Në këtë edicion do të shqyrtojmë pikëpamjen e feministeve dhe pikëpamjen e islamit ndaj modës.

Përshëndetje për ju dëgjues të nderuar! Jemi pranë jush me edicionin e radhës së programit " Feminizmi dhe kritika e bazave, mësimeve dhe pasojave të tij". Në edicionet e kaluara thamë se feministet në paraqitjen e shumë realiteteve shoqërore kanë shkuar në ekstremitet. Një prej çështjeve që ka krijuar sfida dhe dështime më të mëdha për feministet për shkak të ekstremitetit dhe anashkalimit të realiteteve shoqërore, është "industria e modës dhe e bukurisë". Në këtë edicion do të shqyrtojmë pikëpamjen ekstremiste të feministeve dhe qëndrimin ekstrem të shoqërisë kapitaliste ndaj industrisë së modës dhe bukurisë, si dhe qëndrimin moderator (të ekuilibruar) të Islamit në lidhje me këtë çështje.

Një prej fenomeneve ekzistuese në historinë e njerëzimit është moda dhe bukuria, si dhe prirjet e njerëzve ndaj saj. Fjala "mode" ose "fashion" në kuptimin etimologjik do të thotë shije, stil dhe metodë, ndërsa në kuptimin terminologjik, do të thotë një metodë dhe rrugë e përkohshme e cila rregullohet në bazë të shijes dhe pasionit të individëve të shoqërisë. Modelizmi është kjo që individët stilin e jetës së tyre si formën e veshjes së rrobave, mënyrën e të jetuarit, llojin e edukatës së mirëpritjes, shoqërimin me të tjerët, zbukurimin dhe sjelljet e tyre, t'i rregullojnë sipas shembujve më të fundit dhe pas paraqitjes së një modeli të ri në shoqëri, ta ndjekin atë menjëherë. Sociologët një sjellje kolektive të re e cila nuk është vërtetuar ende deri në atë masë sa një zakon shoqëror, e quajnë "modë shoqërore". Zoti i madhëruar, njeriun e ka krijuar në atë mënyrë që gjithmonë të ikë nga një gjendje e njëjtë dhe gjithnjë mundohet të bëjë ndryshime dhe novacione. Kjo është karakteristika e njeriut e cila e ka çuar atë në shkallët më të larta të së vërtetës dhe përkryerjes, si dhe e ka udhëzuar atë drejt shkencave të ndryshme. Kjo karakteristikë për çdo ditë ka shtuar ndryshimet dhe novacionet e njeriut duke e nxjerrë atë nga një jetë e njëjtë dhe e mërzitshme dhe duke drejtuar atë drejt një jete me shumë lëvizje, tërheqëse, aktive dhe të larmishme. Në këtë rast, ndjekje e modës nga njeriu mund të hulumtohet në aspektin e kërkimit të bukurisë, larmisë dhe përkryerjes sepse këto karakteristika kanë rrënjë në qenien e njeriut dhe konsiderohen pjesë e pandashme e ekzistencës së tij. Prandaj, moda mund të jetë edhe e mirë edhe e keqe. Është e natyrshme që moda e mirë të jetë rezultat i zgjedhjes, kreativitetit, të menduarit dhe novacionit të njerëzve të një vendi, ndërsa pasi që ka rrënjë në bindjet fetare dhe në vlerat shoqërore, ajo krijon aktivitet dhe pasuron ndjenjën e njeriut për kërkimin e larmisë, pasuron ndjenjën e vlerësimit, vetëbesimit, kreativitetit dhe lulëzimit të talenteve, pasuron ndjenjën e njeriut për dashuri ndaj llojit të tij, forcon respektimin e traditave dhe forcon marrëdhëniet njerëzore dhe familjare. Mirëpo moda nuk buron gjithmonë prej racionalizmit, të menduarit dhe kulturës së një vendi. Në disa raste, moda në formë jo të hapur dhe nëpërmjet metodave indirekte dhe të rrezikshme, imponohet për individët e një shoqërie. Për fat të keq sot shoqëria kapitaliste nëpërmjet mjeteve të kapitalizmit dhe me mjetet e mediave kolektive, po mundohet që duke shfrytëzuar industrinë e modës, të ndryshojë stilin dhe metodën e jetës së njerëzve të botës në favor të qëllimeve të saj të këqija. Grat janë një prej qëllimeve kryesore të shoqërisë kapitaliste për përhapjen e modës.

