Në këtë edicion do të flasim rreth mënyrë se si u shndërrua Arabia Saudite në përhapësin kryesor të grupeve takfiriste dhe terroriste.

Përshëndetje për ju dëgjues të nderuar, jemi pranë jush me edicionin e radhës së programit "Lëvizjet takfiriste, skenar destruktiv".

Në edicionet e kaluara folëm rreth fitores së Revolucionit Islamik në Iran dhe rolit të Arabisë Saudite për ta prishur imazhin drejtësidashës dhe liridashës të islamit në Republikës Islamike të Iranit. Arabia Saudite këtë mision e ka kryer në disa mënyra. Në vitet e para pas fitores së Revolucionit Islamik të Iranit, Arabia Saudite është munduar të formojë një front arab kundër Revolucionit Islamik të Iranit. Agresioni ushtarak i regjimit të ish-diktatorit Sadam Husejn të Irakut kundër Republikës Islamike të Iranit dhe mbështetja e shumë vendeve arabe ndaj tij, ishte kulmi i aleancës së Arabisë Saudite dhe i disa vendeve arabe kundër Republikës Islamike të Iranit. Ata kanë paguar çmim të lartë për këtë bashkëpunim. Sadam Husejni kur u detyrua të tërhiqet pas tetë vjet lufte kundër Iranit dhe të njohë zyrtarisht kontratat kufitare ndërkombëtare të Iranit, për të mbuluar humbjen e tij në këtë luftë, sulmoi Kuvajtin dhe ky vend u pushtua nga ushtria e regjimit Ba'th të Irakut. Asnjë prej këtyre zhvillimeve nuk u bë shkak që të marrin mësim regjimet despotike arabe me në krye Arabinë Saudite. Ata gjithashtu Revolucionin Islamik të Iranit e konsiderojnë në një pozitë kundër tyre, prandaj shfrytëzojnë çdo rast për ta goditur Republikën Islamike të Iranit. Amerika dhe armiqtë e tjerë të Republikës Islamike të Iranit, gjithashtu kanë luajtur një rol serioz për të krijuar një atmosferë iranofobiste dhe urrejtje kundër Iranit në rajon. Kjo luftë me Republikën Islamike të Iranit u zhvillua në fronte të ndryshme ushtarake, politike dhe kulturore. Depot e armëve të vendeve arabe sidomos të Arabisë Saudite u mbushen me armatim amerikan dhe evropian. Në frontin politik, Arabia Saudite dhe disa aleatë të saj në institucionet rajonale dhe ndërkombëtare në kuadër të politikave të Amerikës dhe të aleatëve të saj të tjerë, bënin përpjekje për ta izoluar sa më shumë Iranin nga aspekti politik. Në frontin kulturor, gjithashtu paraqitja e imazhit të njollosur të islamit burimor të Hazretit Muhamed s.a.v.s. dhe prezantimi i islamit vehabist me perceptime të devijuara nga mësimet e Profetit s.a.v.s. dhe nga Kur'ani i shenjtë, u vë në qendër të politikave të regjimit Al Saud në përballje me Republikën Islamike të Iranit. Në këtë fushë, regjimi Al Saud ka bërë investime shumë të mëdha duke krijuar shkolla në vendet e ndryshme myslimane për përhapjen e vehabizmit. Pakistani dhe Afganistani janë prej vendeve të tilla. Nxënësit e këtyre shkollave ishin individë të cilët u bashkuan me grupin Taleban dhe organizatën terroriste AL Kaida që kishin ide ekstremiste. Në realitet Arabia Saudite është përhapësi kryesor i grupeve takfiriste dhe terroriste në emër të islamit në botën islame.

