Me përshëndetje për ju të nderuar dëgjues, po fillojmë emisionin tonë të përjavshëm ku do të trajtojmë zhvillimet më të rëndësishme politike, ekonomike dhe sociale në SHBA gjatë javës që lamë pas.

Javën e kaluar, Departamenti për Sigurinë Bërthamore pranë Ministrisë amerikane të Energjisë (NNSA), ka njoftuar se kanë përfunduar fazën e parë të testimit të një prej bombave të para bërthamore të dirigjuara në botë të tipit B61-12, për të cilën thuhet se mund të jetë bomba më e rrezikshme që ndonjëherë është prodhuar.Qeveria amerikane ka bërë të ditur se bomba bërthamore e ashtuquajtur “e mençur” do të hyjë në fazën e prodhimit, ndërsa prodhimi me kapacitet të plotë do të fillojë në vitin 2020, transmeton Telegrafi.Aktualisht bomba B-61 përmban komponentet më të vjetra në arsenalin e Shteteve të Bashkuara, kurse kjo do të ndikojë që sistemi shekullor të zgjatet për të paktën 20 vjet.“Hyrja në fazën tjetër është një arritje e madhe për NNSA-në dhe shkencëtarët dhe inxhinierët e talentuar, puna e të cilëve ka rëndësi të madhe bazuar në misionin e sigurisë kombëtare”, ka deklaruar administratori i NNSA, gjeneral lejtnantFrankKlotz.Sipas një gjenerali amerikan, programi për zhvillimin e bombës B61-12, kushton rreth 11 miliardë dollarë për 400 koka bërthamore, që do të thotë se kjo është bomba më e shtrenjtë që ndonjëherë është prodhuar. SHBA ishte vendi i parë që prodhoi bombën atomike dhe në fund të luftës së dytë botërore e përdori këtë armë kundër dy qyteteve japoneze Hiroshima dhe Nagasaki dhe si rrjedhim mbi 200 mijë civilë u vranë dhe mbi 130 mijë të tjerë u plagosën. Pas kësaj lufte, Amerika nisi një program të gjerë për prodhimin e armëve atomike dhe nga viti 1945 deri në vitin 1992 ka zhvilluar 1054 testime bërthamore. Testi i fundit bërthamor i SHBA daton më 23 shtator 1992. Megjithëse qeveria amerikane ka nënshkruar traktatin për ndalimin e testeve bërthamore, deri tani ky traktat nuk është ratifikuar nga Kongresi amerikan.

Javën e kaluar, kandidati republikan për Shtëpinë e Bardhë, DonaldTrump e ka quajtur dyshen Obama-Clinton, njëri president i Amerikës dhe tjetra ish-Sekretare e Shtetit, si dy “bashkëthemeluesit” e ISIS, duke përshkallëzuar kështu gjuhën e ashpër e duke theksuar për të disatën herë mendimin e tij se ata të dy janë përgjegjës për rritjen e grupit terrorist. Manjati i pasurive të paluajtshme kaloi një javë tepër e trazuar, gjatë së cilës republikanët ushtruan presion ndaj tij për të ndalur grindjet me anëtarë të partisë së vet, si dhe të fokusojë sulmet e fushatës së tij ndaj Clintonit dhe Obamës. Por në vend të kësaj, ai ka ngritur kritikat ndaj tij në një nivel edhe më të lartë, teksa tha se një president amerikan në detyrë ka krijuar një grup militantësh terroristë, që kanë për synim të vrasin amerikanët dhe shtetasit e tjerë perëndimorë. Trumpripërsëriti sulmet e tij për të tretën herë, duke thënë se qeveria amerikane është ajo që “e lançoi ISIS-in”. “Në fakt, mendoj se ne duhet t’i japim HillaryClintonit titullin...MVP (zakonisht i përdorur në basketboll për lojtarin më të mirë të vitit)”, tha Trumpduke sulmuar kandidaten demokrate për periudhën kur ishte Sekretare e Shtetit nga 2009-a deri në 2013-n. “ISIS-i do t’i dorëzojë asaj këtë çmim, ndërkohë që rivali i saj i vetëm është presidenti BarackObama”.Trump e ka përmendur për herë të parë një akuzë të tillë në Florida, kur tha se “i quaj ata të dy bashkëthemelues” të ISIS. Gjithashtu,kandidati republikan për president, DonaldTrump ka deklaruar se nëse zgjidhet do të ngrejë një mekanizëm “verifikimi ekstrem” për emigrantët.Në një fjalim të mbajtur në Ohajo, kandidati publikoi planet e tij për të luftuar ekstremizmin, duke e vënë theksin tek një test i ri skanimi për të ardhurit në Shtetet e Bashkuara. Sipas planit të Trump, emigrantët nga vende me histori terrori do të largohen, por ende nuk dihet se cilat janë këto vende. Në fjalimin e tij, ai nuk foli për strategjinë që do të ndjekë për të mposhtur ISIS-in.

