Përshëndetje për ju dëgjues të nderuar! Jemi pranë jush përsëri me edicionin e radhës të programit “Lindja e Mesme në javën që kaloi”, ku do të njiheni me ngjarjet më të rëndësishme politike, ekonomike dhe sociale të javës së kaluar në rajonin e LM.

Javën e kaluar, një prej gazetave amerikane ka folur mbi një komplot të regjimit sionist për aneksimin e rajonit BPLJ. Gazeta amerikane Hufington Post shkruan, politikat hegjemoniste dhe pushtuese të regjimit sionist në territoret palestineze i ka quajtur shenja paralajmëruese dhe ka shtuar regjimi sionist përpiqet për të aneksuar 17 fshatra të rajonit BPLJ dhe kjo heq çdo mundësi për të arritur një kompromis mes izraelit dhe Palestinës. Hufington Post foli mbi programin e izraelit për shkatërrimin e plotë të fshatit të quajtur Susia në jug të qytetit Khalil dhe thotë se ky program është tregues i vazhdimit të politikave hegjemoniste të regjimit sionist në territoret palestineze. Me gjithë protestat e vazhdueshme në shkallë botërore, zyra e infrastrukturës së regjimit sionist ka njoftuar për një program strategjik për zgjerimin dhe zhvillimin e kolonive sioniste në jug të qytetit Khalil.  Nga sulmet e ushtrisë izraelite në qytetin Betlehem të rajonit BPLJ, të paktën 7 palestinezë janë plagosur. Forcat e regjimit sionist sot në mëngjes kanë sulmuar disa zona të rajonit BPLJ duke arrestuar 15 palestinezë. Sionistët në kuadër të përpjekjeve për të ushtruar presione ndaj palestinezëve dhe dëbimin e palestinezëve nga toka e tyre, kanë mbyllur aktivitetin e disa punishteve dhe fabrikave të palestinezëve. Pushtuesit sionist gjithashtu kanë mbyllur një restorant palestinez në qendër të Betlehemit dhe kanë arrestuar punonjësit e këtij restoranti. Sionistët për të realizuar qëllimet dhe objektivat e tyre vazhdimisht sulmojnë palestinezët duke i martirizuar, plagosur dhe arrestuar. Ndërkaq, Sami AbuZahri, zëdhënës i Hamasit, duke reaguar ndaj sulmeve të ashpra të sionistëve në veri të Rripit të Gazës, ka thënë se që nga përfundimi i luftës 51 ditore në Gazë në vitin 2014 e deri më tani, këto kanë qenë sulmet më të ashpra. AbuZahri ka thënë: Këto sulme po kryen kundër popullit të pafajshëm palestinez dhe kanë për qëllim krijimin e ekuacioneve të reja në Rripin e Gazës, por regjimi sionist duhet ta dijë se populli palestinez nuk dorëzohet përballë trysnive të tij.

 

Kryeministri irakian HejdarEbadi, tha se në administrimin e qytetit Mosul qendër e provincës Ninva nuk do të bëhen ndryshime. HejdarEbadi tha se qeveria irakiane ka përgjegjësi për banorët e qytetit Mosul dhe ajo është angazhuar për pastrimin e këtij qyteti nga terroristët e ISIS dhe personat e armatosur. Operacioni për çlirimin e qytetit Mosul po ndiqet me seriozitet dhe deri tani me dhjetëra terroristë janë vrarë në operacionet e ushtrisë irakiane. Më herët MasudBarzani kryetari i rajonit të Kurdistanit të Irakut kishte kërkuar që qyteti Mosul të administrohet në formë të përbashkët nga rajoni i Kurdistanit me qeverinë qendrore të Irakut. Po ashtu, kryeministri irakian HejdarEbadi ka kërkuar pastrimin e të gjithë Irakut nga prania e terroristëve. Duke folur në ceremoninë përkujtimore të sulmit terrorist në rajonin Kerade të Bagdadit, kryeministri irakian tha se populli irakian është i angazhuar seriozisht që të pastrojë të gjithë vendin nga prania e terroristëve. Agjencia e lajmeve SumerijaNeës njoftoi se HejdarEbadi, kryeministri i Irakut, të dielën në reagim ndaj shpërthimit terrorist në rajonin Kerade në provincën Bagdad, ka premtuar se do të dënohen autorët e këtij krimi. Ai shpërthimet e fundit terroriste i cilësoi si rezultat të disfatave të terroristëve dhe fitoreve të fundit të vendit të tij kundër terrorizmit dhe deklaroi: "Irakun do ta pastrojmë tërësisht nga terroristët e ISIS". Vlen të theksohet se për shkak të shpërthimit të dy autobombave në Kerade janë vrarë të paktën 125 persona dhe qindra të tjerë janë plagosur. Kryetari i provincës Mothana për shkak të këtyre sulmeve terroriste, ka shpallur tre ditë zi publike në këtë provincë. Grupi terrorist ISIS me anë të një deklarate, ka marrë përgjegjësinë për këto sulme terroriste. Dje gjithashtu nga shpërthimi i një autobombe në rajonin Nahravan në juglindje të Bagdadit, janë vrarë 23 persona dhe 48 të tjerë janë plagosur.

