• Grupi terrorist Monafekin: Riorganizimi i organizatës në burg

Pas deklarimit të ndryshimit të ideologjisë, disa prej anëtarëve të mbetur në burgjet e regjimit të mbretit morën iniciativën për rindërtimin e Organizatës Monafekin në bazë të të menduarit të më hershëm do të thotë kryqëzimit ideologjik.

Pas deklarimit të ndryshimit të ideologjisë, disa prej anëtarëve të mbetur në burgjet e regjimit të mbretit morën iniciativën për rindërtimin e Organizatës Monafekin në bazë të të menduarit të më hershëm do të thotë kryqëzimit ideologjik. Shumica e këtyre personaliteteve ishin grumbulluar rreth personit të quajtur Masud Raxhavi. Ai ishte i vetmi anëtar që kishte mbetur nga bërthama qendrore e kësaj organizate i cili ishte arrestuar në falën e parë të arrestimeve të anëtarëve të kësaj organizate nga forcat e sigurimit iranian në vitin 1971. Ai njëkohësisht ishte edhe anëtari më i ri i bërthamës qendrore të kësaj organizate. Hanifnezhad në gusht të vitit 1971, e kishte anëtarësuar Masud Raxhavi në bërthamën qendrore të kësaj organizate. Sipas Masud Hakgu, anëtar i vjetër i kësaj organizate, kishin rënë nën ndikim të madh të oratorisë dhe intelektualizmit të Masud Raxhavi sepse ai njëkohësisht kishte edhe karakteristika tërheqëse”. Raxhavi kishte kryer trajnime ushtarake në kampet Organizatës për Çlirimin e Palestinës në Jordani. Disa anëtarë të kësaj organizate qysh në fillim kishin kuptuar shumë mirë idetë dhe bindjet e Masud Raxhavai. Dr. Kerim Rastgar, anëtar i vjetër i kësaj organizate, rrëfen se një anëtarë i Organizatës për Çlirimin e Palestinës një herë e kishte pyetur Masud Raxhavi se nëse krijohet ndonjë kontradiktë mes luftës dhe fesë tuaj, ju cilën do ta preferoni? Raxhavi i ishte përgjigjur “sido qoftë do të vazhdojmë luftën tonë”. Disa prej të burgosurve të asaj kohe besojnë se Raxhavi përgjatë kohës sa ishte në burg, kishte ndërruar ideologjinë e tij dhe ishte bërë marksist, mirëpo për ta ruajtur pozitën e tij, e kishte fshehur një gjë të tillë. Sidoqoftë Masud Raxhavi ishte i vetmi anëtarë i bërthamës qendrore të kësaj organizate që i kishte shpëtuar ekzekutimit. Një gjë e tillë qysh në atë kohë ishte shumë interesant. Për të arsyetuar një situatë të tillë, Raxhavi dhe përkrahësit e tij kishin përhapur thash e thëna se Kazem Raxhavi, vëllai i Masud Raxhavi, që jetonte dhe vepronte në Zvicër dhe kishte kontakte me Këshillin e të Drejtave të Njeriut, kishte ndërhy dhe nëpërmjet funksionarëve të këtij këshilli kishte ndikuar mbi autoritetet iraniane të asaj kohe që Masud Raxhavi mos të ekzekutohet. Mirëpo në bazë të dëshmive dhe dokumenteve të mbetura rreth kësaj çështje nga SAVAK, e vërteta rreth kësaj ngjarje duket të ketë qenë diçka tjetër. Sipas dokumenteve në fjalë, Masud Raxhavi qysh në fillim kur arrestuar kishte bashkëpunuar me strukturat iraniane të sigurimit dhe të gjithë informacionin që kishte e kishte vendos në dispozicion të SAVAK. Gjeneral Nemetullah Nasiri, kryetar i shërbimit informativ iranian në atë kohë (SAVAK), në një letër drejtuar prokurorisë ushtarake, Masud Raxhavi e kishte prezantuar si bashkëpunëtor të ngushtë të SAVAK i cili gjatë hetimeve kishte bashkëpunuar në mënyrë të plotë me organet e sigurimit dhe kishte prezantuar të gjithë anëtarët e organizatës në fjalë, prandaj ka