Me përshëndetje për ju të nderuar dëgjues, po fillojmë emisionin e përjavshëm ku do të flasim mbi zhvillimet më të rëndësishme politike, ekonomike dhe sociale të javës së kaluar në Shtetet e bashkuara të Amerikës.

Javën e kaluar, kandidati republikan për president në Amerikë ka pranuar gabimin në deklaratën et ij rreth filmit që flet për një avion i cili ka transportuar 400 milion dollarë cacsh në Iran. Në një mesazh të tij në Tëitter, Doland Trump ka thënë se ka gabuar avioni me të burgosurit amerikanë në Teheran me avionin transportues të 400 milion dollarëve në Iran. Turmp ditën e mërkurë ka thënë se ka parë një film të shkurtër ku një avion i vogël është ulur në pistën e aeroportit dhe nga ai nxirren 400 milion dollarë veprim që Irani e ka bërë për të turpëruar Amerikën. Trump thotë se ky film mesa duket nuk ishte transferim parash por transferimi i 3 të burgosurve të liruar në Iran të cilët kanë fluturuar për në aeroportin e Gjenevës.

Javën e kaluar, presidenti i SHBA ka kritikuar qëndrimin e kandidatit republikan në zgjedhjet presidenciale të SHBA mbi mundësinë e falsifikimit të zgjedhjeve. Barak Obama, president i SHBA duke kritikuar qëndrimin e Donald Trump, kandidatit republikan në zgjedhjet presidenciale të SHBA mbi mundësinë e falsifikimit, ka thënë se, përderisa nuk janë mbajtur akoma zgjedhjet, deklaratat për falsifikim nuk mund të merren parasysh. Trump më herët kishte thënë se zgjedhjet presidenciale të SHBA do të falsifikohen dhe emri i Hillary Clinton, kandidates demokrate do të shpallet fituese nga kutitë e votimeve. Kohë më parë, presidenti amerikan Barack Obama ka lëshuar kritikat ndoshta më të ashpra ndaj kandidatit republikan për president të Shteteve të Bashkuara, teksa është shprehur se ai është i papërshtatshëm për këtë post, si dhe ka ngritur pikëpyetje nëse partia e tij e mbështet ende kandidimin e miliarderit njujorkez. “Ka ardhur momenti, në të cilin kushdo mund dhe duhet të thotë: Mjaft!”, u shpreh Obama. Kandidati republikan Trump është kritikuar ashpër për sulmin ndaj prindërve të një ushtari amerikan të ndjerë, prindër që folën hapur kundër tij. Edhe pse Trump mund të jetë në dijeni të informacioneve sekrete, ai duhet të bëjë kujdes rreth publikimit të tyre. Kështu është shprehur Barak Obama, presidenti i Shtetet e Bashkuara të Amerikës-ve i cili në një konferencë për shtyp e presidentit amerikan Barack Obama para pushimeve kishte si qëllim nënvizimin e sukseseve ndaj ISIS. Por, pavarësisht fjalëve për terrorizmin, Rusinë dhe sfida të tjera gjeopolitike, thelbi i fjalimit ishte mjaft i qartë: të jesh president i SHBA është punë serioze dhe republikani që kërkon vendin e tij nuk është i përshtatshëm për zyrën ovale. Obama ironizoi komentet e fundit të Donald Trump se sistemi i zgjedhjeve mund të manipulohet dhe i kërkoi kandidatit republikan që të sillet si president, meqë së shpejti do të njihet me informacione sekrete, duke lënë të kuptohet se nuk beson që miliaderit njujorkez mund t'i besohen armët bërthamore.  Obama tha se kushdo mund të gjykojë vetë nëse një njeriu si Trump mund t’i lihen në dorë apo jo kodet bërthamore, diçka që është një çështje shumë serioze. Ndërsa komentin për manipumimin e zgjedhjeve, Obama e cilësoi si qesharak. Kreu i Shtëpisë së Bardhë tha se manipulimi i zgjedhjeve është diçka që nuk do të ndodhë kurrë dhe i sugjeroi Trumpit që të përpiqet t’i fitojë zgjedhjet.  Nëse Trump është 10 apo 15 pikë përpara në sondazhe ditën e zgjedhjeve dhe pastaj i humbet ato, mbase mund të ngrejë ndonjë dyshim. Por nuk më duket se është kështu, deklaroi Obama, duke ironizuar me gjendjen e Trump në sondazhe që nuk paraqitet aspak e mirë. Këto ishin kritikat më të fundit nga Shtëpia e Bardhë për Trumpin, ndërsa presidenti është angazhuar ndjeshëm në fushatë për t’u siguruar që në zyrën ovale ta pasojë Hillary Clinton.

Gjatë fjalimit të bashkëshortit të saj në Konventën e demokratëve preferoi të qëndronte e heshtur, nën dhimbjen e thellë që e ka kapluar prej vitesh, që kur djali i saj 27-vjeçar mbeti viktimë e një sulmi me autobombë në vitin 2004 në Irak. Por tashmë ka vendosur të flasë, e nxitur edhe nga ajo çfarë ka thënë kandidati republikan për Shtëpinë e Bardhë, Donald Trump, i cili ka shkaktuar jo vetëm një lumë kritikash ndaj tij, por edhe një zemërim mes amerikanëve, kur vuri në diskutim heshtjen e saj gjatë asaj konvente. Ghazala Khan ka thënë se Trumpi nuk është gjë tjetër veçse një injorant në lidhje me Islamin dhe se ai nuk e di se ç’do të thotë fjala sakrificë. Bashkëshorti i saj, Khizr Khan sulmoi kandidatin republikan gjatë një fjalimi emocionues në Konventën Kombëtare Demokrate të së enjtes së kaluar, ndërsa ky i fundit deklaroi më vonë se ai as nuk duhej lejuar të fliste.

