Në këtë edicion do të flasim rreth pozitës së lartë të gruas në Islam

Përshëndetje për ju dëgjues të nderuar! Jemi pranë jush me edicionin e radhës së programit "Feminizmi dhe kritika e bazave, mësimeve dhe pasojave të tij". Në edicionet e kaluara kemi shqyrtuar mendimet dhe bindjet e feminizmit në lidhje me grat dhe thamë se për shkak të qëndrimeve ekstremiste të tyre, jo vetëm që nuk është kompensuar padrejtësia dhe dhuna e ushtruar ndaj grave, por u krijua një mjerim më i madh për grat dhe ky mjerim është largimi i gruas nga rolet kryesore të saj do të thotë roli i të qenurit grua, nënë dhe bashkëshorte. Në këtë mes qëndrimi i islamit përmban një pikëpamje moderatore dhe të ekuilibruar. Islami i është shmangur ekstremizmit të dy anshëm në lidhje me të drejtat dhe pozitën e grave. Megjithëkëtë, islami u jep një pozitë të lartë grave. Të arriturat e islamit për grat përfshinë më tepër aspektin njerëzor duke respektuar natyrën e tyre si femra. Në këtë edicion do të flasim rreth pozitës së lartë të gruas në fenë islame.

Ashtu siç thamë, feja islame pavarësisht të dy ekstremeve, ka një vështrim moderator ndaj gruas dhe i jep asaj një pozitë të lartë. Vështrimi moderator i islamit i shmangët çfarëdo lloj ekstremi ndaj gruas dhe ekzistencën e disa dallimeve mes burrit dhe gruas e konsideron të nevojshëm për zhvillimin dhe përkryerjen e njeriut. Nga pikëpamja e islamit, gruaja dhe burri janë të barabartë në aspektin njerëzor, mirëpo për shkak se posedojnë një strukturë fizike dhe emocionale të ndryshme, në disa raste kanë karakteristika juridike të ndryshme. Sipas filozofit mysliman iranian Morteza Motaharit, "Gruaja dhe burri janë dy yje në dy orbita të ndryshme, secili duhet të lëvizë në orbitën e vetë... kushti kryesor i lumturisë së burrit dhe gruas dhe në realitet i shoqërisë njerëzore, është ky që të dytë të vazhdojnë lëvizjen e vet në orbitën e tyre. Liria dhe barazia e tyre nganjëherë u sjell dobi atyre në mënyrë që asnjëri prej tyre të mos largohet nga orbita dhe rruga natyrore dhe qenësore e vetë...". Në kohën kur në shumë shoqëri sidomos në shoqërinë beduine të Gadishullit Arabik, shkeleshin edhe të drejtat më primitive të njeriut do të thotë edhe e drejta e jetës, islami me mësimet e tij qiellore u bë ripërtëritës i pozitës dhe të drejtave njerëzore të gruas dhe bëri hapa të mëdha dhe themelorë për jetësimin e të drejtave të grave.

Sipas qëndrimit të Islamit, vlera ekzistenciale e gruas dhe burrit, pranë Fronit Hyjnor është e njëjtë. Asnjëri nuk ka superioritet ndaj tjetrit, ndërsa dallimet juridike janë nevojë për strukturat e tyre të ndryshme. Prandaj, feminizmi me bindjen e tij për të njësuar juridikisht gruan dhe burrin, nuk ka marrë parasysh natyrën ekzistenciale të gruas dhe burrit. Kështu që ai vet ka bërë një padrejtësi të madhe ndaj gruas. Natyrisht se edhe në islam edhe në feminizëm, është për qëllim realizimi i të drejtave të gruas, mirëpo megjithëkëtë qëllim të përbashkët, zanafilla dhe metoda e këtyre dy shkollave është plotësisht ndarë nga njëra-tjetra. Islami të drejtat e gruas i kërkon në Fjalën Hyjnore, ndërsa feminizmi të drejtat e gruas i kërkon në fjalën njerëzore. Në islam ajo që është burimore, nuk është realizimi i të drejtave të veçanta burrit dhe ose të drejtave të veçanta të gruas, por burimore është realizimi i të drejtave njerëzore në mënyrë që nën dritën e tyre të krijohet një lidhje më e bukur njerëzore. Në këtë lidhje, nuk vërehet as nënshtruesi dhe as i nënshtruari, nuk ekziston as batica dhe as zbatica, nuk ekziston as shtypësi dhe as i shtypuri, sepse çdo person pozicionohet në vendi e tij dhe në bazë të pozitës që ka, gëzon të drejtat përkatëse. Kjo larmi e lidhjes e cila me domosdo pësohet nga dallimet, është e domosdoshme për shoqërinë dhe e ruan atë.

