Në këtë edicion do të flasim rreth dallimeve të tjera mes stilit të jetës sipas islamit dhe sekularizmit.

Përshëndetje për ju dëgjues të nderuar! Jemi pranë jush me edicionin e radhës së programit “Kritikë mbi sekularizmin nga pikëpamja e mësimeve islame”. Në edicionin e kaluar kemi trajtuar stilin e jetës nga pikëpamja e sekularizmit dhe islamit dhe thamë se metoda e ushqimit, lloji i veshjes, lloji i banimit, arkitektura dhe dekorimi, mënyrat e zbavitjes dhe kalimi i kohës së lirë, edukata e bashkëbisedimit, modeli konsumimit, modelet kulturore të veçanta në çështjet e marrëdhënieve seksuale, racionalizmi, fetarizmi, familja dhe arsimi, mund të konsiderohen kritere për të caktuar stilin e jetës. Mendimtarët perëndimorë për të caktuar qëllimin e jetës ose metodat e drejta për të jetuar në këtë botë, nuk marrin parasysh ndikimin e këtyre sjelljeve në lumturinë dhe përkryerjen e amshueshme të njeriut ose esencialisht nuk besojnë në një ndikim të tillë. Dallimi më i rëndësishëm i stilit islam të jetës nga stili sekularist i jetës, buron pikërisht nga këtu. Sipas mësimeve islame, sjelljet dhe veprat dhe mendimet e njeriut në këtë botë mund ta çojnë njeriun në përkryerje. Në realitet, jeta në këtë botë materiale është një rast i pazëvendësueshëm për përkryerjen e qenies së njeriut. Prandaj, vështrimi i Islamit ndaj stilit të jetës dhe kritereve të tij është shumë më i thellë dhe më serioz se sa vështrimi i sekularizmit. Në vazhdim të këtij edicioni do të flasim rreth kritereve kryesore të stilit të jetës dhe do ta krahasojmë pikëpamjen e Islamit dhe të sekularizmit ndaj tyre. Mendimtarët e shkencave shoqërore, modelin e konsumit e konsiderojnë një prej kritereve më të mira dhe më të dukshme për të caktuar stilin e jetës. Bordio, sociolog francez bashkëkohor, thotë: "Konsumimi nuk është vetëm plotësimi i nevojave biologjike, por përmban shenjat, simbolet, idetë dhe vlerat". Sipas tij, konsumi në periudhën moderne është një proces në të cilin blerësi i produkteve nëpërmjet ekspozimit të produkteve të blera, në mënyrë aktive bënë përpjekje të krijojë dhe të ruajë identitetin e tij. Me fjalë të tjera, individët nëpërmjet asaj që konsumojnë, dëshirojnë të krijojnë identitetin e tyre se kush janë. Veblon, sociolog i njohur dhe ekonomist amerikan, beson se konsumatori konsumon për të fituar karakter, respekt dhe pozitë shoqërore. Konsumi është rruga për të treguar pozitën shoqërore dhe pasurinë dhe ky veprim kryhet nëpërmjet konsumit sipërfaqësor. Në realitet shfrytëzimi dhe posedimi i produkteve të veçanta në shoqëri njihet si një prej kritereve të stilit më të mirë të jetës dhe individët nën ndikimin e hegjemonisë së kulturës sunduese, bëjnë përpjekje që të arrijnë sa më afër stilit të dëshiruar të jetës, prandaj konsumojnë produkte pa patur nevojë të vërtetë. Ky lloj i konsumit konfirmohet nga sistemi kapitalist, për arsye se krijon një nevojë të rrejshme dhe konsum më të madh dhe si rezultat shtohet fitimi i kapitalistëve dhe njëkohësisht me këtë, kapitali del jashtë duarve të qytetarëve. Sekularizmi hap rrugën për kapitalizmin, për arsye se në këtë të menduar arritja e fitimit më të madh dhe shfrytëzimi sa më shumë i kënaqësive të kësaj bote, konsiderohet vlerë dhe për të arritur këtë qëllim mënjanohen të gjitha kufizimit. Modeli i konsumit në stilin islam të jetës gjithashtu ka një pozitë të veçantë. Islami, konsumin e drejtë e konsideron nevojë për sistemimin e jetës së kësaj bote si përgatitje