Me përshëndetje për ju të nderuar dëgjues, po fillojmë emisionin tonë të përjavshëm ku do të trajtojmë zhvillimet më të rëndësishme politike, ekonomike dhe sociale në SHBA gjatë javës që lamë pas.

Java e kaluar përkoi me përvjetorin e sulmeve të 11 Shtatorit 2001 në Amerikë. Në këtë kuadër, Kongresi amerikan ka miratuar planin që u jep mundësi familjarëve të viktimave të ngjarjes së 11 shtatorit të ngrenë padi kundër Arabisë Saudite. Me anë të këtij plani, familjarët e viktimave mund të ngrenë padi ndaj çdo personi apo qeverie të huaj e cila akuzohet për akte terroriste kundër Amerikës. Dhoma e Përfaqësuesve në Kongresin amerikan ka miratuar këtë të premte një legjislacion, i cili u lejon familjarëve të viktimave të sulmeve terroriste të 11 shtatorit të padisin Arabinë Saudite në gjykatat amerikane, vetëm pak ditë përpara përvjetorit të 15 të ngjarjes që u shoqërua me afro 3.000 viktima. Legjislacioni kaloi unanimisht, një votim që u duartrokit mes thirrjeve të shumta. Projektligji, i cili kaloi unanimisht edhe në Senat gjatë majit të kaluar, tashmë do t’i drejtohet presidentit Barack Obama për t’u nënshkruar, në mënyrë që të kthehet në ligj. Megjithatë, e ardhmja e tij mbetet ende e paqartë. Shtëpia e Bardhë kishte bërë të ditur se do të vendoste veton ndaj këtij projektligji. Obama kishte lobuar fuqishëm kundër tij, duke argumentuar se një miratim i mundshëm do të përkeqësonte marrëdhëniet me Arabinë Saudite, e do të nxiste ligje “hakmarrëse” për amerikanët jashtë vendit. Por, dyshimet e vazhdueshme mbi rolin e Arabisë Saudite në sulmet e 11 shtatorit, si dhe presioni i familjarëve të viktimave e bëri këtë projektligj tepër popullor mes të dyja krahëve politike në Capitol Hill. Popullariteti bipartizan i tij e vendos presidentin Obama në një pozicion delikat. Mbështetësit shpresojnë që Obama të hedhë dyshime mbi kapitalin politik, që vjen në kulmin e fushatës presidenciale. Presidenti, nga ana e tij, shpreson që ligjvënësit të kalojnë marrëveshjen për partneritet tregtar transpaqësor, një tjetër projektligj për reformimin e drejtësisë penale, si dhe konfirmimin e kandidatit për Gjykatën Supreme, Merrick Garland. Nëse Obama vendos veton ndaj të ashtuquajturit “Drejtësi kundër sponsorëve të aktit terrorist” (JASTA), mbështetësit e tij besojnë se kanë shumicën e nevojshme prej 2/3-tave për ta përmbysur veton, që do të jetë edhe hera e parë gjatë presidencës 8-vjeçare të tij. Megjithatë, në Capitol Hill nuk besojnë se do të vendoset vetoja ndaj këtij projektligji. Shtëpia e Bardhë nuk ka publikuar ende një qëndrim zyrtar ndaj këtij projektligji, ndërsa zëdhënësit për shtyp kanë qenë të kujdesshëm me gjuhën e përdorur, duke u ndalur shumë shkurt në çështjen e lëshimit të kërcënimit për veto. “Përballemi me shqetësime serioze ndaj këtij projektligji ashtu siç është shkruar”, tha një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë të mërkurën. “Besojmë se duhet të kihet një konsideratë më të kujdesshme ndaj pasojat potenciale të paqëllimshme të miratimit të tij, përpara se Dhoma e Përfaqësuesve ta marrë në shqyrtim”, shtoi ai. “Ne duhet të mirëpresim të gjitha mundësitë për t’u angazhuar më tej me Kongresin në këtë diskutim”. Presidenti ka 10 ditë për ta nënshkruar ose refuzuar legjislacionin, përpara se ai të kthehet në ligj.

