Në këtë edicion do të prezantojmë ISIS dhe do të njihemi me disa grupe terroriste të pranishme në Siri dhe Irak.

Përshëndetje për ju dëgjues të nderuar, jemi pranë jush me edicionin e radhës së programit "Lëvizjet takfiriste, skenar destruktiv".

Në edicionin e kaluar kemi folur në lidhje me rolin e Arabisë Saudite në formimin e lëvizjeve takfiriste dhe terroriste në Pakistan, Afganistan, Irak dhe Siri. Rrënja ideologjike e të gjitha lëvizjeve takfiriste dhe terroriste ndodhet në Vehabizmin që sundon në Arabinë Saudite. Regjimi Al Saud në përballje me islamin burimor të Hazretit Muhamed s.a.v.s. dhe liridashës i cili lëkund themelet e regjimeve despotike dhe fisnore në vendet islame, përhapjen e lëvizjeve takfiriste dhe vehabiste e vendosi prioritet të politikës së vet. Në kuadër të kësaj politike u formua organizata Al Kaida, grupi Taleban dhe ISIS në Afganistan, Pakistan, Irak dhe Siri dhe lëvizjet e tjera takfiriste në vendet islame të Afrikës dhe në Azinë Juglindore. Në lidhje me mënyrë e formimit të grupit Taleban në Pakistan dhe Afganistan, folëm në edicionin e kaluar. Në këtë edicion do të flasim më shumë në lidhje me grupin terrorist ISIS dhe rreth mënyrës formimit të tij dhe të bindjeve takfiriste dhe vehabiste të krerëve të këtij grupi. Grupi ISIS ashtu si ai Taleban dhe Al Kaida, ka lindur si rezultat i lidhjes mes qëllimeve dhe politikave të Amerikës dhe aleatëve të saj evropianë me Arabinë Saudite në Irak. Iraku para sulmit të Amerikës në vitin 2003, përballej me ndarje të mëdha kulturore, etnike, ekonomike dhe politike. Regjimi Ba'th i Sadam Husejnit me politika diktatoriale, mbulonte këto ndarje. Sulmi i Amerikës kundër Irakut shkaktoi ndarjen e madhe të këtij vendi. Veprimet e Amerikës gjithashtu këto ndarje i shtuan deri në nivel të një krize të ashpër. Shumica e popullsisë së Irakut është myslimane shiite. Myslimanët sunitë dhe kurdët radhitën në pozitat e tjera të përbërjes së popullsisë së Irakut. Natyrisht se në Irak ekzistojnë edhe minoritete të tjera etnike si minoriteti Turkmen, Izedi etj.. Myslimanët shiitë që nga fillimi i pavarësisë së Irakut gjithmonë janë mbajtur larg pushtetit dhe myslimanët sunitë kishin në dorë pushtetin në mënyrë absolute. Në periudhën e regjimit Ba'th janë vrarë shumë klerik shiitë dhe është burgosur një numër i madh i tyre. Amerika nuk realizojë qëllimet e saj në Irak pas pushtimit të këtij vendi në vitin 2003. Zgjedhjet që u organizuan dhe qeveritë që u formuan në Irak pas zgjedhjeve të përgjithshme, gjithashtu shkaktuan edhe shqetësimin e regjimit Al Saud. Formimi i një sistemi shtetëror demokratik në Irak që ka marrëdhënie të afërta me Republikën Islamike të Iranit, u perceptua si reduktim i ndikimit të Riadit në Irak. Arabia Saudite të gjithë kapitalin e saj në Irak e përqendroi për destabilizimin e këtij vendi. Në këtë kuadër, u formua ISIS me mendimet takfiriste dhe vehabiste në Irak.