për jetën e amshueshme të njeriut në botën tjetër. Mirëpo, nganjëherë konsumi humbë formën e tij të natyrshme dhe në vend që të jetë në shërbim të njeriut, njeriu vendoset në shërbim të konsumit dhe në këtë mënyrë mjeti shndërrohet në qëllim. Kur konsumi del jashtë ekuilibrit, krijon kushtet për rrëshqitje të ndryshme, teprim në shpenzime, arrogancë para të tjerëve, degjenerim dhe shkelje të normave në shoqëri. Prandaj, një pjesë e ajeteve kur'anore i janë kushtuar ndërtimit të kulturës rreth konsumit dhe edukimit për konsum të drejtë. Në Islam ekziston një kufi i qartë mes konsumit dhe konsumit të tepërt. Konsumi i përket nevojave reale. Feja islame, plotësimin e nevojës për të jetuar bukur dhe arritjen në një mirëqenie të arsyeshme e konsideron pjesë të nevojës reale të njeriut, mirëpo shfrytëzimin dhe posedimin e produkteve të veçanta dhe ekstravagante vetëm për paraqitje sipërfaqësore, e konsideron veprim të papëlqyeshme. Përveç kësaj, konsumi i drejt nga pikëpamja e Islamit ka edhe kushte të tjera. Ekuilibri dhe mesatarja në konsum është një prej këtyre kushteve. Imam Aliu (a.s.) në lidhje me këtë ka thënë: "Çdo herë kur Zoti dëshiron t'i dërgojë një të mirë robit, atij i mëson ekuilibrin dhe maturinë e mirë dhe e largon atë nga pamaturia dhe shpenzimet e tepërta". Padyshim se myslimani ka për obligim përveçse të sigurojë nevojat e tij dhe të familjes së tij, një pjesë të pasurisë së tij ta shpenzojë në rrugën e Zotit dhe t'u jap rëndësi kryerjes së obligimeve financiare si pagimi e khomsit dhe zekatit. Pagimi i khomsit dhe zekatit bëhet obligim për myslimanin në rrethana të caktuara dhe shfrytëzohet për plotësimin e nevojave shoqërore dhe për ngritjen e kulturës dhe të mirëqenies së myslimanëve. Profeti i nderuar i Islamit s.a.v.s. në lidhje me këtë ka thënë: "Besimtar nuk është ai i cili është ngopur me ushqim dhe vëllai i tij të jetë i uritur dhe besimtar nuk është ai i cili të jetë i veshur dhe vëllai i tij zhveshur". Grumbullimi i pasurisë dhe mosshfrytëzimi i saj, gjithashtu konsiderohet veprim i ndaluar. Imam Sadik (a.s.) ka thënë: "Zoti i madhëruar u ka dhënë juve këtë pasuri të madhe në mënyrë që ta shfrytëzoni në rrugën që ka porositur Ai dhe nuk u ka dhënë atë që ju ta grumbulloni atë". Një prej kritereve të tjera të stilit të jetës është lloji i veshjes, i zbukurimit dhe të ngjashme me këto. Në të menduarin sekularist dhe në stilin sekularist të jetës, edhe për çështje të tilla nuk është qëllim morali dhe lumturia, por liria e pakufishme dhe individualizmi janë parime përcaktuese. Më parë thamë se liria në Islam është një vlerë e rëndësishme, mirëpo ekzistojnë edhe vlera më të larta se sa ajo si për shembull, drejtësia. Sipas Islamit, të gjitha këto vlera janë në shërbim të qëllimit final të krijimit do të thotë përkryerjes dhe lumturisë së njeriut. Islami për llojin e veshjes cakton disa korniza dhe rregullore, por kjo nuk do të thotë se nuk përfill shijet e individëve, sepse krijon një sferë të gjerë për praktikimin e shijeve dhe larmisë dhe për plotësimin e ndjenjës dhe pasionit të njeriut për bukurinë. Njëkohësisht me këtë, Islami e mbron njeriun nga rënia në humnerën e shkatërrimit të vlerave njerëzore dhe nga dëmtimet fizike dhe shpirtërore. Në stilin e jetës të cilin e paraqet Islami nuk lejohet lakuriqësia dhe ekspozimi i trupit. Islami edhe për meshkujt edhe për femrat ka vendosur mbulesë me këtë kuptim që njeriu në prani të të tjerëve duhet ta mbulojë një pjesë