Përshëndetje për ju dëgjues të nderuar! Jemi pranë jush përsëri me edicionin e radhës të programit “Lindja e Mesme në javën që kaloi”, ku do të njiheni me ngjarjet më të rëndësishme politike, ekonomike dhe sociale të javës së kaluar në rajonin e LM.

Javën e kaluar, lëvizja Ansarullah e Jemenit ka arritur një marrëveshje me Partinë Kongresi Kombëtar për krijimin e një Këshilli të Lartë politikë për drejtimin e Jemenit. Lëvizja Ansarullah e Jemenit dhe partia Kongresi Kombëtar e afërt me Ali Abdullah Saleh, ish president i Jemenit, nënshkruan një marrëveshje për krijimin e Këshillit të lartë politik. Ky këshill do t’i ketë 10 anëtarë dhe është vendosur që të udhëheq vendin sipas kushtetutës së Jemenit. Ndërkaq, Sejfullah Shami, një prej anëtarëve të këshillit politik të lëvizjes popullore Ansarullah në Jemen deklaroi se Jemeni aktualisht përballet me tytën e pushkës së terrorizmit dhe shtoi: Avionët që vrasin fëmijët jemenas, anijet luftarake që lëshojnë predha ndaj qyteteve, bombat që shpërthime në Irak dhe armët e ISIS në Siri, të gjitha kanë një burim të caktuar. Ky funksionar i lëvizjes Ansarullah i cili ka shkuar për një vizitë në Irak për të marrë pjesë në takimin e krijimit të frontit arabe të luftës kundër terrorizmit, dha një raport mbi dëmet që i janë shkaktuar popullit jemenas nga sulmet dhe agresionet. Ai foli mbi rezistencën legjendare të popullit jemenas dhe tha: Vullneti i popullit është i mjaftueshëm për të ndryshuar realitetin dhe për të tejkaluar sfidat. Z. Shami, Amerikën, regjimin sionist dhe Arabinë Saudite e quaji trekëndëshin e sherrit dhe theksoi rëndësinë e përballjes me ta. Takimi i quajtur “ Atdheu arab, i pastër nga terrorizmit” organizohet nga vende si Jemeni, Jordania, Palestina, Siria, Libani, Egjipti dhe Iraku. Në këtë takim do të analizohen çështje politike, ekonomike, të femrës, të të rinjve, ato mediatike dhe objektivat e përballjes me terrorizmin në botën arabe. Mashan Saadi, kreu i frontit popullor të përballjes me terrorizmin në Irak krijimin e frontit arab popullor kundër terrorizmit e cilësoi një çështje të rëndësishme dhe tha se krijimi i këtij fronti duke qenë se lufton terrorizmin, ka rëndësi të madhe historike pasi ndikimi i tij është edhe më i fortë sesa arma. Ai tha se një nga përgjegjësitë kryesore të këtij fronti do të jetë përballje me ato mendime dhe ide të cilat shkatërrojnë inteligjencën dhe logjikën e popujve arabë dhe kjo do të rezultojë me krijimin e një atdheu arab pa terrorizëm. Ai tha se vendet që përballen me terrorizmit janë Palestina e cila ka nevojë për një qëndrim unik arabe, si dhe Iraku, Siria dhe Jemeni të cilët përballen me terrorizmin brenda tyre.

