Me përshëndetje për ju të nderuar dëgjues, po fillojmë emisionin tonë të përjavshëm ku do të flasim mbi zhvillimet më të rëndësishme të javës së kaluar në kontinentin europian. Ju ftojmë të na ndiqni.

Javën e kaluar, me vazhdimin e ngërçit politik në Spanjë, kryeministri i përkohshëm spanjoll paralajmëroi se organizimi i zgjedhjeve të treta parlamentare pas dy zgjedhjeve të dështuara, do të dëmtonte rëndë prestigjin e Spanjës nëEuropë.MarianoRajoy i cili është ngarkuar me detyrën e formimit të qeverisë spanjolle, do të marrë vendim nëse partia e tij Popullore do të pranojë apo jo kushtet e partisë së vogël "Qytetarët" për krijimin e koalicionit qeveritar, por edhe nëse bën aleancë me këtë parti, partia Popullore do të ketë nevojë për përkrahjen e partive të tjera.Duket se zhbllokimi i ngërçit politik në Spanjë duket ende larg. Lideri i Partisë Socialiste, PedroSanchez, përjashtoi përsëri mundësinë për të mbështetur Partinë e Popullit të kryeministrit MarianoRajoy, e cila u rishpall fituese.Rajoy e ka deklaruar qartë se pa përkrahjen e socialistëve nuk do të ketë qeveri të re. Vendimi i fundit i socialistëve ngre sërish mundësinë se vendi iberik mund t’u drejtohet kutive të votimit për herë të tretë, pas shtatë muajsh pasiguri politike. Rajoy tha se ai nuk do të formojë një qeveri të re nëse kjo i kërkohet nga mbreti. Partia e Popullit është më e madhja në Spanjë, por sërish shumica e saj nuk mjafton për të formuar qeverinë. Zgjedhjet e përgjithshme të qershorit ishin të dytat të mbajtura në 6 muaj, pasi ato të dhjetorit patën të njëjtin rezultat. Subjekti në fjalë, i cili merr përsipër meritën për rimëkëmbjen ekonomike të vendit, fitoi 137 nga 350 vende që ka Parlamenti spanjoll, 15 më shumë se 122 të marra në procesin e dhjetorit.Por PedroSanchez, partia e të cilit doli e dyta në zgjedhjet e qershorit, theksoi se nuk do të ketë një “koalicion të madh” mes partive kryesore të djathta e të majta, sikundër ka ndodhur në disa vende europiane. “Në këtë moment, Partia Popullore nuk gëzon mbështetje. Në këtë moment, Partia Socialiste ka riafirmuar forcën e saj ndaj Rajoy”, ka deklaruar Sanchez. Ky qëndrim i socialistëve dëshmon se kriza politike në Spanjë do të vazhdojë dhe se ekziston mundësia që vendi të shkojë për herë të tretë në zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Javën e kaluar, pas vrasjes së dy ushtarëve rusë pas një sulmi në zonën kufitare në Krime, u acaruan edhe më tej marrëdhëniet mes Ukrainës dhe Rusisë. Vetëm pak pasi presidenti Vladimir Putin mblodhi këshillin e sigurisë, Flota detare ruse njoftoi stërvitje ushtarake në Detin e Zi, një ditë pasi kreu i Kremlinit akuzoi Ukrainën se është përpjekur të provokojë një konflikt mbi Krimenë.Putin u takua me krerët më të lartë ushtarakë dhe ata të shërbimeve sekrete dhe shqyrtoi skenarët për masat e sigurisë antiterrorizëm përgjatë kufirit tokësor, atij detar dhe hapësirën ajrore të Krimesë. Rusia njoftoi se kishte kapur të infiltruarit, pas të paktën dy përplasjesh të armatosura në kufirin mes Krimesë dhe Ukrainës përgjatë fundjavës së kaluar, ndërsa një prej ushtarëve të saj dhe një agjent i shërbimeve të sigurisë FSB kishin mbetur të vdekur. Kievi mohon që ngjarje të tilla të kenë ndodhur në realitet. Ukraina i ka quajtur false këto pretendime apo akuza, ndërsa ka thënë se ato duken si një pretekst për Rusinë që të përshkallëzojë armiqësinë. Por, javën e kaluar, Ushtria ruse njoftoi dërgimin e një sistemi të ri ajror të mbrojtjes raketore në gadishullin e Krimesë, në një lëvizje të parashikuar përpara se të ndodhnin tensionet e fundit me Ukrainën. Rusia dislokoi sistemet antiraketore “Triumph S-400” në Krime duke i dhënë një mesazh të qartë Kievit. Agjencia ruse e lajmeve “Interfax” tha se raketat ishin të projektuara për të goditur objektiva ajrore në një rreze prej deri në 400 km, si dhe raketat balistike në një rreze deri në 60 km, ndërkohë që fluturojnë me një shpejtësi deri në 4,8 km në sekondë. I dërguari i Ukrainës në Kombet e Bashkuara i kërkoi Rusisë gjatë së enjtes që të faktonte akuzat e saj, ndërsa tha se rreth 40 mijë trupa ruse ishin mbledhur në kufirin ukrainas-krimean. Homologu i tij rus Vitali Çurkininformoi Këshillin e Sigurisë së OKB-së në lidhje me shqetësimet dhe irritimet e Moskës ndaj inkursioneve të forcave rebele tëinfiltruara nga Ukraina. Pretendimet kanë tronditur tashmë bisedimet e planifikuara për lindjen e Ukrainës jashtë axhendës zyrtare të samitit të G20-s në Kinë, që do të zhvillohet muajin e ardhshëm. Putin tha se bisedime të tilla tashmë do të ishin të pavlera. Ndërkohë, NATO dhe SHBA bënë thirrje për uljen e tensioneve mes Rusisë dhe Ukrainës si dhe për vazhdimin e përpjekjeve për zgjidhjen paqësore të konfliktit të Ukrainë.