Organizata "Shteti i Irakut dhe Shamit" e njohur me shkurtesën DAISH ose ISIS, u formua në vitin 2003, njëkohësisht me fillimin e sulmeve të Amerikës kundër Irakut dhe me shpërnguljen e disa pjesëtarëve të Al Kaidas në Irak të udhëhequr nga Abu Mus'ab Zarkavi me origjinë nga Jordania. Zarkavi pas ardhjes në Irak, formoi një organizatë me emrin "Organizata e Teohidit dhe Xhihadit" dhe bëri besëlidhje me Osama bin Laden, liderin e organizatës terroriste Al Kaida. Zarkavi themeloi Kuvendin e Këshillit të Muxhahedinëve të Irakut dhe bëri aleancë me disa fise të Irakut që pajtoheshin me idetë e tij. Si rezultat i kësaj aleance, u krijua "Besëlidhja e Pastër" (Halaf Al-Mutaj-jibin). Abu Mus'ab Zarkavi u vra në vitin 2006, në provincën Dejale të Irakut, ndërsa atë e zëvendësoi Abu Omar Bagdadi. Abu Omar Bagdadi gjithashtu u vra nga forcat irakiane në vitin 2010 dhe atë e zëvendësoi Abu Bekr Bagdadi. Me fillimin e krizës në Siri si pasojë e politikave komplotiste të disa vendeve evropiane dhe Amerikës së bashku me aleatet e tyre rajonalë si Turqia, Arabia Saudite dhe Katari, në vitin 2011, u formua grupi terrorist Fronti Nusrsa i udhëhequr nga Abu Muhamed Al-Xhovlani për të luftuar kundër sistemit shtetëror të Sirisë. Duke marrë parasysh afërsinë e pikëpamjeve të Frontit Nusra dhe ISIS, Abu Bekr Bagdadi me publikimin e një audio-mesazhi, deklaroi se grupi Fronti Nusra është shtrirje e "Shtetit Islamik" në Siri dhe në vitin 2013 ndryshoi emrin e organizatës së tij në "Shteti Islamik në Irak dhe Sham" (DAISH-ISIS) në mënyrë që të ketë mundësi të mbulojë operacionet në të dy vendet. Bagdadi pretendonte se Fronti Nusra duhet të veprojë nën flamurin e ISIS, pro forcat e Frontit Nusra nuk pranuan një kërkesë të tillë. Kjo ishte në kohën kur Abu Muhamed Al-Xhovlani, kreu i Frontit Nusra, deri para fillimit të krizës në Siri, kishte qëndruar në Irak dhe kishte vepruar nën urdhrat e Abu Bekr Bagdadit. Në këtë mënyrë, mosmarrëveshjet dhe konflikti mes ISIS dhe Fronti Nusra filluan njëkohësisht me luftën kundër qeverisë së Bashar Asad. Pasi u shtuan mosmarrëveshjet mes të dy palëve, Imen Al-Dhavahiri, lideri i Al Kaidas, për tu dhënë fund këtyre mosmarrëveshjeve, deklaroi: "Unë vërtetoj idenë e Abu Muhamed Al-Xhovlani për ndarje mes të dy organizatave dhe për shpërbërjen e ISIS në mënyrë që "Shteti Islamik i Irakut" të veprojë në territorin e Irakut, ndërsa Fronti Nusra nën drejtimin e Abu Muhamed Al-Xhovlani të veprojë në territoret e Shamit". Ky veprim i Imen Al-Dhavahiri u përballë me reagimin e Abu Bekr Al-Bagdadit. Si rezultat i këtyre mosmarrëveshjeve, janë zhvilluar edhe luftime në mes të dy grupeve terroriste ISIS dhe Fronti Nusra në Siri dhe si pasojë janë vrarë me dhjetëra pjesëtarë të këtyre të dy grupeve takfiriste dhe terroriste. Sidoqoftë, ISIS dhe Fronti Nusra si dy grupe të mëdha takfiriste dhe terroriste përkrah grupeve të tjera terroriste, me gjithë mosmarrëveshjet serioze, vazhduan krimet e tyre në Siri nën mbështetjen e vendeve si Arabia Saudite, Katari dhe Turqia.

