Me përshëndetje për ju të nderuar dëgjues, po fillojmë emisionin e përjavshëm ku do të flasim mbi zhvillimet më të rëndësishme politike, ekonomike dhe sociale të javës së kaluar në Shtetet e bashkuara të Amerikës.

Javën e kaluar, Donald Trump vulosi nominimin republikan për Presidencën amerikane në fundin e një fushate të shënjuar nga polemikat, që përçau spektrin politik të Amerikës. Nga dita e dytë e Konventës republikane në Cleveland të Ohios, miliarderi doli si përfaqësuesi zyrtar i partisë së tij në zgjedhjet e nëntorit. “Ta bëjmë Amerikën të funksionojë sërish”, ishte motoja e mbrëmjes. Vendimtare në arritjen e numrit të 1.237 delegatëve të nevojshëm rezultoi vendlindja e tij, Nju Jorku. “Është diçka, të cilën nuk do ta harroj kurrë. Së bashku, ne arritëm një rezultat historik me totalin më të madh të votës në historinë e Partisë Republikane. Kjo është një lëvizje, por duhet t’i shkojmë kësaj rruge deri në fund”, tha Trump. Të gjitha forcat anti-Trump në sallë shpresuan deri në momentin e fundit për një mrekulli, e u përpoqën t’i bindnin delegatët të ndryshonin mendim, por pa rezultat. Shumë amerikanë i janë kundërvënë ngritjes së manjatit në politikën vendase, të nxitur edhe nga deklaratat e tij të diskutueshme mbi emigrantët meksikanë, apo ndalimin e hyrjes së myslimanëve në Shtetet e Bashkuara. Të tjerë, megjithatë, shohin te miliarderi njujorkez një figurë jashtë kornizave të zakonshme të politikës, i cili përcjell një lloj sinqeriteti në vrazhdësinë e vet, e thotë atë që mendon. Rrugëtimi politik i Trumpit nisi 13 muaj më parë dhe, gjatë kësaj periudhe, biznesmeni miliarder arriti të mundë 16 rivalë.

 

Kandidati republikan për zgjedhjet në Amerikë ka thënë se në rast se zgjidhet president, do të detyrojë Meksikën që të zbatojë planin ndërtimin e një muri ndarës mes Amerikës dhe Meksikës. Donlad Trump ka thënë se do të detyrojë qeverinë meksikane që të zbatojë premtimin e saj për ndërtimin e murit ndarës në kufirin mes dy vendeve. Sipas Trump në këtë mënyrë do të pengohet transporti i dërgesave që emigrantët fusin në Meksikë. Donald Trump duket se i ka hapur luftë emigrantëve me politikën e tij egocentrike. Po ashtu, ndërtimi i pretenduar i murit me Meksikën ka frikësuar botën e diplomacisë. Sikur të mos mjaftonte me kaq, ai ka vënë në pikëpyetje ardhjen e myslimanëve në Amerikë. “E duam Amerikën të sigurtë përsëri”, është slogani i tij. Më parë ai kishte njoftuar për një vizitë në Pekin, por asgjë nuk është bërë pulbike në axhendën e tij. Tronditjet e para kanë ardhur. Lëvizjet e para ekonomike nga autoritetet kineze ndaj kompanive amerikane kanë përhapur panik tek investitorët. Firma e parë që u godit ishte ajo e prodhimit të avionëve, “Boeing”, ditë pasi në një nga fjalimet e tij Trump e quajti gabim ndërtimin e një tjetër filiali të gjigandit të hapësirës në Kinë.

 

Kandidati republikan për president të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se nëse zgjidhet, president i SHBA, nuk do t’iu dilte automatikisht në ndihmë vendeve të Baltikut në rast se ato do të pushtoheshin nga Rusia. Në një intervistë për gazetën Neë York Times, Trump tha se fillimisht do të shikonte nëse këto vende i kanë përmbushur obligimet ndaj SHBA-së. Komentet pasojnë deklaratat e mëparshme të Trumpit, i cili ka vënë në pikëpyetje përkushtimin e disa anëtarëve të NATO-s, të cilat, sipas tij, nuk kontribuojnë sa duhet në aleancë. Duke folur për Neë York Times, Trump tha se aleatët e SHBA-së duhet të ndalojnë së përfituari nga bujaria e Uashingtonit, i cili gjithmonë paguan faturën. Donald Trump vulosi nominimin republikan për presidencën amerikane në fundin e një fushate të shënjuar nga polemikat, që përçau spektrin politik të Amerikës. “Shtetet e Bashkuara do t’i vijnë në ndihmë vetëm atyre aleatëve që i kanë përmbushur detyrimet ndaj nesh. Të gjithë anëtarët e aleancës ushtarake të Atlantikut Verior kanë nënshkruar një traktat, i cili i parashikon ndihmën për secilin pjesëtar nëse ai bie pre e një sulmi”, sqaroi miliarderi nju jorkez. Trump, që përgatitet të mbajë një fjalim përpara konventës, republikane në Cleveland të Ohios, tha paraprakisht se njerëzve të mbledhur në atë sallë do t’iu parashtroje një strategji të politikës së jashtme që synon uljen e shpenzimeve dhe të përfshirjes se shteteve të bashkuara jashtë kufijve. Deklaratën e braktisjes së mbrojtjes së hershme amerikane për anëtarët e NATO-s, ai e bëri kur u pyet mbi një agresion të mundshëm rus ndaj shteteve baltike. Kandidati republikan, një figurë përçarëse edhe brenda vetë partisë së tij, tha se Trumpi President nuk do t’u bënte aleatëve presione mbi masat ndaj opozitës apo lirive qytetare. “Amerika duhet të zgjidhë njëherë problemet e veta përpara se t’u japë mend të tjerëve”, ishin fjalët e tij.  “Shikoni çfarë po i ndodh këtij vendi! Si mund t’u japim ne leksione të tjerëve kur këtu vriten policët me gjakftohtësi?!”, tha ai.

