Në këtë edicion do të paraqesim kritikën ndaj pikëpamjeve dhe pasojave negative të feminizmit sipas mendimtarëve perëndimorë.

Përshëndetje për ju dëgjues të nderuar! Jemi pranë jush me edicionin e radhës së programit " Feminizmi dhe kritika e bazave, mësimeve dhe pasojave të tij". Në edicionet e kaluara duke cituar mendimet e disa mendimtarëve, kemi thënë se edhe pse lëvizja feministe ka shënuar disa suksese për realizimin e të drejtave të gruas në perëndim si pjesëmarrja e gruas në proceset e vendimmarrjes shoqërore dhe politike, fitimi i vetëbesimit për të marrë pjesë në sferat ekonomike, politike, letrare dhe artistike etj., mirëpo realiteti tregon se pasojat negative të lëvizjes feministe kanë qenë shumë më të mëdha se sa kompensimi i padrejtësive e bëra kundër grave, sepse në disa raste pikërisht kjo lëvizje ka shkaktuar padrejtësi tjetër për gratë. Shumë mendimtarë perëndimorë të sferës së familjes, pasojat negative të feminizmit i konsiderojnë shumë më të mëdha se pasojat pozitive të kësaj lëvizje dhe kanë bërë kritika të gjëra ndaj tyre. Në këtë edicion do të paraqesim kritikën ndaj pikëpamjeve dhe shpjegimin e pasojave negative të feminizmit nga pikëpamja e mendimtarëve perëndimorë.

Disa prej pasojave negative të feminizmit janë shtimi i agresionit, përdhunimit seksual dhe dhunës ndaj grave në perëndim. Me pranimin e gjerë dhe të pakushtëzuar të grave në shoqëri si një prej kërkesave të preferuara të feminizmit, si dhe me ngadhënjimin e kulturës së lirisë seksuale, u krijua një ambient dhe rrethana të përshtatshme më shumë se sa në të kaluarën për shfryrjen e epsheve seksuale jashtë kornizës ligjore për të dy gjinitë, të mashkullit dhe të femrës. Për shembull, në një studim i bërë duke anketuar 47 gra nga ana e Pentagonit, është bërë e qartë se 61% e femrave që shërbejnë në ushtrinë e Amerikës janë bërë viktimë e abuzimeve dhe përdhunimeve seksuale. Ky skandal tregon në mënyrë të qartë pasojat e barazisë së gruas dhe burrit. Znj. Wendy Shalit, shkrimtare amerikane ka shtruar këtë  pyetje se në botën e sotme a është në nivel të mirë dëlirësia? Ajo në këtë mënyrë është munduar që me dëshmi të sakta rreth problemeve të neglizhencës ndaj dëlirësisë në shoqërinë amerikane, ka trajtuar rolin e dëlirësisë së individit në shoqëri. Ajo thotë: "Të këqijat që sot kanë përfshirë gratë e shoqërisë moderne (si abuzimi seksual, pengesat e ndryshme, përdhosja e dëlirësisë dhe thyerja e dinjitetit personal), të gjitha këto janë karakteristika që përshkruajnë një shoqëri në të cilën ka humbur respektimi i femrës dhe ky mosrespektim fillon me mësimet e parakohshme të marrëdhënieve seksuale". Shalit beson se kthimi në dëlirësi i drejton grat drejt një pozite të barabartë me burrat. Ndryshimi i roleve është një prej pasojave të tjera negative të feminizmit në perëndim. Padyshim se lëvizja feministe e ashtuquajtur për mbrojtjen e të drejtave të gruas dhe intelektualët përkrahës të saj, deri në një masë të madhe kanë krijuar kaos dhe çrregullim në kulturën e punës dhe në aktivitetin e të dy gjinive njerëzore. Ata kanë shkaktuar edhe shkatërrimin e sjelljeve natyrore të njerëzve, deri në atë masë saqë për çdo ditë një numër më i madh i grave i bashkohen modeleve të agresivitetit dhe të dhunës të cilat konsiderohet modele të veçanta të burrave. Njëkohësisht me këtë burrat e rinj kanë fituar interesim më të madh drejt femërores duke shprehur dëshirë për tu ngjasuar me femrat nëpërmjet modës dhe rregullimit të trupit. Ajo çfarë bëhet shkak për entuziazmin më të madh të femrave të reja, është hyrja në sferat që janë të veçanta për burrat dhe kjo përshkruhet si dëshirë për gatishmëri për të pranuar rrezikun.