ISIS dhe Fronti Nusra janë dy grupe të mëdha terroriste dhe takfiriste në Siri të cilat mbështeten nga disa vendeve arabe dhe perëndimore. Për krah këtyre dy grupeve takfiriste dhe terroriste, ekzistojnë edhe dhjetëra grupe të tjera takfiriste dhe terroriste. Krijimi i krizës në Siri si rezultat i politikave të shteteve perëndimore dhe aleatëve të tyre rajonal, bëri që ky vend të shndërrohet në bazën më të madhe të grupeve takfiriste dhe terroriste. Pas grupit ISIS dhe Fronti Nusra, grupi "Xhejshul Islam" (Brigadat e Islamit), është një prej grupeve më aktive takfiriste dhe terroriste të mbështetura nga Arabia Saudite. Ky grup që drejtohej nga nga Zahran Alush, deklaroi ekzistencën e tij në shtatorin e vitit 2013. Babai i Zahran Alush është një prej myftinjve selefist-vehabistë të njohur në Arabinë Saudite. Grupi Xhejshul Islam është i përbërë nga 50 grupe të vogla që ndjekin ide selefiste që shumica e të cilave veprojnë në Damask dhe në rrethinën e tij. Grupi Xhejshul Islam është i njohur si "ushtria e Arabisë Saudite" në Siri. Ky emërim është bërë për këtë arsye se mosmarrëveshjet ekzistuese në koalicionin kombëtar të opozitarëve të Sirisë u bënë shkak për konflikte dhe ndarje në mes grupeve të armatosur brenda Sirisë, prandaj Arabia Saudite me ndihmën financiare dhe me dërgimin e armatimit për grupet terroriste që veprojnë në rrethinën e Damaskut, ka bërë përpjekje t'i bashkojë këto grupe. Pjesëtarët e këtij grupi terroristë janë llogaritur të jenë me dhjetëra mijëra persona. Zahran Alush u vra në fund të dhjetorit të vitit 2015, gjatë një sulmi ajror të përgatitur më parë dhe në mënyrë precize. Gjatë këtij sulmi, së bashku me atë u vranë edhe disa krerë të lartë të Xhejshul Islam dhe në këtë mënyrë ky grup terrorist pësoi një goditje të rëndë.

"Fronti Islamik i Sirisë" është një tjetër grup i madh terrorist dhe takfiriste në Siri. "Fronti Islamik i Sirisë" u formua në dhjetorë të vitit 2012, me bashkimin e 11 grupeve ekstremiste terroriste. Bërthama kryesore e tij u themelua nga një person me emrin Hasan Abud dhe i njohur me nofkën Abdullah Al-Hamavi, kreu i grupit terrorist "Çliruesit Islamik të Shamit". Kreu i këtij grupi terrorist në vitet e para të pushtimit të Irakut nga Amerika, ka shkuar në Irak dhe ka vepruar në grupet terroriste të Irakut, ndërsa pas kthimit në Siri, ai u arrestuar nga qeveria e Sirisë. Ai në vitin 2011, arriti të arratisej nga burgu pas sulmit të grupeve të armatosur kryengritëse në burgun ku mbaj i burgosur ai. "Fronti Islamik i Sirisë" përbëhet nga grupet terroriste si "Brigadat Al-Hak" në Homs, "Ansaru Sham" në Edlib, "Xhejshul-Teohid" në Dejrul-Zur" dhe "Brigada e Muxhahedinëve të Shamit" në Hama. Ky grup ndjek ideologjinë takfiriste dhe është përgjegjës për shumë sulme kundër minoriteteve fetare në Siri si të krishterët. Motoja e këtij grupi është "Lufta kundër shiitëve dhe të krishterëve dhe themelimi i një shteti sunit siç ishte dinastia Emevite në Sham". Ky grup terrorist e konsideron vetën pjesë të Al Kaidas dhe është në konflikt me grupin terrorist ISIS.

Tags

Jan 09, 2017 10:24 CET
Komente