Në emër të Zotit dhe përshëndetje për ju dëgjues të nderuar! Jemi pranë jush me edicionin e radhës të programit “Prapaskena e luftërave në 50 vitet e fundit” ku do ta analizojmë luftën e Vietnamit si lufta më e vështirë e shekullit të 20-t.

Lufta e Vietnamit ka qenë rezultat i një vargu të komplikuar të dallimeve. Ajo ishte një betejë e vogël, po që u shndërrua në një luftë të madhe. Fillimi i këtij gabimi të madh daton në fillim të viteve 1950-ta. Në atë kohë ushtria e Francës pas disfatës së plotë përballë forcave të Viet Minit të udhëhequra nga Hushi Min, u detyrua të largohet nga Vietnami. Vietnami përgjatë gjashtë dekadave ka qenë nën flamurin francez dhe gjatë kësaj periudhe luftonte për pavarësi. Në fund Franca në konferencën e vitit 1954 të Gjenevës dha pëlqimin për pavarësinë e tre shteteve koloni të saj në rajonin e Indo-Kinës do të thotë për pavarësinë e Kamboxhias, Laosit dhe Vietnamit, mirëpo në konventën e Gjenevës Vietnami përkohësisht ndahet në dy pjesë, në pjesën veriore dhe jugore. Komunistët e vendosen në pjesën veriore, ndërsa pjesa jugore mbeti jo komuniste. Në atë konferencë ishte vendosur që pas zhvillimit të një referendumi popullor, të përcaktohet çështja e pushtetit në këtë vend, mirëpo në praktikë ngjarja mori formë tjetër. Amerika nga frika e zgjerimit të komunizmit, ishte kundër kësaj marrëveshje dhe për këtë arsye inkurajoi qeverinë e Vietnamit të Jugut të udhëhequr nga Negu Din Dim që të mos marrë pjesë në negociatat në lidhje me referendumin dhe në vitin 1955 ta shpall shtetin e pavarur të Vietnamit Jugor. Mos zhvillimi i referendumit popullore u bë shkak që forcat e Viet Minit të dislokuara në Vietnamin Jugor të ngritën në kryengritje njëkohësisht me pakënaqësitë popullore dhe kështu formuan frontin për çlirimin e Vietnamit të cilin jugvietnamezët e quanin “VietKong”. Ky front u formua në vitin 1959 me mbështetjen e Vietnamit Verior. Pavarësisht faktit se Amerika gjatë viteve 1955-1969 dërgoi qindra milionë dollarë ndihma financiare dhe qindra këshilltarë ushtarakë në Vietnamin Jugor, por në realitet nuk arriti të pengojë avancimin dhe progresin e forcave VietKong. Në fund të vitit 1963 u vra Negu Din Dim në grusht shtetin e mbështetur nga Amerika. Si pasojë e vdekjes së Negu Din Dim në Vietnamin Jugor u krijua një kaos i vërtetë dhe pushtetin e morën ushtarakët. Deri në këtë kohë Amerika në Vietnam kishte mbi 16 mijë trupa ushtarakë dhe ky numër rritej për çdo ditë. Mirëpo trupat amerikane akoma nuk kishin rol aktiv në luftë. Me ardhjen në pushtet të presidentit Lindon Xhonsën në SHBA, Amerika mori qëndrime më agresive ndaj Vietnamit. Këto qëndrime u ashpërsuan deri në atë masë saqë në vitin 1964, presidenti amerikan Xhonson në fjalimin e tij, deklaroi se nuk do të lejoj që të humbet edhe Azia Juglindore ashtu siç ndodhi me Kinën. Duke ndjekur një politikë të tillë, Amerika që nga viti 1964 forcoi praninë e saj ushtarake në Vietnam dhe nga kjo kohë filloi vala e ushtarëve amerikanë në Vietnam. Amerika në këtë operacion kërkoi trupa ushtarak edhe nga Australia dhe Koreja e Jugut si dhe nga disa aleatë të tjerë, por komandën shtabit të përgjithshëm në Vietnam e kryesonte vet. 

