• Grupi terrorist Monafekin: Qëndrimet e organizatës pas fitores së Revolucionit Islamik të Iranit

Organizata terroriste Monafekin përgjatë muajve të parë pas fitores së Revolucionit Islamik në Iran, Ajetullah Khomeinin (ra) e ka përshkruar me epitete si “Imami i madh i luftës”, “Lideri me plot krenari”, “Luftëtari vigjilent” dhe me emra e epitete të ngjashme me këto.

Mirëpo në praktik dhe veprim, organizata Monafekin kishte qëndrime plotësisht të kundërta me Ajetullah Khomeinin (ra). Ajetullah Khomeini (ra) gjithnjë ka mbështetur ushtrinë e Iranit për arsye se struktura kryesore e ushtrisë iraniane ishte formuar nga të rinjtë myslimanë të këtij vendi dhe me përjashtim të disa komandantëve të caktuar, ajo ishte pozicionuar në të njëjtin front me popullin. Mirëpo grupet majtiste, kishin hedhur sloganin për shpërndarjen e ushtrisë, ndërsa Organizata Monafekin përkundër fatit se dukej që ndjek urdhëresat e Ajetullah Khomeinit (ra), sa i përket kësaj çështje ajo iu bashkëngjit grupeve tjera majtiste duke kërkuar shpërbërjen e ushtrisë. Kjo metodë hipokrite e Organizatës Monafekin nuk pati jetë të gjatë. Pasi udhëheqja fetare krijoi stabilitetin e saj në Revolucionin Islamik, Organizata Monafekin hodhi slogane për luftë kundër autoriteteve fetare duke filluar propagandën dhe sulmet e ashpra me akuza të ndryshme kundër personaliteteve të njohura fetare si Ajetullah Dr. Beheshti, Ajetullah Khamenei, Ajetullah Rafsanxhani dhe shumë të tjerë. Pikërisht nga kjo periudhë një pjesë e madhe e popullit iranian u distancua nga kjo organizatë. Kjo situatë shkoi deri në atë masë saqë Organizata Monafekin në mënyrë zyrtare deklaroi se kundërshtari i saj nuk është imperializmi amerikan, por sistemi i autoritetit fetar. Taktika më e re e Organizatës Monafekin për përgatitjen e rrethanave për përmbysjen e sistemit të Republikës Islamike në Iran dhe marrjen e pushtetit, ishte caktuar depërtimi në linjat kryesore të strukturave shtetërore dhe revolucionare. Sipas Ajetullah Hashemi Rafsanxhani, Organizata Moxhahedine Khalk përgjatë shumë viteve ishte konsideruar pjesë përbërse e lëvizjeve të myslimanëve kundër regjimit mbretëror, prandaj për këtë arsye ata kishin informacione të sakta dhe të plota rreth mënyrave se si mund të depërtojnë tek institucionet dhe organet e rëndësishme revolucionare. Në kushte dhe rrethana të këtilla, pjesëtarët e kësaj organizate, duke shfrytëzuar lidhjet e tyre të vjetra me disa prej funksionarëve të qeverisë së përkohshme, me disa anëtarë të Kryengritjes për Liri si dhe duke shfrytëzuar disa personalitete fetare me ndikim në atë periudhë, arritën të depërtojnë brenda disa strukturave dhe institucioneve të rëndësishme politike dhe juridike të tilla si në Ministrinë e Brendshme, Kryeministrinë, Prokurorin e Përgjithshme, Gjykatën e Revolucionit, në ushtri dhe polici si edhe në vet partinë Republika Islamike. Njëkohësisht me këto zhvillime, Organizata Monafekin filloi t’i zgjerojë strukturat e saj në nivel shumë më të gjerë se më parë dhe bënte përpjekje që të shndërrohet në një forcë paramilitare ose të formojë një ushtri private të përbërë prej anëtarëve dhe simpatizuesve të saj. Menjëherë pas fitores së Revolucionit Islamik, depërtimi i Organizatës Monafekin në gjykatat e Revolucionit nuk ishte shumë i dukshëm. Përkundër faktit se Ajetullah Khomeini (ra) shumë herë ka theksuar për mos nxitim në dënimin e të arrestuarve duke insistuar më shumë në amnistinë ose lehtësimin e dënimit të tyre, në atë kohë kanë ndodhur edhe ngjarje të papritura dhe të pa arsyeshme. Ali Rezvani, një ish-anëtar i vjetër i Organizatës Moxhahedine Khalk i cili më vonë u larguar nga kjo organizatë, në lidhje ngjarjet e asaj periudhe thotë: “Disa prej dënime me ekzekutim që janë kryer në fillim fare, janë bërë në emër të Republikës Islamike, por realiteti qëndron kështu që brenda atij procesi kanë luajtur rol të madhe shumë elementë nga të gjitha organizatat dhe grupet politike të tillë si ata nga Organizata Moxhahedine Khalk. Element të kësaj organizate nganjëherë ish-funksionarët e regjimit të përmbysur i ekzekutonin dhe vrisnin edhe në mënyrë të fshehur”. Ngjarje të tilla janë shembull e veprimtarisë dhe politikës së dhunshme dhe hipokrite të Organizatës Monafekin pas fitores së Revolucionit Islamik. Organizata Monafekin gradualisht duke u mbështetur në anëtarët dhe simpatizuesit që kishte gjetur si dhe me anë të armatimit që kishte mbledhur gjatë periudhës të trazirave pas fitores së Revolucionit Islamik, për çdo ditë e më shumë deklaroi kundërshtimin e saj me sistemin Republikës Islamike të Iranit me pretekste të ndryshme. Kjo u bë edhe më e dukshme veçanërisht pas zbulimit të aventurës spiunazhe të Muhamed Reza Saadeti, anëtarë i bërthamës qendrore të kësaj organizate i cili u arrestua gjatë dhënies së informacioneve të mbledhura dhe klasifikuara për një agjent të ish-Bashkimit Sovjetik. Me zgjedhjen e Beni Sadr në postin e presidentit të shtetit të Iranit, Organizata Monafekin filloi të bashkëpunojë me atë me qëllim që të shton kontradiktat brenda sistemit të Republikës Islamike dhe kundërshtuar edhe më tepër Ajetullah Khomeinin (ra). Beni Sadr për t’i eliminuar mbështetësit e Ajetullah Khomeinit (ra) kishte nevojë për një forcë dhe strukturë të organizuar mirë dhe për këtë arsye pranoi bashkëpunimin e me Organizatën Monafekin. Gjatë periudhës pas fitores së Revolucionit Islamik deri në organizimin e zgjedhjeve të para presidenciale në Iran që do të thotë përgjatë një periudhe më të shkurt se një vit, kandidatët e Organizatës Monafekin nuk kishin arritur asnjë rezultat në zgjedhjet e Kuvendit të Ekspertëve të Kushtetutës dhe as në zgjedhjet e Parlamentit Islamik të Iranit 

 

 

Feb 20, 2016 06:08 CET
Komente