Në këtë edicion do të flasim rreth lirisë së shtypit.

Përshëndetje për ju dëgjues të nderuar jemi pranë jush me edicionin e radhës së programit "Të drejtat islame të njeriut".

Në edicionin e kaluar u njohëm me çështjen e lirisë së shprehjes dhe kufizimet e saj sipas pikëpamjes islame. Në mënyrë të përgjithshme nga pikëpamja islame, liria në të gjitha çështjet është stabile deri në kohën kur nuk është në kundërshtim me interesat materiale dhe shpirtërore të kësaj bote dhe të botës tjetër. Kjo çështje është e ngjashme me këtë që një prodhues i lëndëve ushqimore është i lirë të prodhojë çfarëdo lloj artikulli ushqimor, përveç në rast se ai do të jetë i dëmshëm për shëndetin e njeriut. Në rast se dyshohet se ne produktet e një prodhuesi të lëndëve ushqimore ekzistojnë lëndë ushqimore helmuese dhe të rrezikshme, menjëherë atij i ndalohen prodhimet dhe kjo nuk është në kundërshtim me lirinë e tregtisë. Në kulturën islame, viruset mendorë konsiderohen shumë më të rrezikshëm se sa sëmundjet dhe dëmet fizike. A është më i rrezikshëm virusi që rrezikon jetën 50 vjeçare të njeriut apo një bindje dhe ide e cila shkatërron jetën mijëra dhe miliona vjeçare të amshueshme të njeriut? Në këtë edicion kemi për qëllim të trajtojmë çështjen e "Lirisë së Shtypit".

Një prej lirive e cila është diskutuar më shumë në epokën moderne, është "liria e shprehjes" dhe "liria e shtypit". Industria e komunikimit po zhvillohet për çdo ditë e më tepër dhe sot me mjetet si kompjuteri, sateliti dhe interneti, ekziston mundësia që çdo material të publikohet me një shpejtësi shumë të madhe në të gjithë botën. Parimi i lirisë së informacionit dhe shtypit mund të vërehet në sistemin ndërkombëtar pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore. Asambleja e Përgjithshme e OKB qysh në fillim të mbledhjes së saj në vitin 1946, ka deklaruar: "Liria e shtypit është një prej të drejtave fondamentale të njeriut dhe themel i të gjitha lirive për të cilat përkushtohen Kombet e Bashkuara". Në lidhje me këtë çështje neni 19 i Deklaratës së të Drejtave të Njeriut thotë: "Çdo kush gëzon të drejtën e lirisë së bindjes dhe shprehjes dhe kjo e drejtë përfshinë këtë se individi nuk duhet të ketë frikë nga posedimi i një bindje dhe nga mbledhje e informacioneve rreth saj dhe nga përhapja e saj, si dhe duhet të jetë i lirë të shfrytëzojë të gjitha mjetet e mundshme në këtë drejtim dhe pa marrë parasysh kufijtë shtetëror". Gjithashtu sipas nenit 2 të Konventës Ndërkombëtare për të Drejtat Qytetare dhe Politike thuhet: "Çdo kush e gëzon të drejtën e shprehjes. Kjo e drejtë përfshinë lirinë e hulumtimit, mbledhjes dhe përhapjes së informacioneve dhe mendimeve të çfarëdo lloji pa marrë parasysh kufijtë dhe kjo mund të bëhet në mënyrë gojore ose të shkruar ose të botuar ose në formën artistike ose me çfarëdo mjeti tjetër sipas zgjedhjes". Natyrisht se në zbatimin e të drejtave të lartpërmendura në bazë të paragrafit 2 të po atij neni, duhet që në mënyrë ligjore të respektohen kufizime të caktuar si respektimi i të drejtave dhe dinjitetin e të tjerëve, ruajtjen e sigurisë kombëtare ose të rendit publik ose të shëndetit dhe moralit publik. Gjithashtu, publikimi e materialeve që shkaktojnë të keqen dhe trazirat, nuk mund të arsyetohet. Neni i 20 i konventës në fjalë thotë: "Çfarëdo lloj propagande për luftë dhe çfarëdo lloj nxitje të urrejtjes kombëtare, raciste dhe fetare e cila shkakton diskriminimin ose armiqësinë dhe ushtrimin e forcës, është e ndaluara në bazë të ligjit".