 

Një ligj i ri hyri në fuqi në shtetin amerikan të Teksasit që i lejon studentët të mbajnë armë në ambientet universitare, por pa i ekspozuar publikisht. Studentët mbi 21-vjeç që kanë leje arme të fshehur mund t'i mbajnë ato edhe në klasë, sipas ligjit të ri.

 

Teksasi bëhet kështu shteti i tetë amerikan që lejon studentët të mbajnë armë në ndërtesat shkollore. Por shumë studentë dhe zyrtarë të arsimit të lartë druhen se ky ligj i ri do të largojë të rinjtë nga universitet e këtij shteti. Ndërsa mbështetësit e ligjit thonë se ky është një hap kritik për vetëmbrojtjen dhe respektimin e të drejtave kushtetuese. Sipas republikanëve teksanë, armëmbajtja në kolegje mund të parandalojë vrasjen masive të radhës. Ata thonë se vrasësit në të shkuarën kanë shenjës truar zona ku nuk ka armë, si ambientet universitare apo kinematë, sepse nuk hasin asnjë rezistencë. Por kritikët e ligjit, i cili hyri në fuqi në 50-vjetorin e vrasjes masive në Universitetin e Teksasit që i kushtoi jetën 14 njerëzve, thonë se armëmbajtja në kolegje është një zgjidhje e gabuar që mund të sjellë më shumë dhunë. Disa akademikë thonë se ligji do të sjellë edhe kufizimin e lirisë së fjalës, pasi nëse disa studentë janë të armatosur kjo do të krijojë një atmosferë frike dhe mund të frenojë shkëmbimin e ideve. Sipas ligjit, studentët mund të mbajnë armë të fshehura në ambientet shkollore, megjithëse në disa zona si palestrat apo laboratorët e kimisë, janë të ndaluara. Shkollat private dhe kolegjet dyvjeçare në Teksas janë të përjashtuara nga ligji i ri deri vitin e ardhshëm. Si për të lënë mënjanë përvjetorin e vrasjeve të 1 Gushtit në Austin, ligjvënësit republikan kanë kërkuar të lejohet shtimi e armëve pranë universiteteve publike. Ata pretendojnë se një ligj i tillë do të parandalonte vrasjet masive, ndërsa të mbijetuarit e asaj masakre kanë dalë hapur kundër këtij ligji duke thënë se diçka e tillë nuk do të reduktonte vrasjet , përkundrazi do ti nxiste ato. Refugjatët sirianë

Kandidati republikan Donald Trump, ka hartuar një plan për ndërtimin e mijëra milie mur ndarës mes Amerikës dhe Meksikës.

 

Trump  është shprehur i vendosur në zbatimin e premtimit të tij për ndërtimin e murit ndarës mes Amerikës dhe Meksikës në rast se ai zgjidhet presidenti i ardhshëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ndërkohë presidenti amerikan Barack Obama ka lëshuar kritikat ndoshta më të ashpra ndaj kandidatit republikan për president të Shteteve të Bashkuara, teksa është shprehur se ai është i papërshtatshëm për këtë post, si dhe ka ngritur pikëpyetje nëse partia e tij e mbështet ende kandidimin e miliarderit njujorkez. Ka ardhur momenti, në të cilin kushdo mund dhe duhet të thotë: Mjaft!, u shpreh Obama. Kandidati republikan Trump është kritikuar ashpër për sulmin ndaj prindërve të një ushtari amerikan të ndjerë, prindër që folën hapur kundër tij. Trump është dënuar gjithashtu edhe për mbështetjen që i ka dhënë aneksimit të Krimesë nga ana e Rusisë. Obama, gjatë një konference të dhënë nga Shtëpia e Bardhë, tha se vërtet ka pasur dallime në politikat e ndjekura prej tij krahasuar me presidentët e kaluar republikanë apo kandidatët e tyre, por shtoi se kurrë nuk ka menduar se ata nuk do ta bënin më së miri detyrën si president të SHBA-ve.

Sipas një sondazhi të fundit të zhvilluar në SHBA në lidhje me zgjedhjet presidenciale në SHBA, kandidatja demokrate favorizohet në krahasim me kandidatin republikan. Sipas uebsajtit Hill, në një sondazh të bërë nga gazeta amerikane “The Uashington Post” dhe kanali televiziv ABC, rezultatet e të cilit u publikuan të dielën, kandidatja demokrate Hillary Clinton udhëheq me 8 % ndaj kandidatit republikan Donald Trump. Sipas këtij sondazhi, nëse tani do të zhvilloheshin zgjedhjet, 50 % do të votonin për Hillary Clinton, ndërsa 42 % për Donald Trump. Këto shifra para një muaji, pra në muajin korrik 2016, ishin 47 % për Hillary Clinton, 43 % për Donald Trump. Pas mbajtjes së kuvendeve të dy partive, asaj demokrate dhe republikane, popullariteti i kandidates demokrate është rritur.

 

 

 

Tags

Aug 18, 2016 10:58 CET
Komente