Lufta e butë është një prej tematikave më të diskutuara prej kohësh në botë. Si objektiv i kësaj lufte është shoqëria dhe bindjet e saj me qëllim që kultura dhe rrethi intelektual i kësaj shoqëri të dobësohet dhe me anë të bombardimeve me lajme dhe propaganda, sistemi politik i asaj shoqërie të rrëzohet.

Lufta e butë përkundër luftës fizike, përfshinë çdo lloj veprimi psikologjik, mediatik dhe propagandistik në një grup të caktuar njerëzisht apo në shoqëri, me qëllim që pa pasur nevojë për të nisur një luftë ushtarake, pala tjetër të dobësohet dhe të dorëzohet. Lufta e butë kundër Iranit ka një perimetër të gjerë. Përdorimi i problemeve ekonomike, krijimi i përçarjeve ndëretnike, nxitja e çështjeve të ndjeshme etnike dhe fetare, propagandimi i idesë për mosfunksionimin e shtetit, prezantimi i Iranit si vend i rrezikshëm që kërcënon sigurinë e fqinjëve, janë disa prej elementëve përbërës të luftës së butë me të cilën Irani përballet për disa vite me radhë. Termi lufta e butë “ Soft War” është një metodë e përdorur nga shumë strategë, teoricienë dhe ekspertë të çështjeve sociale dhe politike, në vend të luftës fizike apo “ Hard War”. Ushtria amerikane në vitin 1955 në doktrinën e saj speciale dha përkufizime të luftës së butë në arenën ndërkombëtare. Lufta e butë në doktrinë është përkufizuar kështu: “... Përdorimi i saktë dhe i programit të propagandës dhe i mjeteve të tjera me qëllim që ndikohet në bindjet, ndjenjat, preferencat dhe sjelljet e armikut, në mënyrë që të realizohen objektivat dhe qëllimet kombëtare...”. Përkufizimin më të plotë të luftës së butë e ka dhënë Xhosef Nai, hulumtues i njohur amerikan. Xhosef Nai në vitin 2004 publikoi librin e tij të titulluar “ Lufta e butë, mjet për sukses në politikën botërore”. Në këtë libër fjala “përmbysje” në përgjithësi është term ushtarak që përdoret për aktivitete dhe veprime jashtëligjore kundër një vendi dhe për përmbysjen e një shteti. Lufta e butë është një term, objektiv i të cilit është ideologjia dhe mendimi i një shoqërie me qëllim që kultura dhe mënyra e mendimit të kësaj shoqërie të ndryshohet. Me anë të bombardimeve me lajme dhe me propaganda, lufta e butë përdoret për ndryshimin e sistemeve politike apo për destabilizimin e një vendi. Lufta e butë është metodë e përdorur prej vitesh dhe sot ajo ndiqet me mjete dhe metoda të reja.

Amerika në 37 vitet e kaluara i është kundërvënë Iranit me shumë veprime armiqësore dhe në çdo aspekt mund të vihen re shenja të armiqësisë së saj me Iranin. Vendosja e sanksioneve të padrejta, politikat sabotuese dhe ndërhyrëse janë disa nga metodat e përdorura nga Amerika kundër Iranit. Kjo sjellje e Amerikës jo vetëm që nuk është ndërprerë kurrë por është ndërlikuar akoma më shumë me anë të luftës së butë. Amerika dhe rrjedhat ndërkombëtare sioniste, për të zbatuar luftën e butë kundër Republikës Islamike të Iranit, ka përdorur metoda dhe strategji të ndryshme një prej të cilave është përdorimi i satelitit dhe i rrjeteve virtuale në internet. Këto metoda janë zbatuar nëpërmjet organizatave propagandistike, informative dhe kompanive të prodhimit të filmave, të cilët kanë ndjekur një objektiv të përbashkët që është prishja e imazhit të Republikës Islamike të Iranit dhe prezantimin e Iranit si të rrezikshëm për opinionin publik të botës. Lufta e butë, është kthyer në një pjesë përbërëse e projektit të iranofobisë me qëllim që rajoni të mos ketë stabilitet dhe siguri publike në bashkëpunim me Iranin.

Amerika në dy dekadat e kaluara, në kohën kur kishte kaluar koha e luftës fizike, filloi të përballej me çështjen bërthamore dhe me krijimin e krizave përreth Iranit dhe me pretekste të ndryshme ndaj Iranit vendosi sanksione tepër të ashpra me qëllimin e vetëm që Irani të detyrohet të tërhiqet dhe dorëzohet. Amerika me luftë psikologjike dhe luftën e butë është munduar ta izolojë Iranin dhe në arenën ndërkombëtare duke ndihmuar regjimet e rajonit, është munduar të gjunjëzojë kombin iranian. Mirëpo me kalimin e kohës u bë e qartë se asnjë prej veprimeve të saj nuk arritën të dobësojnë kobin iranian. Vitet e fundit edhe Hollivudi ka dhënë kontributin e tij në luftën e butë kundër Iranit dhe në projektin e iranofobisë. Me anë të kësaj industrie dhe filmave të prodhuar prej saj, perëndimi është munduar të krijojë shqetësime mbi iranian në të gjitha fushat sociale, ushtarake dhe kulturore. Mediat perëndimore duke ndjekur qarqet politike, janë munduar ta paraqesin Republikën Islamike të Iranit si mbështetëse të terrorizmit, radikalizmit dhe si një vend të pabesueshëm. Të tilla veprime vihen re qartë në filmat e prodhuara nga Hollivudi. Lufta e butë kundër Iranit është ndjekur edhe në produktet e tjera si lojërat kompjuterike dhe në shumë produkte kulturore dhe dëfryese, me qëllim që tek brezat e rinj të krijohet ndjenja e frikës nga Irani.

