Përshëndetje për ju dëgjues të nderuar! Jemi pranë jush përsëri me edicionin e radhës të programit “Lindja e Mesme në javën që kaloi”, ku do të njiheni me ngjarjet më të rëndësishme politike, ekonomike dhe sociale të javës së kaluar në rajonin e LM.

Javën e kaluar, kryeministri i regjimit sionist Benjamin Netanjahu ka zhvilluar një turne në katër vende të Afrikës, që është vizita e parë e një kryeministri izraelit në këtë kontinent në gati 30 vitet e fundit.Ai së pari shkoi në Ugandë në një udhëtim katër-ditor ku më pas shkoi edhe në Kenia, Ruandadhe Etiopi. Duke vizituar Afrikën, kryeministri izraelit do t'i japë fund dekadave të armiqësisë dhe do t’i bindë vendet afrikane për të ndaluar votimin kundër Izraelit në Kombet e Bashkuara. Netanjahu kërkon gjithashtu të hedh poshtë statusin e të përjashtuarit të Izraelit në kontinentin afrikan, ku ai përballet me kritika në rritje nga aleatët perëndimorë mbi perspektivat e zbehta për një zgjidhje të konfliktit me dekada të vjetër izraelito-palestinez. Në Kombet e Bashkuara, Izraeli është një subjekt i vazhdueshëm ndëshkimesh për shkak të vazhdimit të ndërtimit të kolonive të paligjshme në Bregun e pushtuar Perëndimor si dhe për shkelje tjera, duke përfshirë edhe bllokadën paralizuese të Rripit të Gazës. Një nga objektivat e Netanjahut ishte t'i bindte vendet afrikane të mos votojnë kundër Izraelit. "Në OKB ka shumë rezoluta të cilat synojnë Izraelin dhe ne duam të ndryshojmë këtë me ndihmën e afrikanëve", tha Arje Oded, ish-ambasador izraelit në Kenia dhe Uganda. Marrëdhëniet e Izraelit me vendet afrikane kanë qenë historikisht jo të mira për shkak të mbështetjes së kauzës palestineze nga shumë vende të këtij kontinenti. Një histori e tillë e marrëdhënieve është e qartë për faktin se asnjë lider izraelit nuk ka vizituar Afrikën Sub-Sahariane që kur Yitzhak Shamir e kishte zhvilluar një vizitë në vitin 1987.

Javën e kaluar, kolonët sionistë me mbështetjen e forcave ushtarake të regjimit sionist, përsëri kanë hyrë me dhunë në xhaminë Al Aksa. Kolonët sionistë përsëri kanë hyrë me dhunë në ambientet e xhamisë Al Aksa dhe ushtarakët sionist kanë vendosur masa të gjera policore në Kods për të mos lejuar hyrjen e myslimanëve palestinezë në këtë xhami të shenjtë. Ghasan Daglas, përgjegjës për dosjen e zgjerimit e kolonive sioniste në veri të Bregut Perëndimor të Lumit Jordan, ka thënë se kolonët sionist të shtunën në mbrëmje kanë hedhur gurë në drejtim të automjeteve të palestinezëve në jug dhe perëndim të qytetit Nablos dhe kanë shkaktuar plagosjen e disa palestinezëve dhe kanë dëmtuar automjetet e tyre. Ghasan Daglas shtoi se kolonët sionistë të armatosur kanë bllokuar gjithashtu disa rrugë në jug të qytetit Nablos dhe kanë sulmuar automjetet e palestinezëve.  Vlen të theksohet se, Beniamin Netanjahu kryeministri i regjimit sionist ka dhënë urdhër për ndërtimin e 800 njësive banimi në kolonitë sioniste në BPLJ dhe në Kodsin e pushtuar. Regjimi sionist me mjete të ndryshme, siç është ndërtimi i kolonive sioniste mundohet të ndryshojë demografinë dhe të dëbojë palestinezët nga territoret e tyre. Përveç kësaj regjimi sionist duke krijuar një rreth sigurie përreth qytetit Khalil, ka ndërmend tu heq të drejtën e punës rreth 2800 palestinezëve që punojnë në rajonin Bani Naim të qytetit në fjalë. Ndërkohë mësohet se regjimi sionist ka shpërthyer me tritol shtëpinë e të riut martir palestinez Anan Abu Habase në kampin Kandila të rajonit BPLJ. Ministria e jashtme e Palestinës ka dënuar vendimin e kryeministrit të regjimit sionist për ndërtimin e 800 njësive të reja banimit për kolonët sionistë në territoret palestineze. Ministria e jashtme e Palestinës dënoi ashpër vazhdimin e ndërtimit të kolonive sioniste nga ana e regjimit sionist dhe tha se ky veprim ka pasoja të rrezikshme dhe bëhet me qëllim që të parandalohet krijimi i Palestinës së Pavarur me kryeqytetin Kodsin e Shenjtë. Ndërsa Xhemal Xhum koordinatori i fushatës kundër ndërtimit të murit ndarës sionist dhe kundër ndërtimit të kolonive sioniste nga ana e Izraelit, ka thënë se ndërtimi i këtyre kolonive bëhet për të pushtuar një herë e përgjithmonë rajonin BPLJ. Vlen të theksohet se kryeministri i regjimit sionist ka dhënë urdhër për ndërtimin e 560 njësive të reja banimi në qytezën Malie Adumim në BPLJ dhe 240 njësi të reja banimi në lagjen sioniste në lindje të Bejtul Mukadesit.