Grupi Telaban me sulmet e gjera kundër qeverisë së muxhahedinëve në Kabul me mbështetjen  inteligjente dhe ushtarake të ushtrisë së Pakistanit, në vitin 1995 arriti ta pushtojë pjesën më të madhe të territorit të Afganistanit. Krerët e këtij grupi në qytetet dhe në fshatrat e varfra dhe të përfshirë nga lufta në Afganistan, vendosen në zbatim një pushtet të shekujve të Mesjetës. Vajzat u ndaluan nga shkolla. Burrat nuk kishin të drejtë të qethin mjekrat. Shumë këmbë e duar u prenë për krimin më të vogël. Grat nuk kishin të drejtë të dalin në rrugët e qytetit dhe fshatit pa burka dhe mbulimin e fytyrës. U shpall i ndaluar përdorimi i shumë mjeteve të teknologjisë si televizioni. Për çdo ditë shpalleshin dekrete të reja në emër të fesë të cilat e vështirësonin edhe më tepër jetën e popullit të varfër të Afganistanit. Pavarësisht vendosjes së një pushteti të tillë të shekujve të Mesjetës në pjesën më të madhe të territorit të Afganistanit, në atë kohë të rrallë ishin ato vende perëndimore që dënonin veprimet çnjerëzore të pushtetit të Talebanëve. Përveç kësaj, disa funksionarë të pushtetit Taleban shëtisnin edhe nëpër kryeqytetet arabe dhe perëndimore. Veprimet çnjerëzore të pushtet Taleban në Afganistan që kryheshin me mbështetje të Arabisë Saudite nuk ishin të fshehura për asnjë prej qeverive perëndimore sidomos për atë të Amerikës, mirëpo të gjithë ata heshtnin për arsye se këto veprime kriminale ishin në harmoni me politikën e Amerikës dhe të perëndimit. Tani nëse një prej veprimeve të grupit Taleban do të kryhej në një prej vendeve që nuk është në harmoni me qeveritë perëndimore, padyshim se do të krijohej një valë e madhe e propagandës në qarqet politike dhe mediatike të botës. Grupi Taleban ndihmonte perëndimorët për të paraqitur një imazh sa më të njollosur të Islamit për opinionin publik të botës përballë imazhit të islamit drejtësidashës, paqësor dhe liridashës që prezantohej në Republikën Islamike të Iranit. Qëllimi i tyre ishte prezantimi i një imazhi të prishur të Islamit i cili është përhapës i dhunës dhe ekstremizmit. Grupi Taleban me mbështetjen e vehabistëve të Arabisë Saudite, shembujt e një islami të tillë i vendosi në dispozicion të mediave perëndimore. Ndërkohë që këto media kurrë nuk folën për dënimin e këtyre veprimeve. Në kushte të tilla, organizata terroriste Al Kaida i drejtuar nga Osama bin Laden nën mbështetjen e shërbimeve sekrete të Pakistanit, filloi veprimtarinë e saj në Afganistan. Në realitet, Afganistani me rënien në duar të grupit Taleban, u shndërrua në bazën qendrore të Al Kaidas. Organizata Al Kaida atje arriti të gjithë atë çfarë dëshiroi nëpërmjet metodave të ndryshme. Kjo situatë vazhdoi deri në vitin 2001, do të thotë deri në sulmin kundër Kullave Binjake në Nju Jork dhe godinës së Pentagonit, derisa grupi Taleban dhe Al Kaida që deri në atë kohë ishin mjet për realizimin e qëllimeve të Amerikës dhe aleateve të saj rajonalë si Arabisë Saudite, u shndërruan në objektiv për arsyetimin e veprimeve ndërhyrëse ushtarake të Amerikës nën petkun e luftës kundër terrorizmit. Në më pak se një muaj pas sulmeve të 11 shtatorit 2001, Xhorxh W. Bush, ish-presidenti luftënxitës i Amerikës, më 7 tetor 2001 urdhëroi sulmet e ushtrisë amerikane nga toka, qielli dhe deti kundër Pakistanit.

Dy vite më vonë, me të njëjtin pretekst, Amerika sulmoi ushtarakisht nga toka, qielli dhe deti Irakun. Natyrisht se në Irak lufta kundër terrorizmit nuk kishte efikasitetin arsyetues ashtu siç ishte rasti i Afganistanit për ndërhyrjen ushtarake të Amerikës, por ishte lufta kundër kërcënimeve të armëve të shkatërrimit në masë të Irakut e cila ishte më e dalluar në qarqet politike dhe mediatike. Vendimet dhe veprimet e guvernatorëve ushtarakë të Amerikës në Irak pas pushtimit të këtij vendi, krijuan rrethanat dhe kushtet e formimit të një prej organizatave më të mëdha terroriste me emrin "DAESH" ose ISIS. Ky grup në fillim u deklarua se është degë e Al Kaidas. Mirëpo me kalimin e kohës dhe mosnënshtrimi i liderëve të ISIS pranë udhëheqjes së Al Kaidas, shkaktoi përçarje dhe ndarjen e plotë të ISIS nga Al Kaida. Në Irak ashtu si në Afganistan, u ndërlidhen interesat dhe politikat e qeverive arabe dhe perëndimore. Qeveria e Arabisë Saudite e cila me rrëzimin e regjimit të Sadam Husejnit ishte tepër e shqetësuar për formimin e një qeverie me shumicë shiite në Irak, politikën për krijimin e krizave në Irak e vendosi prioritet të saj. Mbështetja ndaj grupeve takfiriste dhe terroriste u bë bosht i politikës së regjimit Al Saud në Irak. Në këtë mënyrë në mes elementëve të regjimit Ba'th dhe grupeve takfiriste dhe terroriste në Irak u vendos një lidhje e thellë. Në këtë kohë, individë me mendime ekstremiste nga disa vende arabe hyjnë në Irak për të luftuar me Amerikën, mirëpo në praktikë objektiv ishte populli civil i Irakut i cili bëhej viktimë e sulmeve kamikaze të grupeve takfiriste dhe terroriste. Tregjet dhe vendet me qarkullim të dendur të civilëve në qytetet e Irakut dhe sidomos në qytetet me popullatë shiite të këtij vendi, u bënë objektiv e shpërthimit të autobombave dhe e sulmeve kamikaze të grupeve takfiriste dhe terroriste. Individët dhe grupet ekstremiste që kryenin dhunë dhe terror, sidomos të rinjtë dhe adoleshentet, nuk kishin kurrfarë informacioni të drejt në lidhje me fenë dhe kryesisht edukoheshin në një ambient të veçantë. Nga ana tjetër, edhe grupet politike nga injoranca dhe fanatizmi i përdornin ata për qëllime të tyre politike dhe ambicioze. Mirëpo çështja themelore e cila gjithnjë duhet të jetë bazë e të gjitha analizave në lidhje me grupet takfiriste si ISIS, është roli i perëndimorëve si Amerika dhe i disa vendeve evropiane në formimin, në mbështetjen dhe vazhdimin e veprimeve të grupeve takfiriste-terroriste në Lindjen e Mesme dhe në vendet islame. Grupi takfirist terrorist ISIS hyjnë në rrethin e grupeve selefiste-xhihadiste që mundohet të krijojë "Khalifat Islam" me ide ekstremiste-takfiriste në Irak dhe Siri. Ky grup u formua më 15 tetor 2006, pas një takimi të disa grupeve të armatosura në Irak. Në këtë takim Abu Omar Al-Bagdadi u zgjodh kryetar i këtij grupi.

Tags

Dec 29, 2016 10:20 CET
Komente