Me përshëndetje për ju të nderuar dëgjues, po fillojmë emisionin me titull “Irani në pasqyrën javore”.

Java e kaluar përkoi me ceremoninë e Arbainit huseinian ku miliona besimtarë muslimanë, mes të cilëve edhe miliona iranianë shkuan në Qerbela për të marrë pjesë në atë që njihet si tubimi më i madh fetar në botë. Me këtë rast, Lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit deklaroi se lëvizja e besimtarëve myslimanë të vendeve të ndryshme të botës në marshin e Arbainit Husejni, padyshim se është një prej begative hyjnore. Ajetullah Khamenei, lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit, në një mesazh dërguar për vizitorët e Arbainit Huseini, deklaroi se fenomeni i pashoqë dhe lëvizja e madhe me plotë kuptim në Arbainin Huseini është e pavdekshme. "Dashuria dhe besimi" dhe "arsyeja dhe emocioni" janë karakteristika të veçanta të shkollës së Ehli Bejtit (a.s.). Mikpritja, bujaria dhe dashuria e popullit irakian për t'i shërbyer vizitorëve të Arbainit, janë sjellje morale me vlerë shumë të madhe. Vizitorët të cilëve u është dhënë mundësia për të marrë pjesë në këtë lëvizje me plotë kuptim, duhet ta çmojnë këtë rast, sepse edhe nga largësia ua kemi zili vizitorëve dhe dëshirojmë që edhe ne të jemi në mesin e tyre. Rasti i lidhjes shpirtërore dhe dashurore me Ehli Bejtin e Profetit të nderuar të Islamit s.a.v.s. dhe vizita vendeve të shenjta ku janë varrosur pjesëtarët e kësaj familje, është karakteristikë që e dallon të menduarin e shkollës shiitë nga shkollat e tjera islame. Nisja e njerëzve nga Irani dhe nga vendet e tjera të botës për të marrë pjesë në marshin e Arbainit është një manifestim i karakteristikave të shkollës së Ehli Bejtit (a.s.) në të cilin arrin në kulm edhe besimi, bindja me zemër dhe bindjet e vërteta, por edhe dashuria e pastër. Lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit gjithashtu ka këshilluar vizitorët e Arbainit Husejni që të respektojnë rregullat dhe ligjet e caktuara nga qeveritë dhe nuk është i pranueshëm çfarëdo veprimi që shkel këto rregulla.

 

Lideri suprem i Revolucionit Islamik, në takimin e zhvilluar javën e kaluar me mijëra përfaqësues të popullit të provincës Esfehan duke theksuar se Irani nuk ka asnjë gjykim në lidhje me zgjedhjet presidenciale në SHBA, shtoi se Irani gjithmonë nga të dyja partitë kryesore amerikane ka parë vetëm armiqësi. Ajetollah Khamenei, lideri suprem i revolucionit Islamik, , foli edhe për rezultatin e  zgjedhjeve presidenciale në Amerikë dhe theksoi: “Personi që është zgjedhur president i SHBA, gjatë garës elektorale deklaroi se, nëse paratë e shpenzuara nëpër luftëra do të shpenzoheshin brenda Amerikës, do ta kishin rindërtuar Amerikën, por kjo fjalë e drejtë nuk kuptohet nga qarqet luftënxitëse dhe nga kompanitë e mëdha të armatimeve në Amerikë, që mbijetesën e tyre e shohin vetëm tek lufta dhe vrasja e dhjetëra mijëra njerëzve”. Ajetollah Khamenei në vazhdim theksoi se gjatë debateve elektorale në Amerikë u diskutua shumë për varfërinë dhe problemet e shumta në këtë vend dhe shtoi: “Gjatë ditëve të fundit, Amerika paratë e taksapaguesve amerikanë i ka shpenzuar në luftëra të turpshme, rezultat i të cilave ka qenë vetëm vrasja e dhjetëra mijëra civilëve të pafajshëm dhe shkatërrimi i infrastrukturave në Afganistan, Irak, Libi, Siri dhe Jemen”. Duke folur mbi rezultatin e zgjedhjeve presidenciale në Amerikë, lideri suprem i revolucionit islamik theksoi: “Ne nuk kemi asnjë gjykim mbi zgjedhjet në Amerikë, sepse Amerika është po ajo Amerikë dhe gjatë 37 viteve të kaluara, nga dy partitë kryesore amerikane, Irani ka parë vetëm sherr dhe armiqësi”. Në përfundim Ajetollah Khamenei theksoi: “Ndryshe nga disa që festuan apo u hidhëruan për rezultatin e zgjedhjeve në Amerikë, ne as nuk festojmë dhe as nuk hidhërohemi, sepse për ne nuk ka asnjë ndryshim dhe nuk kemi asnjë shqetësim dhe me ndihmën hyjnore, jemi të gatshëm për çdo eventualitet”.