Çështja e lirisë së shtypit ka rëndësi nga dy aspekte: së pari shumë njerëz mendojnë se kjo liri dallon nga liritë e tjera dhe nuk pranojnë kurrfarë kufiri për këtë. Së dyti disa njerëz mendojnë se duke marrë parasysh faktin se kjo çështje është një prej fenomeneve të paraqitura kohëve të fundit dhe nuk ka ekzistuar më parë, atëherë mund të thuhet se islami nuk ka folur në lidhje me këtë çështje dhe nuk ka ndonjë mendim të veçantë. Tani do të shikojmë se a duhet të jenë plotësisht të lira mediat dhe shtypi dhe të mos ekzistojë kurrfarë kufiri dhe kushtëzimi për aktivitetin e tyre? Dhe të shikojmë gjithashtu se a me të vërtetë Islami nuk ka kurrfarë mendimi në lidhje me këtë çështje dhe ne sa i përket kësaj çështje, duhet tu referohemi normave dhe opinioneve publike? Media dhe shtypi a duhet ose nuk duhet të jenë të lira? Kur paraqitet çështja "duhet" apo "nuk duhet", atëherë kjo do të thotë se në shoqëri ekzistojnë disa vlera që në bazë të tyre përcaktohen çështjet që duhet bërë dhe që nuk duhet bërë. Një grup beson se vlerat janë sipas kërkesës dhe shijes së njerëzve të çdo shoqërie dhe për këtë arsye nuk mund të flitet për "çështje që duhet bërë dhe që nuk duhet bërë" dhe për vlera të përgjithshme dhe stabili në çdo kohë dhe në çdo vend. Është e natyrshme që mbi baza të tilla duhet caktuar se në çfarë kohe dhe në çfarë shoqërie ndodhemi dhe pastaj të shikojmë se në bazë të kërkesës dhe shijes së njerëzve të asaj shoqërie, çfarë duhet vepruar dhe çfarë nuk duhet vepruar. Mirëpo nga pikëpamja islame, baza është e refuzuar. Nga pikëpamja islame, të gjitha vlerat shoqërore nuk mund të caktohen me sondazhe dhe duke u referuar në kërkesën publike, por shumica e vlerave përkufizohen në bazë të interesave reale të njerëzve. Prandaj, çështja se çfarë duhet vepruar dhe çfarë nuk duhet vepruar të cilën e paraqesim në fushën e lirisë së shtypit, do të jetë në përputhje me sistemin e vlerave të islamit, ashtu sikur që kjo çështje në çfarëdo sistemi tjetër të vlerave që paraqitet, do të jetë në përputhje me po atë sistem të vlerave. Imam Khomeini (ra), themeluesi i Republikës Islamike të Iranit, në lidhje me rëndësinë e penës dhe shkrimit, ka thënë: "...Në shkrimet tuaja duhet të merrni parasysh Zotin, duhet ta dini se ky laps që ndodhet në dorën tuaj, është në prani të Zotit dhe çfarëdo fjale që të shkruhet, pastaj do të pyesin ty se për çfarë arsye është shkruar ajo. Nëse në vend të kësaj fjale, do të ketë mundësi të shkruhet një fjalë më e mirë, do të ju pyesin juve pse e keni shkruar këtë fjalë të keqe..."

