Në këtë edicion do të flasim rreth dallimit të pikëpamjes së islamit dhe sekularizmit rreth arsimit dhe edukimit.

Përshëndetje për ju dëgjues të nderuar! Jemi pranë jush me edicionin e radhës së programit “Kritikë mbi sekularizmin nga pikëpamja e mësimeve islame”.Në këtë edicion do të shqyrtojmë dallimin mes pikëpamjes islame dhe sekulariste nda çështjes së rëndësishme të arsimit dhe edukimit."Edukimi" është prej koncepteve përkufizimi i të cilit nuk ishte një punë e lehtë për mendimtarët. Disa filozofë të fushës së arsimit dhe edukimit si Manuel Kanti, filozof i njohur gjerman, besonin se problemi i përkufizimit të edukimit lidhet me faktin se vetë natyra e edukimit është problematike. Kanti beson se përkundër asaj që mendojnë njerëzit, arsimi dhe edukimi janë çështjet më problematike dhe më të vështira me të cilat përballet njeriu. Sipas disa mendimtarëve, "Edukimi" është një aktivitet i vazhdueshëm, gjithëpërfshirës dhe për të gjithë individët e shoqërisë. Një aktivitet i cili duhet t'i përfshijë të gjitha aspektet qenësoredhe nevojat individuale, shoqërore, ekonomike dhe kulturore të njeriut, si dhe duhet të përkushtohet në të gjithë atë çfarë i nevojitet njeriut për arritjen e përkryerjes. Mirëpo arsimi do të thotë transmetimi i informacioneve dhe njohurive nga mësuesi tek nxënësi. Mund të thuhet se arsimi është pjesë e edukimit dhe një prej elementëve përbërëse të tij. Njeriu është një qenie e ndërlikuar që shumë prej aspekteve qenësore të tij ende nuk janë bërë të qarta për mendimtarët. Prandaj temë e edukimit është pikërisht ky njeri i ndërlikuar. Për këtë arsye, hapi i parë në përkufizimin e një sistemi edukativ është njohja e njeriut ose antropologjia. Edukimi sekularist në realitet është ndërtuar në bazë të vështrimit humanist ndaj njeriut. Mirëpo njeriu të cilin humanizmi e vendos bosht të ekzistencës, posedon vetëm disa pjesë të caktuar të realitetit të njeriut. Nga pikëpamja e humanizmit, njeriu është një qenie e pavarur që i është lënë vetes së tij dhe është i liruar nga çfarëdo lloj detyre dhe obligimi jashtë dëshirës dhe kërkesës së tij. Një njeri i tillë mendohet se nuk ka nevojë as për Zotin dhe as për udhëzimit e Tij, ndërsa vetëm dëshira dhe kërkesa e njeriu duhet të jetë bazë e ligjeve dhe marrëdhënieve të botës. Kjo shkollë mohon çfarëdo lloj përpjekje metafizike për zgjidhjen e problemeve të njeriut dhe për shpjegimin e realiteteve të ekzistencës. Në shumë vende perëndimore, sistemi i arsimit dhe edukimit është themeluar mbi baza të sekularizmit. Një prej karakteristikave të sistemit të arsimit dhe edukimit sekularist është heqja e mësimeve fetare nga tekstet shkollore dhe nuk duron kurrfarë manifestimi të simboleve fetare si hixhabi ose falja e namazit. Në Francë e cila është pretenduese e lirisë, në disa shkolla është penguar hyrja e nxënëseve myslimane dhe në disa shtetet të Amerikës nëse një nxënës do të protestojë kundër një nxënësi tjetër që fal namaz, atëherë drejtori i shkollës lejohet që ta ndëshkojë ose ta përjashtojë nga shkolla nxënësin që falë namaz. Mirëpo natyrisht se në këto vende lejohet themelimi i një shkolle krishtere, ndërsa në shkollat shtetërore paraqitja e çështjeve dhe vlerave fetare është e ndaluar. Në disa vende të lindjes, qeveritë duke imituar perëndimin kanë zgjedhur sistemin e arsimit dhe edukimit sekularisht siç është rasti i Indisë dhe Japonisë.

Spikeri....

