Në këtë edicion do të flasim rreth lirisë politike në të drejtat islame të njeriut.

Përshëndetje për ju dëgjues të nderuar jemi pranë jush me edicionin e radhës së programit "Të drejtat islame të njeriut".

Islami është një sistem shoqëror i cili i jap rëndësi të madhe lumturisë së njerëzve si përkryerje e preferuar. Me këtë pikëpamje, misioni i profetëve me urdhëresa hyjnore, udhëzon njerëzit në mënyrë që ata duke ndjekur mësimet hyjnore, vetë të zbatojnë drejtësinë në shoqëri. Islami është një sistem idealist në të cilin nga njëra anë paraqitet shoqëria që duhet të jetë ideale në mënyrë që njerëzit ta vendosin atë shembull për vete dhe nga ana tjetër, ndërton një pozitë të merituar për njerëzit në mënyrë që ata në një sistem të vlerave, të gëzojnë edhe të drejta, por të pranojnë edhe detyra, si dhe të luajnë rol në fatin politik të tyre. Individi në jetën politike të tij nganjëherë gëzon lirinë politike në mënyrë që të jetë i lirë nga ndërhyrja e qeverisë në aktivitetet e tij politike ose qeveria të njohë të drejtat politike të tij. Një prej llojeve të lirisë përbëhet nga liritë politike të njerëzve në shoqëri. Në këtë edicion do të njihemi me pikëpamjen e islamit në lidhje të drejtën e lirisë politike.

Në bazë të ajeteve kur'anore, elementi i parë i lirisë politike mund konsiderohet fakti se njeriu posedon karakteristikën e të qenurit i lirë, zgjedhës dhe mëkëmbës i Zotit. Do të thotë se Kur'ani i shenjtë për shkak të këtyre karakteristikave, ka njohur zyrtarisht lirinë politike të njeriut. Nga pikëpamja e Kur'anit të shenjtë, njeriu është krijuar qenie e lirë. Njeriu duke marrë parasysh faktin se në bazë të natyrës qenësore, ka njohuri rreth të mirës dhe të keqes, ai është i lirë dhe në bazë të kësaj natyre qenësore mund ta zgjedhë rrugën e drejtë në jetën e tij. Duke marrë parasysh faktin se zgjedhja e lartpërmendur në mënyrë të përgjithshëm mund të realizohet në dy sfera, individuale dhe shoqërore, mund të thuhet se Kur'ani i shenjtë në dy këto sfera, individuale dhe shoqërore, i jep rëndësi njeriut me karakteristika të tilla. Në Kur'anin e shenjtë Zoti nga njëra anë, pasi betohet në diell, në hënë, në ditë e në natë, në qiell dhe në tokë, betohet edhe në shpirtin e njeriut duke thënë: "Pastaj, njeriu është inspiruar për devotshmërinë dhe degjenerimin". (Shems, 8). Nga ana tjetër, për arsye se njeriu gëzon këtë karakteristikë, Kur'ani e prezanton njeriun një qenie që ka liri për të zgjedhur dhe thotë: "Ne i kemi treguar rrugën atij, ai mund të jetë falënderues (dhe të pranojë atë) ose jofalenderues". (Insan, 3). Në bazë të këtyre karakteristikave qenësore, Kur'ani i shenjtë e prezanton njeriun mëkëmbës të Zotit: "Në kohën kur Zoti yt u tha engjëjve: Unë do ta vendosë në tokë një mëkëmbës. (Engjëjt) Thanë: A do ta vendosësh në tokë atë që do të bëjë degjenerim dhe gjakderdhje? Ne po të falënderojmë dhe po të lavdërojmë Ty. Zoti u tha atyre: Unë i di të vërtetat që ju nuk i dini!". (Bekare, 30). Nga pikëpamja e Kur'anit të shenjtë, njeriu si mëkëmbës i Zotit në tokë, gëzon një identitet të tillë që krijesat e tjera janë vendosur nën zotërimin e tij. "E gjithë çfarë ndodhet në qiej dhe në tokë, është në dispozicion tuajin. Kjo është nga ana e Zotit. Me të vërtetë në këto çështje ekzistojnë argumente për ata që mendojnë (që tregojnë se Zoti është Një)" (Xhathije, 13). Prandaj nga pikëpamja e Kur'anit të shenjtë, njeriu për shkak se posedon vetëdije në bazë të natyrës qenësore për të mirën dhe të keqën dhe për shkak se posedon mendjen dhe aftësinë e njohjes së të mirës dhe të keqes, është krijuar qenie me lirinë e zgjedhjes dhe është vendosur në pozitën e mëkëmbësit hyjnor dhe si rezultat ai qëndron mbi natyrën dhe mund ta shfrytëzojë atë.

