• Organizata Terroriste Monafekin:  Fillimi i kryengritjes së armatosur

Më 17 qershor 1981, Parlamenti Islamik i Iranit në lidhje me presidentin aprovoi dy rezoluta për shkak të funksionimit të dobët, krijimit të tensioneve dhe veprimeve të paligjshme të Beni Sadr, ish-president i Iranit që bëri kundër Ajetullah Khomeinit (ra), kundër qeverisë dhe Parlamentit si dhe për shkak të funksionimit të pamjaftueshëm në qeverisjen e shtetit. Një ditë më vonë, më 18 qershor të vitit 1981, Organizata Moxhahedine Khalk publikoi “Deklaratën politiko-ushtarake numër 25”.

Kjo deklaratë në realitet ishte shpallje zyrtare e fillimit të kryengritjeve të armatosura kundër Republikës Islamike të Iranit që sipas një anëtari të ndarë nga kjo organizatë, kjo deklaratë në realitet ishte shpallje e një lufte të gjithanshme kundër Republikës Islamike të Iranit. Pasditen e të shtunës më datë 20 qershor 1981, në Parlamentin Islamik të Iranit u aprovuar amendamenti për funksionim të pamjaftueshëm të ish-presidentit të Iranit Beni Sadr. Menjëherë pas kësaj, anëtarët dhe simpatizuesit e Organizatës Monafekin organizuan kryengritje të armatosur në Teheran dhe në disa qytete tjera të Iranit. Agjencia Reuters e lajmeve në atë kohë pati raportuar se numri i anëtarëve dhe simpatizuesve të Organizatës Monafekin në Teheran ishte 3 mijë persona të cilët gjatë këtij rebelimi kanë djegur disa autobus, automobila dhe motoçikleta të qytetarëve që kanë qenë të parkuara në qytet si dhe kanë vrarë dhe plagosur dhjetëra civilë. Përleshje të armatosura sporadike, atentate me shpërthimin e bombave, përpjekje për veprime të gjera terroriste patën filluara në mënyrë zyrtare nga Organizata Monafekin që nga 20 qershori i atij viti. Pas organizimit të zgjedhjeve parlamentare në mes mandatit, imami i namazit të së premtes në Teheran Ajetullah Khamenei gjatë ligjëratave të tij në atë kohë bëri një analizë të gjerë të veprimtarisë së Organizatës Monafekin dhe kërkoi nga të rinjtë përkrahës të kësaj organizate që të mendojnë më shumë rreth veprime që po i kryejnë dhe i ftoi ata që ta ruajnë qetësinë publike duke u larguar nga ndjekja e krerëve të rebelimit të kësaj organizate. Me koordinimin e Beni Sadr, ish-president i shkarkuar i Iranit, dhe kreut të Organizatë Monafekin Masud Raxhavi në ato ditë filluan edhe veprimet terroriste për të vrarë krerët dhe funksionarët e Republikës Islamike të Iranit. Së pari u organizua terrori ndaj Ajetullah Khamenei më datë 27 qershor të atij viti. Element të kësaj organizate kishin vendosur një bombë në një kasetofon për inçizim të cilin e kishin vendosur në tribunën prapa të cilës mbante fjalim Ajetullah Khamenei në xhaminë Abu Zarr në jug të Teheranit. Ajetullah Khamenei mori plagë të rënda nga ky atentat terrorist. Mediat në atë kohë menjëherë prezantuan Organizatën Monafekin përgjegjëse për këtë veprim terrorist. Më vonë është bërë e ditur se ky veprim terrorist ishte planifikuar nga Xhavad Kadiri, anëtar i bërthamës qendrore të Organizatës Moxhahedine Khalk. Më datë 28 qershor 1981, nga shpërthimi që ndodhi në selinë qendrore të partisë “Republika Islamike” është vrarë Ajetullah Beheshti dhe mbi 72 funksionarë të tjerë. Autori i këtij shpërthimi ka qenë një prej anëtarëve depërtues të Organizatës Moxhahedine Khalk i quajtur Muhamed Reza Kolahi. Pavarësisht se kjo ka qenë një goditje tepër e rëndë pas së cilës Masud Raxhavi, Beni Sadr dhe shumë të tjerë kishin pritur që Republika Islamike të futet në një destabilizim të plotë dhe të përmbyset përfundimisht, por me mbështetjen e gjithanshme të popullit i cili mori pjesë në një masë shumë të madhe në ceremoninë mortore të dëshmorëve të këtij sulmi terrorist, mori hovë të madh vala e urrejtjes popullore ndaj veprimeve dhe sulmeve terroriste të organizatës Moxhahedine Khalk në të gjithë shtresat e shoqërisë iraniane. Plani për vrasjen e Ajetullah Beheshti për herë të parë