Javën e kaluar, Abu Mohamed Al Xhulani, komandant i grupit terrorist Fronti Al Nusra në Siri, të enjten gjatë paraqitjes së tij të parë para kamerave, pas njoftimit për likuidimin e Frontit Al Nusra, ka njoftuar për krijimin e grupit terrorist “Fronti Fat’hul Sham” dhe ka pretenduar se ky veprim është ndërmarrë për të unifikuar grupet tjera me njëri-tjetrin dhe “Fronti Fat’hul Sham” nuk ka asnjë lidhje me të huajt. Grupi terrorist Fronti Al Nusra në Siri e konsideronte veten të lidhur me grupin terrorist Al Kaeda dhe gjatë ndryshimit të emrit, ka theksuar se tani nuk ka asnjë lidhje me Al Kaedan dhe vepron ndaras nga ky grup. Fronti Al Nusra pak para fillimit të krizës në Siri, e kishte bërë publike ekzistencën e tij në këtë vend, por në fakt nuk vepronte njëjtë me grupin terrorist ISIS, por veprimet e këtij grupi që kontrollon kryesisht rajonet në veri të Sirisë, ishin të njëjta me ato të ISIS, por që vrasjen e popullit sirian e bënte me metoda të ndryshme. Fronti Al Nusra drejtpërdrejt përkrahet nga Arabia Saudite, Katari dhe Turqia. Lëvizjet e grupit Fronti Al Nusra në Siri dhe roli i drejtpërdrejt i tij në vrasjen e popullin në këtë vend, e dëshmon natyrën e të qenit terrorist. Mospërfshirja e këtij grupi terrorist në negociatat e paqes, mund të ketë ndikuar që komandantët e këtij grupi të vendosin të ndryshojnë emrin e tij, në mënyrë që në të ardhmen të jenë pjesë e negociatave në Siri. Krimet e Frontit Al Nusra janë të qarta për opinionin publik botëror dhe për popullin sirian dhe ndryshimi i emrit nuk mund të ndryshojë fytyrën e vërtetë ekstremiste dhe terroriste të këtij grupi. Njëkohësisht me ndryshimin e emrin të Frontit Al Nusra, ushtria siriane me ndihmën e aleatëve të saj, e ka vënë nën rrethim të plotë Alepon dhe krijimi i grupit të ri terrorist me emrin Fronti Fat’hul Sham mund të veprojë me grupet tjera të vendosura në Siri, por nuk do të mund të rezistojë përballë ushtrisë siriane. Ajo çka do t’i bënte më efikase dhe më efektive negociatat e paqes në Gjenevë për zgjidhjen e krizës në Siri, do të ishte lufta e vërtetë kundër çdo forme të terrorizmit. Vazhdimi i lojërave politike me këtë fenomen ogurzi, ndikon në vrasjen e personave të pafajshëm në Siri, që me veprimet brutale të grupeve terroriste të mira dhe të këqija, njerëzit po vriten.

Javën e kaluar, presidenti i Sirisë ka thënë se përvoja e hidhur e popullit sirian po e shton edhe më shumë solidaritetin dhe unitetin e tij. Bashar Asad, president i Sirisë ka thënë se një nga qëllimet kryesore të sulmeve terroriste në Siri është përhapja e mendimet dhe metodave takfiriste ekstremiste në këtë vend. Asad në takim me Kristostumos i dytë, kryepeshkop nga Qiproja dhe me delegacionin që është duke e shoqëruar atë, ka thënë se këto sulme po kryhet për të shkatërruar laramanin shoqërore në Siri. Bashar Asad ka shtuar: Përvoja e hidhur e popullit sirian po e shton edhe më shumë solidaritetin dhe unitetin e tij. Kryepeshkopi qipriot në këtë takim ka thënë: Do të ishte në interes të Evropës ripërtëritja e marrëdhënieve me Sirinë dhe të hiqen sanksionet e padrejta kundër Sirisë. Ai ka shtuar se qëndresa dhe solidariteti i popullit sirian dëshmon se ata me besim dhe shpirt janë duke u angazhuar në daljen nga kriza dhe arritjen e fitores. Në rrethana të tilla, kryeministri sirian ka rikonfirmuar se projekti i terrorizmit në Siri është duke dështuar. Në kuadër të shqyrtimit të deklaratës së kabinetit të ri qeveritar sirian në lidhje me programimin e saj për fazën e ardhshme, kryeministri sirian ka theksuar se projekti i terrorizmit falë ushtrisë dhe popullit sirian është duke dështuar. Imad Khamis, kryeministër i Sirisë ka thënë se projekti i terrorizmit në Siri ka dështuar si rezultat i forcave siriane dhe solidaritetit të popullit. Kjo është në kushtet kur deputeti i parlamenti sirian ka thënë se nuk kemi opozitë të moderuar në Siri dhe lufta kundër terrorizmit është opsioni i vetëm për të shkatërruar terrorizmit. Xhemal Rab'e, deputet sirian ka thënë: Terroristët në Siri po kryejnë krime me mbështetjen e Amerikës edhe gjatë periudhës së armëpushimit, ndërsa populli sirian është i vendosur që deri në fund të luftojë kundër grupeve terroriste.