Feministet kanë ndjekur një ekstremitet të madh sa i përket nevojës së njeriut për modë dhe bukuri. Ato besojnë se përpjekja e grave për të zbukuruar pamjet e tyre të jashtme, i ka shndërruar ato në individë të mashtruar nga industria e modës sepse ato si vegla të burrave, duhet ta durojnë ende padrejtësinë dhe dhunën që bëhet ndaj gjinisë së tyre. Feministet duke ndjekur një qasje radikale, gjithnjë bëjnë kritika të ashpra në lidhje me reklamat (filmat dhe modat ditore) dhe besojnë se në këtë lloj të filmave grat poshtërohen dhe shndërrohen në objekte për kënaqësinë e burrave. Në këtë mënyrë, nëse një palë rroba, një fotografi ose model i zbukurimit të  flokëve, konsiderohet provokues, me patjetër do të përballet me kritika të ashpra të feministeve. Një prej bazave themelore të feministeve është kjo që moda imponohet për shoqërinë nga industritë e modës dhe produktet e zbukurimit nën hegjemoninë e burrave. Kjo është në kohën kur nëse i hedhim një vështrim historikut 150 vjeçar të industrisë së modës, mund të kuptohet se kjo industri gjithnjë ka qenë e drejtuar nga gratë dhe shumica e reklamave përkatëse me industrinë e bukurisë, shkruhen nga grat. Kundërshtimi i nevojave natyrore të grave nga ana e feministeve si prirjet ndaj bukurisë dhe modës, gradualisht ka ngjallur protestat e femrave në përgjithësi. Znj. Linda Skot, shkrimtare e njohur në fushën e çështjeve të  grave në perëndim, në një pjesë të librit të saj thekson se në 150 vitet e fundit pikëpamja e feministeve në lidhje me veshjen dhe pamjen jashtme të grave, gjithnjë ka krijuar sfida. Ajo thotë: "Lëvizja feministe duhet tu japë fund preokupimeve të saj në lidhje me karakteristikat sipërfaqësore të individëve dhe të heqë dorë nga qëndrimet e kaluara joefikase dhe të dobëta". Përballë vështrimit ekstremist të feministeve ndaj çështjes së industrisë së modës, ekziston gjithashtu një vështrim ekstrem i cili në masë të madhe përhap modën dhe mundohet të reduktojë kreativitetin e individëve dhe grat t'i shndërrojë vetëm në konsumatorë. Ky vështrim më tepër është i ndikuar nga pikëpamja e perëndimit dhe e kulturës kapitaliste që edhe përhap modën në masë ekstreme edhe synon të ndryshojë stilin e jetës së njerëzve në botë. Shoqëria kapitaliste nëpërmjet modës dhe bukurisë, synon të krijojë tregje për përfitimet dhe interesat e saj materiale dhe në këtë rrugë shfrytëzon grat. Sot industria e modës dhe e bukurisë është shndërruar në një sektor stabil në sistemin kapitalist të shoqërive perëndimore, sidomos të Amerikës. Marketingu dhe reklamuesit me ndryshimin e shijes së konsumatorëve, mendojnë për krijimin e kërkesave ose së paku krijojnë pasionin për ndryshim në sjelljet konsumuese të individëve. Vështrimi ekstrem i perëndimit ndaj modës ka patur dhe ka shumë pasoja që disa prej tyre janë shuarja e vlerave njerëzore të gruas, shoqërisë dhe familjes. Sot sistemi kapitalist nëpërmjet kanaleve satelitore përhap disa moda të rrezikshme dhe të ulëta si regjime ushqimore për humbjen e peshës që janë jashtë standardeve dhe ndryshimin e fytyrës dhe pamjes së jashtme. Këto metoda përveç dëmeve shoqërore, kanë rrezik shumë të madh edhe për trupin e individëve. Për shembull, sot në Amerikë mbi 30 milionë njerëz në vit e bëjnë trupin e tyre ngjyrë bronzi dhe ky veprim deri në 75 % shtonë mundësin e sëmundjeve kancerioze të lëkurës. Është e natyrshme që reklamimi i këtij lloji të modës është përhapje e modelizmit negativ që është i dëmshëm për shëndetin e shpirtit dhe trupit të njeriut.