të trupit të tij. Kjo mbulesë për femrat është më shumë se sa për meshkujt. Sipas mësimeve islame, femra kur të jetë në prani të meshkujve, duhet ta mbulojë trupin e saj dhe të mos ekspozojë atë. Përkrah këtij urdhri, islami thekson në masë të madhe në zbukurim dhe pastërti. Islami gjithashtu porosit që burri dhe gruaja në prani të bashkëshortes ose bashkëshortes, duhet të jenë të zbukuruar dhe me aromë të këndshme, mirëpo në prani të të tjerëve duhet të respektojnë mbulesën dhe nderin. Prandaj, lakuriqësia e cila aktualisht paraqitet si një kriter i stilit perëndimor të jetës në të gjithë botën, nuk është e pranueshme në stilin islam të jetës. Një tjetër porosi e Islamit për mbulesën, është shmangia nga veshja e rrobave të cilat janë shenjë e krenarisë dhe superioritet ndaj të tjerëve. Imitimi verbal i kulturave të tjera, gjithashtu është qortuar nga Islami. Ruajtja e kornizës islame për mbulesën bëhet shkak që të ruhen vlerat morale dhe njerëzore në shoqëri dhe të krijohen kushtet e duhura për përkryerjen e njeriut. Modelet përkatëse me marrëdhëniet seksuale gjithashtu janë prej kritereve të stilit të jetës. Stili sekularist i jetës në këtë çështje gjithashtu liritë individuale dhe kënaqësinë e skajshme e konsideron bosht themelor në caktimin e modeleve të sjelljes në lidhje me marrëdhëniet seksuale. Për këtë arsye dëfrimet e pakufishme në marrëdhëniet intime janë të pranueshme në stilin perëndimor të jetës. Një hulumtim i kryer kohëve të fundit në lidhje me stilin e preferuar të jetës në shoqërinë e Amerikës, tregon se homoseksualizmi është pranuar si një prej kritereve të stilit më të mirë të jetës. Sipas studimeve, mësohet se perëndimi po bënë përpjekje që duke miratuar ligje dhe duke shfrytëzuar mediat e ndryshme, ta prezantojë këtë sjellje degjeneruese si një prej kritereve të stilit perëndimor të jetës dhe ta imponojë atë edhe për kulturat e tjera. Modelet që paraqet Islami për marrëdhëniet seksuale ashtu si të gjitha mësimet e tjera të Islamit, janë të bazuara në vizionin dhe antropologjinë islame. Njeriu nuk është i kufizuar në botën e materies dhe instinktet dhe nevojat e tij materiale janë vetëm mjete për të arritur në qëllimin e lartë të krijimit. Prandaj, në Islam qëllimi nuk është kënaqësia sa më e madhe. Sipas islamit, qëllimi i ekzistencës së këtyre instinkteve tek njeriu është mbetja dhe vazhdimësia e gjeneratave dhe ruajtja e themeleve të familjes e cila në Islam konsiderohet institucioni më fondamental. Vazhdimi i gjeneratave të njeriut dhe edukimi i njerëzve të merituar mund të bëhet vetëm në institucionin e familjes. Islami, marrëdhëniet seksuale i konsideron të kufizuara vetëm në jetën bashkëshortore në familje të cilën e përbëjnë gruaja dhe burri. Kriza e familjes në perëndim e cila ka preokupuar shumicën e mendimtarëve perëndimorë, është rezultat i mospërfilljes së natyrës qenësore të njeriut në fushën e marrëdhënieve seksuale. Mësimet islame bazohen në Kur'anin e shenjtë dhe në jetën dhe veprën e Profetit dhe të imamëve ma'sum dhe në mendje, prandaj përmbajnë një varg bindjesh dhe njohurish fondamentale ontologjike dhe antropologjike. Si rezultat, feja islame ka ofruar një stil monoteist të jetës për të gjithë besimtarët e saj në të gjitha sferat e jetës shoqërore, politike, kulturore, ekonomike por edhe në lidhje me çështjet e reja. Ne kemi obligim që me njohje të drejtë të saj, duhet ta kalojmë rrugën e përkryerjes dhe lumturisë.

Jul 24, 2016 10:20 CET
Komente