Javën e kaluar, Autoritetet amerikane në shtetin Loisiana kanë njoftuar se tre policë janë vrarë në një shkëmbim me armë në këtë shtet. autoritet amerikane kanë njoftuar se tre policisë amerikanë janë vrarë në qytetin Baton Ruge në shtetin Lousiana të SHBA si dhe katër të tjerë janë plagosur. Dhuna në këtë shtet ka filluar pas vrasjes së disa zezakëve nga ana e policisë amerikane. Pas dhunës së policisë, qytetarët e këtij shteti kanë organizuar protesta të përgjakshme dhe masive, duke dënuar veprimet e dhunshme të policisë amerikane kundër zezakëve në këtë vend. Po ashtu, Policia amerikane ka njoftuar se të paktën 65 persona janë arrestuar në mesin e tyre edhe të mitur në protestat kundër dhunës së policisë amerikane në qytetit Baltimore. 65 personat në mesin e të cilëve janë 10 të mitur, janë arrestuar në protestat kundër dhunës së policisë amerikane në qytetin Baltimore. Këta persona kanë bllokuar një rrugë dhe më pas ka reaguar policia, duke arrestuar një numër të protestuese. Personat e arrestuar akuzohen për mosbindje ndaj urdhrave të policisë. Në fillim të korrikut, policia ka arrestuar mbi 100 persona nën akuzën për pjesëmarrje në protestat kundër vrasjes së Filando Kastil, një zezak amerikan. Këtë javë, Alton Straling, një zezak tjetër u vra nga dy policë amerikanë edhe pse ai ishte i paarmatosur.

Senatori Xhoni Ernest, javën e kaluar ka deklaruar se elementë të grupit terrorist ISIS janë të pranishëm në 50 shtete të SHBA. Xhoni Ernest, emri i të cilit ishte i pranishëm në listën e kandidatëve të mundshëm për postin e zëvendësit të Trump, ka kritikuar Obamën dhe Hillary Clinton për qasje të dobët ndaj luftës kundër grupeve terroriste. Ai ka thënë: Në të vërtetë, sipas të dhënave të FBI, ISIS është aktiv në të gjitha shtetet e SHBA. Elementë të grupit terrorist ISIS janë të pranishëm në 50 shtetet e SHBA. Ata janë të pajisur me çdo lloj të armatimeve për të vrarë njerëz të pafajshëm. Në fillim të këtij viti, Xhejms Kumi, drejtor i FBI, ka njoftuar se kjo organizatë është duke kryer hetime ndaj personave të lidhur me grupin terrorist ISIS. Ai në muajin shkurt kishte deklaruar: Jemi duke kryer hetime në të gjitha shtetet e SHBA. Rreziku nga ISIS nuk ndjehet vetëm në Nju Jork ose Uashington.

Sulmet e avionëve të koalicionit amerikan në Siri kanë lënë të vrarë 15 civilë sirianë. Observatori sirian për të drejtat e njeriut me bazë në Londër, ka njoftuar se 15 civilë sirianë të enjten në veri të Sirisë janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur nga sulmet e koalicionit kundër ISIS i cili udhëhiqet nga SHBA. Rami Abdulrahman, drejtori i Observatorit sirian për të drejtat e njeriut në Siri, ka thënë se avionët e koalicionit amerikan kundër ISIS kanë sulmuar rajonin Al Gandure në veri të Sirisë, ku si pasojë e këtyre sulmeve janë vrarë 15 civilë siriane. Po ashtu, zëdhënësi i DASH ndryshimin e emrit të Frontit Al Nusra e ka konsideruar si qëllim të forcave amerikane.   John Kirby, zëdhënës i DASH, të enjten ka thënë se vendimi i Frontit Al Nusra për ndërprerjen e marrëdhënieve me Al Kaedan dhe për ndryshimin e emrit në Fronti Fat’hul Sham, po ashtu ka qenë qëllim i luftëtarëve amerikanë dhe rusë në Siri. John Kirby ka deklaruar se ndryshimi i emrit të Frontit Al Nusra mund të jetë vetëm ndryshim emri, kurse Amerikës i interesojnë sjelljet, qëllimet dhe bindjet e këtij grupi. Zëdhënësi i DASH po ashtu ka thënë se veprimet humane të cilat Rusia dhe Siria i kryen të enjten në Alepo, duket se dëshirojnë që me detyrim t’i evakuojnë civilët dhe t’i detyrojnë grupet e armatosura të dorëzohen.  Ushtria siriane qytetin strategjik Alepo, gjysma e të cilit ishte i pushtuar nga grupet e armatosura, e ka rrethuar tërësisht dhe ka krijuar korridore për hyrje-dalje në tërë qytetin përpos periferisë lindore të tij.

 

Aug 04, 2016 09:56 CET
Komente