Sistemi i vlerave të islamit është një strukturë e cila ka një pikë qendrore në krye dhe nivelet më të ulëta sipas radhës janë të ndërthura në formë rrjete dhe duke u vendosur përkrah njëra tjetrës dhe njëra mbi tjetrën, arrihet deri te pika më e lartë. Ajo pikë finale e vlerave e cila ndodhet në krye të piramidës është ajo që ne e quajmë "Afrimi pranë Zotit". Kjo do të thotë se çdo veprim që e çon njeriun drejt hyjnores, është një çështje e mirë dhe e dëshiruar ndërsa çdo veprim që e largon njeriun nga Zoti dhe e afron atë më tepër pranë materiales dhe botës kafsharake, është një çështje e keqe dhe ka vlerë negative. Shteti dhe qeveria islame gjithashtu kanë për detyrë që të bëjnë përpjekje për ruajtjen dhe forcimin e vlerave dhe për mohimin dhe parandalimin e anti-vlerave. Prandaj, nëse shtypi dhe mediat do të jenë efikase në përkryerjen dhe afrimin e njeriut pranë Zotit, kjo është një çështje e pëlqyeshme dhe ka vlerë pozitive dhe nëse ato bëhen shkak për largimin e njeriut nga Zoti dhe ndalimin e tij nga rruga e përkryerjes, atëherë veprimi i tyre do të konsiderohet anti-vlerë dhe në disa raste shteti ka për detyrë që të parandalojë një veprim të tillë. Saktësisht ashtu sikur që ndodhë për të ruajtur shëndetin dhe higjienën fizike të individëve, shteti ndalon shitjen dhe shpërndarjen e mishit të prishur dhe artikujve ushqimorë ose medikamenteve me lëndë helmuese dhe të rrezikshme. Imam Khomeini (ra) në lidhje me këtë ka thënë: "...mediat e shtypit janë shumë të mira dhe në rast se përmbajtja e tyre do të jetë didaktike dhe e dobishme dhe drejtuesit e tyre të jenë njerëz të zotuar, atëherë këto media dhe shtypi, bëhen prioritet në shumë çështje. Njeriu nëse do të jetë i drejtë, atëherë për hir të njerëzve të cilët i kanë mundësuar atij të shkruajë në mënyrë të lirë, duhet ta shfrytëzojë lapsin dhe talentin e tij në mënyrë të dobishme. Këtë e kërkojnë edhe rregullat fetare. Prandaj mediat dhe shtypi ynë duhet të jenë të dobishme dhe duhet të japin kontributin e tyre për reformimin e shoqërisë".

Vlerat islame i përkasin dy sferave të përgjithshme, moralit dhe jurisprudencës. Morali i përket sferës së jetës personale, profesionale dhe individuale, ndërsa ligjet juridike vendosen në fushën e sjelljeve shoqërore të njerëzve dhe kanë përsipër rregullimin e marrëdhënieve shoqërore. Është e natyrshme që liria e shprehjes dhe e shtypit gjithashtu i nënshtrohet ligjeve juridike, për arsye se të folurit dhe të shkruarit janë dy veprime të cilat nuk kufizohen vetëm me vet personin, por mund të jenë të lidhura edhe me individët e tjerë të shoqërisë. Të folurit dhe të shkruarit jo vetëm që ushtrojnë ndikim në shoqëri dhe nga ky aspekt quhen sjellje shoqërore, por duhet thënë se këto dy veprime ushtrojnë ndikim aq të madh shoqëror saqë asnjë veprim tjetër nuk ka një ndikim të tillë kaq të madh. Zhvillimet më të mëdha shoqërore si në aspektin pozitiv si në aspektin negativ, janë rezultat i këtyre dy veprimeve. Profetët e Zotit të cilët gjatë gjithë historisë kanë bërë ndryshimet më të mëdha në sferën e jetës shoqërore të njerëzimit, mjetet më të rëndësishme të tyre ishin shprehje dhe të folurit. Gjithashtu, shumica e kaoseve dhe trazirave politike dhe shoqërore, krijohen si rezultat i ndikimit të të folurit dhe të shkruarit. Prandaj, shteti dhe qeveria kanë të drejtë që në kuadër të ligjeve juridike, të caktojnë edhe rregulla të veçanta për lirinë e shtypit dhe të mediave. Islami gjithashtu, për këtë arsye ka një qëndrim të veçantë ndaj të folurit dhe ka dhënë shumë dispozita dhe mësime në lidhje me gjuhën dhe të folurit.

Jan 21, 2017 09:06 CET
Komente