ishte hartuar në vitin 1975 në bërthamën qendrore të Organizatës Monafekin, por që nuk arriti të realizohet. Ndjeshmëria ndaj këtij personaliteti dhe përpjekja për eliminimin fizik dhe moral të tij nga organizata në fjalë, konsiderohet një prej trashëgimive themelore të kryesisë së Taki Shahram në bërthamën qendrore që më vonë arriti për kryesinë e Masud Raxhavi. Beni Sadr përgjatë më shumë se një muaj kishte qëndruar i fshehur në strukturat e Organizatës Moxhahedine Khalk duke pritur që në vazhdim të kryengritjes së armatosur të kësaj organizate dhe terrorit të funksionarëve të lartë shtetërore të RII, populli më në fund do të dalë në mbështetje të tij dhe të Organizatës Moxhahedine Khalk dhe me anë të një kryengritje qytetare të përmbyset sistemi i Republikës Islamike të Iranit. Mirëpo reagimi i gjerë i popullit gjatë protestave dhe tubimeve të ndryshme që organizoheshin në mbështetje të Ajetullah Khomeinit (ra) dhe ndjekësve të tij duke dënuar kështu veprimet e armatosura dhe terroriste të koalicionit Beni Sadr Masud Raxhavi, humbi të gjitha shpresat që këta të fundit t’i realizojnë objektivat e tyre. Pjesëmarrja e madhe e popullit iranian në zgjedhjet presidenciale të datës 24 korrik të atij viti të cilat rezultuan me zgjedhjen e Muhamed Ali Rexhai për president të RII, përfundimisht i humbi të gjitha shpresat e këtij koalicioni. Në mbrëmjen e datës 28 korrik 1981, Baeni Sadr dhe Masud Raxhavi duke shfrytëzuar elementët e tyre depërtues në forcat ajrore të Iranit, ikën jashtë vendit me një avion Jet Boing me ndihmën e oficerit të quajtur Moizi i cili kishte qenë pilot privat i mbretit. Avioni në fjalë u ulë në një aeroport ushtarak të Parisit dhe qeveria franceze i dha strehim politikë Beni Sadr, Masud Raxhavi dhe oficer Moizi. Në atë kohë Beni Sadr dhe Masud Raxhavi patën theksuar se sistemi i Republikës Islamike të Iranit nuk do të zgjasë më tepër se dy muaj. Masud Raxhavi kishte emëruar Musa Khiabani si zëvendësues të tij në Iran. Më 30 gusht të vitit 1981, nga shpërthimi i një bombe në selinë e kryeministrisë së Iranit në Teheran u vranë Muhamed Ali Rexhai i cili ishte zgjedhur president pas shkarkimit të Beni Sadr dhe Muhamed Xhevad Bahonar, kryeministër i Iranit në atë kohë. Kjo bombë gjithashtu ishte vendosur nga një element depërtues i Organizatës Moxhahedine Khalk i cili quhej Masud Kashmiri. Plani i parë për vendosjen e bombës së lartpërmendur kishte qenë që ajo të vendoset në shtëpinë e Ajetullah Khomeinit (ra), por pasi elementët e kësaj organizate kishin dështuar në realizimin e opsionit të parë, ata zbatuan opsionin e dytë dhe kështu bombën e vendosen në selinë e kryeministrit të Iranit. Më vonë gjatë një takimi të fshehtë të Masud Raxhavi me gjeneral Habush, kryetar i shërbimit informativ sekret të Irakut në atë kohë, kishte theksuar: “Edhe pse Shtëpia e Bardhë dhe Pallati Elize në Francë ishin plotësisht të informuar rreth këtyre ngjarjeve dhe e dinin shumë mirë se cili grup kishte vendosur bombë në selinë e partisë “Republika Islamike” në Iran dhe gjithashtu e dinin shumë mirë se kush e kishte kryer atentatin kundër presidentit dhe kryeministrit të Iranit, por ata nuk na quajtën neve “terrorist””. Që nga ajo kohë, Organizata Moxhahedine Khalk me qëllim që të fut sa më shumë veprime të dhunshme në atmosferën e shoqërisë në Iran, filloi të kryejë veprime të ndryshme njëkohësisht me veprimet terroriste që kryente në Iran. Ajo detyroi një numër të të rinjve të ndarë në grupe të përbërë prej më së shumti 25 personave, të zhvillojnë protesta të armatosura dhe të dhunshme në rrugët e qyteteve të ndryshme të Iranit në mënyrë që edhe populli t’i bashkëngjitet atyre dhe në fund këto veprime të rezultojnë me përmbysjen e sistemit të Republikës Islamike në Iran. Prej protestave të tilla mund të përmendim protestën e 27 shtatorit të vitit 1981 ku një numër i anëtarëve dhe simpatizuesve të armatosur