Imazhi që paraqet islami për gruan, është një imazh i një njeriu të përkryer që në të gjitha aspektet njerëzore është i barabartë me burrin. Në vështrimin e islamit, grat ashtu si burrat posedojnë forcën e arsyes, mendimit dhe kryerjes së veprave të mira. Përkundër iluzionit të njerëzve në të kaluarën të cilët mendonin se vepra dhe adhurimi i grave nuk është i vlefshëm dhe i pranueshëm pranë Fronit Hyjnor, në islam nga ky aspekt nuk ekziston kurrfarë dallimi mes burrit dhe gruas, sepse kriter për pranimin e veprave është mirësia e tyre dhe besimi i njeriut. Zoti i madhëruar në Kur'anin e shenjtë, veprën e mirë nuk e kufizon me burrin ose me gruan, por e pranon nga të dytë. Në suren Nahl, ajeti 97 thuhet: "Kush bën vepër të mirë, qoftë mashkull ose femër, e duke qenë besimtar, Ne do t’i japim atij jetë të mirë (në këtë botë), e (në botën tjetër) do t’i japim shpërblimin më të mirë për veprat e tij". Prandaj shpërblimi i botës tjetër dhe afërsia me Zotin, nuk varën nga gjinia e njerëzve, por nga besimi dhe veprat e mira. Kështu që edhe grat, ashtu si burrat, marrin shpërblimin e veprave të tyre të mira.

Nga ana tjetër, Zoti i madhëruar në Kur'anin e shenjtë thotë se qëllimi kryesor i krijimit të njeriut është adhurimi i Zotit, prandaj vlera e njeriut si e burrit si e gruas, caktohet në bazë të nivelit të të qenurit rob pranë Zotit. Ky adhurim i sinqertë i jep njeriut dinjitet dhe fisnikëri duke e ngritur atë deri në pozitën e mëkëmbësit të Zotit. Karakteristika më e rëndësishme e Profetit të nderuar të Islamit s.a.v.s. është në të qenurin rob të tij dhe rruga e robërimit kalon vetëm nëpërmjet ngritjes shpirtit të njeriut. Duke marrë parasysh se grat kanë shpirt më të butë në krahasim me burrat, më lehtë mund të arrijnë në pozitën e të qenurit rob, sepse një prej elementëve të përkryerjes së njeriut është posedimi i shpirtit të butë. Zoti i madhëruar i ka informuar njerëzit se nga aspekti njerëzor dhe hyjnor, nuk kanë kurrfarë dallimi me njëri-tjetrin. Shqyrtimi i jetës dhe veprës së grave shëmbëlltyrë në fetë qiellore si Hazreti Fatime (a.s.), Hazreti Marjam etj., të cilat në përulje me sinqeritet, në nënshtrim dhe adhurim të plotë përpara Zotit ishin shëmbëlltyrë, neve na çon deri te kjo e vërtetë se adhurimi dhe përkushtimi ndaj Zotit të madhëruar nuk varët nga gjinia dhe gratë mund bëjnë hapa të mëdha në këtë rrugë dhe të arrijnë në pozita të larta të përkryerjes.