Javën e kaluar, kryeministrja angleze deklaroi se Britania nuk do të nxitohet në daljen nga BE.Britania nuk ka ndërmend të aktivizojë nenin 50 të Traktatit të Lisbonës për t’i dhënë jetë nisjes së negociatave për largimin nga BE, pas referendumit të Brexit, para fillimit të vitit të ardhshëm.Këtë e ka theksuar sërish kryeministrja TheresaMay në një seri bisedimesh telefonike me homologët e Holandës dhe Danimarkës, MarkRutte dhe LarsLokkeRasmussen. May ka nënvizuar se në këndvështrimin e saj është e nevojshme një periudhë kohore e përshtatshme për të favorizuar një proces të butë dhe të rregullt të daljes së Britanisë nga BE. Nga momenti i aktivizimit të nenit 50 të traktatit të Lisbonës do të nisin dy vitet e parashikuara nga traktati për të përfunduar negociatat e daljes. Shefja e qeverisë britanike ka konfirmuar mes të tjerash objektivin për të ruajtur marrëdhënie dypalëshe pozitive si me BE-në në tërësi, ashtu dhe veç e veç me vendet anëtare të saj.Nga ana tjetër, pavarësisht votimit pro-daljes nga BE-ja nga qytetarët britanikë, Ministrja e Parë e Skocisë, NicolaSturgeon, ka deklaruar se vendi i saj nuk dëshiron që të largohet nga Bashkimi Europian. Gjatë një takimi të mbajtur me Presidentin e Parlamentit Europian, MartinSchuls, ajo nënvizoi se Skocia mbështet idenë e ruajtjes së marrëdhënieve me BE-në. Mbi këtë çështje u prononcua edhe Presidenti i Komisionit Europian, Jean-ClaudeJuncker, i cili tha se Skocia e ka fituar të drejtën që të dëgjohet në Bruksel. Megjithatë, ai shtoi se BE-ja nuk ka në plan që të futet në çështjet e brendshme të Britanisë.Ndryshe nga pjesa më e madhe e Britanisë, 62% e qytetarëve të Skocisë mbështetën idenë e qëndrimit brenda Bashkimit Europian, ndërkohë që vetëm 38% prej tyre u shprehën pro daljes. Qëndrimi i Skocisë duket se e ka stepur qeverinë britanike, e cila tashmë po përpiqet të jetë më e kujdesshme dhe e duruar në zbatimin e procedurave për daljen e Britanisë nga BE.

Kryeministri serb, AleksandarVuçiç paraqiti javën e kaluar kabinetin e ri, që për shumë analistë është shumë i ngjashëm me qeverinë e dy viteve të fundit.U konfirmua koalicioni mes Partisë së Progresit Serb të Vuçiçit dhe Partisë Socialiste të ministrit të Jashtëm, IvicaDaçiç, i cili do ta mbajë këtë post.Anëtare e re e koalicionit është edhe Aleanca e Hungarezëve të Vojvodinës, ndërkohë që bie në sy që në qeverinë e re ka shumë teknikë dhe ekspertë. Kryeministri serb, AleksandarVuçiç, në fjalën e mbajtur në Parlamentin serb, deklaroi se qeveria e re do të zbatojë reformat e nevojshme për të marrë një kredi prej 1,2 miliardë $ nga FMN. Qeveria e re serbe ka në plan të privatizojë 73 kompani dhe ndërmarrje industriale, ekonomike e të transportit dhe një nga planet më të rëndësishme është privatizimi i aeroportit të Beogradit. Përsa i përket Kosovës, kryeministri serb, AleksandarVuçiç ka thënë se çështja e Kosovës mbetet një sfidë e madhe për mandatin e qeverisë së tij, e cila nuk e njeh siç thotë ai shpalljen në mënyrë të anshme të pavarësisë së Kosovës. Vuçiç gjithashtu ka bërë me dije se është në interes të stabilitetit rajonal vazhdimi i dialogut me Prishtinën.“Në dialog ne do të marrim pjesë në mënyrë të përgjegjshme dhe transparente dhe të gjitha marrëveshjet, si më parë, do të vihen në dispozicionin e publikut”, është shprehurVuçiç.Ai gjithashtu ka thënë se Serbia do të vazhdojë që të jetë e pranishme në institucionet e Kosovës, përmes sistemit të saj arsimor, shëndetësor, të kulturës si dhe vetëqeverisjes lokale.

 

 

Aug 18, 2016 11:47 CET
Komente