Megjithatë, javën e kaluar zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë deklaroi se presidenti i Amerikës do të përdorë veton ndaj planit për paditjen e Arabisë Saudite rreth sulmeve të 11 shtatorit 2001. Xhosh Ernest, zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, deklaroi se Barak Obama, presidenti i Amerikës, do ta bëjë veto planin e miratuar në Kongresin e Amerikës për tu dhënë leje familjarëve të viktimave të sulmeve të 11 shtatorit që të padisin Arabinë Saudite. Xhosh Ernest deklaroi se nuk është e vështirë që edhe vendet e tjera ta shfrytëzojnë këtë ligj si një pretekst për ndryshmin e qasjes ndaj diplomatëve amerikanë, ndaj forcave ushtarake ose të padisin në gjykata edhe kompanitë amerikane në të gjithë botën. Veto eventuale e presidentit të Amerikës  ndaj projektligjit të Kongresit që u jep mundësi familjarëve të viktimave të ngjarjes së 11 shtatorit të ngrenë padi kundër Arabisë Saudite mund të anulohet me votat e dy të tretave të përfaqësuesve të Kongresit. Nga gjithsej 19 rrëmbyesit e avionëve të sulmeve të 11 shtatorit, 11 persona kanë qenë shtetas të Arabisë Saudite. Qeveria amerikane për arsye rajonale dhe ekonomike ka nevojë për regjimin saudit dhe pasi ka përballur presionet e opinionit publik dhe intelektualëve ajo nuk është e gatshme të pranojë realitetin mbi rolin e regjimit Al Saud në ngjarjen e 11 shtatorit. Mirëpo mesa duket kongresi është i vendosur t'i japë fund kësaj çështjeje dhe të dënojë qeverinë saudite duke e detyruar atë të paguajë dëmshpërblimin për familjarët e viktimave.

Ish senatori amerikan në një shkrim në New York Times shkruajti: '' Qeveria e Obamës po mashtron në publikimin e dekumentave të 11 Shtatorit dhe është e nevojshme të publikohen më shumë dokumenta që dëshmojnë për lidhjet e Arabisë Saudite me autorët e kësaj ngjarje.'' Bob Graham Ish seantori në vitet 1987-2005, i cili ka qënë pjesë e komisionit hetimor mbi ngjarjet e 11 Shtatorit, tha se qeveria e Obamës nuk ka pranuar të publikojë 28 faqe të raportit të këtij komisioni ku theksohet roli i Arabisë Saudite në sulmet e 11 Shtatorit. Ai thekson se kjo pjesë e raportit duhet botuar për t’i dhënë fund debatit rreth saj dhe që populli amerikan të vendosë vetë për ato që do të shohë në të. Ish Senatori Graham po ashtu tha se çështja më e rëndësishme e mbetur e pa sqaruar nga sulmet e 11 shtatorit, nga të cilat humbën jetën 3 mijë persona, është nëse 19 rrëmbyesit, 15 prej të cilëve ishin nga Arabia Saudite, kishin apo jo ndihmë nga vende të tjera. “Mendoj se është e paimagjinueshme të mendosh se njerëz që nuk flisnin anglisht, nuk kishin qenë kurrë në Shtetet e Bashkuara dhe si grup nuk ishin të mirë-shkolluar, mund ta bënin sulmin vetë. Pra kush mund t’i ketë ndihmuar ata? Mendoj se të gjitha të dhënat të çojnë tek Arabia Saudite”, tha Graham. Ish Presidenti Goerge Bush dha urdhër që 28 faqet e dokumentit të klasifikoheshin si “sekret” dhe të mos përfshiheshin në raportin prej 828 faqesh të Kongresit, që u bë publik. Pasuesi i tij, presidenti Obama, i ka kërkuar ekipit të tij të sigurisë kombëtare ta rishikojë këtë kapitull dhe ish senatori Graham tha se ai shpreson që ai do të bëhet publik, por deri tani asgjë nuk është bërë publike. Megjithatë, dokumentat e papublikuara bëjnë të ditur se 19 pengmarrësit kanë banuar për njëfarë kohe në Los Anxheles dhe San Diego. Gjithashtu, dokumentet sqarojnë se terroristët mbanin telefona celularë  të kompanisë që  është pronë e Bandar ben Sultan, ish ambasador saudit në SHBA dhe ish shef i agjensisë informative të Arabisë Saudite. Marrëdhëniet amerikano-saudite kanë tërhequr vëmendje të shtuar pas vizitës së presidentit Obama atje dhe pas kritikave të tij publike se mbretëria saudite nuk po bën sa duhet për të luftuar terrorizmin në rajonin e saj. Një anëtar tjetër i komisionit të 11 shtatorit, ish ligjvënësi Tim Roemer, tha se komisioni “nuk e ka shpallur të pafajshme Arabinë Saudite” dhe se të gjitha faqet e raportit duhet të bëhen publike.