Pas sulmit të improvizuar ndaj anijeve amerikan në Gjirin Tonkin më 4 gusht 1964, situat mori një drejtim tjetër. Në këtë kohë anijet luftarake amerikanë kryenin operacione ushtarake në brigjet e Vietnamit Verior. Presidenti amerikan e dinte shumë mirë se pretendimi i Amerikë në lidhje me këtë ngjarje është plotësisht gënjeshtër dhe fals. Ai disa muaj më vonë pohoi se deklaratat e tij në lidhje me këtë ngjarje ishin gënjeshtër. Ai me këtë rast deklaroi: aq sa unë kam informacione, forcat detare amerikane në atë rajon kanë shtënë vetëm në drejtim ti disa balenave dhe aty nuk ka pasur forca të armikut. Megjithatë, pas një kohë të shkurtë presidenti amerikan arrit të marrë aprovimin e Kongresit për ta filluar luftën. Në këtë mënyrë Lindon Xhonson në janar të vitit 1965, pasi u rizgjodh president i Amerikës, dha pëlqimin për dërgimin e 185 mijë ushtarë amerikan në Vietnam. Në pranverën e vitit 1965, forcat ajrore amerikane filluan bombardimet ajrore kundër Vietnamit Verior më avionë B 52 dhe F-111 të cilat zgjatën 44 muaj. Megjithëkëtë, kjo luftë nuk shkoi ashtu siç kishte planifikuar Amerika. Humbjet e forcave ajrore amerikane ishin të mëdha, ndërsa ushtarët amerikanë nuk kishin eksperiencë të luftës në zona malore me pyje të dendur, e sidomos kur bëhet fjalë për forcat guerile të vendosura në prita të ndryshme në pyll. Gjatë kësaj periudhe mbi 938 avionë dhe helikopter amerikanë u rrëzuan nga forcat kundër ajrore të Vietnamit Verior. Në vjeshtën e vitit 1966, qindra mijëra trupa ushtarake të Vjetnamit Jugor përkrah 45 mijë trupave amerikane nën mbrojtjen e helikopterëve amerikanë, filluan një ofensivë të ashpër kundër forcave VietKong të Vietnamit Verior. Në këto rrethana pilotët e helikopterëve amerikan nuk kursyen asnjë lloj armë për të krijuar një ferr të vërtetë mbi kokën e forcave VietKong, por edhe me ndihmën e avionëve luftarakë nuk arritën të thyejnë vijat e frontit të forcave VietKong. Gjatë këtyre luftimeve u vranë rreth 100 mijë persona nga të dyja palët, por forcat VietKong nuk e lejuan armikun që të avancojë dhe në këtë mënyrë ofensiva dështoi. Ushtria amerikane deri në vitin 1967 humbi mbi 15 mijë trupa ushtarakë, ndër kjo ishte në kohën kur Amerika vetëm gjatë këtij viti kishte bërë shpenzime në vlerë prej 25 miliardë dollar për këtë luftë. Shtimi i humbjeve dhe disfatat e njëpasnjëshme në beteja, gradualisht krijoi protesta në anti-luftë në Amerikë. Shumica e qytetarëve amerikanë filluan të brengoseshin për jetën e të rinjve të tyre 19 vjeçar, të cilët kryesisht merrnin pjesë në luftë në kuadër të shërbimit ushtarakë të detyruar. Sulmet befasuese dhe të papritura të forcave veriore në rajone të ndryshme të Vietnamit u bënë shkak që trupat amerikane të tërhiqen në mënyrë të pasistemuar, gjë që kishte një reflektim shumë negativ në mediat botërore. Edhe pse forcat jugvietnameze dhe amerikane pas tre fazave të sulmeve kundërajrore arritën t’i zmbrapsin forcat veriore, por në realitet kjo fitore konsiderohej një disfatë e hidhur për presidentin Xhonson. Amerika pavarësisht të gjithë investimet, përjetoi humbjet më të mëdha gjatë gjithë luftës, ndërsa kritikat dhe protestat anti-luftë e vendosen Qeverinë e Amerikës nën një presion të madh, për arsye se tragjeditë që ndodhen në Vietnam ishin akte kundër njerëzimit.

