelljen e farës së ekstremizmit” në një fis beduin të lidhur me kolonializmin”, nënkupton rolin e Arabisë Saudite si përkrahësi më i madh financiar dhe politik i grupeve terroriste. Sot janë bërë më të qarta aspektet e shumta të rolit të Arabisë Saudite në përkrahjen e gjithanshme për terrorizmin dh enë krijimin e rrjeteve të ndryshme për tërheqjen e të rinjve në grupin terrorist ISIS. Megjithë mungesën e të drejtave më elementare, demokratike e qytetare në Arabinë Saudite, Perëndimi ka marrëdhënie të forta me regjimin Al Saud, regjim që bazohet në sundimin fisnor dhe jo në zgjedhje popullore. Marrëdhëniet e veçanta të regjimit saudit dhe SHBA janë bërë shkak që burimi i rrymave më ekstreme e më terroriste të mbetet i paprekur dhe sundimtarët sauditë të përkrahin financiarisht grupet terroriste në mbarë botën. Pasi sulmet e 11 shtatorit dhe fakti se 15 nga autorët e këtyre sulmeve kishin shtetësi saudite, nuk i dëmtoi marrëdhëniet mes dy vendeve. Faktet e shumta e të pamohueshme për zgjerimin e aktiviteteve institucionale dhe fetare në shkollat vehabiste saudite, e habitën dhe e shokuan botën. Në dhjetor 2015 Jemery Corbin, kryetar i Partisë laburiste angleze, duke reaguar në Parlamentin anglez ndaj kërkesës së kryeministrit anglez David Cameron për dërgimin e forcave angleze në Siri për të luftuar kundër ISIS, rikujtoi se vetëm forcat ushtarake nuk mund të zgjidhin problemin e terrorizmit, por duhen ndërprerë edhe burimet financiare të ISIS dhe këtu përfshihen edhe aleatët e Perëndimit si Turqia dhe Arabia Saudite. Është më se e qartë se vendet perëndimore e din shumë mirë rolin destruktiv të Arabisë Saudite, në përkrahje të terrorizmit dhe natyrisht shtrohet pyetja se si mundet Perëndimit të garantojë sigurinë e tij dhe të pengojë bashkëngjitjen e të rinjve perëndimorë me grupet terroriste e takfiriste, në një kohë që nuk mundet të rishikojë politikat e gabuara me ata që janë burimi dhe përkrahësit kryesorë të terrorizmit?

Feb 03, 2016 12:38 CET
Komente