Javën e kaluar, protestuesit bahrejnas janë tubuar në mbështetje të klerikut të njohur shiit Isa Kasem. Protesta në mbështetje të klerikut Isa Kasem janë organizuar në rajonin Deraz përballë shtëpisë së Isa Kasem. Banorët e këtij rajoni kanë shprehur solidaritetin e tyre me sheik Kasem dhe kanë theksuar se do të vazhdojë protestat për të dënuar vendimin e regjimit AlKhalifa për heqjen e shtetësisë së Isa Kasem. Nga ana tjetër lëvizja 14 shkurti, publikoi një raport mbi mënyrën e vrasjes së znj. Fakharie Musalem mësuese në Bahrejn dhe ka thënë se ajo është vrarë direkt me armë zjarri nga forcat e sigurimit. Vlen të theksohet se Bahrejni përballet me protesta popullore që nga viti 2011 ku kërkesa kryesore e popullit është liri, demokraci dhe zgjedhja e pushtetit me votën e popullit. Vlen të theksohet se, mbreti i Bahrejnit Hamdbin Isa Ale Khalifa ka konfirmuar verdiktin e gjykatës për heqjen e nënshtetësisë së klerikut të njohur shiit të këtij vendi Shejkh Isa Kasem.Hamdbin Isa Ale Khalifa, mbreti i Bahrejnit, ka nënshkruar verdiktin e gjykatës bahrejnase për heqjen e nënshtetësisë së klerikut të njohur shiit të këtij vendi Ajetullah Isa Kasem. Urdhri i mbretit të Bahrejnit për heqjen e nënshtetësisë së Shejkh Isa Kasem është publikuar me kërkesë të Ministrisë së Brendshme të këtij vendi.

Javën e kaluar, kryeministri irakian Hejdar Ebadi njëkohësisht komandant i forcave të armatosura të Irakut, në një takim që pati pjesëtarët e plagosur të forcave të armatosura dhe ato popullore, tha se forcat irakiane do të vazhdojnë operacionet e tyre për dëbimin e grupit ISIS dhe shkatërrimin e tij ashtu siç ndodhi në qytetin Faluxha.Me këtë rast kryeministri Ebadi vlerësoi lart kontributin e forcave ushtarake dhe trimërinë e tyre në luftën kundër ISIS dhe tha se ISIS me shpërthimin e terrorist në rajonin Kerade synonte tu merrte irakianëve gëzimin e festës së Fiter Bajramit, mirëpo ky veprim i ka bërë forcat irakiane edhe më të vendosura për eliminimin e këtij grupi takfirist. Të dielën e kaluar nga dy shpërthime në rajonin Kerade të Irakut 250 persona kanë humbur jetën dhe shumë të tjerë janë plagosur. Iraku përballet me praninë e grupit terrorist takfirist ISIS që prej vitit 2014 dhe tani forcat irakiane kanë nisur operacionin për çlirimin e provincës Selahudin nga prania e terroristëve të ISIS. Dje, z. Ismail Mehlavi komandant I operacionit të provincës Anbar të Irakut të ketë thënë se vetëm në rajonin Zankure ushtria irakiane për çlirimin e kësaj zone ka vrarë të paktën 78 terroristë të ISIS. Operacioni për çlirimin e rajonin Zankure nga prania e terroristëve të ISIS ka nisur dje. Elementë të g rupit terrorist ISIS, muajin e kaluar sulmuan rajonin në fjalë. Një tjetër lajm nga Iraku njofton se kryeministri Hejdar Ebadi ka pranuar dorëheqjen e ministrit të brendshëm Muhamed Salem Geban. Pas shpërthimit të përgjakshëm terrorist në rajonin Kerade të Bagdadit, ministri i brendshëm i Irakut i ka dorëzuar kryeministrit kërkesën e tij për dorëheqje. Pas këtij shpërthimi disa subjekte dhe parti politike në Irak kërkuan dorëheqjen e ministrit të brendshëm. Shpërthimi në rajonin Kerade ishte aq shumë i përgjakshëm saqë qeveria irakiane shpalli tre ditë zie dhe shkarkoi nga detyra disa funksionarë të sigurimit. Po ashtu, aparati i shërbimit informativ të Irakut me anë të një deklarate njoftoi se në operacionin për arrestimin e këtyre elementëve janë zbuluar dhe konfiskuar 5 rripa me lëndë shpërthyese, 4 qendra të varur nga terroristët, sasi të mëdha armësh dhe municionesh, lëndë shpërthyese dhe dokumente të falsifikuara. Në të njëjtën kohë koalicioni Kombëtar i Irakut me anë të një deklarate drejtuar vendeve arabe dhe islamike prej tyre kërkoi të mbështesin popullin irakian në luftën kundër terroristëve dhe të parandalojnë futjen e terroristëve takfiristë në Irak.