Konferenca për shtyp e javës së kaluar e presidentit amerikan BarakObama kishte si qëllim nënvizimin e sukseseve ndaj ISIS-it, por ai nuk kurseu kritikat ndaj DonaldTrump. Por, pavarësisht fjalëve për terrorizmin, Rusinë dhe sfida të tjera gjeopolitike, thelbi i fjalimit ishte mjaft i qartë: të jesh president i SHBA është punë serioze dhe republikani që kërkon vendin e tij nuk është i përshtatshëm për zyrën ovale.Obama ironizoi komentet e fundit të DonaldTrump se sistemi i zgjedhjeve në Amerikëmund të manipulohet dhe i kërkoi kandidatit republikan që të sillet si president, meqë së shpejti do të njihet me informacione sekrete, duke lënë të kuptohet se nuk beson që miliarderit njujorkez mund t'i besohen armët bërthamore. Obama tha se kushdo mund të gjykojë vetë nëse një njeriu si Trump mund t’i lihen në dorë apo jo kodet bërthamore, diçka që është një çështje shumë serioze. Ndërsa komentin për manipulimin e zgjedhjeve, Obama e cilësoi si qesharak. Kreu i Shtëpisë së Bardhë tha se manipulimi i zgjedhjeve është diçka që nuk do të ndodhë kurrë dhe i sugjeroi Trumpit që të përpiqet t’i fitojë zgjedhjet. "Nëse Trump është 10 apo 15 pikë përpara në sondazhe ditën e zgjedhjeve dhe pastaj i humbet ato, mbase mund të ngrejë ndonjë dyshim. Por nuk më duket se është kështu”, deklaroi Obama, duke ironizuar me gjendjen e Trump në sondazhe që nuk paraqitet aspak e mirë. Këto ishin kritikat më të fundit nga Shtëpia e Bardhë për Trumpin, ndërsa presidenti është angazhuar ndjeshëm në fushatë për t’u siguruar që në zyrën ovale ta pasojë HillaryClinton. Megjithatë, presidenti amerikan i këshilloi demokratët të jenë të kujdesshëm gjatë fushatës elektorale dhe të luftojnë deri nëcastin e fundit. Deri në zgjedhjet presidenciale në SHBA kanë mbetur rreth dy muaj e gjysmë dhe Obamaështë i shqetësuar se Trump mund të përdorëargumenta të ndryshëm për të prishur imazhin e HillaryClinton dhe të fitojë zgjedhjet presidenciale.

Javën e kaluar, qindra besimtarë muslimanëu mblodhën në Nju Jork për të dënuar vrasjen e imamit të një prej xhamive të këtij qyteti dhe për të kërkuar drejtësi dhe dënimin e autorit të këtij krimi. Protestuesit e mbledhur nëQueens, deklaruan para mediave se për mendimin e tyre ky krim është kryer për motive fetare. Ata thanë se deklaratat islamofobe tëDonaldTrump kanë ndikuar në rritjen e ndjenjave anti-islame në SHBA. Imami Akonje dhe ndihmësi i tij, Tara Udin, 64 vjeç, u vranë pak metra larg xhamisë AlFurqan dhe, sipas miqve të tyre, ata sapo ishin larguar nga xhamia pas lutjeve, kur u qëlluan. Policia amerikane ka akuzuar një person për vrasjen e imamit dhe asistentit të tij të shtunën në Nju Jork. Sipas mediave amerikane, OscarMorel, 35 vjeç, akuzohet gjithashtu për armëmbajtje pa leje.Morel u arrestua javën e kaluar, pas një ndjekjeje të policisë që përfundoi me një aksident rrugor të tij. 35-vjeçari ishte filmuar nga një kamera sigurie teksa largohej nga vendi i ngjarjes me makinën e tij, por u lokalizua nga policia dhe u vu në pranga. Gjithsesi, Departamenti i Policisë së Nju Jorkut nuk ka dhënë ende një version për motivet e mundshme të krimit të dyfishtë. Ndërsa kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut, Bill de Blasio deklaroi se komuniteti mysliman po vuan pasojat e një fanatizmi të përjetshëm dhe kërkoi dhënien fund tëislamofobisë. Sipas funksionarëve të Këshillit Islam-Amerikë, deklaratat islamofobe tëDonaldTrump u kanë dhënë pretekstin e duhur ekstremistëve të djathtë dhe grupeve raciste, prandaj gjatë kohëve të fundit janë shtuar ndjeshëm sulmet kundër muslimanëve në Amerikë.

Qendra informative "Arkiva e dhunës së armatosur" në SHBA, bëri të ditur se nga fillimi i vitit 2016 e deri më 17 Gusht 2016, nga incidentet e armatosura në Amerikë janë vrarë 8 879 njerëz dhe 18 549 janë plagosur. Neni 2 i Kushtetutës së SHBA e konsideron të ligjshëm për qytetarët përdorimin e armëve për vetëmbrojtje dhe ky nen deri tani ka penguar çdoiniciativë për kufizimin e të drejtës së shit-blerjes së armëve në SHBA. Çdo vit, dhjetëra mijëra qytetarë amerikanë vriten apo plagosen nga dhuna e armatosur. Presidenti amerikan BarakObama, vazhdimisht ka kërkuar kufizimin e shitjes së armëve, ndërsa edhe kandidatja demokrate HillaryClinton ka kërkuar reformimin e ligjit mbi të drejtën e armëmbajtjes. Nga ana tjetër, republikani DonaldTrump ka kritikuar ashpër nivelin e lartë të vrasjeve dhe incidenteve me armë zjarri si dhe nivelin e ulët të sigurisë sociale në SHBA. Megjithatë, republikanët në Kongres kanë penguar përpjekjet për reformimin e ligjeve që kanë të bëjnë me lirinë e armëmbajtjes. Aktivistët e të drejtave civile në SHBA akuzojnë Shoqatën Kombëtare të Armëve (RNA) qëështë një lob i fuqishëm i armëve në Amerikë për pengimin e miratimit të ligjeve që kufizojnë të drejtën e shit-blerjes së armëve dhe të drejtën e armëmbajtjes.

 

Tags

Aug 29, 2016 09:48 CET
Komente