Një prej vlerave që janë mbi aspektin gjinor dhe nuk kufizohen me gjini të caktuar, është nxënia e diturisë dhe mësimi i shkencës. Arsimi edukativ-shkencor është një prej porosive të theksuar nga islami që përfshin edhe burrin edhe gruan dhe kjo fe e madhe kurrë nuk e ka konsideruar gjininë pengesë për nxënien e diturisë dhe shkencës. Mendimtari dhe komentuesi i njohur iranian i Kur'anit të shenjtë Alame Tabatabai, në lidhje me fatin e mjerë të grave gjatë historisë shkruan: "Gruaja është partnere e burrit në të gjitha dispozitat e adhurimit dhe juridike shoqërore dhe në çdo çështje që burri ka pavarësi si trashëgimia, fitimi, shkëmbimi tregtar, arsimimi dhe mbrojtja ndaj të drejtave etj., edhe gruaja gëzon pavarësi, përveç në raste kur kjo çështje të jetë në kundërshtim me të drejtat e saj natyrore dhe qenësore". Islami nuk e pengon gruan në nxënien e diturisë dhe shkencës dhe në arritjen e shkallëve të larta shoqërore, shkencore, kulturore dhe politike, sepse Profeti i nderuar i Islamit s.a.v.s. ka hedhur poshtë të gjitha idetë e gabuara në lidhje me këtë çështje dhe ka thënë: "Nxënia e diturisë është obligim për të gjithë myslimanët (si për meshkuj ashtu edhe për femra)". Islami që nga periudha e shkëlqimit të tij 14 shekuj më parë, ka inkurajuar femrat për nxënien e diturisë dhe shkencës, ndërkohë që për shembull në Angli deri në vitin 1947, femrave të shkolluara nuk u jepej diplomë shkollimi dhe autoritetet besonin se femra nuk duhet të marrë diplomë shkollimi. Mirëpo përkundër perëndimit dhe Evropës, nga pikëpamja e islamit, edhe femrat ashtu si meshkujt posedojnë aftësitë e duhura për nxënien e diturisë dhe shkencës, sepse shoqëria duhet të përfitojë nga aftësitë e të dy gjinive për të vazhduar rrugën e progresit dhe përkryerjes.

Spikeri...

Zoti i madhëruar gjithmonë lavdëron të diturit dhe qorton injorantët. Në ajete të ndryshme kur'anore fjala të diturit ose nxënësit e diturisë ka kuptim të përgjithshëm edhe për femra edhe për meshkuj kurse në hadithe profetike, kërkimi i diturisë është porositur në mënyrë të njëjtë edhe për femra edhe për meshkuj. Zoti i madhëruar në suren Muxhadile ajeti 11 thotë: "Zoti ua ngre pozitën atyre që besuan dhe atyre që kanë mësuar diturinë..." Në këtë mënyrë, edhe femrat ashtu si meshkujt mund të arrijnë në shkallët e lartë shkencore dhe të shfrytëzojnë aftësitë e tyre shkencore për të mirë të shoqërisë. Ajetullah Khamenei, lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit në lidhje me këtë ka thënë: "Nëse femra në shoqëri mund të arrijë në shkallë të larta të shkencës dhe diturisë dhe në përkryerjen shpirtërore dhe morale të cilat Zoti i ka paraparë të barabarta si për mashkullin ashtu edhe për femrën, atëherë edukimi i fëmijëve do të jetë më i mirë, ambienti i familjes do të jetë më i ngrohtë, shoqëria do të arrijë zhvillim më të mirë, problemet e jetës do të zgjidhen më lehtë. Qëllimi është ky që femrat të bëhen njerëz të mëdhenj. Kjo është e mundur dhe është provuar në islam". Natyrisht se nëse shoqëria pengon zhvillimin shkencor të femrës, ka bërë një padrejtësi të madhe ndaj femrës. Ajetullah Khamenei beson se nëse femra ka aftësi të ndryshme, por nuk e lejojnë atë që të zhvillojë dhe të paraqes në shoqëri ato aftësi, atëherë është bërë padrejtësi ndaj saj".

Jan 09, 2017 10:22 CET
Komente