Javën e kaluar, publikimi i lajmeve për sëmundjen e Clinton, ka ndikuar shumë në procesin e zgjedhjeve për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Një ditë pasi nuk u ndie mirë dhe u largua më shpejt nga ceremonia e zhvilluar për nder të viktimave të 11 shtatorit 2001 në Nju Jork, kandidatja demokrate për Presidencën amerikane, Hillary Clinton anuloi një udhëtim fushate në Kaliforni. Mjekët e kanë diagnostikuar ish-Sekretaren e Shtetit me pneumoni. Në fakt, ekipi i saj thotë se diagnoza është përcaktuar që të premten dhe 68-vjeçares i janë dhënë antibiotikë. Kandidati për president, Donald Trump, muajin e kaluar u tha simpatizantëve të tij se Clintonit i mungon qëndrueshmëria mendore dhe ajo fizike për të shërbyer si presidente e Shteteve të Bashkuara. Në vitin 2012, ish-Zonja e Parë iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale pas një tromboze, por sipas mjekut personal e mori veten plotësisht dhe sot është në gjendje jashtëzakonisht të mirë shëndetësore. Pikërisht kjo ngjarje e ka shtyrë edhe kandidatin republikan të publikojë raport mbi gjendjen e tij shëndetësore. Kandidati republikan Donald Trump  do te publikojë shumë shpejtë rezultatet e ekzaminimit të tij të plotë shëndetësor, vetëm një ditë pasi kundërshtarja në garën presidenciale, Clinton u diagnostikua me pneumoni. Javën e shkuar bëra një kontroll mjekësor dhe do ta publikoj shumë shpejt, tha Trump. Disa javë më parë mjeku i Trump publikoi një raport mjekësor të kandidatit republikan, i cili e përshkruante gjendjen fizike të republikanit si të mrekullueshme. Më pas doktor Harold Bornstein, tha se iu deshën vetëm 5 minuta për ta shkruar atë raport dhe kjo gjë ngjalli debat në kampin kundërshtar duke e quajtur atë “një copë letre të pavlerë”. Ndërkohë, miliarderi dhe fushata e tij kanë qenë gjithmonë skeptik sa i përket gjendjes shëndetësore të Hillary Clinton dhe kanë vënë në dyshim aftësinë e saj fizike për të qenë në krye të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Megjithatë këtë herë, Donald Trump uroi që Clinton të bëhet mirë dhe se shpreson që të jetë në debatin final përballë saj. I pyetur nëse mendonte që kampi demokrat do e zëvendësonte Clinton me një figurë tjetër, ai tha që nuk beson diçka të tillë. Një ditë pasi nuk u ndje mirë dhe u largua më shpejt nga ceremonia e zhvilluar për nder të viktimave të 11 shtatorit 2001 në Nju Jork, kandidatja demokrate Clinton anuloi një udhëtim fushate në Kaliforni. Publikimi i të dhënave shëndetësore të kandidatëve për presidentë është kthyer më shumë në një traditë sesa është e detyrueshme si procedurë. Në vitin 2008, Barack Obama, publikoi një raport të gjatë shëndetësor, ashtu sikurse si kundërshtari i tij i atëhershëm, 71-vjeçari John Mccain.

Javën e kaluar, drejtori i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA), John Brennan, përsëri ka tërhequr vërejtjen se kapacitetet kompjuterike hakeriste të Rusisë janë “jashtëzakonisht të afta dhe të sofistikuara”. Gjatë një interviste në rrjetin CBS ai nuk e ka fajësuar Moskën në mënyrë specifike për ndërhyrje, megjithqë zyrtarë të tjerë të inteligjencës dhe të Kongresit amerikan e kanë bërë këtë. Megjithatë, Brennan tha se “ne duhet të jemi shumë të kujdesshëm për atë që rusët mund të përpiqen ta bëjnë në kuptimin e mbledhjes së informacioneve në sferën kibernetike”. Çështja e sulmeve kibernetike ruse është shndërruar në temë të rëndësishme në garën zgjedhore për president amerikan, pasi disa e-maila me përmbajtje poshtëruese nga zyrtarët e Partisë Demokratike kanë rrjedhur në opinion vetëm pak kohë para konventës, ku u mbështet kandidatura e Hillary Clintonit për presidente. Rivali i saj, republikani Donald Trump, e ka hedhur poshtë rrezikun e ndërhyrjes së Rusisë në zgjedhjet amerikane, pasi gjatë një interviste në një televizion, që financohet nga qeveria ruse, ka thënë se ai mendon se ka pak gjasë që Kremlini po përpiqet ta bëjë këtë.