Sipas raporteve që u publikuan më vonë, bombarduesit amerikanë vetëm gjatë periudhës 1964-1969 me më shumë se 100 mijë fluturime kanë hedhur rreth shtatë milionë ton bomba në Vietnam dhe kjo është e barabartë me sulmin bërthamor në Hiroshima dhe Nagasaki të Japonisë gjatë luftës së dytë botërore. Edhe pse amerikanët gjatë gjithë viteve të luftës ishin superior në aspektin e sulmeve ajrore, mirëpo pilotët amerikan i dinin shumë mirë se ata mund të dalin fitues të luftës vetëm nëse ndodhë ndonjë ngjarje e papritur. Shtimi i humbjeve ajrore si dhe rritja e presionit të opinionit publik u bënë shkak që presidenti amerikan Xhonson në mënyrë të njëanshme të ul nivelin e sulmeve ajrore që nga marsi i vitit 1968 dhe të kërkojë zhvillimin e negociatave me krerët e Vietnamit Verior. Edhe pse në këtë kohë numri i trupave ushtarake amerikane arriti shifrën e 500 mijë ushtarëve, mirëpo rrethanat në praktikë nuk ishin aq shumë optimiste. Me ardhjen në pushtet të presidentit Riçard Nikson në Amerikë, u bënë disa ndryshime në politikën e Amerikës deri në atë masë saqë në vitin 1969 Amerika ishte plotësisht pasive dhe vijat frontale të luftës u reduktuan deri në një masë të madhe. Në prill të vitit 1970, trupat e ushtrisë amerikan dhe të Vietnamit Jugor në fillim duke sulmuar Kamboxhian, bënë përpjekje që të sulmojnë bazat e forcave veriore në Kamboxhia, veprim ky i cili vetëm shkaktoi zgjerimin e luftës së brendshme në Kamboxhia. Më vonë Amerika duke sulmuar Laosin në perëndim të Vietnamit, u munduan të shkatërrojnë linjat komunikuese të forcave veriore, por edhe ky veprim ishte i pasuksesshëm, për arsye se me largimin e forcave amerikane, forcat veriore përsëri morën kontrollin mbi bazat në Laos. Këto operacione treguan se Amerika nuk është fituese e kësaj lufte, prandaj presidenti Nikson në këtë kohë kërkonte në rrugëzgjidhje të shpejtë për të nxjerr trupat amerikane nga baltaku i Vietnamit. Negociatat për paqe pavarësisht qëndrimit të palëkundur të Vietnamit të Veriut, përsëri filluan nën presionin e vazhdueshëm të luftës dhe në janar të vitit 1973, më në fund Amerika pranojë që t’i heq tërësisht trupat e saj ushtarakë nga Vietnami Jugor. Si pasojë e largimit gradual të ushtrisë amerikane dhe reduktimit të mbështetjes ushtarake, Vietnami Jugor gjithashtu gradualisht e humbi forcën ushtarake dhe ky proces vazhdoi deri në atë masë saqë në vitin 1974 në kohën kur u larguan tërësisht trupat ushtarake të Amerikës nga rajoni, radhët e forcave ushtarake të Vietnamit Jugor u shuan plotësisht. Kjo çështje ishte e mjaftueshme që të përfundojë lufta plotësisht në këtë rajon. Më në fund qindra mijëra forca VietKong përkrah ushtrisë së një milion trupave të Vietnamit të Veriut në një ofensivë të plotë, i dhanë fund kësaj loje vdekjeprurëse dhe më 30 prill 1975, Saigoni u pushtua plotësisht në kohën kur helikopteri i fundit amerikan transportonte personelin e ambasadës amerikane në Saigon. Vietnami Jugor dhe Vietnami Verior në mënyrë zyrtare u bashkuan në vitin 1976. Kjo luftë shkaktojë vrasjen e rreth 4 milionë njerëzve, ku 56 mijë persona ishin shtetas amerikanë. Amerika nga kjo luftë gjithashtu mori përkujtim edhe 300 mijë ushtarë të plagosur dhe me të meta të ndryshme fizike dhe psikologjike. Në këtë mënyrë Amerika me pretendime të pavërteta e kishte filluar një luftë, qëllimi kryesor i së cilës ishte garantimi i sundimit të hegjemonisë amerikane në rajon dhe parandalimi i pavarësisë së Vietnamit, mirëpo rezultati i kësaj lufte ishte miliona viktima, lindja e mijëra foshnjave me të meta të ndryshme përgjatë shumë gjeneratave për shkak se Amerika kishte përdoruar armë të ndaluar që shkaktojnë pasoja të rënda për njerëzit dhe ambientin. Një shkrimtar i “L’Mound Diplomacy” në vitin 2002 këtë luftë e ka quajtur: “Lufta më e madhe ekologjike në historinë e njerëzimit”.

Dëgjues të nderuar, këtu po e përfundojmë këtë edicion dhe ju përshëndesim deri në misionin e ardhshëm.


Tags

Feb 16, 2016 05:41 CET
Komente