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit deklaroi se madhështia e pashembullt dhe e pavdekshme e ceremonisë së Arbainit, është demonstrim i mëshirës hyjnore dhe tha se kjo madhështi dhe bukuri është shpërblim për padrejtësinë që u bë ndaj Imam Husejnit (a.s.) dhe shokëve të tij besnik dhe është rezultat i durimit të familjes së Imam Husejnit (a.s.) përballë njerëzve të degjeneruar të kohës. z. Hasan Ruhani, presidenti i Republikës Islamike të Iranit, vuri në dukje organizimin në nivel të gjerë të marshit të Arbainit të Imam Husejnit (a.s.) me pjesëmarrje të miliona besimtarëve myslimanë dhe dashamirësve të Imam Husejnit (a.s.) të dielën në Irak dhe e quajti atë një ngjarje shumë të rëndësishme, prandaj vlerësoi lartë punën e të gjithë faktorëve organizativ të kësaj ceremonie. Z. Ruhani në vazhdim tha se në historinë e Iranit ishte e paparë që brenda një periudhe të shkurtë mbi 2 milionë qytetarë të shkojnë për të vizituar vendet e shenjta, prandaj vlerësoi punën e të gjitha organeve dhe faktorëve përkatës organizativ në Iran si dhe bashkëpunimin e Qeverisë dhe popullit të Irakut. Nënpresidenti i parë i RII i është bashkuar tubimit të dashamirësve të prijësit të dëshmorëve Imam Husejnit (as) në Naxhaf, Irak.  Is'hak Xhehangiri, nënpresidenti i parë i RII pas arritjes në Naxhaf, i është bashkuar grupit të pelegrinëve që udhëtonin në këmbë drejt Qerbelasë ku nga afër ka parë organizimin e kësaj ceremonie të dashamirësve husejnianë. Nënpresidenti i parë i RII po ashtu ka vizituar varrin e Imam Aliut (as) në Naxhaf, imamit të parë të myslimanëve shiitë të botës. Xhehangiri ka zhvilluar një bisedë me kryeministrin irakian z. Heidar Ebadi, duke e falënderuar atë për mikpritjen e pelegrinëve iranianë në ceremoninë e Arbainit husejnian.

 

Deputetët e parlamentit islamik të Iranit me anë të një deklarate kanë dënuar veprimin e fundit të Dhomës së Përfaqësuesve në Amerikë të cilët kanë shtyrë edhe për 10 vjet sanksionet kundër Iranit dhe kanë ndaluar shitjen e mbi 100 avionëve amerikanë Boeing Iranit. Deputetët e parlamentit islamik të Iranit duke reaguar ndaj rivendosjes së sanksioneve amerikane edhe për 10 vjet kundër Iranit, prej qeverisë së Republikës Islamike të Iranit kanë kërkuar të ndërmarrë hapat reciproke në kuadër të marrëveshjes bërthamore. Ndërkohë Qemal Dehkani Firuzabadi, zv/kryetar i komisionit për sigurinë kombëtare dhe politikën e jashtme në parlamentin islamik të Iranit përmendi hartimin e një plani për tu përballur me shkeljen e zotimeve nga ana e Amerikës.

 

Ambasadori i RII në Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (ANEA), ka thënë se vendet anëtare të G 5+1 nuk duhet të ndërmarrin hapa që do të minojnë procesin e zbatimit të marrëveshjes bërthamore. Reza Naxhafi tha se Irani vazhdon të respektojë angazhimet e tij sipas marrëveshjes së quajtur Plani i Përbashkët i Veprimit Gjithëpërfshirës (JCPOA) dhe është në të njëjtën kohë, duke monitoruar në qoftë se palët e tjera janë duke i përmbushur obligimet e tyre. Marrëveshja, e cila parashikon heqjen e të gjitha sanksioneve të Këshillit të Sigurimit të Organizatës se Kombeve të Bashkuara si dhe të gjitha sanksioneve te njëanshme bërthamore, duhet të çojë në më shumë bashkëpunim mes Teheranit dhe G 5+1 në të gjitha fushat pa pengesa, tha z. Naxhafi. Nga ana tjetër, zëdhënësi i Agjencisë për energji atomike të Iranit (AEAI), ka thënë se RII i ka përmbushur obligimet e saj sa i përket rezervave të ujit të rëndë, të parapara në marrëveshjen bërthamore. Z. Behruz Kemalvandi, zëdhënës i AEAI, duke ju përgjigjur pretendimeve të drejtorit të përgjithshëm të ANEA, i cili ka thënë se rezervat e ujit të rëndë të Iranit kanë kaluar kufijtë e paraparë me marrëveshje, ka deklaruar: Sipas marrëveshjes bërthamore, ne kemi prodhuar 130 ton ujë të rëndë në tregjet ndërkombëtare, ku deri më tani i kemi shitur 70 ton, ndërsa janë duke vazhduar negociatat me vendet evropiane të cilat janë të interesuara për të qenë blerës të këtij produkti.

 

Kryetari i Agjencisë Iraniane për Energji Atomike, ka thënë se sipas programimeve, janë krijuar të gjitha kushtet për ndërtimin e dy centraleve të reja bërthamore në Bushehr në katër muajt vijues. Ali Akbar Salehi, Kryetari i Agjencisë Iraniane për Energji Atomike, ka thënë sot pas mbërritjes në provincën Bushehr (jug të Iranit) se kompletimi i këtyre dy centraleve të reja bërthamore në Bushehr ka zgjatur 10 vite. Salehi ka thënë se janë nënshkruar kontratat për ndërtimin e centraleve të reja bërthamore në Bushehr. Kryetari i Agjencisë Iraniane për Energji Atomike po ashtu ka thënë se AIEA do të realizojë dy projekte të urgjencave atomike dhe spitalin e sëmundjeve kardiologjike në Bushehr. Salehi është shprehur optimist për të ardhmen e Iranit pas marrëveshjes bërthamore dhe ka theksuar se pas kësaj marrëveshje Irani ka arritur në eksportimin e 2 milionë e 500 mijë fuçi naftë në ditë.

 

 

 

 

 

 

 

Tags

Nov 28, 2016 08:36 CET
Komente