Sekretari i DASH John Kerry, duke folur javën e kaluar në një konferencë për shtyp, shprehu kënaqësinë për transferimin e pjesëtarëve të grupit terrorist Munafekin në Shqipëri dhe këtë veprim e quajti "sukses të madh të diplomacisë së SHBA". Ai theksoi se Uashingtoni kishte për qëllim ruajtjen e sigurisë së pjesëtarëve të grupit terrorist Munafekin, sepse kampi Liberty në Irak ishte sulmuar disa herë me raketa dhe siguria e këtyre personave ishte rrezikuar. Kerry vlerësoi rolin e qeverisë së Shqipërisë si vend pritës i pjesëtarëve të grupit terrorist Munafekin si dhe falenderoi Gjermaninë, Norvegjinë, Italinë, Anglinë, Finlandën dhe vende të tjera europiane që kanë ndihmuar në këtë projekt. Ai transferimin e pjesëtarëve të grupit terrorist Munafekin në Europë e konsideroi si "një arritje të madhe humanitare" dhe shtoi: " Jam shumë krenar që SHBA luajti rolin qendror në kryerjen e kësaj pune." Amerika qëllimisht e bëri prioritet përkrahjen e grupit terrorist Munafekin dhe megjithëse më parë e kishte renditur këtë grup në listën e grupeve terroriste, u kthye në obmrellë mbrojtëse për këtë grup të urryer. Tashmë funksionarët amerikanë flasin për pjesëtarët e këtij grupi sikur nuk dinë asgjë për krimet  dhe aktet terroriste të kryera në të kaluarën nga pjesëtarët e grupit terrorist Munafekin. Grupi terrorist Munafekin, që në vitet e para të fitores së revolucionit islamik në Iran ndërmori sulme të armatosura e terroriste kundër sistemit të Republikës Islamike të Iranit dhe kundër popullit iranian. Që nga viti 1980, ky grup terrorist ka kryer qindra akte terroriste duke vrarë mbi 17 mijë njerëz të pafajshëm. Edhe kur ishte nën ombrellën mbrojtëse të regjimit të Sadam Huseinit në Irak, grupi terrorist Munafekin kreu masakra cnjerëzore duke vrarë mijëra civilë shiitë dhe kurdë të Irakut që ishin ngritur kundër regjimit të Sadamit. Por Amerika në vend që të luftojë terrorizmin, përpiqet të justifikojë përkrahjen e terrorizmit dhe aktet terroriste të grupit Munafekin i quan aktivitete politike për rezistencë. Tashmë edhe Arabia Saudite, aleati rajonal i SHBA, po përkrah grupin terrorist Munafekin për t'a shfrytëzuar atë në planet e saj për destabilizimin e rajonit të LM. Përkrahja e hapur dhe e fshehtë e Amerikës për grupin terrorist Munafekin dëshmon se Uashingtoni vazhdon të jëtë sponsorizues i grupeve terroriste dhe në këtë mes nuk bën dallim nëse ata janë pjesëtarë të grupit terrorist Munafekin apo terroristë të tipit ISIS.

Pas disa muajsh bisedime, javën e kaluar Amerika dhe Izraeli ranë dakord mbi ndihmën ushtarake të Uashingtonit për Tel Avivin. Kjo ndihmë për 10 vitet e ardhshme kap shifrën 38 miliardë dollarë. Ndihma ushtarake që SHBA do t'i japin Izraelit në 10 vitet e ardhshme është më e madhe se sa shuma e kërkuar nga kryeministri izraelit Netanjahu. Ky i fundit I kishte kërkuar Uashingtonit që ndihmën ushtarake për Tel Avivin t'a rriste nga 3,1 miliardë $ në vit, në 3,4 miliardë $, por kjo kërkesë ishte kundërshtuar nga qeveria amerikane. Megjithatë, në marrëveshjen e arritur sot, ndihma ushtarake amerikane për regjimin e Izraelit kap shifrën 3.8 miliardë $ në vit. Me ndihmat e pakursyera ushtarake, politike dhe ekonomike për Tel Avivin, Amerika është partnerja kryesore në krimet e Izraelit kundër popullit palestinez.

 

 

Sep 17, 2016 03:35 CET
Komente