Në këtë kuadër, pikëpamja e Islamit dhe e mësimeve të kësaj feje qiellore ndaj modës dhe modelizmit, është një vështrim racional që buron nga ekuilibri. Feja islame duke refuzuar dy llojet e vështrimit ekstrem dhe të skajshëm, ndjek një vështrim moderator ndaj industrisë së modës dhe bukurisë. Islami mundohet të ndajë modën në modën e mirë dhe të keqe, ndërsa duke paraqitur pasojat negative të modës, mundohet të ndihmojë individët dhe sidomos të rinjtë në zgjedhjen e modave të dobishme për shoqërinë dhe të merituara për kulturën dhe vlerat kombëtare dhe fetare të tyre. Vlen të theksohet se feja e pastër islame si një shkollë e përkryer hyjnore, ka përgjigje adekuate për të gjitha kërkesat qenësore dhe për nevojat e vërteta njerëzore. Islami në plotësimin e nevojave të njeriut dhe zgjedhjen e llojeve të modës, merr parasysh interesin individual dhe shoqëror të individëve dhe ndalon çdo gjë që konsiderohet e dëmshme për shëndetin shpirtëror dhe fizik të njeriut. Prandaj në mësimet islame në lidhje me zgjedhjen e stilit të jetës, sidomos në lidhje me zgjedhjen e llojeve të modës, janë dhënë shumë këshilla dhe porosi. Në udhëzimet e prijësve fetarë në lidhje me zgjedhjen e bukurive dhe në lidhje me zbukurimin e vetvetes, janë theksuar shumë çështje të ndryshme si rrobat e pastra dhe të bukura, krehja e flokëve, pastrimi i trupit, përdorimi aromave të bukura në trup dhe në rroba, si dha largimi nga veprimet që nuk i përshtaten personalitetit të njeriut. Njëkohësisht me këtë është porositur në masë të madhe edhe zbukurimi me virtyte të bukura shpirtërore dhe morale të cilat krijojnë rrethanat për arritjen e lumturisë dhe përkryerjes shpirtërore si elementë më të rëndësishëm se sa zbukurimi i pamjes së jashtme. Imam Aliu (a.s.) ka thënë: "Zbukurimi i brendësisë është më i bukur se sa zbukurimi i pamjes së jashtme". Kjo është për arsye se zbukurimi i brendësisë së njeriut ka rëndësi më të madhe në përkryerjen e vërtetë të njeriut. Edhe pse mësimet islame kanë porositur në masë të madhe zbukurimin e vetës, mirëpo kanë caktuar limite dhe kufizime të veçanta në këtë drejtim me qëllim që të shmangen pasojat e dëmshme nga ekstremiteti. Për shembull në zgjedhjen e modës, njeriu ka për detyrë që t'i shmanget krahasimit me njerëzit e devijuar. Profeti s.a.v.s. ka thënë: "Mos e bëni pamjen tuaj të jashtme si populli hebre!" Islami në përgjithësi ka pranuar modernizmin në stilin dhe metodën e veshmbathjes. Nëse moda është e përshtatshme me identitetin kombëtar, kulturor, fetar dhe shoqërohet me ruajtjen e lirisë së veprimit, të personalitetit individual dhe shoqëror të njeriut, si dhe nuk dëmton parimet dhe bazat e bindjeve fetare, nuk dëmton vizionin dhe standardet e vlerave dhe moralin e shoqërisë, ajo do të pranohet. Mirëpo nëse moda është në kundërshtim me këto kritere, nuk do të jetë e përshtatshme. Kjo është për arsye se në këtë mënyrë shoqëria dhe individi pësojnë dëme nga aspekte të ndryshme fetare, kombëtare, nga aspekti i shëndetit shpirtëror etj. Pavarësisht ekstremitetit të feministeve dhe shoqërisë kapitaliste në lidhje me industrinë e modës, ndjekja e modës (modelizmi) në përputhje me mësimet islame nuk mund të refuzohet në mënyrë absolute dhe nga njëra anë, pranimi i plotë dhe i pakontestueshëm, gjithashtu nuk është veprim i mençur. Prandaj ekuilibri në ndjekjen e modës dhe koordinimi i modës me kulturën, fenë dhe kombësinë, konsiderohet rruga më e përshtatshme për trajtimin e modës dhe ndjekjes së saj. Me ruajtjen e ekuilibrit në këtë çështje duke marrë parasysh kulturën dhe fenë e vendit, mund të shfrytëzohet modelizmi dhe mund të mënjanohen shqetësimet për përhapjen e modelizmit të imituar dhe modave të rrezikshme.

Aug 03, 2016 09:17 CET
Komente