Edhe gjatë javës së kaluar, kanë vazhduar sulmet ajrore të regjimit Al Saud në rajone të ndryshme të Jemenit. Në sulmet ajrore të regjimit Al Saud në qytetin Matun në provincën kufitare Al Xhuf, janë plagosur katër qytetarë jemenas. Avionët luftarakë sauditë disa herë radhazi kanë sulmuar qytetin Harz në provincën kufitare Haxhe si dhe rajone në provincën kufitare Sade. Avionët sauditë dhe mercenarët e tyre në Jemen njëkohësisht me fillimin e Fitër Bajramit, kanë shtuar sulmet në provinca të ndryshme të Jemenit ku më parë ishte shpallur armëpushimi në negociatat e paqes në Jemen që po mbahen në Kuvajt. Po ashtu, avionët luftarakë të Arabisë Saudite kanë sulmuar rajonet Haredh dhe Midi të provincës Hexha në perëndim të Jemenit. Ushtria dhe forcat popullore të Jemenit u janë përgjigjur këtyre sulmeve duke qëlluar me topa dhe predha në drejtim të Arabisë Saudite. Gjithashtu sot forcat saudite kanë sulmuar pozicionet e ushtrisë dhe të forcave popullore të Jemenit në rajonin Nagil në Sana kryeqytetin e Jemenit. Ndërsa rajonin Kahbub të qytetit Madharabe, Arabia Saudite e ka sulmuar të paktën 5 herë. Ndërkohë mësohet se ushtria e Jemenit dhe forcat popullore pasi kanë marrë kontrollin e vargmaleve në ngushticën strategjike Bab Mandeb, ka avancuar në drejtim të provincës Taiz. Arabia Saudite në bashkëpunim me disa vende arabe të rajonit me mbështetjen edhe të Amerikës, nga 26 marsi 2015 ka filluar sulmet e gjera kundër Jemenit dhe ka deklaruar se këto sulme do të zgjasin deri në kthimin në pushtet të Abdarabuh Mansur Hadit, presidentit të vetë dorëhequr të Jemenit. Organizata botërore për mbrojtjen e të drejtave të njeriut HRW, ka dënuar sulmet e Arabisë Saudite kundër Jemenit.Sipas kësaj organizate, Arabia Saudite është duke sulmuar rëndë industrinë dhe infrastrukturën e Jemenit për të dëmtuar ekonominë dhe të ardhmen e këtij vendi. Organizata HRË në një raport të saj ka deklaruar se Arabia Saudite ka shkelur ligjet ndërkombëtare gjatë agresionit ushtarak kundër Jemenit. Faqja informative Al-Ahd njoftoi se organizata HRË në raportin e saj, ka deklaruar se shkelja e ligjeve ndërkombëtare nga Arabia Saudite gjatë agresionit ushtarak kundër Jemenit është e pamohueshme, për arsye se avionët luftarakë të Arabisë Saudite kanë sulmuar dhe po sulmojnë objekte dhe vendbanime civile në Jemen dhe po përdorin armë të ndaluar dhe bomba fragmentale gjatë sulmeve kundër popullatës civile. Drejtoresha ekzekutive e HRË në sektorin e Lindjes së Mesme, në këtë raport ka saktësuar se: “Arabia Saudite gjatë sulmeve ajrore të saj kundër Jemenit po bombardon shkolla, spitale, tregje dhe shtëpi civile duke shkaktuar numër të madh të viktimave civile”. Organizata HRË gjithashtu ka publikuar edhe një raport tjetër me titull “Bombat e Amerikës kundër Jemenit” në të cilin është theksuar se Amerika dhe Anglia po luajnë rol të rëndësishëm në agresionin ushtarak të Arabisë Saudite kundër Jemenit.

 

 

Jul 15, 2016 18:01 CET
Komente