Në çështjen bërthamore perëndimi gjithashtu duke marrë ndihmë nga disa rrjedha të caktuara, është përpjekur ta paraqesë programin bërthamor të Iranit si një program të rrezikshëm dhe kërcënim për sigurinë. Perëndimi edhe pas arritjes së marrëveshjes bërthamore, ka thënë se kjo marrëveshje ka mbyllur rrugët e Iranit për prodhimin e bombës atomike. Të tilla deklarata janë krejtësisht të pabaza dhe mashtrime të cilat janë përdorur për të kërcënuar Iranin me luftë. Në këtë mënyrë për 12 vite me radhë ndaj programit bërthamor të Iranit, Amerika ka thurur shumë intriga, mashtrime dhe trillime. Pikërisht këto veprime u bënë shkak që çështja bërthamore e Iranit të futet në klauzolat e kapitullit 7 të kartës së OKB dhe të dërgohet në KS të OKB. Mirëpo më në fund Irani dhe grupi 5+1 më 14 korrik të vitit 2015 nënshkruan një marrëveshje me anë të së cilës u hartua programi i veprimeve të përbashkëta dhe doli rezoluta 2231 e KS të OKB. Me anë të marrëveshjes bërthamore, i erdhi fundi një pjese të luftës së butë dhe të iranofobisë, mirëpo ajo nuk nënkuptoi fundin e armiqësive të Amerikës kundër Iranit.  

Tani kanë kaluar 37 vite nga fitorja e revolucionit islamik të Iranit, revolucion që vazhdon të mbështetet fuqishëm nga populli iranian. Revolucioni islamik ka krijuar kushtet për ndryshime të mëdha dhe me anë të tij për botën u bë e qartë kapaciteti dhe potenciali i madh politik i fesë islame. Duhet të thënë se Republikës Islamike të Iranit ka kapacitete të shumta të cilat nuk mund të krahasohen me 4 dekada më parë. Republika Islamike e Iranit nga çdo aspekt është kthyer në një fuqi e pashoq e cila kurrë nuk mund të dëmtohet me anë të një agresioni ushtarak apo lufte fizike. Noam Camski, shkrimtar dhe teoricien i njohur në Amerikë thotë: Deri në atë kohë kur Irani të qëndrojë i pavarur dhe të mos përkulet përballë Amerikës, armiqësitë dhe kundërshtimet e Amerikës do të  vazhdojnë. Për Amerikën, Republika Islamike e Iranit është e papranueshme pasi ajo nuk heq dorë nga pavarësia e saj”. Duhet theksuar se Amerika me anë të veprimeve psikologjike dhe duke shtuar presionet e luftës së butë kundër Iranit, gjithmonë mundohet të realizojë objektivat e saj, mirëpo ajo është ka arritur të kuptojë nga eksperienca e kaluar se me të tilla veprime nuk mund ta detyrojë Iranin të dorëzohet. Obama në muajt e fundit të presidencës së tij, është munduar vazhdimisht ta prezantojë Iranin si mbështetës të terrorizmit. Edhe në të kaluarën qeveritarët amerikanë si Xhorxh W Bush, ish presidenti i Amerikës, janë munduar ta fusin Iranin në boshtin e së keqes, term i përdorur nga Bushi në vitin 2002 për vende si Irani, Iraku dhe Koreja e veriut. Mirëpo me kalimin e viteve u bë e qartë se boshti i së keqes në rajon dhe në botë është Amerika. Në përfundim duhet të thënë se sot politika e Amerikës kundrejt Iranit, është vazhdimi i politikave të së kaluarës por me metoda dhe mjete të reja. Armiqtë e kombit iranian përgjatë viteve të kaluara, me anë të luftës psikologjike dhe luftës së butë, janë munduar t’i paraqesin si të parëndësishme sukseset dhe arritjet e kombit iranian dhe me anë të sanksioneve të ashpra janë munduar ta pengojnë kombin iranian në rrugën e tij të progresit shkencor dhe mbrojtës. Mirëpo sot, Irani islamik në krahasim me të kaluarën ka fuqi të madhe në dhënien e përgjigjes dërmuese armiqve si në luftën fizike ashtu edhe në luftën e butë dhe duke ruajtur gatishmërinë e tij është i gatshëm t’i përgjigjet çdo lloj komploti dhe kërcënimi. Në këtë mes Amerika me anë të ngritjes së akuzave dhe me anë të luftës së butë nuk mund të realizojë kurrë qëllimet e saj kundër Iranit.

Oct 01, 2016 10:00 CET
Komente