Përshëndetje për ju dëgjues të nderuar! Jemi pranë jush përsëri me edicionin e radhës të programit “Lindja e Mesme në javën që kaloi”, ku do të njiheni me ngjarjet më të rëndësishme politike, ekonomike dhe sociale të javës së kaluar në rajonin e LM.

Javën e kaluar, Partia Kongresi Kombëtar dhe aleatët e saj njoftuan krijimin e Këshillit të Lartë politik të Jemenit. Lëvizja Ansarullah, partia Kongresi Kombëtar dhe aleatët e tyre njoftuan krijimin e Këshillit të Lartë Politik të Jemenit, përgjegjës për administrimin vendit. Abdul’malek Oxhari, anëtar i këshillit politik të lëvizjes Ansarullah ka thënë se krijimi i këtij këshilli është bërë shkak për irritimin e OKB dhe të Amerikës pasi ata kujtonin se sauditët me sulmet e tyre do të shkatërronin ushtrinë dhe komitetet popullore, por kjo nuk ndodhi. Ndërkaq, I dërguari i posaçëm i OKB për çështjen e Jemenit, ka theksuar për vazhdimin e negociatave midis grupeve jemenase për zgjidhjen e krizës në këtë vend. Ismail Veled Al Sheikh Ahmed, i dërguari i posaçëm i OKB për çështjen e Jemenit, të shtunën në përfundim të negociatave të Kuvajtit për arritjen e  paqes në Jemen, në një konferencë për shtyp ka thënë se konsultimet në lidhje me paqen në Jemen për gjetjen e rrugës për zgjidhjen e kësaj krize do të vazhdojnë dhe struktura e përpjekjeve do të ndryshojë. Negociatat për paqe ne Jemen, të cilat zhvillohen në Kuvajt, janë shtyrë zyrtarisht për në datë 6 gusht. Në këto negociata marrin pjesë përfaqësues të lëvizjes Ansarullah, Kongresit Popullor dhe Delegacionit të Riadit që përfaqëson presidentin e dorëhequr Mansur Hadi. Kurse, ushtria dhe forcat popullore të Jemenit kanë vrarë disa mercenarë të Arabisë Saudite në zonën 9-të të provincës Sana. Ushtria dhe forcat popullore kanë sulmuar pozicionet e mercenarëve të Arabisë Saudite në kryeqytet. Muhamed Abdul’selam zëdhënës i delegacionit të lëvizjes Ansarullah të Jemenit ka thënë se Arabia Saudite ka penguar udhëtimin e  avionit që transportonte delegacionin kombëtar jemenas nga Maskati për në Jemen. Sipas tij agresorët sauditë nuk heqin dorë nga krimet e tyre dhe vazhdojnë bombardimin e zonave të banuara nga civilët. Kur kanë kaluar 3 muaj nga nisja e bisedimeve mes grupeve jemenase në Kuvajt, Riadi vazhdon sabotimet ndaj këtyre bisedimeve dhe sulmet kundër Jemenit. Me dështimin e negociatave të paqes në Kuvajt, Arabia saudite ka shtuar sulmet e saj kundër Jemenit. Negociata te paqes mes delegacionit të Riadit që përfaqëson presidentin e dorëhequr Abdarabuh Mansur Hadi dhe lëvizjes popullore Ansarullah dhe Kongresit kombëtar në Kuvajt, Abdul’malek Mekhafi kreu i delegacionit të Riadit theksoi në rrugëzgjidhjen ushtarake. Për këtë avionët luftarakë të Arabisë Saudite kanë shtuar sulmet e tyre kundër Jemenit. Avionët luftarakë të ushtrisë së Arabisë Saudite kanë bombarduar rajonet kufitare të Jemenit, veçanërisht qytetin Al Rabue, nga frika e rënies së këtij qyteti në duart e forcave jemenase. Ushtarët e regjimit Al Saud kane evakuuar mijëra jemenas nga qytete dhe fshatrat kufitar me Jemenin. Me këtë rast, avionët e agresorëve sauditë kanë bombarduar rajonin Al Gil në provincën Al Xhuf, duke vrarë një numër të madh të civilëve jemenas. Kanali televiziv jemenas Al Masire në një raport të tij ka njoftuar se, forcat e ushtrisë dhe komitetet popullore jemenase në përgjigje ndaj sulmeve të agresorëve sauditë, kanë shkatërruar një automjet që transportonte mercenarë të regjimit saudit në Al Gil, në provincën Al Xhuf

Javën e kaluar, forcat e regjimit Al Khalifa kanë arrestuar të paktën 4 klerikë të tjerë në Bahrejn. Me dhjetëra klerikë bahrejnas janë arrestuar kohët e fundit nga regjimi Al Khalifa. Ndërkohë ulematë e Bahrejnit me anë të një deklarate kanë kritikuar dhe dënuar veprimet e regjimit Al Khalifa cili arreston, kërcënon, shkel dinjitetin e klerikëve, drejtuesve të namazit të xhumasë dhe shoqërinë islame në Bahrejn. Më herët forcat e regjimit Al Khalifa kishin arrestuar Isa Mumen imami i xhumasë në xhaminë e madhe Kheif dhe Ali Ashiri një prej ish deputetëve të parlamentit të Bahrejnit. Vlen të theksohet se Bahrejni përballet me protesta popullore që prej vitit 2011, ku populli kërkon vendosjen e demokracisë dhe zgjedhjen e shtetit me votën e popullit.