Çështjet që përmendëm janë pamjet sipërfaqësore të sekularizmit në sistemin e arsimit, mirëpo sekularizmi ushtron një ndikim shumë më të thellë mbi sistemin edukativo-arsimor. Atë çfarë e quan "edukim" një sekularist, i përket vetëm një pjese të qenies së njeriut e cila është në qasjen e shkencës empirike dhe mund të studiohet dhe të vlerësohet me kritere dhe standarde racionale dhe empirike. Qëllimi i një sekularisti është edukimi i një njeriu i cili në këtë botë do të mund të përjetojë më shumë kënaqësi dhe të përfitojë më shumë dhe njëkohësisht të jetojë në shoqëri në atë mënyrë që të mos prishet sistemi shoqëror. Të mos njohë vlerë më të lartë se sa liria individuale, ndërsa lirinë dhe virtytet e tjera njerëzore t'i konsiderojë vetëm mjete për garantimin e lirisë individuale. Për të kuptuar më saktë më mirë është që rezultatin e edukimitsekularist ta kërkojmë në idetë e mendimtarëve perëndimorë. WillDurant, historian dhe filozof i njohur amerikan thotë: "Ne jemi një popull që kemi me qindra mijëra shkolla, mirëpo më vështirësi mund të gjejmë njerëz të edukuar dhe njerëz të tillë mund t'i numërojmë në gishta. Edukimi i cili është vetëm shkencor, produkti i tij do të jetë vetëm mjet dhe asgjë tjetër dhe njeriun e largon nga e bukura". AleksisKarl, shkencëtar francez thotë: "Me të vërtetë, filluesit e dy luftërave botërore dhe deponuesit e armëve shkatërruese dhe politikanët e botës, a nuk janë njerëz të shkolluar në sistemin arsimor pa edukim?"Feja e pastër islame gjithnjë arsimin dhe edukimin e ka vendosur përkrah njëri-tjetrit dhe në ajetetkur'anore edukimit i është dhënë përparësi ndaj arsimit. Kjo tregon përkushtimin e madh që ka Islami ndaj edukimit dhe arsimit. Sipas mësimeve islame mësimi i diturisë është një veprim shumë i pëlqyer dhe konsiderohet obligim për çdo mysliman dhe myslimane. Mirëpo megjithëkëtë, një dituri është e vlefshme e cila do të jetë në shërbim të përkryerjes së njeriut. Nga aspekti i Islamit, çdo shkencë duke përfshirë edhe kiminë, fizikën, matematikën dhe mjekësinë, mund të mësohet në kuadër të vlerave hyjnore dhe njerëzore, prandaj vetëm në këtë mënyrë do të jetë e vlefshme. Prandaj në arsimin dhe edukimin islam, "qëllimi" dhe "synimi" i arsimit është përcaktues dhe ky qëllim gjen kuptim vetëm me edukim. Edukimi do të thotë rritje dhe zhvillim i të gjitha potencialeve dhe aftësive të njeriut me qëllim të arritjes së përkryerjes.Thamë se mjetet që konfirmon sekularizmi për ta njohur njeriun janë të mangëta dhe njeriu që prezanton sekularizmi, nuk është i gjithë njeriu. Një antropolog sekularist kurrë nuk mund të pretendojë se i njeh të gjitha potencialet dhe aftësitë e njeriut. Nga ana tjetër, feja islame duke shfrytëzuar shpalljen hyjnore si një burim i besueshëm i njohjes që plotëson mjetet për njohjen e njeriut si mendjen dhe eksperiencën, njeh edhe aspektin burimor të qenies së njeriut, do të thotë shpirtin e amshueshëm të tij. Kjo shpallje është nga ana e Zotit i cili është krijuesi i njeriut dhe është i informuar në mënyrë më të plotë për të fshehtat e njeriut. Ai i cili ka krijuar njeriun me një qëllim të caktuar, jetën në këtë botë e ka caktuar si një fazë të shkurt të jetës së amshueshme të njeriut në mënyrë që kjo krijesë më e mirë të gjejë rast për zhvillim dhe përkryerje.

Spikeri...