qenë i dobishëm në zbulimin e të gjithë rrjetit të organizatës së lartpërmendur”. Gjeneral Nasiri në vazhdim të letrës kishte theksuar se Masud Raxhavi edhe pas përfundimit të hetimeve, brenda në burg kishte bashkëpunuar në mënyrë të plotë me agjentët tonë. Për këtë arsye, sipas mendimit të kësaj organizate meriton që t’i ulet dënimi”. Gazeta iraniane “Kejhan” gjithashtu në lidhje me ekzekutimin e katër anëtarëve të Organizatës Monafekin, rreth Masud Raxhavi në atë kohë kishte njoftuar se ky i fundit “kishte bashkëpunuar plotësisht gjatë hetimeve si dhe ka afruar bashkëpunim për organet e sigurimit edhe gjatë kohës sa ka qëndruar në burg, me urdhrin e bekuar të mbretit, dënimi i tij me ekzekutim është ulur për një shkallë dhe është shndërruar vetëm me burgim”. Një personalitet i tillë me karakteristikat e lartpërmendura, arriti të bëhet lider kryesor i të gjithë anëtarëve të burgosur të Organizatës Moxhahedine Khalk. Ai duke shfrytëzuar hipokrizinë e tij, me marksistët bëhej marksist dhe me myslimanët bëhej mysliman. Ai kishte porositur anëtarët marksistë të organizatës që mos të deklarojnë hapur marksizmin e tyre, të falin namaz dhe të kryejnë rituale tjera fetare. Emri i Organizatës Moxhahedine Khalk, pas shuarjes së organizatës, për herë të parë është paraqitur pas fitores së Revolucionit Islamik të Iranit. Raxhavi dhe bashkëmendimtarët e tij shfrytëzuan rastin dhe shumë shpejt arritën t’i grumbullojnë përsëri anëtarët e kësaj organizata që u liruan nga burgu pas fitores së Revolucionit Islamik si dhe ata të cilët ishin larguar jashtë vendit dhe kështu për herë të dytë themeloi Organizatën Moxhahedine Khalk të Iranit. Hapi i parë i organizatës gjatë gjendjes me plot trazira pas fitores së Revolucionit Islamik në Iran, ishte pushtimi i selisë së “Fondacionit Pahlavi” që ndodhej në rrugën Velie Asr që aktualisht është ndërtesa e Ministrisë së Tregtisë së Iranit. Kjo organizatë me pas filloi të themelojë degë të ekipeve të saj të legale dhe ilegale në të gjithë Iranit misioni kryesor i të cilëve ishte mbledhje dhe sigurimi i armatimit të ndryshëm. Organizata në atë kohë gjithashtu filloi edhe një agjendë të ngjeshur për tërheqjen dhe mbledhjen e anëtarëve të ri e sidomos atyre të moshës adoleshente dhe prej të rinjve. Me këtë rast gjithashtu duhet të kihet parasysh edhe ky fakt që në atë kohë shumica e popullit në të vërtetë nuk ishin të informuar rreth qëndrimeve ideologjike që kishte kjo organizatë pas riformimit nga burgu. Populli iranian i konsideronte ata si pjesëtarë të devotshëm të lëvizjeve anti-regjim në Iran të cilët ishin bërë viktimë e komunistëve. Organizata Monafekin me një propagandë të gjerë                 

سازمان با تبلیغات وسیع بر چهره‌هایی چون شریف واقفی، مرتضی صمدیه لباف و مرتضی لبافی‎نژاد به مظلوم‎نمایی و جلب ترحم و حمایت اقشار مسلمان و مخالف مارکسیسم‌ می‌پرداخت و در همان حال نیز از محکوم کردن مارکسیست‎ها به خاطر جنایاتشان در حق این افراد خودداری‌ می‌کرد. سازمان جدید مجاهدین خلق تقی شهرام، بهرام آرام، وحید افراخته و امثال آنان را مارکسیست نمی شناخت. بلکه به آنها لقب «اپورتونیست‌‌های چپ‌نما» داده بود و از این طریق نزد سایر گروه‌ها و افراد مارکسیست آبروداری‌ می‌کرد و در عین حال مارکسیسم و مارکسیست‎ها را از دست داشتن در این توطئه، تطهیر و تبرئه‌ می‌نمود.

 

 

Feb 20, 2016 06:06 CET
Komente