Ajo çfarë ka rëndësi nga pikëpamja e Kur'anit të shenjtë, është kjo që njeriu me karakteristika të tilla gëzon lirinë politike, mirëpo kjo liri është e binjakëzuar me elementin e përgjegjësisë. "Mos e ndiq atë për të cilën nuk ke njohuri, sepse veshët, sytë dhe zemra do të pyetën". (Isra'e, 36) Në bazë të kësaj,  njeriu edhe pse ka liri politike, mirëpo në bazë të këtij ajeti kur'anor, ai është përgjegjës për të gjitha veprimet dhe sjelljet dhe fjalët e tij në sferën politike dhe shoqërore. Këtu njeriu nuk ka rrugë tjetër përveçse të marrë parasysh qëllimin e veprimin dhe fjalëve të tij në sferën politiko-shoqërore, për arsye se Kur'ani i shenjtë e prezanton njeriun si qenie me qëllim dhe synim të caktuar kur thotë: "A menduat se juve u kemi krijuar në mënyrë të kotë dhe ju nuk ktheheni përsëri tek ne?". (Muminin, 115)

Elementi i dytë në liritë politike përbëhet nga pengesat e jetësimit të kësaj lirie. Nga pikëpamja e Kur'anit të shenjtë, pengesat e lirisë politike mund ndahen në dy grupe të jashtme dhe të brendshme. Pengesat më të rëndësishme të jashtme të lirisë së njerëzve janë zotërinjtë (feudalët), hegjemonistët (arrogantët) dhe despotët. Nga ky këndvështrim, pengesat më të rëndësishme të lirisë politike të njerëzve, janë individët të cilët e konsiderojnë veten "zotërinj" të njerëzve të tjerë, dhe sundojnë mbi ata sikur tiranë. Për këtë arsye, Kur'ani i shenjtë e konsideron të paligjshme hegjemoninë e këtyre personave, prandaj ka kërkuar largimin e njerëzve nga njerëz të tillë. Në këtë mënyrë ai iu drejtohet besimtarëve të Librit duke thënë: "Thuaj o besimtarë të librit, ejani të qëndrojmë në një fjalë e cila është e njëjtë për ne dhe për ju që nuk ka zot tjetër përveç All-llahut dhe të mos i bëjmë Atij asnjë shok dhe askush nga ne të mos e konsiderojë vetën zotëri të të tjerëve. Nëse ata nuk e pranojnë këtë, thuajini: ju jeni dëshmitarë që ne jemi zbatues të urdhrave!". (Ali Imran, 64). Në bazë të këtij ajeti, asnjë njeri nuk mund ta konsiderojë vetën zotëri të njerëzve të tjerë dhe të sundojë mbi ata. Rëndësia e kësaj çështje në këtë ajet kur'anor është deri në atë masë saqë është vendosur përballë thirrjes për të besuar në Zotin Një dhe pranimi i zotërinjve është konsideruar sikur njeriu t'i bënë shok Zotit. Në disa ajete të tjera kur'anore, është përdorur fjala "arrogant". Nga pikëpamja e Kur'anit të shenjtë, një tjetër pengesë e lirisë së njerëzve në jetën politiko-shoqërore, është ekzistenca e arrogantëve ose hegjemonistëve të cilët krijojnë hegjemoni mbi njerëzit. Kur'ani i shenjtë në lidhje me arsyen e sundimit të Faraonit dhe funksionarëve të tij, vë në dukje moralin arrogant dhe hegjemonist të tyre dhe thotë: "Pastaj kemi dërguar Musaun dhe vëllain e tij me mrekulli dhe argumente të qarta pranë Faraonit dhe funksionarëve të tij, mirëpo ata treguan arrogancë dhe ishin njerëz të cilët kishin vendosur hegjemoninë e tyre mbi njerëzit e tjerë". (Mu'minun 45-46). Prandaj, krijimi i hegjemonisë mbi njerëzit e tjerë dhe zhdukja e lirisë së tyre në jetën shoqërore për shkak se kanë moral arrogant dhe hegjemonist. Si rezultat, arrogantët gjithashtu mund të konsiderohen pengesë e lirisë politike. Në një ajet tjetër, pengesë e lirisë politike të njeriut prezantohen despotët ku thuhet: "Dhe me të vërtetë për çdo popull kemi dërguar një misionar (që të kërkojë nga njerëzit) ta adhurojnë Zotin dhe të largohen nga despotët". (Nahl, 36)  Në këtë ajet misioni i të dërguarve është caktuar largimi i njerëzve nga despotizmi përkrah thirrjes në besimin në një Zot. Në këtë ajet kur'anor, gjithashtu, duke vendosur luftën kundër despotizmit dhe monoteizmin në një pozitë të njëjtë, është vërë në dukje rëndësia e nevojës për lirinë e njerëzve nga tirania. Në realitet jetësimi i besimit në një Zot si parimi më i rëndësishëm në shoqëri, në këtë ajet kur'anor, ka nevojë për mënjanimin e pengesës së quajtur "Tirani". Një vështrim mbi përdorimin e fjalës "despot" përballë fjalës "All-llah" dhe shprehjes "sundimi despotik" përballë shprehjes "sundimi hyjnor", bënë të qartë këtë çështje kryesore se në Kur'anin e shenjtë tirania dhe sundimi tiran, është simbol i sundimit të paligjshëm. Prandaj tirania dhe despotizmi pengon realizimin e lirisë politike në shoqërinë fetare ku qëllimi kryesor i saj është "adhurimi i Zotit". Në këtë mënyrë, edhe despotizmi konsiderohet pengesë për adhurimin e Zotit ndërsa gjithashtu kur ky fenomen të paraqitet në nivelin e jetës politike dhe shoqërore, mund të konsiderohet pengesë e lirisë politike. Përveç kësaj, despotizmi si simbol i sundimit të paligjshëm, mund të përputhet e edhe me shtetin hegjemonist. Prandaj, ai mund të konsiderohet pengesë për lirinë politike të njerëzve nga pikëpamja e Kur'anit të shenjtë.