 

Javën e kaluar, në zona të ndryshme të Bahrejnit janë organizuar protesta kundër regjimit AlKhalifa. Në zona të ndryshme të Bahrejnit mes tyre kryeqytetin Manama janë organizuar protesta në mbështetje të sheik Isa Kasem, një prej klerikëve të njohur shiit në Bahrejn dhe me kërkesën për largimin e mbretit HamdBin Isa AlKhalifa nga Bahrejni. Pjesëmarrësit në këto protesta kanë theksuar vazhdimin e tyre deri në realizimin e plotë të kërkesave për lirim e të burgosurve dhe zbatimin e të drejtave të tyre. Vlen të theksohet se Bahrejni përballet me protesta që nga viti 2011, të cilave regjimi AlKhalifa u është përgjigjur me forcë dhe dhunë.  Regjimi AlKhalifa në kuadër të veprimeve shtypëse ndaj popullit, ka dënuar me burg një burrë të moshuar. Gjykata e Bahrejnit ka dënuar me burg AliAhmedNaser i cili akuzohet se ka marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të HasanHaiki, shtetas bahrejnas që ndërroi jetë për shkak të torturave në burgjet e regjimit AlKhalfia. I moshuari Naser është dënuar nga kjo gjykatë me 7 muaj burg. Organizata amerikane mbrojtëse e demokracisë dhe të të drejtave të njeriut në Bahrejn pasi ka dënuar shtypjen e protestuesve paqësorë nga ana e regjimit AlKhalifa në Bahrejn ka thënë se ky regjim ka kufizuar tejmase aktivitetet e mbrojtësve të të drejtave të njeriut. Bahrejni përballet me protesta popullore që nga viti 2011 me kërkesën për reforma politike në vend.

 

Gjatë javës së kaluar, avionët sauditë kanë bombarduar rajone të ndryshme të Jemenit. Avionët agresorë sauditë disa herë kanë bombarduar rajonin Nahije AlMotme në provincën AlXhuf (veri të Jemenit), duke vrarë 4 civilë jemenas dhe duke plagosur shumë të tjerë. Ditë më parë, në sulmet e avionëve sauditë në rajonin 9, në provincën Sana, katër jemenas në mesin e tyre dy fëmijë janë vrarë. Avionët sauditë po ashtu kanë bombarduar një bazë në rajonin AlSofree në provincën Sade të Jemenit. Në rajonin kufitar Xhizan, avionët sauditë kanë sulmuar zonat e banimit duke lënë të vrarë e të plagosur dhjetëra persona. Ndrkaq, me qindra mercenarë të Arabisë Saudite, janë vrarë dhe plagosur në Jemen. Lëvizja Ansarullah ka sulmuar mercenarët e Arabisë Saudite duke vrarë 32 prej tyre dhe vrarë 90 të tjerë. Luftimet mes mercenarëve sauditë dhe ushtrisë së Jemenit, kanë arritur kulmin në provincat Xhuf dhe Bidha. Në provincën Mareb mësohet të jenë vrarë të paktën 20 mercenarë të Arabisë Saudite. Ndërsa kanali AlAlam njoftoi se avionët ushtarake të Arabisë Saudite në sulmet kundër zonave të banuara kanë vrarë dhe plagosur me dhjetëra civilë. Vlen të theksohet se Arabia Saudite me dritën jeshile të Amerikës ka nisur sulmet kundër Jemenit prej marsit 2015 me pretekstin e mbështetjes së AbdarabuhMansurHadi. Arabia Saudite gjatë javës së kaluar ka sulmuar një spital të organiztës Mjekët Pa kufij duke lëtë të vrarë e të plagosur një numër të madh të njerëzve. Zëdhënësi i shefes për politikë të jashtme të BE e ka konsideruar të papranueshëm sulmin e Arabisë Saudite ndaj një spitali të Mjekëse pa kufijë në Jemen dhe ka theksuar mbi zgjidhjen politike të krizës në Jemen. KristosStiliandis, zëdhënës i FederikaMogherini dhe komisioneri i BE për ndihma humanitare dhe menaxhim të krizave, ka thënë se sulmet ajrore ndaj spitalit në qytetin Abs që ndodhet në veriperëndim të Jemenit dhe ndaj shkollës në veri të Jemenit, ku u vranë dhe u plagosën një numër i madh i civilëve jemenas, janë të papranueshme. Të paktën 11 persona u vranë si pasojë e një sulmi ajror ndaj një spitali të Mjekëve pa Kufijë në Veri të Jemenit. Organizata bamirëse tha se 19 persona të tjerë u plagosën në sulmin që u krye në qytetin Abs, në provincën Haxhe dhe që është kryer nga koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite.

 

Aug 29, 2016 09:52 CET
Komente