Arsimi dhe edukimi në fenë islame ka një pozitë të lartë aq sa është edhe qëllimi profecisë së profetëve. Kur'ani i shenjtë thotë: "Zoti i madhëruar u dha dhuratë të madhe besimtarëve, kur nga mesi ityre dërgoi një profet që atyre t’u lexojë shpalljen e Tij, t’i pastrojë (edukojë në mënyrë më të mirë) ata, t’u mësojë Kur’anin dhe urtësinë". (AliImran 164).Edukimi islam ka dallime në metodë dhe qëllim me edukimin sekularist. Edukimi islam dallon nga edukimi sekularist në metodë dhe qëllim. Komentuesit e Kur'anit të shenjtë dhe dijetarët e shkencave islame si Imam Khomeini (ra) dhe AlameTabatabai besojnë se njeriu është një qenie e cila që në fillim posedon kapacitetin për tu bërë njeri. Në qenien e njeriut, ekzistojnë edhe prirje të kafshëve edhe prirje të larta njerëzore dhe Zoti i madhëruar e ka lënë të lirë njeriun në zgjedhjen e natyrës.Nëse pas lindjes, prindërit dhe shoqëria ku jeton njeriu përkushtohet në edukimin dhe zhvillimin e forcës njerëzore të tij dhe e edukojnë atë në mënyrë të merituar dhe ai edhe në moshën madhore zbaton programet edukative islame, zhvillon më tepër aspektin e tij njerëzor dhe në këtë mënyrë mund të arrijë në përkryerjen e merituar. Mirëpo nëse ai i jep rëndësi më tepër zhvillimit të forcës së tij kafsharake si ngrënien, fjetjen, zemërimin dhe epshin e tij, atëherë ai do të vendoset në nivel të kafshëve dhe ndoshta edhe në nivel më të ulët, pavarësisht se ai në botën e ekzistencës përsëri do të ketë figurën e njeriut. Në kohën kur vdekja do të heqë pengesat materiale, një individ i tillë do ta gjejë vetën si një kafshë që ka humbur njerëzinë dhe ka mbetur në vuajtje dhe humbje. Përkushtimi i sekularizmit në edukimin e individëve është vetëm për ta ruajtur sistemin e shoqërisë dhe për ta bërë të aftë njeriun që të shfrytëzojë sa më shumë kënaqësitë e kësaj bote ose ato kënaqësi kafsharake. Ky lloj i edukimit anashkalon aspektin shpirtëror dhe të amshueshmërisë së qenies së njeriut. Sipas një filozofi amerikan (KaiNilson), edukimi është vetëm një rrugë për ta ndalur ujkun brenda njeriut nga egërsia dhe jo për ta ndryshuar natyrën e këtij ujku. Mirëpo Islami e konsideron edukimin si të vetmen rrugë për ta bërë njeriun njeri, ndërsa neglizhenca ndaj saj bëhet shkak që njeriu të bjerë në nivelin e kafshës dhe mjerimit të përhershëm. Islami pretendon se me një sistem të tillë nuk do të ekzistojë ujku, por do të edukohen njerëz të cilët janë zëvendës të Zotit në tokë dhe ata i pret lumturia e përhershme nën hijen e të qenurit rob të Zotit. Në këtë mënyrë mendimtarët nuk do të brengosen se si ta ndalojnë "ujkun" brenda njeriut nga egërsia. Islami paraqet një sistem edukativ të unifikuar i cili fillon para se të ngjizet gjaku i embrionit në barkun e nënës dhe përfshinë të gjitha fazat e tjera të formimit të shpirtit dhe të trupit të njeriut. Familja njihet si institucioni më i rëndësishëm edukativ ku babai dhe nëna kanë një përgjegjësi të pashembullt ndaj fëmijës së tyre. Zgjedhja e emrit të mirë për fëmijën dhe nderimi i tij, furnizimi në mënyrë të lejuar dhe edukimi i mirë, si dhe krijimi i kushteve për zhvillimin e virtyteve të larta njerëzore, janë detyrat më të rëndësishme të prindërve ndaj fëmijës. Shoqëria islame gjithashtu luan një rol të rëndësishëm në këtë drejtim. Në këtë edicion nuk ekziston kohë e mjaftueshëm për të shpjeguar detajet e sistemit edukativ të Islamit, mirëpo të interesuarit mund t'i referohen Kur'anit të shenjtë, haditheve profetike dhe veprave të çmuara të dijetarëve islamë në lidhje me këtë çështje si për shembull vepra "AkhlakeNaseri" e dijetarit të njohur mysliman Khaxhe Nasirudin Tusi, "Kimjaje Saadet" e dijetarit Muhamed Ghazali dhe "Sharhe Çehel Hadith" e Imam Khomeinit (ra). Imam Aliu (a.s.) ka thënë: "Njeriu vet e zgjedh pozitën e tij. Nëse largohet nga papastërtitë dhe mëkatet, fiton një pozitë të lartë dhe nëse nuk vepron kështu, atëherë bie në nivel të ulët".

Tags

Jul 19, 2016 09:09 CET
Komente