Përveç pengesave të jashtme, nga pikëpamja e Kur'anit, liria politike e njerëzve përballet edhe me pengesa të brendshme. Pengesat më të rëndësishme të brendshme për lirinë politike të njerëzve, konsiderohen mendimet dhe bindjet e tyre të brendshme. Kur'ani i shenjtë ndryshimin e fatit politik-shoqëror të njerëzve dhe si rezultat lirimin e tyre nga një gjendje jo e mirë, e konsideron të varur me ndryshimin e përmbajtjes së brendshme të tyre. Në Kur'an thuhet: "Zoti nuk e ndryshon fatin e asnjë populli, përveç nëse ai e ndryshon veten". (Ra'd, 11). Sipas këtij ajeti kur'anor, deri në kohen kur njerëzit në brendësinë e tyre nuk krijojnë mendimin për ta ndryshuar një gjendje jo të mirë, Zoti nuk do ta ndryshojë gjendjen e tyre. Prandaj, çlirimi nga një gjendje jo e mirë si të qenurit nën sundimin e fuqive hegjemoniste, varët nga formimi i bindjeve të lartpërmendura dhe nga vullneti për ndryshimin e kësaj gjendje.

Elementi i tretë i lirisë politike në Kur'anin e shenjtë është "qëllimi" i cili mund të shqyrtohet në tre nivele. Në nivelin më të gjerë, qëllimi më i rëndësishëm i lirisë politike të njerëzve është prezantuar besimi në Zotin Një. Në nivelin e mesëm, jetësimi dhe vendosja e drejtësisë mund të prezantohet qëllim i lirisë politike. Me fjalë të tjera, nga pikëpamja e Kur'anit, liria politike konsiderohet kusht për realizimin e drejtësisë. Për këtë arsye në shumë ajete kur'anore është theksuar nevoja për realizimin e kësaj vlere. Në fund në nivel më të ngushtë, mund të thuhet se qëllimi i lirisë politike është që njerëzit të gëzojnë të drejtat e tyre themelore.

Jan 31, 2017 08:35 CET
Komente