Phyllis Schlafly, shkrimtare perëndimore, thekson se e vetmja rrugë që grat mund të arrijnë në forcën potenciale femërore, është shfrytëzimi i elementëve pozitivë të përkryerjes dhe jo pasionimi ndaj identitetit artificial të burrave të cilin e ka përshkruar feminizmi. Ajo shkruan: "Femrat nuk duhet të bien nën ndikimin e mësimeve feministe dhe të arratisen nga të qenurit femër ose ta konsiderojnë turp identitetin e tyre femëror, por duke menduar pozitivisht, duhet t'i tejkalojnë problemet e tyre të veçanta". Pasojë tjetër e feminizmit është krijimi i përballjes mes gruas dhe burrit. Anashkalimi i rolit plotësues dhe të ndryshëm të këtyre dy gjinive dhe nevoja për koordinimin sa më të madh të tyre, është bërë shkak që feminizmi të paraqesë një imazh të dhunshëm dhe hegjemonist të gjinisë mashkullore, si dhe vazhdimisht të bëjë përpjekje të përballet dhe të luftojë për të rimarrë të drejtat historike të humbura, ndërsa në të kundërtën edhe burrat kanë filluar veprimet e ngjashme. Christina Hoff Sommers, shkrimtare amerikane në librin e saj të titulluar "Feminizmi në peshoren e kritikës", duke u mbështetur në dokumente dhe dëshmi të vlefshme, është munduar të paraqesë një raport kritik ndaj gjendjes ekzistuese për të vetëdijesuar femrat. Ajo pohon se hulumtimet feministe e kanë menduar publikun mendjelehtë dhe duke hiperbolizuar çështjet shoqërore, kanë trazuar opinionin publik dhe me përhapjen e urrejtjes mes burrave dhe grave, i kanë bërë ato ushtarë fanatik në luftën kundër gjinisë mashkullore. Mirëpo në bazë të qasjes islame, jeta nuk është skenë e luftës dhe armiqësisë. Jeta është sikur një palë rroba të bukura dhe të merituara për trupin e të dy gjinive që duhet të mbulojnë gabimet dhe të metat e njëri-tjetrit. Në Islam çiftët secili kanë një rol të rëndësishëm në udhëzimin dhe drejtimin e duhur të familjes. Ndryshimi i sistemit të vlerave dhe lëkundja e themeleve të familjes, janë pasoja të tjera të mëdha të feminizmit në shoqërinë perëndimore. Theksimi në masë më të madhe në të drejtat shoqërore, politike, qytetare, vendosja prioritet punësimin, mospërkushtimi i duhur ndaj moralit përkrah të drejtave, neglizhenca e institucionit të familjes dhe poshtërimi i detyrës së gruas si nën dhe bashkëshorte, praktikisht kanë shkaktuar dëme të pa kompensueshme. Reduktimi i nivelit të martesës, shtimi i rasteve të divorcit, dobësimi i familjes, si dhe ndikimi i këtyre faktorëve mbi pasigurinë shoqërore dhe në shfaqjen e degjenerimit dhe prostitucionit, është rezultat i natyrshëm i ndryshimit të sistemit të vlerave. Për fat të keq sot në perëndim, është vënë në rrezik familja dhe pasojat e krijuara nga kjo i kanë zhytur shoqëritë perëndimore në një krizë të thellë shoqërore. Donald Rinzeli, profesor i psikologjisë në Universitetin Kanzas të Amerikës, në lidhje me këtë shkruan: "Çdo gjë që bëhet shkak për dobësimin e familjes, do ta dobësojë edhe shoqërinë". Ai në lidhje me gjendjen e shoqërive perëndimore shkruan: "Me kalimin e kohës, normat kulturore dhe tradicionale dhe vlerat humbin rolin e tyre. Konsumimi i lëndëve narkotike, dhuna, krimi, tradhtia, vetëvrasja në mesin e të rinjve, shtatzënitë e jashtëligjshme, abortimi dhe pornografia bëhen dukuri gjithëpërfshirëse". Paraqitja e gjurmëve të shembjes së institucionit të familjes në perëndim aktualisht më shumë se në çdo kohë tjetër është rezultat i strukturave të shoqërisë perëndimore, sidomos shtimit të prirjes ndaj feminizmit. David Papineau, sociolog anglez, për shkatërrimin e familjes në perëndim i konsideron fajtor kryesisht katër "ideologji": sekularizmin, humanizmin, modernizmin dhe feminizmin.