Në vazhdën e marrëdhënieve të mira midis Egjiptit dhe Izraelit, Hazem Hejrat, i cili nga dimri i kaluar u caktua ambasador i Egjiptit në tokat e pushtuara palestineze, të enjten e kaluar organizoi një darkë me rastin e ditës kombëtare të vendit të tij, ku të ftuar ishin edhe disa funksionarë të regjimit okupator sionist. Benjamin Natanjahu, kryeministër i regjimit sionist dhe Rovin Rovlin, kryetar i këtij regjimi, po ashtu ishin prezentë në këtë ceremoni, ndërsa bashkëshortja e Natanjahut ishte e ftuara speciale e ambasadorit egjiptian. Benjamin Natanjahu në këtë ceremoni përgëzoi qeverinë e Al Sisit dhe e konsideroi atë si vazhdues i sjelljeve të qeverisë së Mobarakut. Benjamin Natanjahu ka thënë se presidenti egjiptian ka ndikuar në çuarjen përpara të përpjekjeve për paqe si dhe ka ndikuar që disa vende tjera arabe t’i bashkëngjiten këtyre përpjekjeve. Kryeministri i regjimit sionist marrëdhëniet mes Izraelit dhe Egjiptit i ka konsideruar model për vendet e tjera arabe dhe ka thënë se marrëveshja e paqes mes Izraelit dhe palestinezëve që u nënshkrua në vitin 1979, dëshmon se ekziston mundësia e arritjes së paqes mes arabëve dhe Izraelit. Më shumë se 4 dekada Egjipti dhe Izraeli kanë jetuar në paqe, theksoi kryeministri i regjimit sionist, Benjamin Natanjahu.

Javën e kaluar, grupet kundërshtare në Bahrejn kanë dënuar regjimin Al Khalifa për shkak të krimeve dhe torturave që kryen ndaj të burgosurve. Ministria e brendshme e Bahrejnit njoftoi vdekjen e Hasan Haiki, i cili ishte i burgosur në burgjet e regjimit Al Khalifa. Lëvizja Vafak e Bahrejnit dënoi vrasjen e të burgosurit Hasan Haiki i cili është torturuar për një muaj e gjysmë. Lëvizja në fjalë tha se regjimi Al Khalifa dhe mbështetësit e tij si Amerika dhe Anglia të cilët mbështesin pushtetin nga aspekti politik dhe i sigurimit, janë përgjegjës për vrasjen e këtij të burgosuri. Sa i përket pengesave që ka krijuar regjimi Al Khalifa ndaj reporterëve të OKB për të vizituar burgjet e Bahrejnit, lëvizja Vafa tha se këto pengesave janë krijuar për mbuluar krimet që regjimi kryen ndaj popullit. Edhe lëvizja revolucionare 14 Shkurti ka dënuar vrasjen e të burgosurit Haiki dhe shprehu keqardhjen për vrasjen e këtij revolucionuari pas torturimit që atij i ka bërë regjimi Al Khalifa. Po ashtu, Populli bahrjenas me organizimin e protestave masive, ka dënuar veprimet shtypëse të regjimit Al Khalifa kundër shiitëve në këtë vend. Mijëra protestues bahrejnas, të janë tubuar në qytetin Al Deraz, për të protestuar kundër veprimeve të regjimit Al Khalifa i cili ka shtuar shtypjet kundër popullsisë shiite në Bahrejn. Ditë më parë, forcat e sigurisë së regjimit Al Khalifa kanë arrestuar Said Al Asfur, klerik fetar në Bahrejn dhe Abdul Xhabar Al Derazi, dijetar fetar.

 

 

Aug 18, 2016 12:15 CET
Komente