Gjatë javës së kaluar, kryeministri i Irakut ka shpallur të ndaluar largimin jashtë shtetit të kryetarit të parlamentit. Z. Hejdar Ebadi ka nxjerrë vendimin që ndalon largimin jashtë vendit të Salim Xhaburi, kryetar i parlamentit të Irakut. Ky vendim u nxor menjëherë pas deklaratave të ministrit të mbrojtjes së Irakut z. Khaled Ubajdi i cili ka deklaruar se kryetari i parlamentit është implikuar në shitjen e jashtëligjshme të armëve. Deri në atë kohë kur hetimet të japin rezultat personat nënshkrues në kontratën e shitjes dhe blerjes së armatimeve nuk kanë të drejtë të largohen nga vendi ka deklaruar kryeministri irakian Ebadi. Kryeministri irakian, Hejdar Ebadi ka vendosur ndalesa udhëtimi për disa zyrtarë të parlamentit pas akuzave për korrupsion. Zyra e kryeministrit Ebadi ka bërë të ditur se ai ka urdhëruar ndalim të përkohshëm udhëtimi ndaj atyre që akuzohen me qëllim që të hetohet vlefshmëria e dyshimeve. Vendimi është marrë pasi ministri i mbrojtjes Khaled Ubajdi e akuzojë kryetarin e parlamentit, Salim Xhaburi dhe disa deputetë se janë të përfshirë në korrupsion dhe trysnitë për kryerjen e disa marrëveshjeve që janë në vlerë prej disa miliarda dollarë. Ubajdi është thirrur në parlament më 1 gusht për t’iu përgjigjur akuzave për korrupsion në ministrinë e tij. Omar Hakim, kryetari i kuvendit të dijetarëve islamik të Irakut dje ka zhvilluar një takim me Osame Al Naxhifi, kryetar i koalicionit “Motahedun” dhe gjatë këtij takimi e ka konsideruar të nevojshme pjesëmarrjen e forcave vullnetare në operacionet për çlirimin e Mosulit. Hakim ka kërkuar mbështetjen ndërkombëtare dhe rajonale për Irakun në luftën kundër ISIS dhe në çlirimin e plotë të territoreve irakiane. Grupi terrorist ISIS ka vrarë 12 persona në rajonin Huxhe në provincën Kirkuk, në veri të Irakut. ISIS këta persona i ka vrarë gjatë kohës sa ishin duke i larguar familjet e tyre nga Huxhe dhe janë penguar 3000 persona të tjerë për t’u larguar nga ky rajon. Sipas këtij raporti, personat e vrarë të enjten në mbrëmje ishin përpjekur për të larguar një numër të madh ët civilëve nga fshatrat Al Isalane, Al Kasir dhe Al Isijeh në Huxhe dhe rajonin Al Melateki në perëndim të provincës Kirkuk.  Ndërkaq, si pasojë e sulmeve të ditës së mërkurë të avionëve të ushtrisë irakiane ndaj pozicioneve të terroristëve të ISIS në Al Khalidie, në afërsi të qytetit Ramadi në Irak, është vrarë Zahi Al Zibani, komandant i ISIS si dhe 30 shoqërues të tij. forcat e ushtrisë dhe ato vullnetare në Irak gjatë operacioneve disa orëshe, kanë spastruar rrugën që lidhje dy qytetet Faluxha dhe Ramadi në provincën perëndimore Anbar. Nga ana tjetër, Husejn Kaidi, përfaqësues i zyrës së të burgosurve izedi në Irak, ka njoftuar se grupi terrorist ISIS po trajnon mbi 1200 fëmijë izedi të cilët mbahen të burgosur nëpër kampe të kontrolluara nga terroristët e këtij grupi në Mosul të Irakut dhe në Raka të Sirisë. Ai shtoi se mbi 400 mijë izedi kanë ikur nga rajonet e Senxhar dhe janë vendosur në disa kampe jo të përshtatshme për jetesë.

Javën e kaluar, ushtria siriane ka kryer avancime në operacionet e saj në provinca Latakia në perëndim të vendit, duke çliruar disa rajone nga prania e terroristëve. Ushtria siriane ka duke marrë ndihmë nga forcat popullore ka arritur të çlirojë rajonin Kala Shalef në juglindje të Kensava që ndodhet në periferi të Latakias. Gjithashtu mësohet se ushtruar ka avancuar në tre drejtime në rajonin Gute Lindor. Në një operacion tjetër ushtria siriane ka arritur të avancojë 1 km në thellësi të qyteti Madhamie duke detyruar terroristët të largohen plotësisht nga rrethinat e damaskut. Ndërkohë mësohet se ushtria siriane vazhdon të korrë fitore në hyrjet e rrethinave të Damaskut kryeqytetit të Sirisë. Ndëkraq, Ministri i mbrojtjes i Sirisë ka vizituar zonat e prekura nga lufta në qytetin Alepo. Fahd Xhasem Freixh, me urdhër të presidentit Bashar Asad, ka shkuar në zonat e prekura nga lufta në Alepo. Ministri i mbrojtjes i Sirisë në këtë vizitë është takuar me ushtarët sirianë që janë në vijën e parë të frontit të luftës në Alepo ku tha se forcat e armatosura të Sirisë kanë për qëllim çlirimin e provincës Alepo nga prania e terroristëve, ndërkohë burimet ë tjera nga Siria njoftuan vrasjen e një prej krerëve ushtarakë të grupeve terrorist i cili quhet Abdul Gader Nesani i njohur me nofkën Abu Adul’rahman. Vrasja e tij u bë në jug të qytetit Alepo. Gjithashtu në rajonin Rashedin në jugperëndim të të Sirisë është njoftuar plagosur e Abu Bekrit kreu i krupit Xhejshul Muxhahedin dhe Abi Ahmed Ala komandanti i këshillit ushtarak të këtij grupi, pasi një sulmi të avionëve luftarakë të Sirisë.

 

 

 

     

 

Aug 18, 2016 12:14 CET
Komente