Heqja e përgjegjësisë ekonomike të burrave dhe baballarëve dhe futja e grave në tregun e punës, duke marrë parasysh kufizimet fizike të grave dhe pabarazinë e kushteve dhe fushave ekonomike, praktikisht ka rezultuar me varfërinë e shumë grave, ndërsa largimi i gruas nga ambienti i familjes ka shtuar shpenzimet e familjes. Këto janë pasoja të tjera negative të bindjes së feminizmit. Natyrisht se përveç problemeve të lartpërmendura, duhet shtuar edhe çështjet përkatëse me ambientin e punës. Dobësia e shumicës së femrave për shkak të kufizimeve fizike dhe pa aftësia për kryerjen e punëve të rënda, si dhe poshtërimi i tyre nga kolegët meshkuj, janë disa prej problemeve të grave të punësuara. Znj. Carolyn F. Graglia, e diplomuar në degën e juridikes në Universitetin Kornel, në librin me titull "Qetësia në Shtëpi" në lidhje me theksimin e feminizmit në punësimin e grave dhe në pasojat e tij, kujton pasojat e theksimit të feminizmit mbi kritikën ndaj qëndrimit të gruas në shtëpi. Ajo si shembull përmend grat kineze të cilat deklarojnë se janë detyruar me forcë të futen në tregun e punës dhe janë privuar nga rasti për të shfrytëzuar jetën në shtëpi. Më në fund abuzimi i qasjes feministe nga forcat politike, ka krijuar probleme të shumta për shoqëritë e sotme perëndimore. Lëvizja feministe ashtu si lëvizjet e tjera reformatore, me kalimin e kohës është abuzuar nga forca të ndryshme. Në vendet perëndimore, feministët konsiderohen privilegj potencial dhe i përhershëm për partitë politike. Partitë politike shfrytëzojnë propagandën dhe protestat e feminsteve për qëllimet e tyre. Premtimet e partive politike për t'i bërë kandidate grat, në realitet është një garanci për të mbushur kutitë e votimit në favor të tyre. Kjo është për arsye se pikëpamjet e tyre ndaj gruas, janë pikëpamje imperialiste fitimprurëse dhe kapitaliste dhe për fat të keq për këtë arsye ligjet e të drejtave të gruas që vendosen në perëndim për nga forma e jashtme kanë moto për realizimin e të drejtave të gruas, mirëpo kanë qëllime fitimprurëse dhe shfrytëzuese për të nxjerrë në skenë një numër sa më të madh të grave edhe nëse bëhet kjo me shkatërrimin e aftësive dhe të talenteve ekzistenciale të tyre. Nga ana tjetër, në nivelin e politikës së jashtme, forcat arrogante të perëndimit duke shfrytëzuar propagandën feministi, kanë përdorur feminizmin si mekanizëm për të ushtruar presion kundër vendeve të tjera, sidomos kundër vendeve islame në qarqe të ndryshme ndërkombëtare

Aug 03, 2016 09:19 CET
Komente