të kësaj organizate zhvilluan protestë të armatosur në disa zona të Teheranit, por me bashkëpunim të popullit, policia arriti t’i arrestojë disa prej tyre. Si rezultat i mbështetjes së gjerë të popullit ndaj sistemit të Republikës Islamike si dhe i urrejtjes publike që ishte krijuar ndaj organizatës dhe liderëve të saj, forcat iraniane të sigurisë dhe policia shumë shpejtë arritën të marrin nën kontroll situatën dhe arritën t’i zbulojnë grupet e kësaj organizate njërën pas tjetrës. Anëtarët dhe simpatizuesit e Organizatës Monafekin në një atmosferë pesimiste dhe të urrejtjes që ishte krijuar nga krerët e saj në opinionet e tyre, filluan të bëjnë veprime terroriste kundër qytetarëve civilë. Si rezultat e kësaj situate vetëm në Teheran është vrarë një numër i madh i civilëve duke mos kursyer as tregtarët, punëtorët dhe pjesëtarë të shtresave të tjera të shoqërisë iraniane. Në atë periudhë çdo kush që mbante një fotografi të Ajetullah Khomeinit (ra) në shitore, në automobil apo në shtëpi bëhej pretekst për kryerjen e veprimeve terroriste nga anëtarët e Organizatës Monafekin. Përgjatë dy viteve do të thotë 1981 dhe 1982, 366 raste të veprimeve terroriste janë kryer kundër popullit civilë vetëm në provincën e Teheranit nga anëtarët e Organizatës Monafekin. 53% e viktimave të këtyre veprimeve terroriste kanë qenë punonjës të institucioneve shtetërore dhe 36% e kësaj shifre kanë qenë të punësuar në Sepah, ushtri, dhe polici. Ndërsa numri tjetër i viktimave rreth 64% kanë qenë qytetarë civilë të punësuar nëpër institucione të administratës civile ose nëpër punë private. Grupet terroriste të Organizatës Monafekin për objekt të sulmeve të tyre kishin bërë edhe imamët e xhamive e veçanërisht imamët e namazeve të ditës së premte. Grupet në fjalë terrorizuan personalitete të tilla si Ajetullah Saduki (imam i namazit të së premtes në qytetin Jazd), Ajetullah Dastghajb (imam i namazit të së premtes në Shiraz), Ajetullah Madani (imam i namazit të së premtes në Tabriz). Të gjitha këta kryesisht ishin personalitete të moshuara. Policia dhe forcat e sigurimit vazhduan goditjet e tyre ndaj grupeve të Organizatës Monafekin. Më 8 shkurt 1982, u zbulua dhe asgjësua grupi kryesor dhe selia e bërthamës qendrore e kësaj organizate nga pjesëtarët e forcave të Sepahut. Gjatë këtij operacioni është vrarë Musa Khiabani, numri dy i organizatës, Ashraf Rabi’i, bashkëshortja e Masud Raxhavi, si dhe një numër tjetër i anëtarëve të bërthamës qendrore të Organizatës Monafekin. Me kryerjen e këtij operacioni po thuajse u mbyll dosja e veprimtarisë së kësaj organizate në Iran, ndërsa gjatë këtij viti (1982) u zbuluan dhe u asgjësuan edhe grupet e tjera të pakta që kishin mbetur nga kjo organizatë. Pas këtyre goditjeve, tre pjesëtarë të forcave të Sepahut ishin marrë peng nga pjesëtarë të Organizatës Monafekin të cilët me këtë veprim filluan “Operacionet Inxhinierike”, qëllimi i të cilave ishte krijimi i frikës dhe tmerrit të qytetarët iranianë. Nga trupat e pa jetë të gjetur pas marrjes peng nga pjesëtarët e kësaj organizate, u dëshmua se mbi ata ishte bërë një torturë tepër e tmerrshme. Kjo ngjarje pati jehon negative tek i gjithë populli iranian, por edhe tek vetë anëtarët e kësaj organizate të cilët pas këtij veprimi shuan të gjithë veprimtarinë e tyre. Deri në atë kohë në të gjithë historinë e të gjitha grupeve politike ushtarake të botës nuk ishte shënuar asnjë ngjarje e ngjashme apo operacione të tilla kaq shumë të tmerrshme. Organizata Moxhahedine Khalk emrin e saj e shënoi si organizata e parë në botë që ka kryer operacione të tilla. Ata të cilët kryen tortura të tilla nga ana e kësaj organizate, pas arrestimit treguan të gjitha hollësitë rreth mënyrës se si i kanë torturuar personat e marrë peng, detaje këto të cilat u bën publike nga radio dhe mediat e ndryshme publike të Iranit në vitin 1984. 

 

Tags

Feb 20, 2016 06:10 CET
Komente